Lajmi i fundit

Pritet masa shtrënguese për baret dhe restorantet

Pritet që masat shtrënguese për baret dhe restorantet, në zonën e njohur si ish-bllok të zgjerohen edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, ndoshta në të gjithë vendit. Po ashtu edhe për transportin publik, në vend.

Gjithçka do të jetë në varësi të situatës epidiomoligjisë në vendin tonë.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët, ashtu si dhe drejtuesit e bizneseve të jenë të ndërgjegjshëm për respektimin e rregullave bazë të frenimit të transmetimit të virusit, pasi është e pamundur që të gjithë të monitohen me anë të inspektorëve apo të mbahen nën kontroll me anë të gjobave.

“Baret dhe restorantet në kryeqytet konsiderohen si vatra të përhapjes se koronavirusit, për shkak të mos respektimit të distancave nga një tavolinë tek tjetra. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë në shqyrtim vendimin për kufizimin e orareve të këtyre subjekteve…”

Gjatë qëndrimit në bare maska nuk është detyrim, por distanca po.

“Nëse nuk respektohet distanca atëherë janë të riskuar”.

“Shërbimi urban është një tjetër pikë kritike në kryeqytet sa i takon përhapjes se koronavirusit. Në orare të caktuar autobusët janë të tejmbushur me pasagjerë. Një pjesë e mirë nuk i mbajnë maskat dhe ata që i mbajnë, i mbajnë në mënyrë jo korrekte, duke u bërë kështu faktor risku për infektim dhe përhapje të koronavirusit”.

“Është thënë që urbanët kanë dhe ato risk transmetimi. Ata që nuk mbajnë maska duhet të mbajnë maska, ndërsa për rregullat e tjera, personat që janë përgjegjës duhet të respektojnë protokollet”.

Ka qenë ky konstatimi i ISHP, ndërsa nuk ka ende një masë për mbylljen e tyre.

Por nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, nuk përjashtohet mundësia që baret e restoratet të mbyllen sërish, ndoshta edhe pjesërisht.

/NOA.al

Pritet masa shtrënguese për baret dhe restorantet Read More »

Ngre siparin Kupa e Republikës/ FSHF publikon rregulloren: Ndeshje teke, ekipi pritës me short

Kupa e Shqipërisë do të ngre sot siparin për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe rregullat e këtij kompeticioni, që për shkak të Pandemisë COVID-19, do të ketë ndeshje të reduktuar dhe ballafaqimet do të jenë “teke”, pra vetëm me një ndeshje, ndërsa ekipi mikëpritës do të përcaktohet me short.

FSHF njofton se “departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së fillimit të Kupës së Shqipërisë bën të ditur skemën dhe rregulloren e saj për këtë edicion si më poshtë. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë turi i 1/16 do të zhvillohen ditën e dielë (sot), ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë.

Rregullat e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit i cili do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të bëhet: Në rastet kur ekipet në fund të 90-të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë atëherë do të zhvillohen 2 x 15 min kohë shtesë. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltise për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola. Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim.

Ngre siparin Kupa e Republikës/ FSHF publikon rregulloren: Ndeshje teke, ekipi pritës me short Read More »

Ja sa gjoba vendosi sot Policia për mos mbajtjen e maskës

Policia e Shtetit ka ndëshkuar në 24 orët e fundit me masën administrative 3.000 lekë, 765 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masën 1.000.000 lekë secili, 3 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë, duke qëndruar të shapuar pas orës 20:00.

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Ja sa gjoba vendosi sot Policia për mos mbajtjen e maskës Read More »

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH?

Një ditë pas ngjarjes, ku iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, Tahsim Banushaj, po licia ka ngritur pistën e parë të hetimit.

Edhe pse motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, është marrë në pyetje pronari i banesës, i cili jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e tij.

69-vjeçari Tahsim Banushaj ka punuar si kasap në Vlorë, ndërsa është me origjinë nga fshati Ramicë. Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, mësohet se Banushaj kohë më parë ka qenë edhe bashkëpunëtor i SHISH-it, çka mund të jetë një nga pistat e hetimit të Policisë së Vlorës. Këta të fundit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse mund të jetë një “mesazh” për lidhjen e tij të mëparshme si bashkëpunëtor me këtë institucion.

Ndërkohë, pronari i banesës ka folur rreth momentit kur edhe është dëgjuar shpërthimi dhe frikën e atyre çasteve. Për fat dëmtimi ka qenë vetëm në derën kryesore të banesës.

“Ishim në gjumë. Nga ora 3 e mëngjesit dëgjojmë si krismë, shpërthim. Obobo i thashë gruas, tërmet. Dolën edhe komshinjtë nga banesat e tyre dhe po pyesnin për shpërthimin. Mendova se mund të kishte ndodhur diku tjetër fillimisht. Mora elektrikun e dorës pashë këtu në banesë, fillimisht nuk gjeta gjë. U afrova te dera dhe aty pashë dëmet e shkaktuara. ‘Qenka ‘dasma’ jonë’, i thashë gruas. Na e kanë hedhur ne. Nuk më shkon mendja te njeri. Nuk i kam njeriu borxh. Kam punuar si kasap. Ndoshta dikush më ka borxh mua. Fëmijët i kam të shpërndarë, këtu dhe jashtë shtetit. Edhe mund të kenë gabuar derë, ndoshta. Edhe Policia ma ka ngatërruar emrin”, është shprehur Tahsim Banushaj.

Megjithatë, një tjetër pistë që policia nuk e përjashton, është edhe ndonjë konflikt i mundshëm i 69-vjeçarit, gjë që ky i fundit e ka përjashtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 16 minuta të mëngjesit të së premtes në lagjen “Hajro Çakërri” dhe zona ku ndodhi shpërthimi është në periferi të qytetit, ku mungojnë dhe kemarat e sigurisë. /NOA/

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH? Read More »

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve

Dy rezidencat studentore universitare në Tiranë u janë përgjigjur shqetësimit të shumë studentëve mbi mbylljen e konvikteve dhe pagesën e tyre.

Pas vendimit të Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor, të shumta ishin ankesat e studentëve që kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qera.

Residencat studentore njoftuan sot se regjistrimet nuk do të anulohen dhe pagesat nuk do të kthehen.

Por ato do të kompensohen në muajin dhjetor ku studentët nuk do të duhet të paguajnë, në rastin e rihapjes së tyre.

Por mbetet e paqartë se çdo të bëhet për ata studentë, të cilët kanë marrë shtëpi me qera. /NOA.al

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve Read More »

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte

Auditoret e universiteteve dhe konviktet nuk do të hapin dyert për të pritur studentët në këtë fillim viti akademik.

Vendimi i komitetit të ekspertëve për mbylljen e konvikteve për të paktën një muaj, ka krijuar paqartësi tek studentët të cilët kanë bërë parapagesa për qëndrimin në rezidencat studentore.

Shumë familje janë të paqarta se si do të veprohet me pagesat që tashmë janë kryer për qëndrimin në konvikte.

Ndërsa është vendosur zhvillimi i mësimit vetëm online, studentët shprehen se është shumë e vështirë, sidomos për ata që janë në vitin e parë.

120 mijë studentë nuk do të ulen në auditore këtë vit akademik, të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë nga komiteti teknik i ekspertëve.

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte Read More »

Artan Hoxha përfundon në Prokurori, zbardhet arsyeja

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i pari që raportoi mbi ngjarjen e rë.ndë në Malësinë e madhe ku hu.mbën jetën dy të rinj, Vilson Cutaj dhe Klement Pepa.

Sot ai njofton se i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me këtë ngjarje.

Ai ironizon dhe shkruan se kur do shteti, e kap lepurin me qerre.

“Ja pra…
kur do shteti, e kap lepurin me qerre…..

Me 25 shtator 2020
deklarova publikisht se Shqiperia po vjen “ere kan.abis dhe b.arut”…
Me 3 tetor 2020
Ekspozova dhe denoncova ka.nabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…
4 tetor 2020

Publikova dhe deno.ncova ngjarjen e vr.asjes se dy te rinjeve dhe zhd.ukjes se autorit te kr.imit, ku motivi ishte pa.zaret e pri.shura per parcelat e mbjellla me ka.nabis në veri te vendit…
29 tetor 2020
Perfundova në dispozicion te hetimit te agjesive te zbatimit te ligjit….
Kisha vite pa i ngjitur shkallet e policise gjyqesore te Qarkut te Shkodres….

Me video: Sot me mesdite duke iu pergjigjur kerkeses se prokurorise se Shkodres, per te dhene deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbeten te vr.are Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i kr.imit Daniel Pepa….”, shkruan Artan Hoxha.

Artan Hoxha përfundon në Prokurori, zbardhet arsyeja Read More »

Kryemadhi: ‘Ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me banorët e Dermenasit në Fier, ku u kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Kryemadhi dha një porosi për strukturat ku shprehu rendësinë e largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni, bindini, bisedoni, nuk ka rëndësi se për kë votojnë, ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës.

Vetëm kështu ne mund të mund të rikthejmë besimin në demokraci” përfundoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi: ‘Ne do të donim të na votonin LSI, por mjafton të mos votojnë Rilindjes e Edi Ramës’ Read More »