Lajmi i fundit

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, nisin hetimet për autorin

Policia ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot e plagosur dhe e lidhur në fshatin Buhal të Përmetit.
Sipas policisë, vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Mësohet se shqiponja aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.
“Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.

Keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, nisin hetimet për autorin Read More »

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha…

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme lidhur me rastin e foshnjës që ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme.

Në reagimin e spitalit thuhet se edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.

Sipas tyre familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes dhe se mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.

Reagimi i plotë:

SQARIM I EKIPIT TË SHËRBIMIT TË KARDIOKIRURGJISË

Nisur nga disa publikime në disa media online për rastin e fëmijës B.D që fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e komplikacioneve që shoqërojnë anomali të rënda të sëmundjeve të zemrës tek një i porsalindur, shërbimi i Kardiokirurgjisë së QSUT, sqaron se:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë mban mbi supe misionin jetëshpëtues për dhjetëra mijëra qytetarë që vijnë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga trevat përreth. Ndër vite janë trajtuar me shumë sukses mbi 1300 raste të pacientëve të vegjël.
Edhe gjatë ndërhyrjes së kryer ndaj fëmijës B.D, edhe pas operacionit, përkujdesja e mjekëve ka qenë maksimale dhe i është dhënë shërbimi i nevojshëm, duke u ndjekur me shumë kujdes nga ekipi reanimator i QSUT-së.
Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme post operatore, për gjendjen e patologjisë së lindur dhe atë të fëmijës përpara ndërhyrjes. Mjekët kanë marrë aprovimin e tyre për kryerjen e ndërhyrjes.
Ndjejmë të nevojshme të theksojmë se asnjë pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është kontaktuar për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë, në mënyrë që rasti të pasqyrohej i balancuar në opinionin publik.
Ndaj, duke marrë parasysh pasaktësitë në publikimet mediatike, theksojmë se puna e këtij shërbimi kombëtar jetëshpëtues, minimumi duhet të trajtohet i verifikuar dhe duke marrë parasysh të gjitha detajet e rastit në fjalë.
QSUT është dhe do të mbetet adresa e përditshme e problematikave të tyre shëndetësore dhe nuk i meriton në asnjë rast komentet keq informuese nga askush.

Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës në Tiranë: Familjarët u informuan për komplikacionet, fëmijës iu dha… Read More »

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara Read More »

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja

Një konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.

Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat ‘Shqiponja’ janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen./abcnews.al

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja Read More »

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri)

Një shqiptar i kthyer në tmerrin e banorëve të Athinës është arrestuar në Greqi, teksa akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Mateo Sinanllari është arrestuar pas kryerjes së një sërë vjedhjesh në zonat e pasura të kryeqytetit grek, të cilat mediat vendase i kanë konsideruar “spektakolare”.

Ai hynte në shtëpitë që do grabiste pa lënë gjurmë dhe arrinte të merrte shumë të mëdha parash dhe sende me vlerë.

“Policia greke ka publikuar të dhënat dhe foton e Mateo Sinanllarit, me qëllim njohjen e tij prej viktimave të cilët kanë rënë pre e akteve të tij”, sqaron prokuroria e Athinës.

29 vjeçari mbahet në burgun e Korridhalosë në pritje të gjykimit të tij.

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri) Read More »

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli

Vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve të klimës, edhe Mesdheu është kthyer në një zonë rreziku sa i përket stuhive të forta që sjellin shkatërrim në tokë me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ato njihen si “Medicane”, pra shkurtimi i fjalës “Uraganë të Mesdheut” dhe shpesh quhen edhe ciklone, që vitet e fundit kanë nisur të shfaqen shpesh edhe në këtë rajon, ku përfshihet edhe Shqipëri, e cila ka një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik dhe Jon.

Shkencëtarët kanë vërejtur ndryshimet nga viti në vit dhe shprehen se periudhat në vijim do të jetë të vështira në këte rajon sa i përket stuhive që do të sjellin probleme me përmbytjet. Rasti më i fundit ishte Greqia, ndërsa më herët kemi patur përmbytje masive edhe në Itali si edhe reshje shumë të dendura edhe në vendin tonë.

Çfarë janë “Medicane”

Medicane është emri i shkurtër për uraganet mesdhetare ose ciklonet tropikale mesdhetare. Ashtu si ciklonet tropikale, ata mund të zhvillojnë re spirale si edhe në mes, një sy ku nuk ka re, por një erë shumë të fortë.

Sidoqoftë, ato janë zakonisht më të vogla në diametër se ciklonet tropikale, kanë shpejtësi më të ulët të erës dhe jetëgjatësi më të shkurtër. Ato formohen gjithashtu mbi Detin Mesdhe perëndimor dhe qendror, mbi ujëra me temperatura sipërfaqësore shumë më të ulëta se oqeanet tropikale.

Sezoni i Medicane fillon zakonisht në vjeshtë dhe zgjat deri në pranverë. Formimi i tyre kërkon praninë e ajrit të ftohtë në atmosferën e sipërme të shoqëruar me një ulje të ulët.

Ky konfigurim rrit paqëndrueshmërinë atmosferike përgjegjëse për stuhitë që më pas mund të organizohen në Medicane.

Përveç erërave të forta, Medicane gjenerojnë stuhi dhe sasi të mëdha reshjesh që çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli Read More »

Operacioni në Gjermani, 23 shqiptarë të arrestuar

Policia gjermane ka bërë bilancin e një operacioni të nisur në tetor të një viti më parë kundër kultivimit të marijuanës.

Pas fillimit të hetimit, oficerët ishin në gjendje të gjenin një pronë komerciale në zonën industriale Hasselt të Dyseldorfit si një e ashtuquajtur “qendër logjistike” dhe vend fjetje për “punonjësit”.

Gjatë kontrollit në maj, policia sekuestroi 110 kilogramë marijuanë dhe para të gatshme në vlerë prej 16 mijë eurosh. Aty u gjet dhe një 27-vjeçar shqiptar i cili më pas u arrestua.

Falë bashkëpunimit të mirë me zyrën e prokurorit publik, u identifikua gjithashtu një pronë komerciale në Düsseldorf-Heerdt, në kufijtë e qytetit të Neuss. Aty, oficerët mundën të konfiskonin 1100 bimë kanabis. Aty janë gjetur dhe arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç.

Sipas raportit të LKA NRË, rendimenti mesatar i plantacioneve të kanabisit për korrje ishte rreth 100 kilogramë kanabis, që rezulton në një rendiment vjetor prej 300 kilogramësh me tre korrje të mundshme. Prandaj, vlera e shitjes së të ardhurave vjetore duhet të jetë rreth 1,350,000 euro.

Një plantacion i brendshëm kanabisi me 2200 bimë u zbulua në Dessau (Saksonia-Anhalt) në tetor 2022. Aty dolën indikacionet e para të një bande që vepronte në nivel kombëtar.

Hetimet u kryen më pas edhe në Saksoninë e Ulët, Rhineland-Pfalz dhe Baden-Ëürttemberg. Aty u sekuestruan gjithsej tetë plantacione kanabisi me rreth 11,200 bimë. Gjithashtu, u arrestuan edhe 20 shqiptarë të tjerë.

Operacioni në Gjermani, 23 shqiptarë të arrestuar Read More »

Denoncimi/ Nipi nxjerr hallën nga banesa: Largohu se të hodha nga dritarja

Dramat familjare me pronat mbeten një nga problemet më madhore të shqiptarëve, që të shtyrë nga varfëria dhe pamundësia ligjore për t’i dhënë zgjidhje detyrohen të bëjnë ‘vetëgjyqësi’.

I tillë është dhe rasti i denoncueses Fahrije Hysa. E moshuara jeton në kushte ekstreme në një bodrum në Tiranë. Ajo nuk lejohet të futet në shtëpinë ku ka jetuar më herët nga nipi.

‘Jetoj këtu në këtë bodrum. Po vuaj shumë, nuk kam mundësi për asgjë. Jam në kushte shumë të vështira sepse nipi nuk më lejon të futem në shtëpi.

‘Ai më ka goditur, më ka rrahur, më ka keqtrajtuar. Fut qiraxhinj brenda dhe mua nuk më lejon të futem brenda. Jetoj me djalin e sëmurë, më ndihmoni se po vuaj shumë’.

Për të vërtetuar fjalët e zonjës bëjmë ballafaqimin e saj me nipin dhe kuptojmë shpejt se ka të drejtë. Nipi agresiv menjëherë kalon në ofendime.

‘Nuk kam para të të jap. Duhet të merren me një bajgë si puna jote. Nuk kam se çfarë të të bëj. Po të them mos më acaro se të kap për fyti dhe të hedh nga dritarja. Mos më acaro mos më çaj k***n’.

Duke parë situatën e tensionuar vendosim të ndërhyjmë, por Majdieli tregohet agresiv dhe ndaj gazetarit të Piranjave, Eraldo Harlicaj dhe operatorit Nertil Mataj. Ky i fundit goditet nga nipi i Fahrie Hyses./Syri.net

Denoncimi/ Nipi nxjerr hallën nga banesa: Largohu se të hodha nga dritarja Read More »