Loading...

Rezultatet e lotarisë amerikane: Ja si do të bëhet seleksionimi!

[sgmb id=”1″]

Nga viti në vit, numri i aplikantëve për lotarinë amerikane shtohet gjithnjë e më shumë. Këtë vit, afro 200 mijë shqiptarë presin përgjigjet e lotarisë, rezultatet e së cilës dalin duke filluar që nesër.

SI TA KONTRROLLONI QE KENI FITUAR:

Sipas gazetës “Shekulli”, shpallja e fituesve të lotarisë amerikane nis në orën 18:00. Aplikantët duhet të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve me e-mail. Udhëzimin e plotë e ka bërë publik edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë vit nuk do ketë njoftime personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Vetë Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes kontrollit të statusit të të regjistruarëve, duke filluar nga 2 maji i 2017-ës deri më 30 qershor të 2018-ës, në faqen e internetit: dvlottery.state.gov.

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV­2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit (nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018).

“Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017.”-theksohet në njoftimin e ambasadës. Po ashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV­2017, mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. E rëndësishme është që të rikontrollohen me kujdes të dhënat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com