Lajmi i fundit

Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes për h umbjen e jetës së ushtarakut në Afganistan

*Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes*
Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka h umbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.
Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ng ushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes për h umbjen e jetës së ushtarakut në Afganistan Read More »

Lajm i mirë/ Mbërrijnë makineritë e para, gati të nisë puna për ndërtimin e spitalit të Fierit

Në tokën ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërtimin e godinës.

Pesë makineri të rënda kanë zbarkuar sot në mëngjes aty ku është planifikuar që brenda tre muajve të përfundojë ndërtimi i spitalit, sipas ‘Ora news’.

Paralelisht punonjësit e OSHEE-së po vendosin shtyllat e elektrikut, që do të furnizojnë spitalin me energji elektrike.

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milionë euro dhe do të financohet nga Turqia.

Përfaqësuesi turk i projektit, i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali, ka deklaruar se do të hapen 1200 vende pune.

“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milionë euro. Presim që në kulmin e vet të punës, të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Kujtojmë që ndërtimi i këtij spitali, ka sjellë kundërshtim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre, toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.

Ata u shprehën pak ditë më parë se janë kërcënuar nga kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, sipas të cilëve, ai u ka thënë se pavarësisht këtyre kundërshtimeve “do ia marrin tokën me forcë, sepse kanë shumicën e Parlamentit”.

Pas protestave të banorëve, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në konferencë për mediat se pronarët do të shpronësohen në bazë të një marrëveshje që do të nënshkruajnë me qeverinë dhe se ndërtimi i spitalit nuk është diskutim, por vendim sipas ligjit. /noa.al/

Lajm i mirë/ Mbërrijnë makineritë e para, gati të nisë puna për ndërtimin e spitalit të Fierit Read More »

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Prokurori i Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se gjatë seancës për vendimin, ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Haxhiraj ka qenë në hetim për kriteret e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit, u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989, si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorës. /noa.al/

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Read More »

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë miratuar marrëveshjen me Pfizer për vaksinën e COVID-19.

ABC ka mundur të zbardhë tre aktet normativë që i janë vënë në dispozicion deputetëve në kuvend për votim ditën e sotme, për miratimin e tekstit të marrëveshjes me Pfizer dhe dhënien e autorizimit për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.
“Akt normativ nr. 1 datë 10.1. 2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Ekxport B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë

Akt normativ nr.38 datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid të cilët janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë

Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit tyë Shëndetit publik”.

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera Read More »

Merr flakë në ecje makina në Dukat

Një makinë është përfshirë nga fl akët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:35, në fshatin Dukat.

Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr fla kë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë fl akë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes

Merr flakë në ecje makina në Dukat Read More »

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det

Në një ditë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe të gjithë po turremi drejt ambienteve të ngrohta.

Kjo familje vlonjate zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën.

E gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët pas shëtitjes në borën e Llogorasë kanë zgjedhur të provojnë edhe ujin e detit.
Dimri dhe deti për vlonjatët është një lidhje e ngushtë që e shikojmë shpesh, por fakti që tashmë edhe fëmijët po guxojnë të mposhtin temperaturat e ulëta e të lahen në këto ditë të ftohta shihet për herë të parë.

Epo kjo dihet, Vlora është e detit, e vlonjatët dinë ta shijojnë detin në çdo kohë.

Është sportisti i ‘Taekwondo-së’ Përparim Kamberi me familjen që ka zgjedhur ta kaloj keshtu fundjavën.

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det Read More »

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri)

Kastriot Tajari është një 63-vjeçar, i cili sa herë vjen dimri merr iniciativën të sfidojë temperaturat e ulëta dhe të lahet në det.

Sot ishte 2 gradë, e megjithatë ai udhëtoi nga Fieri drejt Vlorës për t’u kredhur në detin e ftohtë. Këtë gjë ai ka vite që e bën, që prej fëmijërisë, ndaj dhe trupi i tij është mësuar ta përballojë të ftohtin e janarit.
Ai thotë se këtë ritual e bën çdo fundjavë. Duke foluar për mediat ai ka thënë se ka pasur raste që është larë dhe në temperatura më të ulëta, në Pogradec me -16 gradë celcius.

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri) Read More »

Aktorja e njohur shqiptare i futet politikës, zbuloni se për cilën parti kandidon për deputete

Adriana Matoshi është padyshim një nga aktoret më të suksesshme aktualisht në Kosovë. Ajo është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare.

Mirëpo, duket se së fundmi Adriana ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duke iu futur politikës. Ditën e sotme është publikuar lista e 110 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj, mes të cilëve ai i Adrianës.

Kjo gjë ka suprizuar jo pak fansat e saj, e jo vetëm, të cilët nuk kanë patur asnjë informacion rreth aderimit të saj deri tani.

“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.

Aktorja e njohur shqiptare i futet politikës, zbuloni se për cilën parti kandidon për deputete Read More »