Lajmi i fundit

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista)

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControll, të cilët u deklaruan të gjithë njëherësh si “të paaftë për punë” si pasojë e përgjysmimit të pagës dhe stresit financiar që u është shkaktuar.

13 fluturime u anuluan dje nga ky aeroport, ndërsa një avion i nisur nga Athina qëndroi për 30 minuta në ajër sepse nuk iu aprovua ulja nga braktisa e punës nga kontrollorët, e më pas u rikthye në Greqi, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kaosi vazhdon dhe sot. TIA njofton se janë anuluar 4 fluturime të planifikuara për tu nisur sot nga Rinasi, njëri është riplanifikuar, një tjetër është shtyrë dhe fati i 2 të tjerëve nuk dihet ende. Faqa zyrtare e Aeroportit ka publikuar vetëm udhëtimet e anuluara për paradite, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasdite, pas orës 14.30.

Ndërkohë, janë të bllokuara dhe mbërritjet në Rinas nga aeroportet e tjera të botës.

Dhe dy mbërritje të tjera për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza janë anuluar; një nisje nga Beogradi për në Rinas dhe një nga Pisa. Kurse një fluturim nga Dubai është shtyrë për orën 17.55.

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista) Read More »

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat)

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme, pasi kontrollorët bllokuan punën, duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Emrat e kontrollorëve:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja,

Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha,

Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat) Read More »

Zgjidh ‘Emojin’ tënd të preferuar dhe zbuloni se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë

“Emoji” juaj i preferuar do t’ju tregojë se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë, sipas “Italia Feed”.

Nr.1

Jeni një person shumë i pavarur. Ju nuk ju pëlqejnë ballafaqimet dhe përpiqeni të ekuilibroni nevojën për liri dhe hapësirë ​​personale me nevojën për t’u kujdesur për të tjerët. Po përpiqeni në çdo mënyrë të shijoni jetën dhe të mos lejoni që forcat e jashtme të ndikojnë shumë tek ju.

Nr.2

Jeni një person që e do vetminë, por në të njëjtën kohë mund të komunikoni mirë me njerëzit. Dini të kontrolloni emocionet tuaja dhe të kuptoni ndjenjat e të tjerëve. Ju keni një pamje unike të botës.

N.3

Jeni një person kureshtar. Mërziteni shumë shpejt. Ju duhet të përqendroheni në atë që vërtet doni dhe në atë që i jep trurit tuaj një shans për t’u çlodhur. Njerëzve ju pëlqen shoqëria juaj.

Zgjidh ‘Emojin’ tënd të preferuar dhe zbuloni se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë Read More »

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë

Pas pezullimit të punës nga ana e punonjësve të Albcontrol, në Aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë.

Janë dy grupe të posaçme, të pozicionuara pranë zyrave operacionale të Albcontrol.

Duke qenë se objekti është i veçantë për sigurinë kombëtare, është parë e arsyeshme një lëvizje e tillë.

Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve.

Këta të fundit kanë aralajmëruar se bllokimi do të vijojë, deri sat ë plotësohen kërkesat e tyre, për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020, si edhe një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. /noa.al/

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë Read More »

Reagojnë Rama dhe Balluku për grevën që coi në pezullimin e fluturimeve nga Rinasi: Vepër p enale, kjo nuk është lojë

Kryeministri Edi Rama dënoi ashpër vendimin për të bojkotuar fluturimet ajrore nga Rinasi. Kreu i qeverisë tha se “bojkotimi i punës për kontrollin ajror është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërisht!”.

“Sa botimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, tha Rama.

“Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”, tha Rama.

Reagimi i ashpër i Ramëv erdhi menjëherë pasi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, doli në një konferencë për shtyp, ku foli gjatë lidhur me protestën e kontrollorëve të Albcontrol në Rinas.

Kështu kjo deklaratë e kryeministrit është parë jo si një e drejtë, por paralajmërim për masa ndëshkuese karshi vendimit për bllokimin e fluturimeve ajrore.

Sakaq, Balluku në daljen ka reaguar pas protestës në Rinas që çoi në anulimin e të gjitha fluturimeve të paktën deri nesër në ora 10:00, duke kritikuar vendimin ekstrem. Ajo thotë se AlbControl të gjitha të ardhurat i merr nga trafiku ajror.

Ministrja ngriti shqetësimin se sot nuk do të mbërrijnë as vaksinat në Rinas, pas vendimit për pezullimin e fluturimeve.

Greva fut në kolaps fluturimet ajrore.

Përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, Balluku zbulon se më parë këta kontrollorë kanë pasur rroga deri në 4 milion e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.

Balluku konfirmon se shteti nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë Albcontrol, ndërkohë që kontrollorët kanë marrë rroga anormale për Shqipëri.

‘’Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet”, tha ministrja .

“Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimev. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë”.

“Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020”, sqaroi Balluku.

Sipas saj, “duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në Albcontrol, kompania që bën navigimin ajror, nuk merr të ardhura nga Albcontrol, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror”.

“Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dh IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2m ilion e 449 lekë. 2 mijë e 490 dollarë ‘’- sqaroi ndër të tjera ministrja Balluku, në një konferencë për mediat pas protestës së punonjësve në Rinas.

Reagojnë Rama dhe Balluku për grevën që coi në pezullimin e fluturimeve nga Rinasi: Vepër p enale, kjo nuk është lojë Read More »

Ish-deputeti i Partisë Demokratike bëhet baba për herë të parë: Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.Krahas shkrimit ku bën me dije ardhjen në jetë të djalit të tij, Klevis Balliu ka publikuar dhe një foto teksa duket me të voglin duke e mbajtur në krahë.

“Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira”, shkruan Balliu.

Postimi i Klevis Balliut:

Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi./NOA.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike bëhet baba për herë të parë: Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi! Read More »

Ndahet nga jeta Rustem Peçi, kreu i Organizatës Kombëtare të veteranëve të LANÇ

Ndërron jetë Rustem Peçi kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit.

Ai ishte ushtarak karriere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional.
Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë.
Vullnet Sina
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ(Nderi i Kombit), z. Rustem Peçi!🎖
Veteran i luftës heroike Nacionalçlirimtare, kolonel dhe ushtarak i mirëarsimuar duke shërbyer me dinjitet në detyra të larta shtetërore, dhe në epilogun e jetës së tij, mbajti lart vlerat e lavdishme antifashiste dhe të atdhedashurisë si kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ!
Duke vlerësuar kontributet madhore që z. Rustem Peçi la përgjatë jetës, të cilat do të mbeten gjithmonë të gjalla, shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes, anëtarëve të Organizatës së Veteranëve, kolegëve të shumtë, miqve!
U prehsh në paqe!🙏

Ndahet nga jeta Rustem Peçi, kreu i Organizatës Kombëtare të veteranëve të LANÇ Read More »