Kuriozitete

Letra e të dënuarit që tronditi të gjithë në sallën e gjyqit

Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër.
“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?

Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?

I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja, kopjova në provim… dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.

Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.

Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel
Doja t’ju kujtoj se:
Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë”.

Letra e të dënuarit që tronditi të gjithë në sallën e gjyqit Read More »

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?!

Dashi

Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që të arrini disa konkluzione të kënaqshme në vendin e punës. Sigurisht nuk do të mungojnë tensionet dhe ngacmimet me kolegët, por nëse do të tregoheni sa më diplomatë do të adoptoni një strategji mjaft efikase për të arritur objektivat tuaja.

Demi 

Do të nisë një ditë mjaft statike, e cila sjell me vete edhe disa rreziqe të sferës ekonomike. Por një investim i mirë, mund të sjellë një sërë avantazhesh për projektet tuaja të së ardhmes. Kjo e mërkurë do ju gjejë disi të lodhur dhe ndoshta do të jeni në kërkim të stimujve të rinj emocionalë.

Binjakët

Këshillohet që të jeni më të sinqertë sidomos në çështjet e ndjenjave. Nëse jeni në dilemë mes dy lidhjeve, mos merrni vendim pa u qartësuar mirë. Në vendin e punës, duhet të jeni më të kujdesshëm.

Gaforrja

Po planifikoni aktivitete të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft interesante për aktualitetin tuaj profesional. Kursejini energjitë tuaja, për angazhime më të rëndësishme, ose në të kundërt fundi i ditës do ju gjejë të shkatërruar.

Luani

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta kaloni bashke me gjithë ata që ju bëjnë të ndiheni rehat. Në dashuri duhet të jeni sa më kurajozë. Gjeni një person që të dijë të vlerësojë edhe anën më të ndjeshme të karakterit tuaj.

Virgjëresha

Ky është një moment shumë i mirë për ti treguar partnerit/es, edhe anën tuaj më emocionale. Kjo hapje do ju lejojë që të forconi raportin tuaj dhe të gjeni një intensitet të ri. Në vendin e punës duhet të jeni sa më karizmatik, por kujdes ndaj ndonjë shpenzimi të rrezikshëm.

Peshorja

Kjo është një periudhë ideale për të forcuar pozitën tuaj në sferën profesionale. Këshillohet që të mos ndaleni përballë pengesave të ndryshme, me të cilat do të përballeni në rrugë, shkruan noa.al. Intuita e mirë do të sjellë rezultate të mëdha.

Akrepi

Kjo e mërkurë parashikon konfirmime të rëndësishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës. Një projekt i ri do të aprovohet pa problem dhe një histori e re mund të jetë më se e frytshme. Duhet të jeni përgatitur për të bërë një ballafaqim në familje.

Shigjetari

Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese. Do të ndjeni nevojën për tu karikuar me energji dhe kjo ndoshta për shkak se gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft romantike.

Ujori

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur interesin në disa çështje të së kaluarës suaj, të cilat për një sërë arsyesh i keni lënë pas dore. Mundohuni të mos humbni kohë me diskutime të kota, lidhur me negociata që janë në vijim.

Peshqit

Përballja me familjen tuaj ose partnerin/en, nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos nëse në qendër të diskutimit është një çështje burokratike ose ekonomike. Këshillohet që të jeni sa më diplomatë dhe të mos shfaqeni shumë agresivë.

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?! Read More »

Çudia/”Gruaja gjen një breshkë të ngordhur në vaginë”

Në Spanjë, një grua gjeti një breshkë… të ngordhur… në vaginë. Dhe më e bukura, s’ia ka idenë si përfundoi aty.
Britanikja, që me të drejtë kërkoi të mbetej anonime, jeton në ishullin e Terenifes, në Spanjë. Kur filloi të ndjente dhimbje në gjenitale, iu drejtua menjëherë spitalit El Mojon.

Sipas gazetës vendase El Día, pasi e ekzaminuan, doktorët zbuluan një breshkë të ngordhur në vaginën e saj, që rezultoi në një infeksion serioz.Mjekët njoftuan policinë, të shqetësuar për mënyrën si kafsha përfundoi në vaginën e gruas dhe për të qartësuar në kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Gruaja vendosi të mos e hetojë incidentin. Ajo u tha mjekëve se filloi të ndihej çuditshëm pas një feste me disa miq, dy ditë më herët.
Është ende e paqartë sa e madhe ishte breshka, apo ç’lloj specieje.
Një oficer i policisë lokale e konfirmoi incidentin për TheLocal: “Incidenti ndodhi dhe raportimet janë të vërteta. Gruaja nuk e di se si reptili përfundoi aty ku përfundoi dhe as ne po ashtu.”

Burimi: The Cut”/Anabel

Çudia/”Gruaja gjen një breshkë të ngordhur në vaginë” Read More »

3 shenjat e Horoskopit që u ndryshon krejt jeta këtë vjeshtë

Ne po dalim nga një sezon eklipsesh dhe ndoshta po përjetoni ndryshime që duket fat i keq. Megjithatë, një pjesë e dramës do të zhduket dhe gjithë kaosi do të zhduket. Së shpejti, bota juaj do të fillojë të ketë kuptim:

Luani/ Sezoni i Luanëve nuk kishte saktësisht eksperienca relaksuese dhe luksoze që ata kishin pritur. Presioni i universit ishte i vërtetë dhe me Merkurin reaksionar dhe eklipsin e pjesshëm diellor në shtëpinë e tij të parë të karakterit, është e qartë se kozmosi do që kthimi i tij diellor të jetë i rëndësishëm. Ju jeni gati për të humbur shkëputjen e jetës tuaj dhe ta zëvendësoni atë me diçka shumë më interesante.

Tani që këto ngjarje delikate po mbarojnë, do të jeni në gjendje të përjetoni sezonin e Luanëve që prisni. Ju do të jeni krejtësisht të dashuruar me gjithçka rreth personit që po bëheni dhe të ngazëllyer për të ardhmen.

Peshorja/ Me Venusin, planetin tuaj mbizotërues, ai vazhdon të përhapë vibracione të bukura dhe romantike. Ju shikoni mundësi, dashuri dhe poezi në çdo cep, duke u ndier aq i lumtur sa jeni gjallë.

Edhe pse eklips i pjesshëm diellor mund të ketë shkaktuar konfuzion në shtëpinë e njëmbëdhjetë të komunitetit tuaj, ndoshta duke krijuar ose shkatërruar miqësi, ju do të keni besim në çfarë rezervon e ardhmja, sepse ju e dini se ku jeni duke shkuar dhe me këdo që ju shkoni atje, ju e dini se është e vlefshme gjithçka. Ndërkohë, jini të qetë në rrugën tuaj, e cila tani është më e fuqishme seç ka qenë në të kaluarën.

Shigjetari/ Tani që Merkuri në retrogradë është duke përfunduar në shtëpinë tuaj të nëntë të zgjerimit dhe të filozofisë, nuk ka asgjë për t’ju ndaluar të eksploroni më të mëdhenjtë në të gjithë lavdinë e saj. Ju jeni aventurieri i zodiakut, personi në të cilin të gjithë mund të llogarisin të kenë guximin të provojnë diçka të re ose të udhëtojnë në vende ekzotike.

Kur shtëpia juaj mbizotëruese astrologjike udhëhiqet nga dielli dhe Merkuri (pa u kthyer prapa, natyrisht), mund të ndjesh krahët që do të të çojnë në qiell. Tani është koha për të dalë dhe të jeni më i guximshëm dhe pa komplikime. Ushqeni oreksin tuaj të pangopur për njohuri dhe përvojë. Pjesa tjetër e botës ju admiron për këtë.

3 shenjat e Horoskopit që u ndryshon krejt jeta këtë vjeshtë Read More »

Si do të nisë java juaj, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Dashi
Mbrëmja juaj do të shënohet me emocione të përziera të cilat mund t’ju mbajnë të tensionuar. Por nuk duhet të shqetësoheni shumë, pasi mbremja do të jetë argëtuese. Përmirësimi i financave është i sigurt.

Demi
Tregohuni i kujdesshëm për shëndetin, sidomos nëse keni probleme me tensionin. Marrëdhënia juaj romantike nuk do të jetë në momentet më të mira. Disa kërkesa të partnerit mund t’ju shtojnë nivelin e stresit.

Binjaket
Shmangni konfliktet pasi mund të përkeqësojnë shëndetin tuaj. Ju do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga partneri. Nëse i kushtoni më shumë kohe dëshirave tuaja do të ndiheni i lumtur.

Gaforrja
Nuk është një ditë shumë e mirë për të udhëtuar. Megjithatë mbremja do të jetë shume e qetë duke ju bërë të hidhni pas krahëve momentet e tensionit, veçanërisht në punë.

Luani
Kaloni më shumë kohë me miq të ngushtë për t’u çlodhur. Mos shpenzoni shumë për të bërë përshtypje të tjerëve. I dashuri juaj do të kërkojë më shumë përkushtim nga ju. Përpiquni të shmangni përplasjt me partnerin.

Virgjeresha
Mund të merreni me aktivitet sportiv i cili do të ruajë aftësinë tuaj fizike. dhe mendore. Investimet duhet të bëhen me një perspektivë afatgjatë. Sot dikush nuk do t’ju thotë gjithë të vërtetën.

Peshorja
Vitaliteti juaj i ulët do të veprojë si helm kronik në sistemin shëndetësor. Është më mirë të mbani veten të angazhuar në ndonjë punë krijuese. Është më mirë të jesh i kujdesshëm për të ardhmen tënde sesa të shqetësohemi për të.

Akrepi
Kjo është dita e përkryer për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve pa shumë lodhje. Planetet do t’ju sjellin shumë arsye për t’u kënaqur sot. Ju mund të keni mjaft kohë sot, por mos i humbni momentet tuaja të çmuara duke ndërtuar kështjella në ajër.

Shigjetari
Ju do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë. Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet duke ju siguruar më shumë të ardhura. Pasditja me miqtë do të ishte një alternativë pikante.

Bricjapi
Përdorni idetë tuaja inovative për të bërë më shumë para. Mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore. Gjeni kohë nga orari juaj i ngarkuar dhe dilni për të marrë pjesë në një festë familjare.

Ujori
Shëndeti do të jetë i përsosur sot. Natyra juaj konkuruese do t’ju mundësojë të fitoni ndonjë konkurs. Pas shumë kohësh, mund të jeni në gjendje të plotësoni dëshirë për më shumë qetësi në romancë.

Peshqit
Përpiquni të përmirësoni shëndetin tuaj dhe personalitetin e përgjithshëm për një jetë më të mirë. Parashikohet të përjetoni ditën më të mirë të jetës suaj në çift. Edhe nga ana shpirtërore do të ndiheni i plotësuar.

Si do të nisë java juaj, njihuni me parashikimin e yjeve për sot Read More »

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të shtatorit, Paolo Fox paralajmëron këtë shenjë për “ters”

Dashi
Bëni shumë kujdes me mënyrën si shpreheni këtë javë. Zgjidhini me kujdes fjalët dhe mos veproni me instinkt. Vetëm kështu do të arrini të shpëtoni një lidhje si në aspektin personal edhe në atë personal. Pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit jua bën të vështirë komunikimin me të tjerët. Ditët me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, sepse edhe Hëna do të kthehet nga shenja juaj.
Demi

Këtë javë nuk do ta keni mbështetjen e Venusit dhe problemet e zemrës do t’ju thithin të gjitha energjitë. Strategjia më e mirë për të rifituar qetësinë do të ishte që gjërat e rëndësishme t’i lini për të premten dhe të shtunën, sepse do ta keni Hënën në shenjë. Përfitoni që gjatë atyre ditëve të organizoni diçka me partnerin, të shkoni diku ku mund të jeni të qetë, larg problemeve të përditshme dhe të bëni me të biseda të sinqerta.

Binjakët
Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna është në pozicion të pafavorshëm. Por, të martën, të mërkurën dhe të enjten gjendja do të përmirësohet dhe do t’ju kthehet sërish humori. Mërkuri do t’ju favorizojë që të keni sukses si në jetën personale edhe në atë profesionale. Të dielën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju mund të merrni një lajm të mirë.

Gaforrja
Me Venusin në shenjën tuaj, do të arrini të thyeni shumë zemra. Ata që kanë një marrëdhënie të konsoliduar do të përjetojnë një moment të veçantë në aspektin sentimental. Situata nuk do të jetë po kaq e mbarë në aspektin profesional, sepse Mërkuri nuk ju favorizon dhe do të hasni vështirësi , sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në fundjavë, përkatësisht të premten dhe të shtunën, gjendja do të përmirësohet.

Luani
Për fat të keq, marrëdhënia me partnerin vazhdon të mos jetë në rrugë të mbarë. Venusi në pozicion të pafavorshëm e bën situatën edhe më të nderë, aq sa do të ndieni dëshirën që të rrini vetëm. Ndërsa Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë që të keni takime dhe të reja interesante, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të premten dhe të shtunën do të ndiheni disi nervozë.

Virgjëresha
Të hënën atmosfera do të jetë paksa e nderë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe ju do të jeni në humor të keq. Do t’ju duhet të prisni fundjavën që të rifitoni energjitë e humbura. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin e ndjenjave, sepse Venusi është në anën tuaj. Edhe nëse do të keni momente acarimi me partnerin, do të arrini ta gjeni sërish qetësinë në çift.

Peshorja
Me Mërkurin në shenjë, gjithçka mund të ndodhë. Ju presin të papritura, sidomos në aspektin profesional. Do të jeni gjithmonë në avantazh. Bëni vetëm kujdes që të mos lodheni së tepërmi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten, që mund të rezultojnë ditë stresuese. Vajzat që janë beqare këshillohet që t’i mbajnë sytë hapur, sepse në fundjavë parashikohet të kenë takime interesante.

Akrepi
Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj edhe për këtë javë, do t’ju dhurojë dashuri, pasion dhe ndjenja të zjarrta. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, sidomos në fillim të javës. Në fundjavë, Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të krijohen tensione dhe që të ndiheni në humor të keq. Nëse do të lini një takim të rëndësishëm, shtyjeni më mirë për të dielën.

Shigjetari
Keni shumë projekte në kokë, por nuk jeni të përqendruar askund në veçanti. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të përqendroheni dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Kësisoj do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt se më parë. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat dhe do t’ju hapen shumë dyer. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Bricjapi
Në këtë periudhë gjërat nuk po ecin dhe aq mbarë në aspektin profesional. Përgjegjës për këtë është Mërkuri, i cili është vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe jua ndërlikon raportin me shefat dhe kolegët, duke ju krijuar pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjendja do të ndryshojë. Kushtojini rëndësi ndjenjave, sepse me Venusin në shenjë gjithçka në aspektin sentimental do të shkojë mirë.

Ujori
Ju pret një javë e mbushur me risi, gjatë së cilës do të keni raste të shumta për sukses. Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju favorizojë për takime interesante. Për fat të keq, këtë javë Venusin nuk do ta keni aleat, duke ju krijuar kësisoj ndërlikime dhe tensione në aspektin sentimental. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara me Hënën në shenjë. E premtja dhe e shtuna nuk do të rezultojnë pozitive.

Peshqit
Këtë javë do të ndërgjegjësoheni për faktin se keni në krah një njeri të veçantë, të cilin ndoshta e keni nënvlerësuar ose e keni lënë pas dore. E premtja dhe e shtuna do të jenë të mbushura me emocione dhe për ndonjërin prej jush edhe drithëruese, sipas Living. E hëna do të jetë një ditë e mbarë, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të merrni përgjigjet pohuese që i prisnit prej kohësh.

Parashikimi i yjeve për javën e fundit të shtatorit, Paolo Fox paralajmëron këtë shenjë për “ters” Read More »

Nuk lidhet me besëtytnitë, ja kuptimi që ka formimin i “M” në dorën tuaj

Gërma “M” ka qenë gjithmonë e lidhur me një intuitë të mirë. Shumë njerëz në mbarë botën besojnë se linjat në pëllëmbët tona mund të zbulojnë shumë për personalitetin tonë dhe mund të ndihmojnë për të parashikuar edhe të ardhmen.Tani besohet se ata që kanë shkronjën “M” në pëllëmbën e tyre janë me të vërtetë të bekuar.

Gërma M gjendet tek vija kryesore në pëllëmbën tuaj, të cilat njihen si zemra, koka dhe linjat e jetës.1

Po ju a keni një gërmë “M” në dorën tuaj?

Atëherë ju jeni me të vërtetë me fat! Jeni shumë të talentuar, intuitivë dhe me iniciativë. Ju mendoni se ndershmëria është politika më e mirë dhe e urreni gënjeshtrën.

Burrat dhe gratë me shkronjën M në pëllëmbë janë mjaft intuitivë dhe kanë tendencë të jenë gjyqtarë të mëdhenj të karakterit. Gratë thuhet se janë paksa më intuitive sesa gjinia e kundërt.

Njerëzit me këtë shenjë të veçantë janë gjithashtu shumë të guximshëm, nuk largohen nga sfidat dhe përfitojnë menjëherë nga mundësitë e reja.

Besohet se shumë njerëz të mirënjohur, siç janë profetët dhe udhëheqësit e mëdhenj, ishin njerëz me gërmën “M” në dorë.

Nuk lidhet me besëtytnitë, ja kuptimi që ka formimin i “M” në dorën tuaj Read More »

15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fakti se konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam tashmë dihet, por pikat e mëposhtme shpjegojnë arsyet dhe aspektet e këtij ndalimi.

Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar apo dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.
Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.

Kur hahet mish lope apo mish dreri, ai merr 8 deri në 9 orë për t’u tretur në trupin tonë, kështu që toksinat kanë gjithë kohën e mundshme që të filtrohen nga mëlçia. Por kur hahet mishi i derrit ai do vetëm 4 orë të tretet. Ne kështu mund të marrim një nivel shumë më të lartë të toksinave brenda një kohe të shkurtër.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, një derr nuk djersin. Djersa është një prodhim me të cilin hiqen toksinat nga trupi. Ngaqë një derr nuk djersin, toksinat mbeten brenda trupit të tij dhe në mish.
Derrat dhe gicat janë aq helmues, sa që është shumë e vështirë që mund t’i vrasësh me strikninë apo helme të tjera.

Fermerët i përdorin derrat për të gjuajtur gjarpërinjtë, pasi derrat i hanë gjarpërinjtë dhe, në qoftë se kafshohet nga zvarraniku ata nuk dëmtohen prej helmit të tij.
Kur theret një derr krimbat dhe insektet i turren mishin të tij më shpejt se mishit të kafshës tjetër. Në disa ditë mishi i derrit mbushet plot me krimba.

Derrat kanë duzina parazitësh brenda tyre. Nuk ka temperaturë sigurie në të cilën duhet të zihet mishi i derrit. Kjo për të siguruar ngordhjen e parazitëve.

Mishi i derrit ka dy herë më shumë yndyrë se viçi. Një copë bërxollë viçi përmban 8.5 gram yndyrë, ndërsa bifteku i derrit përmban 18 gram yndyrë. Një brinjë viçi brinjë ka 11.1 gram yndyrë, ndërsa një brinjë derri brinjë ka 23.2 gram yndyrë.

Lopët kanë një sistem kompleks që ndihmon tretjen e ushqimit me katër stomakë. Ajo në këtë mënyrë merr më shumë se 24 orë për të tretur dietën e tyre vegjetariane dhe kështu ka kohë që ushqimi të pastrohet nga toksina. Në të kundërt, stomaku i derrit merr vetëm rreth 4 orë për të tretur dietën e tij të gjithfarëllojshme, duke i kthyer toksinat e ushqimit në mish.

Derri mbart rreth 30 sëmundje të cilat lehtësisht mund të kalojnë tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse Zoti ka urdhëruar mosprekjen e trupave të tyre.

Krimbat e derrit janë mikroskopike, dhe një herë prekje e tyre mund të paraqesin probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit. Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës. Simptomat nganjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, MS, meningjiti, problem në fshikëzën e tëmthit, ose alkoolizmi akut.

Derri është aq i pisët, sa Krijuesi i ka përgatitur atij një linjë kanalizimi poshtë çdo këmbe me një dalje në pjesën e poshtme të këmbës. Nga kjo vrimë papastërtitë nuk mund të kalojë shpejt dhe mjaftueshëm. Një pjesë të kësaj papastërtie e merr dhe mishi i derrit.

Sipas ligjit hebre, derri është një nga një ushqimet e ndaluara (jo-kosh). Në mënyrë që mishi të jetë “kosh” duhet të vijë së pari nga një kafshët ripërtypëse dhe t’i kenë të ndara thundrat si: lopë, dele, dhi, apo dre. Ndërsa devetë dhe derrat nuk janë “kosh”.

Kur’ani, libri i shenjtë i myslimanëve gjithashtu ndalon konsumimin e mishit të derrit, për 14-të ose më shumë arsyet e mësipërme.

15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit Read More »