Lajmi i fundit

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme

Olta Xhaçka ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme. Nga ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua një ceremoni për kalimin e stafetës, ku pjesëmarrës ishin përveç Xhaçkës edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ish-ministrja e Mbrotjes merr detyrën e kryediplomates pas dorëheqjes së Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

Gjatë prezantimit të ministres së re, Rama theksoi se ndihet i lehtësuar që detyrën do ta marrë një politikane me përvojë si Olta Xhaçka.

“Jam i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t’ia kaloj Olta Xhaçkës dhe nga ana tjetër më vjen mirë që kemi pasur, jo vetëm një dakordësi, por edhe një qasje të përbashkët me Gentin, në kushtet kur tani ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, pasi pas sfidës së kapërcyer me shumë sukses të kryesimit të OSBE-së, duhet të përgatisim e t’ia dalim sfidës jo më pak të lehtë, të të qenit pjesë e tryezës së Këshilit të Sigurimit të Kombeve teë Bashkuara”.

Kryeministri Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë, duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar, por sipas tij, ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre, duke qenë i detyryar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj, në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”, – shtoi ai.

Ndërkohë, Cakaj në fjalën e tij ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.

“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndiej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, them se pa mbështetjen e kryeministrit, misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj. /noa.al/

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme Read More »

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja në vend, ja çfarë do të ndodh me shkollat dhe universitetet

Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja anti-covid.

Sot është dita e fundit që lëvizja dhe aktivitetet ndalohen pas orës 20:30, kufizim i vendosur nga komiteti teknik i ekspertëve për festat, ditën e nesërme më 5 janar rikthehen kufizimet e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në 22 të mbrëmjes.
Me zgjatjen e kohës së lejuar jashtë shtëpisë këtë të martë, rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu si nisi viti akademik. Ndërsa sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit në urdhrin e nxjerr në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor./tch

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja në vend, ja çfarë do të ndodh me shkollat dhe universitetet Read More »

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW).

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kryeministri Rama u njoh me projektin që po zbatohet aktualisht për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Leli tha se “investimi për përmirësimin me ujë të pijshëm të qytetit do të përmirësojë më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e bashkisë së Vlorës”.

“Është një investim, vlera e të cilit është rreth 5.2 miliardë lekë, ku parashikohet një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim, i cili ne parashikojmë të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik. Është në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Leli.

Leli theksoi se “ky është një nga ato investime që përmirëson ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm, i cili në fakt ka pasur gjithmonë probleme”.

Ai theksoi se tani ne kemi 15 milionë euro që kanë mbërritur vetëm në 5 muajt e fundit në lagjen “Partizani”, një lagje problematike. “Po ashtu kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike dhe kemi po ashtu edhe projektin e KfW, që i jep zgjidhje përfundimtare”, tha Leli.

Ndërkohë, Kryeministri Rama kërkoi të kryhet rehabilitimi i tunelit të ujit të ftohtë. “Ky është tuneli i ujërave të bardha të delirit të Saliut. Duhet të bëhet rehabilitimi, të hiqen këto pllakat e banjos dhe të bëhet e gjitha e integruar me shkëmbin dhe pjesën tjetër”, tha Rama./atsh

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm Read More »

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar

Vlorë – Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve dhe fillon bashkë me të, Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore😊
Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët👍
#VLORAqëDUAM❤️🌊☀️

Nis rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar Read More »

Nga 5 Janari lejohet lëvizja deri në orë…

Data 4 Janar, është dita e fundit kur qytetarët duhet të mos dalin nga banesa pas orës 20:30. Sipas vendimit të Komitetit Teknik, baret, restorantet dhe lëvizja në vend prej datës 24 Dhjetor 2020-4 Janar 2021, lejohej deri më orën 20:30.

Dita e hënë do të jetë e fundit, pasi më pas rikthehet ora po licore në 22:00, duke përfshirë edhe baret e restorantet që të qëndrojnë hapur deri në këtë orë.
“– Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.

– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”,- thuhet në vendimin e Komitetit Teknik.

Nga 5 Janari lejohet lëvizja deri në orë… Read More »

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me…

Pol icia gjermane ka kontrolluar një autobus të mbushur me shqiptarë të Kosovës që ktheheshin pas festave të funvitit.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, autobusi është ndaluar në kufirin gjerman ndërsa pol icët kanë kryer kontrollin e bagazheve.
Ata janë habitur kur kanë parë thasë të mbushur plot me speca, që emigrantët i kishin marrë me vete nga Kosova.

Në videon e bërë nga vetë shqiptarët ata shqetësohen për specat të cilat janë në duart e pol icisë gjermane. “Mi morën specat”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Po licia gjermane kontrollon autobusin e mbushur me shqiptarë, gjen thasët plot me… Read More »

Meri dhe Ajla janë bebet e para të vitit 2021, erdhën në jetë një minutë pas mesnate

Dy vajza të shëndetshme janë bebet e para të vitit 2021, të cilat kanë ardhur në jetë një minutë pas mesnate në dy maternitetet e Tiranës.

Mirë se erdhët Ajla dhe Meri😍😍

Këto dy vogëlushe erdhën në jetë të shëndetshme 1 minutë pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë.

“Këto dy vajza të sapoardhura në jetë, janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur🙏🏼”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /noa.al

Meri dhe Ajla janë bebet e para të vitit 2021, erdhën në jetë një minutë pas mesnate Read More »

Presidenti Ilir Meta dekreton dy ministrat e rinj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën në postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Kreu i shtetit ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Edi Rama, i cili mbante këtë post më parë. Ai e mori këtë post, pasi Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Xhaçka gjithashtu është shkarkuar nga posti i ministres së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar pikërisht nga Niko Peleshi.

Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme dy ditë më parë (29 dhjetor 2020).

Më pas, ishte kryeministri Rama, i cili njoftoi në mënyrë surprizë ndryshimet në kabinetin e tij, duke bërë sërish rrotacion.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, – ishte njoftimi i Ramës për lëvizjet në qeveri.

Olta Xhaçka ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes që nga shtatori i 2017, ndërsa tani Rama i ka besuar Ministrinë e Jashtme, e cila deri me 25 prill duhet të bindë vendet skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Deputeti i Korçës, Niko Peleshi, i cili do të zëvendësoje Xhaçkën, gjatë mandatit të parë të qeverisë ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa më pas u spostua në dikasterin e Bujqësisë. Peleshi u largua nga kabineti i Ramës në momentin kur ai nisi kritikat ndaj qeverisë. /noa.al/

Presidenti Ilir Meta dekreton dy ministrat e rinj Read More »