Lajmi i fundit

Grate greviste: ‘Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka’

Gratë naftëtare të ngujuara në Qendrën Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit në Ballsh kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.

Përkundër problemeve shëndetësore që shfaqin, ato mbeten të vendosura për të mos u tërhequr pa marrë pagat e prapambetura.

Thirrjet e tyre nuk munguan as sot për strukturat shtetërore.

“Nuk tërhiqemi! I bëj thirrje Belinda Ballukut, ka ndonjë ndjenjë nëne ajo?

I shikoj në facebook me karkaleca me gjëra. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, ne jemi në grevë, në grevë kemi edhe familjet. Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka”.

Ato kanë suportin edhe të kolegeve të tjera që mblidhen çdo ditë jashtë së bashku me naftëtarët, të gatshme për ti zëvendësuar në rast se ndonjë prej tyre e ka të pamundur fizikisht.

Ndërsa kryeministri u ka bërë thirrje të ndërpresin grevën për të filluar negociatat, naftëtarët kërkojnë që negociatat të zhvillohen paralelisht me grevën me kërkesën e vetme: Marrjen e 13 pagave të fituara në proces gjyqësor.

/NOA.al

Grate greviste: ‘Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka’ Read More »

Pr angoset dhe një tjetër ish-zyrtar i lartë

Pjesë e një hetimi që ka nisur prej kohësh, pr angoset edhe një ish-zyrtar i lartë.
Zyrtarë të AKBN-së dhe bizensmenë ak uzohen se i shkaktuan dy milion dollarë dëm shtetit.
Ata shfrytëzuan puse nafte, por nuk investuan.
Mes të arr estuarve është edhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i Hidrokarburëve në AKBN. Ai u arr estua sot, sapo u kthye nga Turqia.
Në janar 2019 Gradeci dha dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro.

Sa i përket biznesmenit Berberi, mësohet se edhe ai ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë, por nuk është arr estuar ende.

Zyrtarët u arr estuan në kuadër të operacionit “Akciza” dhe ak uzohen për “shp ërdorim detyre.

Të arr estuarit dhe rolet e tyre

Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së

Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën ak uzë për mos kryerje të detyrës

Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës

Qani Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shp ërdorim detyre

Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shp ërdorim detyre

Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve

Në kër kim

Biznesmeni Isuf Berberi, aksioner i kompanisë Fufarma’

Në arr est shtëpie

Rezarta Sulejmani

/NOA.al

Pr angoset dhe një tjetër ish-zyrtar i lartë Read More »

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, reagojnë Rama dhe Presidenca

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me daljen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri dhe riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Kreu i Qeverisë thotë se nëse planet shkojnë ashtu si është parashikuar, pritet që ditën e nesërme katër fëmijë të mbërrijnë në Shqipëri.

Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë.

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama.

Edhe presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp”, shkruan Blushi. /noa.al/

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, reagojnë Rama dhe Presidenca Read More »

Lajm i mirë për familjet, nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri

Nis riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim humanitar që do të kthejë në familjet e tyre fëmijët e mbetur në Siri.
Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publikuar një video nga operacioni teksa thotë se riatdhesimi vjen pas kërkesës së qeverisë shqiptare.

“Bashkëpunimi humanitar i kthen familjet nga kampi Al-Hol në Shqipëri
Pas sigurimit të të gjitha lehtësive të nevojshme nga qeveria Siriane, përpjekjet e Gjysmëhënës Arabe Siriane #Red lhlạl, në bashkëpunim me palët e interesuara, patën sukses në përfundimin e detyrës për kthimin e familjeve të banorëve të kampit në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Pas kryerjes së testeve të gjera mjekësore para largimi nga kampi, Gjysmëhëna e Kuqe shoqëroi shtetasit shqiptarë gjatë rrugës nga kampi për në Damask, nën ndjekjen dhe mbikëqyrjen e Inxhinierit Khaled Habbati, Shefi i organizatës. Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri.

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane falënderon Federatën Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqin e Kuq dhe falënderon Presidentin e Federatës, Z. Francisco Rocca, partnerët humanitarë dhe të gjitha palët në terren; për lehtësimin e përfundimit të këtij misioni dhe detyra të tjera të organizatës, i cili synon të lehtësojë vuajtjet njerëzore dhe të mbrojë dinjitetin e të prekurve”, thuhet për operacionin.

 

VIDEO

Lajm i mirë për familjet, nis kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri Read More »

A do të hapen kufijtë për shqiptarët, Greqia merr vendimin

Shtyhen sërish masat kufizuese për shqiptarët, lidhur me kalimin e kufirit për në Greqi.

Në vendimin e fundit të qeverisë helene, bërë publike nga Ambasada Greke në Tiranë, pritej që të mos kishte lehtësime, lidhur me situatën aktuale epidemilogjike në të dyja dy vendet.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 8 nëntor”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës greke në Tiranë.

Në pikat kufitare mund të kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik. Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike.

Në ditët e fundit Shqipëria ka rregjistruar shifra rekord të infektuerish. Po ashtu edhe Greqia, që madje ka ashpërsuar masat anti-Covid edhe për qytetarët e saj.

E njëjta masë, pritet të merret edhe nga vendet e tjera të BE-së, ndaj shqiptarëve për nëntorin. Vala e dytë që ka prekur Europës gjatë vjeshtës nuk shihet edhe aq premtuese për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, për shkak se i tërë kontinenti po shënon shifra alarmante në ditët e fundit të tetorit.

/NOA.al

A do të hapen kufijtë për shqiptarët, Greqia merr vendimin Read More »

PD publikon listën, skualifikohen emra të rëndësishëm

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, njoftoi sonte se përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Sekretari I Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, konfirmoi se nuk janë miratuar disa emra të rëndësishëm duke u shtyrë aprovimi i tyre.

Mes personave të skualifikuar nga Komisioni janë edhe ish zv.kryeministri Tritan Shehu, e gjithashtu Ervin Salianji, ushtaraku Xhenal Gjunkshi dhe pedagogu Romeo Gurakuqi.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.

B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

1. AGRON SHEHAJ 2. ALBANA VOKSHI 3. ALDO BUMÇI 4. ALFRED RUSHAJ 5. ARBEN RISTANI 6. BARDH SPAHIA 7. BELIND KËLLIÇI 8. ÇLIRIM GJATA 9. DHURATA ÇUPI 10. ENKELEJD ALIBEAJ 11. ENNO BOZDO 12. ERVIN MINAROLLI 13. FATBARDH KADILLI 14. FLAMUR NOKA 15. FLORJON MIMA 16. GENC POLLO 17. GENT STRAZIMIRI 18. GRIDA DUMA 19. ISUF ÇELA 20. INA ZHUPA 21. IVI KASO 22. JORIDA TABAKU 23. KRESHNIK ÇOLLAKU 24. LUÇIANO BOÇI 25. OERD BYLYKBASHI 26. ORJOLA PAMPURI 27. TOMORR ALIZOTI

2. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

1. ANDON FRROKAJ 2. ARBEN KASHAHU 3. ENDRI HASA 4. ERVIN SALIANJI 5. FATBARDHA KADIU 6. IZMIRA ULQINAKU 7. LINDITA METALIAJ 8. LORENC LUKA 9. LUAN BACI 10. NADIRE MEÇORAPAJ 11. ROMEO GURAKUQI 12. TRITAN SHEHU 13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

PD publikon listën, skualifikohen emra të rëndësishëm Read More »

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe dhe rilindjes shqiptare, në fshatin Fishtë sot u inagurua rindërtimi i shtëpisë së tij. Gjithçka ishte iniciativë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë një kujtim të kësaj figure të madhe kombëtare shqiptare.

Të pranishëm ishin në inagurim ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama shkroi lidhur me eventin:

SHTËPIA E RINDËRTUAR E AT GJERGJ FISHTËS çel dyert në këtë përvjetor të lindjes së tij, në Fishtën e bukur ku prej sot ka një arsye më shumë për t’u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare.

Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenurit “Homerë të Shqipërisë ”. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme muzikore. Njëri tosk e tjetri geg, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenare, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima.

Të dy të ngjizur me mistikë e të përkryer në politikë, në politikën e shërbimit të kombit të vuajtur e të paepur, jo në atë të “vagabondave e shakllabanve, që rrin tash sa mot tu’u talle npër ne, me na qelb fis e atdhe”.

At Gjergji ishte ëndërrimtar e ishte usta. Prej oratorisë s’krështenë, formue pranë De Martinos dhe Mihaçeviqit dhe nën hijen e “cathedra Petri”, në një kohë lulëzimi të literaturës katolike, françeskani sqimatar përftoi nji t’ligjëruem plot tharm e forcë që mbas vedit tërhiqte gjithkënd.

Zoti i Shqiptarëve e begatoi me ndjesitë e dhuntitë më depërtuese në shpirtin shqiptar. Stoicizmi i tij ishte sa diellor aq dhe hënor. Për ne shqiptarët, ai është një zgjidhës nyjesh gordiane, nga ajo e alfabetit dhe paqtimit mes elitës katolike e shtetit modern shqiptar, tek ruajtja e kufijve të jashtëm të këtij vendi e naltësimi në vendin që i takonte të “universitas” gegë në të larmishmen Shqipëri. Sa ishte një Homer shqiptar i thellësive shpirtërore, Gjergj Fishta ishte edhe një Perikli i betejave madhore.

Si një françeskan i mirë përpara sulltanit të Egjiptit, trubaduri i Lahutës së Malcis u bë mburojë e së drejtës dhe e drejtpeshimit; këtu duke marrë në mbrojtje Shqypnin e mesme, që ca intelektualë me poture e quanin djep të anadollakëve, aty tue lshue anatemën mbi ksenofobinë me guzhinjeta. Ky frat që kishtë bredhur botën e në gjoks mbante dekoratat e shteteve fqinj, ishte një patriot i kulluar dhe një antinacionalist i bekuar; frymëzuesi i më të mirëve të këtij vatani dhe tmerri i mediokërve të çdo sahani.

Meshtari që kremtonte veç në gjuhën e Horacit e të Shën Jeronimit, e që në atë rang e nivel ngriti gjuhën e shqiptarëve të maleve, është përnjimend një Judas Makabe i shekullit XX. Heroit të madh biblik judeas që aq shumë e frymëzonte, Gjergj Fishta i përngjan për nga ideali, martiri shpirtëror, përkushtimi ndaj tempullit të Zotit e altarit të atdheut dhe fjala që kocka s’ka po kocka thyen.

U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë!

“Ave Reverende Pater ac summe magister, morituri te salutant”

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës Read More »

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici

Një incident ka ndodhur në inaugurimin e shtëpisë se Gjergj Fishtës, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka tentuar të futet në ambientet që po zhvillohet aktiviteti por nuk është lejuar nga garda se nuk kishte ftesë.

Policia gjithashtu ka shoqëruar ish-deputetin Ndocaj.

Në momentin e shoqërimit janë mbledhur banorë të zonës dhe forca të shumta policie.

Ndocaj njihet edhe me epitetin ‘deputeti kaubojs’ për shkak të kapelës që mbante gjithmonë në kokë. Së fundmi ai bëri bujë me ndryshimin drastik të pamjes, pas ndërhyrjeve dhe dietave për t’u dobësuar. /tch

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici Read More »