Lajmi i fundit

Gjykata lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka lënë në burg anëtarët e bandës kriminale të Laert Haxhiut.

Në foton e mëposhtme të shkrepur përpara Gjykatës, duket se e gjithë zona është rrethuar nga efektivë Policie, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Kështu gjykata ka vendosur arrest në burg për Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Arapin (Spahija), Bujar Abedinin, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Maringlen Topuzin, Idriz Manejn, Fatjon Veliun, Ligor Romackan, Bledar Berberin dhe Erisjano Abedinin.

Në kërkim janë shpallur edhe Lorenc Lala, Firdeus Berberi dhe Kristi Bizheku.

Ndërkohë që po procedohet për ekstradimin e Laert Haxhiut i cili është arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Mësohet se seanca gjyqësore u drejtua nga Gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 11 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

Anëtarët e kësaj bande që dyshohet për të paktën 6 vrasje, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.

Ishte ish-anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.

Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Gjykata lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për 10 prej anëtarve:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi.

Gjykata lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut Read More »

Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kuç, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dal nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e lënduar pasagjerja në makinë, e cila ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi, 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja, 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kuç, plagoset një grua Read More »

Ekzekutoi gruan nga xhelozia, gjendet i vetëvrarë burri i Klodit në Itali

Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences. Alfred Vefa, burri, i 36-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.

Ekzekutoi gruan nga xhelozia, gjendet i vetëvrarë burri i Klodit në Itali Read More »

Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtori i Policisë Tiranë hedh në dritë detaje të reja: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë …

Alket Shatro, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës i ftuar në studion e emisionit “Open” ndau detaje në lidhje me shkatërrimin e bandës së Leart Haxhiut dhe arrestimit të Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë.

Shatro tregoi se si u bë e mundur identifikimi, shpallja në kërkim, si dhe arrestimi i Artan Tafanit.

Në lidhje me rolin e Tafanit në bandën kriminale, zv.drejtori i policisë tha se ka qenë ekzekutori, ndërsa Haxhiu ishte personi që jepje urdhër se kush do ekzekutohej, sakaq shtoi se e bënte për qëllime financiare, apo për të eliminuar ata që kishte konflikte.

“Nga vjedhja me dhunë një pikë valutore në Astir, Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Ai u identifikua për shkak të informacionit në inteligjencën policore, veshjet, në garazh u gjet një makinë. Më pas u bë një kërkim i një shkalle të gjerë pasi kishte një ‘background’ (të shkuar) kriminale, u bë operacion i gjerë e jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe. U organizua operacioni dhe u bë e mundur kapja e tij në një hotel në rrugën Lushnjë-Fier. Artan Tafani është anëtar i grupit të Leart Haxhiut dhe ka rolin e ekzekutorit, në shumicën e vrasjeve. Haxhiu është kryesori në këtë grup kriminal pasi jepte urdhër vrasje. Ai kishte përfitime financiare por edhe për shkaqe konfliktesh.”, u shpreh Shatro.

Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtori i Policisë Tiranë hedh në dritë detaje të reja: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë … Read More »

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi

Një ngjarje e papritur mori vëmendje në Greqi. Këtë të mërkurë po luhet ndeshja e kampionatit mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve të Olympiakos në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë. Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.
Tifozët e Olympiakos janë ndër më të dhunshmit në Greqi. Edhe në të kaluarën ata kanë shprehur të tilla mesazhe politike. Greqia ende nuk e njeh Kosovën.

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi Read More »

Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë

Të tjera pamje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku terroristë serbë kanë hapur zjarr mbi policinë e Kosovës, duke lënë një efektiv të vdekur.
Në videon e mëposhtme shihët sesi serbët pas të shtënave janë larguar nga Manastiri maleve për në Serbi.

Ata janë larguar me autoblind nga Manastiri, ndërsa më pas maleve janë larguar në këmbë për në Serbi.

Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë Read More »

Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur

Krimineli serb, Milan Radojiçiç, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, dyshohet të jetë plagosur.

Media boshnjake ‘Istraga” raporton në platformën X se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar.
Në konferencën për median Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se gjatë sekuestrimit të arsenalit të armëve në këtë fshat kanë gjetur dokumente të “kriminelit që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara Milan Radoiçiç. Dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha ministri Sveçla.

Ndërkohë Ministri Sveçla i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 persona që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar.

Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestroi një automjet të tipit xhip Mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Sipas gjetjeve të policisë, xhipi i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiç, nënkryetarit të Listës serbe, subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë, informon klankosova.

Nga ana tjetër sipas medias kosovare në xhipin e Radojiçiçit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur Read More »

Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, edhe përfaqësues të familjes Jashari

Qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.

Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në ceremoni është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.

Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, edhe përfaqësues të familjes Jashari Read More »