Ish kryeministri Sali Berisha su lmoi sonte kryetarin aktual demokrat Lulzim Basha duke deklaruar se ai po sh katërron Partinë Demokratike dhe sovranitetin e saj.
Berisha tha në intervistë televizive para pak çastesh se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.
Ai tha se vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”.
“Basha më mori gjysmë ore para se ta shpallte. I thashë se unë e kuptoj që ka qenë bë pre sion të madh, por njeriu jep dhjetë herë dorëheqjen para se të marrë të tillë vendim. Sot PD është kthyer në një parti pa sovranitet dhe dor ëzohet e tëra”, tha deputeti demokrat.
Berisha tha po ashtu se PD është kthyer aktualisht në një parti satelite të Edi Ramës.
Për shkak të lobimit korr uptiv të Ramës dhe Sorosit, tha Z.Berisha, kreu demokrat Basha mori një vendim personal.
Berisha siguroi se edhe pse si deputet pa parti do të jetë në Parlament dhe tha se do të jetë më i motivuar se kurrë për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri.
“Me vendimin e tij të sotëm, Basha, për interesa të veta i ka dhënë god itjen më të rë ndë vendit, Partisë Demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri”.
Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të një be teje për ta rikthyer Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi siç tha ai, Basha ka zhd ukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.
Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrë zojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.
Kryetari demokrat Lulzim Basha njoftoi sonte se ka vendosur të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë që drejton.
“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, njoftoi Basha dhe shtoi:
“Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.
E PLOTË/ DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA
Të dashur bashkëqytetarë, Të dashur demokratë,
Kam patur fatin dhe përgjegjësinë e madhe që gjatë këtyre viteve të drejtoj Partinë Demokratike dhe të përballem me sfida, përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike e personale.
Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka, që në çdo vendim të kem si udhërrëfyes të vetëm interesin e Shqipërisë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptar, respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së çdo demokrati.
Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që Shqipërisë i është dashur, atë që demokratëve i është dashur.
Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë në përpjekjen tonë për të realizuar misionin për të cilin ka lindur Partia Demokratike, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, për të ecur përpara të bashkuar, drejt atyre vlerave dhe parimeve që na bëjnë partinë më proamerikane dhe më proeuropiane në Shqipëri dhe në Rajon.
Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës; autorit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtori i masa krës elektorale të 25 prillit;
njeriut që në këto 8 vite, për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian;
të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe Liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.
Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua, si Lulzim Basha, apo për çdo demokrat, Sali Berisha, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë.
Prandaj dhe që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.
Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.
Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lu fta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj dua ta përsëris se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Z. Berisha, i cili ka ndërmarrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke e kërkuar këtë transparencë edhe në rrugë gjyqësore.
Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nga ana ime prej dy muajsh e gjysëm kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje.
Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.
Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë.
Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë.
Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.
Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korru psioni 8 vjeçar i Edi Ramës.
Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo.
Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon a spak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike.
Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.
Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.
Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë.
Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa.
Një tjetër infermiere 31-vjeçare ka hu mbur jetën në Kosovë si pasojë e infektimit nga COVID-19. Lajmin e nd arjes së parakohshme nga jeta të Doruntina Thaçi-Morina nga Drenasi e ka dhënë Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një telegrami ngus hëllimi.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Telegram ngu shëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngu shëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdi q në moshën 31 vjeçare.
Vd ekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngus hëllimet më të thella.
Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shp ërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen se kjo është një tra gjedi shumë e rë ndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.
“Mbrëmë kemi parë një tr agjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hul umtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zja rrfikësit, pol icinë.
Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të dje gura z jarrfikësit ishin në vendngj arje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpë tojmë, por ata që kanë sh pëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasë fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”, u shpreh një dë shmitar okular.
Ndërkohë, një tjetër dë shmitar he dh dy shime se zj arri ka qenë i qëlli mshëm, duke pasë parasysh se kohë më parë persona të panjohur te ntuan t’i d ëmtojnë gypat e oksigjenit.
“Jam jashtëzakonisht i shq etësuar. Kjo nuk përshkruhet me fjalë dhe mendoj mos është e që llimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e nje rëzishme. Se njëherë gypat i pre në për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, u shpreh një tjetër dë shmitar.
LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË
Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030🇦🇱 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria😍
https://www.holbertonschool.com/
Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë💻👫🧍🏻♂️👩💻🧍🏽♀️👨🏻💻📲⌨️
#skakohëpërpushim🏃🏻♂️ 🏃🏻♀️🏃🏻🚶🏾
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vr asjës së dy fishtë në Pejë. Kurti ka thënë se kjo është ngjarje tro nditëse ku sipas konfirmimit nga pol icia vi ktima janë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Ai i ka shprehur ngu shëllime familjeve të të vra rëve, ndërsa ka ftuar organet e rendit që me seriozitet të lartë të zba rdhin rastin.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Sonte u tr onditëm nga ngjarja e rë ndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas ko nfirmimit zyrtar të Po licisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vr arë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
U shpreh ngu shëllimet më të sinqerta familjeve të vik timave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhi mbjen e tyre për këtë hu mbje kaq tr agjike.
Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vr asje të dy fishtë”, përfundon mesazhi i Kurtit.
Kryetari i Bashkisë Vlorë Z.Dritan Leli shpreh ngu shëllime për familiarët e pacientëve që hu mben jeten në tr agjedinë që përfshiu spitalin e Tetovës.
‘Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj që të lën duarit të gjejnë forcën ta kalojnë këtë ngjarje të rë ndë që na i mori fjalët’ – shkruan Leli në statusin ngushëllues në rrjetin social facebook.
Dritan Leli:
‘Ngu shëllime të gjithë familjarëve që hu mbën mbrëmë të dashurit, mjekë e pacientë, në tra gjedinë që përfshiu spitalin e Tetovës. Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj që të lë nduarit të gjejnë forcën ta kalojnë këtë ngjarje të rë ndë që na i mori fjalët! Hu mbje të këtyre përmasave kërkojnë mbështetjen e të gjithëve edhe pse nuk mund të kapë rcehen asnjëherë.’
/orikuminews