Lajmi i fundit

Heroizmi i Arjan Salës mbërrin në Indonezi, ja cfarë mban emrin e tij…

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili hu mbi jetën në magazinën e përfshirë nga fl akët në Tiranë.

“Projekt bamirësie” është cilësuar nga grupi i vullnetarëve i quajtur “Më kthe buzëqeshjen”.

Ka qenë vëllai i Arjanit, Edmond Sala ai i cili ka publikuar videon në Facebook.

“Sapo u hap një pus uji në Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait tim të dashur shpirti vëllait emri vëllait, Heroi vëllait, HERO HERO , vjen darka ti më mungon shumë, do më mungosh shumë”, – shkruan ai.

Kujtojmë që magazina e qendrës tregtare “Casa Italia”, sh përtheu në fl akë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zja rri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zja rrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm pasi zj arri u sh ua. /NOA.al

Heroizmi i Arjan Salës mbërrin në Indonezi, ja cfarë mban emrin e tij… Read More »

Ja kur hapet totalisht Shqipëria/ Ministri Ahmetaj jep lajmin e papritur

Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitetet ku artistët mund të performojnë.

Ndaj ministri Arben Ahmetaj u pyet nga Stefi Prifti në studion e emisionit “Dola te Ola” se perse artistët u lanë në harresë dhe u përjashtuan nga paketat mbështetëse financiare.

Ministri Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është shumë i drejtë, por sipas tij ka qenë tejet e vështirë për të siguruar financim për ta.

Ahmetaj, shtoi se lajmi i mirë është që vendi ynë po shkon drejt hapjes dhe në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.

Gjithashtu në “Dola te Ola”, ministri Ahmetaj rrëfeu për vështirësitë që ka hasur qeveria për gjetjen dhe sigurimin e vaksinave në një kohë shumë të shkurtër.

Ai theksoi se puna që ka bërë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri është spektakolare.

“Moderna na ka refuzuar pasi nuk bëhej gati para fundit të këtij viti, por ne nuk mund të prisnim fundin e vitit për të vaksinuar qytetarët. Astrazeneka na refuzoi, pastaj na rifuti për shkak të këmbënguljes. Qeveria indiane nuk na kthente përgjigje, por me këmbëngulje dhe insistim na ktheu. Ndërkohë kur kemi nënshkruar marrëveshjen me Pfizer ka qenë ora rreth 1 e 30 e natës, pashë kryeministrin tim që u përplas në kolltuk me sens çlirimi shyqyr që e bëra. Ndaj e dua dhe e vlerësoj. Janë momente shumë emocionale dhe te paharrueshme”, theksoi Ahmetaj.

Ja kur hapet totalisht Shqipëria/ Ministri Ahmetaj jep lajmin e papritur Read More »

Dy lëkundje të rmeti në vend, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tër meti janë ndjerë në vend mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:00 dhe 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga EMSC më i fortë ka qenë tër meti në Tiranë me magnitudë 3.3,i ndjerë dhe në Durrës.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 2.5 në orën 7 e 12 minuta, i ndjerë në Gjirokastër dhe Elbasan.

Dy lëkundje të rmeti në vend, ja epiqendra dhe magnituda Read More »

Vjosa Osmani flet si Presidente: Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi im më i madh

Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.
Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente.
Pas betimit ajo është uruar me duartrokitje në sallë. Gjithashtu Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi.
Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.

Vendosmëria për të rritur ëndërr 137n po jetësohet.
Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vu ajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam.

Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e se ksuale e dhu nës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani flet si Presidente: Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi im më i madh Read More »

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste: Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote!

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti përmes një mesazhi në Facebook.

Angjeli shkruan se përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në va rrezat e qytetit të Sarandës

“Sot u nda nga jeta nëna ime e dashur, Kaliopi. Ajo ishte njeriu me i shtrenjtë dhe më e veçantë për mua dhe të gjithe familjen tonë.

Një jetë e gjatë, 92 vjet, plot dashuri, punë,përpjekje, përkushtim, kujdes,përkëdhelje,qortime e këshilla,forcë guxim,urtësi,mencuri dhe edukim. Lumturi pafund na dhuroi të gjithëve ne,mua,vellait dhe motrave të mija, nipërve dhe stërnipërve,mbesave dhe stërmbesave,të afermve dhe miqve, që ishim gezimi dhe kenaqësia me e madhe e saj. Dh imbje dhe tr ishtim i thellë për të gjithe ne. Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote!

U prefsh në paqe! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në va rrezat e qytetit të Sarandës”, shkruan Angjeli.

Ndërron jetë nëna e deputetit të Partisë Socialiste: Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote! Read More »

Ak sident i rëndë, shoferi dhe këmbësori përfundojnë në spital

Një ak sident automobilistik ndodhi sot pasdite në Fier. Makina përp lasi një këmbësor.

Si pasojë shoferi dhe këmbësori janë nisur me urgjencë në spital.

“Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qëndrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka g oditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier”, tha Pol icia.

“Si pasojë e go ditjes, është dëm tuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/NOA.al

?????????????????????????????????????????????????????????

Ak sident i rëndë, shoferi dhe këmbësori përfundojnë në spital Read More »

Dhjetra qytetarë në protestë për qentë, mes tyre dhe VIP-a

Pjestarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur kanë prot estuar sot përpara bashkisë në Tiranë.

Prot esta është organizuar për t’i thënë stop vr asjes dhe rrëm bimit të qenëve nga ana e punonjësve të Bashkkisë. Sipas tyre, kjo është një veprim i shëmtuar dhe i pafalshëm për këdo që e bën apo urdhëron.

“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, pasi vetëm kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”, janë shprehur ata. Në pr otestë kanë qenë të pranishme edhe personazhe të njohur të artit por edhe televizionit si Besa Kokëdhima, Dorina Mema dhe Roza Lati.

Dhjetra qytetarë në protestë për qentë, mes tyre dhe VIP-a Read More »

Afati për pasaportat e skaduara, qeveria merr vendimin e rëndësishëm

Pasaportat që kanë datë skandojnë deri më 25 prill, do të jenë të vlefshme edhe për
disa ditë pas kësaj date, më konkretisht deri më 30 prill.

Ky akt hy në fuqi menjëherë, pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 14/3, i ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Afati për pasaportat e skaduara, qeveria merr vendimin e rëndësishëm Read More »