Loading...

Shifra rekord, ja sa shqiptarë morën përgjigje negative për azil!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…

Gjykatat në vendet e BE-së kanë rrëzuar në masivitet kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin 2016.

Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.

Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2016 ishin qytetarë të Sirisë me 405,600 persona ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së), pasuar nga qytetarët e Irakut (65 800 ose 9%) dhe ata të Afganistanit (61 800, ose 9%).

Numri i vendimeve që u japin statusin e mbrojtjes sirianëve është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015. Shumica e vendimeve i takojnë Gjermanisë.

Në vitin 2016 u dhanë mbi 1,1 milionë vendime në Shkallën e Parë për aplikimet për azil që u bënë në Shtetet Anëtare të BE-së, raporton “Monitor”.

Përqindja e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 61% për Shkallën e Parë në BE. Për vendimet përfundimtare në Apel, shkalla e njohjes ishte 17%.

Numri më i madh i personave me status të mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (445 210 ose trefish krahasuar me 2015), pasuar nga Suedia (69 350 ose dyfishi i vitit 2015), Italia (35 450 ose 20% më shumë se me 2015), Franca (35 170, ose + 35%), Austria (31 750, ose 79%) dhe Holanda (21 825, ose + 28%).

Nga të gjithë personat, të cilëve u është dhënë statusi i mbrojtjes në vitin 2016 në BE, 389,670 personave iu është dhënë statusi refugjat, për 263,55 raste është dhënë mbrojtje shtesë dhe për 56,970 persona autorizime për të qëndruar.

Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë, azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete.

Kosova ka pasur një përqindje më të lartë pranimi, në 4.9%.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com