Lajmi i fundit

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari

Fatal ka rezultuar fati i një 64-vjeçari në Korçë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e rrëzimit nga pema.

Sipas informacioneve ngjarja sapo ka ndodhur në fshatin Krushovë të Korçës. Viktima, shtetasi me inicialet E.Z., ka qenë duke vjelë arrat, por aksidentalisht ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Familjarët e kanë çuar në spital, por 64-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete. Ndërkohë policia është duke punuar për rastin.

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari Read More »

‘Roland Xhaxho, një nga anestezistët-reanimatorët më të mirë’, Tritan Shehu reagon pas vdekjes së 3 vjeçarit: Gjykimi pas përgjigjeve laboratorike

Deputeti Tritan Shehu, anestezist- reanimator dhe kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezisë dhe Reanimacionit ka reagur sot lidhur me vdekjen e një tre vjeçari pak ditë më parë në një nga klinikat private në Tiranë ku kishte shkuar për të pastruar gurëzat e 14 dhëmbëve.

Në një status në faqen e tij në facebook, Shehu bën thirrje që gjykimi për rastin të bëhet pasi të dalin përgjigjet laboratorike si dhe konkluzionet e anatomo-patologjisë, teksa shton se mjeku Roland Xhaxho është një nga anestezistë-reanimatorët më të mirë në vend.

Reagimi i Shehut

Humbja e jetes se femijes tre vjecar, refleksion.

Si qytetar, si anestezist-reanimator dhe si Kryetar Nderi i Shoqates se Anestezi Reanimacionit desheroj tu shpreh familjes ngushellimet me te sinqerta e te gjithe keqardhjen time per ate humbje te pa mase!

Ndersa si specialist i kesaj fushe desheroj te theksoj se:

—Rezervohem per tu nxituar ne dhenien e gjykimeve te mia profesionale per shkaqet qe cuan ne ate tragjedi. Per te arritur ne konkluzione sa me te sakta duhet pritur pergjigja e kolegeve te anatomo patologjise, pergjigjet laboratorike, etj. Dhe pa dyshim me tej te gjitha te dhenat duhet te diskutohen me specialiste, se bashku me ato klinike e dokumentacionin perkates.

—Sidoqofte nga ato me te cilat jam njohur deri me sot, mund te them se jane zbatuar normalisht linjat e procesit te anestezise ne kete rast. Fatkeqesisht edhe komplikacionet jane pjese e ketij aktiviteti mjekesor shume kompleks, te ralla e te shume llojeshme keto, per aresye nga me te ndryshmet. Megjithate eshte heret per te bere konkluzione mbi shkaqet e humbjes se jetes.

—Si koleg i Prof Xhaxhos, qe kam punuar ngushtesisht me ate qe prej fillimit te viteve 80-te, e ndjej per detyre te ve ne evidence tiparet e tij.

Prof Xhaxho pa asnje lekundje eshte nje nga anesteziste-reanimatoret me te mire te Shqiperise, me nje eksperience e kontribute gjigande, me njohuri e aftesi shume te gjera, te niveleve me te mira europiane. Eshte nje mjek me nje ndjenje te larte pergjegjeshmerie e impenjimi ne punen e tij profesionale. Fale ketyre cilesive jane shpetuar shume e shume paciente.

Mendoj se keto jane dhe mendimet e kolegeve te tjere anesteziste, me te cilet do te diskutojme se bashku per te arritur ne perfundime sa me te qarta.

Sidoqofte dua te perfundoj duke shprehur nje te vertete te madhe, ate qe mjeku eshte njeriu qe shpeton jete, qofte dhe duke sakrifikuar nga vetja e familja e tij, per kete mision qe ka, vecanerisht reanimatoret.

Mjeku nuk eshte as “vrases” e as keqberes, sic fatkeqesisht disa here induktohen me dashje a pa dashje ne opinion te tilla tipare te deformuara. Edhe ai vuan thelle per ”humbjet”, qe mund te kete gjate ushtrimit te profesionit te tij fisnik.

Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta.

‘Roland Xhaxho, një nga anestezistët-reanimatorët më të mirë’, Tritan Shehu reagon pas vdekjes së 3 vjeçarit: Gjykimi pas përgjigjeve laboratorike Read More »

‘E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë’, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës, ja e vërteta

Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti. Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti, ndërsa theksoi se djalit i kishte bërë 14 dhëmbë.

“Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës.

Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?
Duke marrë miratimin e edhe shumë të tjerëve, se mbahej si dentisti anestezist. Djali kishte për mbushje dhe pastrime. Nuk kam qenë kurrë për konsultë. Kam shkuar personalisht me gjithë të dhënat dhe i kam treguar për problemin. Djali im për herë të parë në klinikë shkeli në 28 tetor, ditë të tjerë nuk ka qenë.

A ka pasur djali probleme me zemrën?
Djali ka bërë një operacion para dy vitesh në zemër. Kam diskutuar dhe me doktorin. Kam marrë dhe një konsultë, një vërtetim nga kardio-pediatri, nga Albert Kroja, që ndiqte Brianin, që thoshte; Briani nuk vuan nga zemra, të bëhet ndërhyrja. Ia thashë doktorit për ndërhyrjen. Më tha nuk ka asnjë problem. Ia kisha dërguar dokumentin më parë.

Çfarë vendosët të bënit në datën 28 për djalin?
E çova për pastrim dhëmballe dhe disa mbushje. Nëq kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjen, duke e pyetur disa herë, ai thoshte; po i pastrojmë gurëzat. I kam thënë nëse është mënyra që t’i bëjmë me seanca.

Me kë shkuat?
me nusen, gjyshin dhe kunatin. Djali ishte i qetë. Nuk kishte bërë asnjë kurim në gojë, për infeksion. Analizat i bënim çdo 6 muaj. Analizat i bëri atje në datë 28 shtator. Ia ka bërë analizat në çast. Tha; analizat janë në rregull, do vazhdojmë procedurën. E kam pasur komunikimin me mjekun, Roland Xhaxhon, dhe Ina Xhaxhon, dentisten. Ai më tha se do të zgjaste 2 orë e gjysmë ndërhyrja dhe deri në 1 orë dalja e anestezisë, anestezi të gjeneruar dhe jo totale. U fut në 10 të mëngjesit, 10 pa 5 diçka e tillë, qëndruam gati 2 orë pa folur. Pyeta represionin, te dera disa herë. Procesi tha ishte në rregull. Rreth orës 3 ose 3 e gjysmë doli doktoresha tha se procesi vazhdon në rregull. Kërkuam doktorin personalisht. Në orën 7 ka dalë djali nga klinika. Ne në dhomë kemi hyrë rreth orës 6, ka hyrë nusja. Kur kemi dalë, djali nuk ishte i përmendur. Mjeku ka thënë që djali ka dalë duke qarë, djali ka dalë i përgjumur. E dyta, pjesa e pagesës se është shumë e rëndësishme, në fund më ka thënë për 14 dhëmbë. Pagesa u bë në fund, madje u pagua 300 euro në fillim për anestezinë. Anestezia pagesën e ka, 300 euro në fillim dhe për çdo orë 70 euro. Rreth 370 euro shtesë bëri. Mjekun e telefonova kur filloi t’i hipte temperatura, e kishte fillimisht 38.2, u bë limon i verdhë. Më pas i shkoi 39 e gjysmë. I dhashë vetëm algofrenin që i ka dhënë ai. Nuk ia uli dhe pastaj shkuam në spital që e futën në reanimacion. Është e pavërtetë që djali ka folur. Të shihen kamerat, sa ka qarë dhe të gjitha. Pas operacionit djali nuk ka thënë asnjë fjalë. Më shikonte në sy, nuk është se reagonte. Pas operacionit asgjë, ishte përgjumësh. Briani ishte i qetë. Mjeku 100% e ka ditur çfarë ka bërë, prandaj nuk e hapte telefonin. Mjeku ditën e nesërme ka ardhur në pediatri, rreth drekës. Në spital mjekët na thanë është në gjendje të rënduar nga mëlçia, nga narkoza. Na thanë që po i hiqnin narkozën.

‘E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë’, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës, ja e vërteta Read More »

Ja kush është gazetari i njohur që u dhunua me sende të forta në Tiranë

Administratori i një portali, gazetari Gjergj Zefi, është dhunuar sot në Tiranë me sende të forta nga persona të paidentifikuar.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gazetari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ja kush është gazetari i njohur që u dhunua me sende të forta në Tiranë Read More »

Ish-drejtori Emergjencave Civile plas deklaratën ‘bombë’: Pishë Poron do ia japin oligarkëve për të ndërtuar hotele

Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri një denoncim të fortë sa i takon flakëve që kanë përfshirë prej 8 ditësh masivin pyjor në Pishë-Poro dhe Darezëzë.
I ftuar në “Studio Live” ai u shpreh se zjarri u la qëllimisht aktiv prej 8 ditësh, pasi në atë zonë qeveria ka planifikuar ta zhvillojë.

Sipas tij, Pishë Poro do t’u jepet oligarkëve për të ndërtuar hotele dhe vila.
“E pamundur që zjarri të mos fikej për 8 ditë. Janë djegur 700 hektarë me pisha. Qeveria ka në plan tua japë oligarkëve për të ndërtuar hotele dhe vila”, tha Prençi.

Ish-drejtori Emergjencave Civile plas deklaratën ‘bombë’: Pishë Poron do ia japin oligarkëve për të ndërtuar hotele Read More »

Ngjarje tragjike në Itali, 60-vjeçari me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash

Ngjarje tragjike në Itali. Jani Gjoni, 60-vjeçari me origjinë shqiptare në Borgosesia në Itali ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash nga një grumbull shkëmbor. Shqiptari që prej vitesh jetonte në Borgosesia kishte dal bashkë me një koleg të punës për të mbledhur kërpudha, sipas mediave italiane.

Gjatë grumbullimit 60-vjeçari kishte rrëshqitur nga një pikë prej 50 metrash dhe kishte humbur jetën. Kolegu i tij kishte njoftuar menjëherë ambulancën. Ekipet e shpëtimit kur arritën në vendngjarje konstatuan se plagët e marra ishin shumë të rënda dhe mjeku për pak minuta konfirmoi se Gjoni kishte vdekur. Viktima iu kthye familjes pas pak orësh për të kryer ritualet e vdekjes.

Ngjarje tragjike në Itali, 60-vjeçari me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej 50 metrash Read More »

Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Range Rover’ godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës i servisit

Një aksident i rëndë, ku është përfshirë edhe një automjet policie, ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Trans ballkanike, ku një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një mjet tip “Range Rover”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti është rrotulluar disa herë, ndërsa i plagosur ka mbetur një efektiv policie.

Po ashtu, plagë të rënda ka marrë edhe punonjësi i një servisi në qytet, ndërsa të dy janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se, sipas burimeve nga policia, drejtuesi i mjetit tjetër ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Range Rover’ godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës i servisit Read More »

Goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në Selanik

Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karavangeli dhe G. Papadopoulou dje rreth orës 5:30 të pasdites.

Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.

Sakaq, sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në Selanik Read More »