Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin Kohë për rrëfim.
Teksa rikthehej në Vlorë pas 20 vitesh, Kadare u shpreh: “Shoh një Vlorë më të bukur”, duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura.
“Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot. Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare.
Është nd arë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.
Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko, dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.
Për ndarjen nga jeta të Sejkos ka reaguar dhe PDIU së bashku me shoqatën patriotike “Çamëria”.
“Hu mbëm një patriot të madh, Hektor Sejko nuk reshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, shkruhet në ngu shëllimin e PDIU-së.
Sejko pritet të p ërcillet sot për në ba nesën e fundit, ndërkohë që familja ka shpërndarë edhe mesazhin e lamtumirës.
“I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot ndërroi jetë babai ynë Hektor Sejko. E lus Zotin e gjithësisë që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të xhe netit”.
Namazi i xhenazes do të falet në xhaminë Dine Hoxha pas namazit të drekës dhe va rrimi do kryhet në va rrezat “Sharrë” ne oren 13:30. Lamtumirë babë! Zoti të pastë në kujdesin e tij”, shkroi i biri Genc Sejko në postimin e tij.
Hektor Sejko lindi në në Gjirokastër në 18 korrik të vitit 1946, dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë.
/NOA.al
Është liruar pas disa orësh marrje në pyetje nga po licia, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.
Sulaj u mor në pyetje në po licinë e Tiranës, ku sqaroi rrethanat e komunikimit me të ndaluarit, kontrollorët e Albcontrol, sepse rezultonte të kishte komunikime me ta.
Mediat kanë zbuluar detaje nga dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj kur ishte në polici për të dëshmuar nëse ka lidhje me vendimmarrjen e kontrollorëve për të braktisur vendin e punës, duke pezulluar kështu fluturimet në Rinas, pasi ishin zbuluar biseda që ai kishte kryer me ta. Nga ana tjetër, Sulaj ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre.
“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër bra ktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore./NOA.al
Zyrtari i lartë në Bashkinë e Durrësit Ardian Halili është shkarkuar nga detyra.
Halili mbante postin e drejtorit të IMT-së.
Ai është bashkëshorti i prokurores Rubiana Halili.
Në deklarimet e tij Halili ka bërë me dije se i është ndërprerë kontrata nga ana e Bashkisë, ndërkohë që nga ana tjetër Bashkia pohon se është vetë Halili i cili ka dhënë dorëheqjen . /NOA.al
Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.
Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.
“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurt vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër.
Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.
Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një lëshim.
I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar”, tha Rama. Ndërkohë, ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera.
Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se nga sot në orn 09:00 fillojë operimet në aeroportin e Rinasit.
Balluku thotë se pas grevës së Albcontrol dhe bllokimit të fluturimeve dhe gjithë hapësirës ajrore shqiptare, tashmë do të ketë një kthim në normalitet.
Fluturimet nga kjo orë do të jenë të hapura për gjithë shërbimet, ndërkohë që Rinasit tashmë po punon me kontrollorë turq dhe grekë.
STATUSI NGA BELINDA BALLUKU
📌 Duke filluar nga ora 🕒09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore 🇦🇱shqiptare kthehen në normalitet.
Fluturimet u ndërprenë për më shumë se 24 orë, ndërsa sot është ulur avioni i parë në aeroportin e Rinasit.
Sipas FlightRadar, mësohet se avioni i parë i ulur në pistës i përket kompanisë shqiptare edhe është nisur nga Stambolli.
Avioni i parë që u ul në pistën e Rinasit sot pasdite mësohet se solli sasinë e vaksinave të planifikuara kundër covid-19.
Mësohet po ashtu se disa nga kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror që bojkotuan punën janë zëvendësuar me turq.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur më herët gjatë ditës së sotme se kontrollorët do të zëvendësoheshin pasi ishin në negociata me vende të BE-së dhe Ballkanit.
Komiteti i Emergjencave Civile dha miratimin për zëvendësimin e tyre pasi kjo shkurton edhe procedurat e zëvendësimit e këtyre punonjësve.
Ndërkohë, tre nga kontrollorët që janë cilësuar si organizatorë të krizës, janë arrestuar dhe të shtunën pritet të dalin para gjykatës.
Urdhri i ndalimit u dha për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin, ndërsa 25 të tjerë pasi u morën në pyetje, u lanë më pas të lirë. /NOA.al
Në një njoftim të aeroportit të Rinasit thuhet se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
Njoftimi
Nesër në mëngjes rinisin fluturimet
Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.