[sgmb id=”1″]Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë Vlorë, pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë ,duke marrë ndihmë mjekësore. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP Vlorë. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes
I ftuar në Top Story-n e kësaj të hëne, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike. “Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, tha Bushati.
Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër.
“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, deklaroi Bushati.
Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas. “Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate”, tha ai./
Sot është “1 Maji” i cili njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Që nga koha që “1 Maji” është shpallur si dita botërore e punëtorëve, ajo përkujtohet me protesta dhe manifestime duke kërkuar më shumë kushte dhe të drejta. Në Shqipëri, kjo ditë është festë zyrtare. Gjatë periudhës së komunizmit ajo kujtohej me parada, ekskursione etj. Në atë kohë “klasa punëtore ishte në fuqi” dhe sipas udhëheqjes së diktaturës, nuk kishte arsye të protestonte por vetëm të festonte. Por çudia më e madhe është se 1 Maji edhe pas kalimit të vendit në sistemin kapitalist në fillim të viteve 90-të, në Shqipëri vazhdon të konsiderohet si një ditë dëfrimi.
Ndryshe nga gjithë vendet e botës ku punëtorët nëpërmjet sindikatave e shfrytëzojnë ditën e tyre, për të protestuar dhe kërkuar më shumë kushte e paga për veten, në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. Madje kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me biznesmenë italianë arriti deri aty, sa që ti ftonte të investonin në Shqipëri, sepse (u mburr ai) jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi sindikata!!
Kjo ditë u inaugurua si e tillë nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, por “çuditërisht” në Shqipëri vendi ku pikërisht më së shumti nuk ka vende pune, ku pagesat janë më të ulëtat në Europë dhe shumica e punëtorëve nuk janë të siguruar, `1 Maji` quhet “festë”. Shqipëria mund të konsiderohet si vendi më absurd në botë veçanërisht për “1 Majin”. E ka festë zyrtare ditën e punëtorëve, por nuk ka sindikata që ti mbrojnë ata. Në botë protestojnë për paga më të larta, më pak ditë punë në javë, kurse në Shqipëri nuk ngrihen as për mungesën totale të vendeve të punës. Në të gjitha qytet e Europës dhe në SHBA ku paga minimale mujore e një punëtori është gati sa ajo që një homolog shqiptar merr në gjysmën e vitit, qindra mijëra e shfrytëzojnë këtë ditë për të mbushur rrugët dhe sheshet në protesta që nuk ngjajnë aspak me festat, por ndodh që edhe e ndezin flakë. Në Shqipëri ku punëtorët janë më të pambrojturit dhe të shfrytëzuarit deri në skllavëri, për “1 Majin” vishen bukur dhe dalin xhiro nga parku apo liqeni artificial në Tiranë.
Festa e 1 Majit, apo Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe vetëm si e tillë e ka kuptimin. Kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos në vitin 1886 e cila përfundoi me gjak,
Por historia e ditës së punëtorëve fillon më herët se sa ai vit; “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, ishte parulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855-n e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre dhe jot ë festonin siç ndodh në Shqipërinë absurde.
Nga Kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ata që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate kanë qenë padyshim organizatat e punëtorëve amerikanë. Në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh.
Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane. Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 Maji i vitit 1886 ra ditë e shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve (punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre.
Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë prove, tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i caktuar si ditë për punëtorët me shumë dëshmorë e gjak u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës dhe të drejtave të punëtorëve. Më 20 korrik 1889 Kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima.
Vetëm në gusht të vitit 1891, Kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të kremtohej përgjithmonë e në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin së bashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”. Sot, pas 126 vjitesh, 1 Maji kujtohet në mbarë botën me protesta si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve dhe kërkimit të të drejtave të tyre me çdo kusht. Ky është “1 Maji” nëpër botë; I arritur me jetë e gjak punëtorësh.
Në Shqipëri ku kryeministri Rama e quan arritje të madhe dhe krenari mungesën e sindikatave, punëtorët dhe të papunët pasi bëjnë një xhiro me “rroba të mira”, shqetësimin më të madh kanë emrat në listat e PS-së…Ky është “1 Maji” qesharak shqiptarë.
Sot me punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë në OSHEE gjatë punës për remontin e linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit te Kongreseve, një nyje kyçe e rrjetit të Tiranës e ndërtuar në vitin 1984 dhe ku s’është vënë dorë për aq shumë vite. Falë rezultateve të reformës në energji dhe kontributit të përbashkët të qytetarëve, kemi filluar investime të mëdha për të rilindur një pjesë të madhe të rrjetit që ka mbetur pa asnjë investim nga koha e elektrifikimit.
Falë refomës në energji që bëri të mundur transformimin e OSHEE nga një gropë e financave publike në kontributore me të ardhura në buxhetin e shtetit, sot për të gjitha familjet në nevojë, kompensojmë plotësisht të gjithë diferencën pas heqjes së fashës mbrojtëse, në vlerën e 19 milionë dollarëve në vit.
Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, për të gjithë ata që kanë vijuar të paguajnë rregullisht detyrimet e prapambetura.
Akoma më shumë mbetet për të bërë. Kompania duhet të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë. Dhe transformimin e këtyre 3 viteve nga një ushtri militantësh në një kompani moderne duhet ta vijojë më tej akoma më shumë, për të qenë një nga krenaritë e mëdha të sipërmarrjes shqiptare.
Pas 23 viteve në burg, vrasësi professional kolumbian ka vendosur që të “lehtësojë shpirtin e tij” duke pranuar se i ka vrarë 250 njerëz. Tani ai është bloger në youtube dhe ka më shumë se 250.000 ndjekës. Gjithashtu historia e tij e përgjakshme është bërë libër, film etj.
“Unë jam vrasës profesionist, vras njerëz për para. Gjithashtu kam vrarë shumë njerëz për shkak të dashurisë dhe respektit që kam për Pablo Escobar’in” thotë John Jairo Belasquez i njohur si Popey, vrasësi i paguar i trafikantëve më të famshëm të drogës në botë.
Pablo Escobar është përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve. Megjithatë, Escobar ende adhurohet nga populli i Kolumbisë për shkak se ai i ndihmoi shumë familje financiarisht.
Karteli i Pablo Escobarit ka vrarë 540 policë dhe ka plagosur 800 prej tyre. Ky kartel në vitin 1989 ka vënë një bombë në aeroplanin ku kishte pasagjerë të shumtë, me target për të vrarë presidentin e atëhershëm Cesar Gaviria. Por, Gaviria nuk udhëtoi me këtë aeroplan dhe kështu e pësuan vdekjen 107 njerëz të thjeshtë!
Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…
Gjykatat në vendet e BE-së kanë rrëzuar në masivitet kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin 2016.
Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.
Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2016 ishin qytetarë të Sirisë me 405,600 persona ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së), pasuar nga qytetarët e Irakut (65 800 ose 9%) dhe ata të Afganistanit (61 800, ose 9%).
Numri i vendimeve që u japin statusin e mbrojtjes sirianëve është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015. Shumica e vendimeve i takojnë Gjermanisë.
Në vitin 2016 u dhanë mbi 1,1 milionë vendime në Shkallën e Parë për aplikimet për azil që u bënë në Shtetet Anëtare të BE-së, raporton “Monitor”.
Përqindja e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 61% për Shkallën e Parë në BE. Për vendimet përfundimtare në Apel, shkalla e njohjes ishte 17%.
Numri më i madh i personave me status të mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (445 210 ose trefish krahasuar me 2015), pasuar nga Suedia (69 350 ose dyfishi i vitit 2015), Italia (35 450 ose 20% më shumë se me 2015), Franca (35 170, ose + 35%), Austria (31 750, ose 79%) dhe Holanda (21 825, ose + 28%).
Nga të gjithë personat, të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes në vitin 2016 në BE, 389,670 personave iu është dhënë statusi refugjat, për 263,55 raste është dhënë mbrojtje shtesë dhe për 56,970 persona autorizime për të qëndruar.
Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë, azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete.
Kosova ka pasur një përqindje më të lartë pranimi, në 4.9%.
Nga viti në vit, numri i aplikantëve për lotarinë amerikane shtohet gjithnjë e më shumë. Këtë vit, afro 200 mijë shqiptarë presin përgjigjet e lotarisë, rezultatet e së cilës dalin duke filluar që nesër.
SI TA KONTRROLLONI QE KENI FITUAR:
Sipas gazetës “Shekulli”, shpallja e fituesve të lotarisë amerikane nis në orën 18:00. Aplikantët duhet të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve me e-mail. Udhëzimin e plotë e ka bërë publik edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë vit nuk do ketë njoftime personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.
Vetë Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes kontrollit të statusit të të regjistruarëve, duke filluar nga 2 maji i 2017-ës deri më 30 qershor të 2018-ës, në faqen e internetit: dvlottery.state.gov.
Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit (nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018).
“Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017.”-theksohet në njoftimin e ambasadës. Po ashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV2017, mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. E rëndësishme është që të rikontrollohen me kujdes të dhënat.