Lajmi i fundit

Artisti dhe ish-kantautori Robert Aliaj hu mb njeriun e shtrenjtë, mesazhi p rekës

Artisti dhe ish-kantautori Robert Aliaj, ka hu mbur ditën e sotme të vëllain, Rexhep Aliaj, i cili ka qenë një prej piktorëve dhe skenografëve të njohur të kohës.

Lajmin e hi dhur e ka dhënë vetë Aliaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, është i detyruar të mbajë hi dhërimin brenda në shpirt.

Postimi i i plotë

“Kur ndë rrojnë jetë prindërit, thuhet se ke hu mbur të kaluarën.

Kur nd ërron jetë bashkëshorti, ke hu mbur të tashmen.

Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur n dërron jetë vëllai / motra, ke hu mbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk v des kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vde sin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hi dhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.

Artisti dhe ish-kantautori Robert Aliaj hu mb njeriun e shtrenjtë, mesazhi p rekës Read More »

Rama inspekton Novoselën: Urën e Mifolit ta shndërrojmë në atraksion turistik

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Novoselë, në Vlorë për të parë nga afër situatën pas reshjeve dhe prurjeve të Vjosës.

Rama shkruan se aty ku ka qenë historikisht vatra e përmbytjeve katastrofike, që këtë herë po reziston më së miri falë investimeve e punës me zhbllokimin e kanaleve kryesore pas dekadash taposjeje nga plehrat.
Sipas tij, investimet po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë, ndërkohë Urën e Mifolit me segmentet e rrugës në hyrje e dalje të saj, do t’i kthejmë në shëtitore e njëkohësisht pikë turistike së shpejti.

“Është monument historie. Të bëhet një projekt modest. Duke qenë se kjo është urë këmbësore, ta shtrojmë bukur,

ta heqim këtë shtresën asfaltike, me ndriçim që të duket qartësisht që kjo këtu nuk është se mund të riparohej, të rehabilitohej por lihet kështu dhe pjesa poshtë mund të bëhet një super dysheme, një material dhe bëhet një sipër shëtitore.

Vendosen parmakë të bukur që të jenë qartësisht të kohës tjetër, të distancuar në kohë. Edhe këtu bëhet një konservim i kësaj.

Edhe këtu shtrohet dhe del një kryevepër. Kjo bëhet si një bulevard për Novoselën por edhe për turistët. Bëhet atraksion turistik.

Belinda me institutin e ndërtimit, ti me bashkinë, brenda shkurtit dua projektin. projektin do e sjellës ti. Me Belindën do kesh mbështetje nga Instituti i Ndërtimit”, tha Rama.

Rama inspekton Novoselën: Urën e Mifolit ta shndërrojmë në atraksion turistik Read More »

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një reagimi, dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

“Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, thuhet në reagim.

MSHMS falënderon emisionin investigativ për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abu zimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon./noa.al/

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion Read More »

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto)

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytje të mëdha ndodhin edhe çudira .

Reshje të shumta janë shënuar edhe në Kosovë, ku nga më të goditurit ishte fshati Livoq i Gjilanit, i cili është përmbytur.

Por një qytetari i ka ndodhur ‘çudia’.

Si pasojë e vërshimeve atij i ka shkuar në shtëpi një peshk ‘gjigand’.

Në imazhet e bëra publike shihet kur qytetari kap peshkun e ‘madh’ në oborr dhe më pas e hedh sërish në ujë, duke e lënë të lirë.

Kosova nuk ka det, por ndoshta lumi, ose ndonjë rezervuar ka sjellë peshkun “mysafir” pranë shtëpisë së tij./NOA.al

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto) Read More »

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte sot në Vlorë për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi për shkak të reshjeve intensive të shiut.

Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.
“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Po licia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve“, tha ministri Çuçi.

Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

Ministri Çuçi inspekton prurjet e Vjosës: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në Read More »

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature!

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe kërkon nga banorët e disa fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të marrin masa duke larguar bagëtitë dhe jo vetëm.
Ndërsa thekson se prurjet në këtë lumë janë duke u dyfishuar, Braçe e konsideron rre zik në këtë moment lumin që sjell deri në 800 metër kub ujë në sekondë.

Reagimi i plotë:

Shkumbini po sjell rr ezik!
Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Cdo banor i Terbufit nga Cerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

Tani!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!

Zv/kryeministri thirrje banorëve të zonës: Shkumbini po sjell rr ezik!Çdo banorë të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinature! Read More »

Moti i keq/ Bie niveli i ujit në lumin Vjosë dhe Drin

Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Ndonëse reshjet e shiut përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, ç’ka solli që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtratin e tij. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqin, ku mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Është përmirësuar situata e krijuar nga përmbytjet edhe në Lezhë, ku ka pasur një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi për mediat se ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujerave, për shkak ndërprerjes së reshjeve të shiut. Çako tha se lumi Drin ka pësuar rënie të prurjeve, duke rënë me 40-50 cm.

Në këtë situatë ka ndikuar ndërprerja e reshjeve si dhe funksionimi i hidrovoreve me kapacitet të plotë gjatë natës.

Aktualisht, nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM-it, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive shiu në territorin shqiptar. /noa.al/

Moti i keq/ Bie niveli i ujit në lumin Vjosë dhe Drin Read More »

Peleshi: ‘Qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit’

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh optimist për situatën me përmbytjet, pasi sipas tij tani që pushoi shiu gjithçka është nën kontroll.

Ministri foli për mediat gjatë monitorimit të situatës së shkaktuar nga përmbytjet në Kallmet të Lezhës. Ai tha se për shkak edhe të ndërprerjes së reshjeve, por edhe punës së mirë të bërë në këto vite, situata paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë që reshjet pritet të shtohen nesër e pasnesër, Peleshi theksoi se qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit.

“Kam marrë një informacion që këtu në Obot, njësia administrative e anës së malit, sa i përket sipërfaqes, nuk kemi tërheqje të ujërave, sepse e tillë është natyra. Ju e dini, jemi në një sipërfaqe nën nivel, por është pozitive që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa centimetra dhe era që po fryn po e përshpejton ujin drejt detit, – tha ministri i Mbrojtjes. – Kemi gjithashtu një pozitivitet tjetër përsa i përket reshjeve, siç e shikoni nuk ka reshje në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që në situatën në Lezhë, siç e komunikuam dhe më parë të jetë shumë e përmirësuar, por këtu do të shkojë disi më ngadalë drejt përmirësimit. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër, në fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta shmangim edhe pse reshjet do të shtohen sot pasdite, nesër dhe sidomos pasnesër në datën 11″. /noa.al/

Peleshi: ‘Qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit’ Read More »