Kuriozitete

Këto janë këpucët më të shtrenjta në botë

Harrojeni këpucën e kristaltë të Hirushes, këpucët më të kërkuara nga femrat janë prej ari diamanti dhe kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.

Këto këpucë u prezantuan në një hotel me shtatë yje në Dubai. Në këtë event ishin të pranishëm rreth 50 të ftuar të zgjedhur nga llogaria e tyre bankare.

“Ne donim të krijonim në palë këpucë vërtetë unike”- tha në prezantimin e tyre, Maria Majari bashkëthemeluesja e “Jada Dubai” që realizoi këto këpucë mjaft të veçanta.

Sipas The Sun titullin këpucët më të shtrenjta në botë e mbanin një palë këpucë më taka të holla që i kishte realizuar Debbie Wingham për të bijën e një manjati nga Lindja e Mesme. Ato këpucë vlenin “vetëm” 14 milionë dollarë dhe tashmë në vend të parë qëndrojnë këpucët e prej ari e diamanti që vlejnë 17 milionë dollarë.

Këto janë këpucët më të shtrenjta në botë Read More »

Si do jetë kjo e premte për ju? Njihuni me parashikimin e yjeve për çdo shenjë

Dashi
Sot do të ndiheni plot energji pozitive, çfarë do t’ju sjellë një atmosferë shumë të këndshme. Do të kaloni një ditë pasionante me partnerin/partneren tuaj. Megjithatë, bëni kujdes të mos tregoheni shumë kërkues ndaj tij/saj, pasi mund të shkaktoni probleme.

Demi
Ardhja e një vizitori surprizë do t’ju sjellë ndjenja të ndryshme. Nga njëra anë, mund të gëzoheni pasi do të rinisni marrëdhënien me të, por nga ana tjetër, duke qenë se nuk prisnit dikë, mund t’ju shkaktojë shumë punë. Bëni mirë të ndihmoni të tjerët duke u treguar bashkëpunues.

Binjakët
Sot do të ndiheni të pakënaqur nga ana financiare dhe për këtë arsye nuk do të keni mundësi të realizoni planet tuaja. Përpiquni t’i zgjidhni vetë problemet, pa kërkuar ndihmën e të tjerëve.

Gaforrja
Dikush pranë jush ju ka gënjyer së fundmi dhe sot do ta zbuloni. Kjo do t’ju bëjë të dyshoni ndaj çdo fjale që do ju thonë të tjerët. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të mendoni për diçka të këndshme.

Luani
Do të kaloni një ditë shumë të bukur. Do t’ju duket sikur po përjetoni një përrallë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush. Ka gjasa t’ju anulohet një plan, por mos u shqetësoni, sepse do të ketë aktivitete të tjera gjatë ditës, të cilat do t’jua shmangin vëmendjen nga plani i mëparshëm.

Virgjëresha
Sot do të keni dëshirë të ndryshoni arredimin e shtëpisë. Sa i përket jetës personale, bëni mirë të mos eksperimentoni. Mos flisni për vendimet që keni marrë, pasi kështu mund të shmangni skandalet apo xhelozinë rreth jush.

Peshorja
Do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të përfshiheni nëpër aktivitete të ndryshme. Nëse përpiqeni të shmangni përgjegjësitë që iu takojnë, rrezikoni të shkatërroni reputacionin tuaj. Do të ndiheni mirë sapo të vazhdoni projektin që keni lënë përgjysmë.

Akrepi
Ka gjasa që sot të ndiheni të irrituar dhe të acaruar. Kontrolloni veten, pasi mund të largoni nga jeta juaj një person shumë të rëndësishëm. Sot mund të zhvilloni disa takime me vlerë, të cilat mund t’ju ndryshojnë të ardhmen.

Shigjetari
Sot mund të tregoheni pak egoist, përpiquni të mendoni më gjerë. Njerëzit rreth jush do t’ju vlerësojnë nëse përpiqeni të bashkëpunoni me ta. Mos qëndroni i/e vetëm, por shoqërohuni edhe me të tjerët në punë.

Bricjapi
Sot do të ndiheni optimist. Ndenja e lumturisë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të keni mundësi të argëtoheni me miqtë, por ndërkohë ka gjasa të planifikoni edhe një udhëtim me familjen.

Ujori
Do t’i përkushtoheni maksimalisht vetes dhe do të shpenzoni mjaftueshëm kohë për t’u relaksuar. Kjo do të ndodhë për shkak të anulimit të një eventi të parashikuar për ditën e sotme. Nëse ju ka shqetësuar diçka gjatë këtyre ditëve, diskutojeni me partnerin/partneren tuaj, pasi do të ndiheni shumë të lehtësuar.

Peshqit
Ka gjasa të përplaseni me dikë pranë jush, për shkak të natyrës suaj agresive sot. Mbani veten nën kontroll, pasi mund të kryeni një veprim, për të cilin do të pendoheni shumë shpejt. Gjithashtu, mund të jeni në qendër të kritikave prej sjelljes suaj.

Si do jetë kjo e premte për ju? Njihuni me parashikimin e yjeve për çdo shenjë Read More »

Misteret e hënës së plotë, lidhja me krimet dhe një shpjegim interesant

Nëse në muajt e kaluar kanë ndodhur shumë gjëra, kjo shoqërohet me një sërë bisedash publike për mënyrën se si kjo e ndikon sjelljen njerëzore- shifra të më shumë shtrimeve në spital, më shumë arrestime dhe për shenja çmendurie te fëmijët.

Besimet se hëna ka një efekt në sjelljen tonë, nuk janë të reja dhe datojnë që nga kohët e lashta.
Por çfarë provash ka se hëna ka një ndikim në sjelljen tonë?
Si një kriminolog, i shoh provat të lidhura me arrestimet dhe sjelljet të lidhura me aktivitetet kriminale.

I vetmi shpjegim që unë shoh, që lidh kriminologjinë me fazat e hënës, ka të bëjë vetëm me praktikat që ndiqen për të qenë një kriminel: kur është hënë e plotë, ka më shumë dritë.

Ndërsa në njëfarë mënyre diçka shënon, një nga studimet më domethënëse për sa i përket fazave të hënës dhe duke e lidhur këtë me sjelljet, që është një meta-analizë- një studim i zbulimeve të 37 studimeve të zbuluara dhe të pazbuluara. Raporti konkludon se nuk është shumë e çuditshme që njerëzit të sillen më shumë apo më pak çuditshëm në mes të fazave të hënës. Autorët shkruajnë:

Marrëdhëniet e hamendësuara mes fazave të hënës dhe sjelljes mund të gjurmohen me analiza të papërshtatshme dhe me vullnetin për të pranuar çdo rezultat nga rastësia si një provë e një efekti hënor.

Dy studime më të vonshëm kanë kontrolluar për lidhjen mes aktivitetit kriminal dhe fazave të hënës.
Një studim i botuar në 2009 kërkoi për më shumë se 23,000 raste të sulmeve të agravuara që ndodhën në Gjermani mes 1999 dhe 2005. Autorët nuk gjetën ndonjë korelacion midis ngjarjeve dhe fazave të ndryshme hënore.

Një studim i raportuar në 2016 ishte i kujdessshëm që të bënte një dallim mes krimeve që ndodhin në ambiente të mbyllura dhe atyre që ndodhin jashtë, të kryera në 13 shtete në SHBA dhe në distriktin e Kolumbias në 2014.

Autorët nuk gjetën asnjë lidhje mes fazave hënore dhe krimit total apo krimit të brendshëm.
Po ata zbuluan se intensiteti i dritës së hënës kishte një efekt pozitiv mbështetës në aktivitetin kriminal të jashtëm.

Shpjegimi ynë lidhur me këtë zbulim lidhet me atë çfarë i referohemi si “hipoteza e iluminimit”- duke sugjeruar se kriminelët pëlqejnë më shumë dritë për të bërë krimin e tyre, por jo aq shumë sa për të rritur shanset e frikës në to.

Mund të ndodhë mbase ngaqë ka një lëvizje më të madhe të njerëzve gjatë netëve me shumë dritë, që siguron një numër më të madh viktimash potenciale.

Pse disa njerëz akoma besojnë se hëna shkakton krime apo sjellje të tjera antisociale?
Përgjigjia me shumë gjasa gjendet në intuitën e njerëzve apo në tendencën tonë për t’u përqendruar në atë çfarë ne presim apo parashikojmë që të jetë e vërtetë.

Gjatë një dukurie të pritur hënore- siç është një hënë super e plotë- ne presim që të ketë një ndryshim në sjelljen tonë kështu që ne i japim më shumë vëmendje kur e shohim. Në fushën e psikologjisë intuitive kjo njihet si një paragjykim konfirmimi.

Por mbeten pyetje të tjera, përfshirë pse çdo efekt në sjellje duhet të jetë në mënyrë të trashëgueshme negativ? Edhe nëse do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë, shpjegimet pse veprimet e mirësisë apo altruizmit nuk rriten apo ulen gjatë fazave të hënës, mungojnë dukshëm.

Ka gjasa që ne thjeshtë hamendësojmë se folklori ka të drejtë dhe besojmë se ne bëhemi më shumë njeri-ujk se sa dele.

Misteret e hënës së plotë, lidhja me krimet dhe një shpjegim interesant Read More »

Terapia e pazakontë, psikologu varros për së gjalli pacientët e tij

Andrey Zhelvetro, ka zhvilluar një formë të re terapie, e cila konsiston në vendosjen e pacientëve në arkivol, si pjesë e një trajtimi të veçantë psikologjik, në mënyrë që t’i bëjë ata të ndihen gjallë.  Metoda e tij e veçantë u zbulua kur fshatarët gjetën 12 arkivolë bosh në mes të pyllit të qytetit të Kievit në Ukrainë.  Policia filloi të hetojë incidentin  dhe të gjitha rrugët i çuan te Zhelvetro, i cili pranoi se arkivolët po përdorën nga ai si pjesë e një trajtimi psikologjik.

Ajo që mund të shikohet brenda arkivolit është një tub, që i lejon pacientët të marrin frymë  gjatë dy orëve të terapisë (Nëse kjo e vret, nuk duhet të paguajë për terapinë.)

“E krijova këtë trajtim disa vite më parë. Isha personi i parë që vuaja. Trajtimi të ndihmon të ndihesh gjallë”, tha psikologu.

Terapia e pazakontë, psikologu varros për së gjalli pacientët e tij Read More »

Zgjidh një Hënë dhe mëso çfarë të pret në jetë

Zgjidh njërën prej figurave dhe zbulo çfarë diçka të rëndësishme për jetën tënde.

Hëna nr 1.

Je e orientuar drejt suksesit, energjike, optimiste dhe me besim në vete. Gjithmonë i thua vetes se duhet të punosh me veten për të rritur vetëbesimin, por në fakt e ke mjaftueshëm. Një tjetër sfidë e jotja është të jesh më tolerante me veten. Mos u vetndëshko sa herë bën një gabim.

Hëna nr 2

Je njeri praktik, xhentil dhe i ndjeshëm. Di t’i shijosh gjërat. Je e lidhur me sensualitetin e botës materiale dhe të pëlqejnë trajtimet estetike. Fle vonë dhe ushqehesh keq, çka e ul nivelin e energjisë tënde.

Hëna nr 3

Je njeri i fortë dhe me vullnet të mirë për të qenë i rëndësishëm në botë. Përpiqesh gjithnjë që të bësh më të mirën për të dashurit e tu. Miqësia është e rëndësishme për ty, je besnik dhe kërkon të njëjtën gjë edhe nga miqtë e tu. Përpiqu të jesh më e hapur dhe t’i thuash gjërat që mendon, kështu jeta jote do të jetë më e qetë dhe e kënaqshme.

Hëna nr 4

Je e ndjeshme, kërkon gjithnjë të bësh të mira për të tjerët. Përqendrohesh gjithnjë te të mirat që mund të bësh dhe nuk rehatohesh asnjëherë për vete. Përpiqesh shumë që të realizosh dëshirat dhe ëndrrat e tua

Hëna nr 5

Je një njeri që të pëlqen rehatia. Vëzhgues i mirë, kurioz dhe objektiv. Në mendjen tënde ke ide të mëdha por pagjumëisa e stresi i vazhdueshëm, bashkë me pak përtaci, të bëjnë të mos i realizosh. Beson në intuitën tënde dhe kjo të bënë t’I jetosh gjërat më lehtë. Je njeri I ndershëm dhe përgjithësisht i kënaqur me jetën dhe mendjen e tij.

Hëna nr 6
Je njeri harmonik dhe i dashur. Je i duruar dhe e vlerëson shumë qetësinë dhe kënaqësitë e vogla që të dhuron jeta, qoftë kjo edhe të parit një film të bukur, një drekë me familjen ose miqtë. Je aktiv dhe përpiqesh të mos përfshihesh në konfliktet e krijuara nga të tjerët. Mendon shumë për të ardhmen; bëhu më praktik dhe shijo kohën që po jeton.

Zgjidh një Hënë dhe mëso çfarë të pret në jetë Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi
Duhet të shplodheni plotësisht në mënyrë që të mos iu mundë lodhja. Kjo do të ndikonte negativisht edhe në gjendjen tuaj mendore. Financat do të përmirësohen në pjesën e dytë të ditës. Sot do të krijoni momentet më të bukura në jetën tuaj martesore.

Demi
Ka gjasa që të keni rritje të shpenzimeve, për shkak të disa kontrolleve mjekësore. Pakujdesia juaj do të shqetësojë prindërit. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Ka gjasa që disa prej jush të nisin një udhëtim të largët.

Binjakët
Shmangni investimet gjatë ditës së sotme. Natyra gazmore e anëtarëve të familjes suaj do t’ju ndriçojë ditën. Silluni siç duhet kur të dilni me partnerin/partneren tuaj. Shkathtësia dhe zgjuarsia juaj për të zgjidhur problemet do vihet në dukje.

Gaforrja
Meditimi do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar. Përdorni idetë tuaja të reja për të fituar më shumë para. Sot do të ndiheni shumë të dashuruar. Do të kaloni një ditë me shumë rezultat në punë dhe do të bashkëpunoni frytshëm me kolegët tuaj.

Luani
Duhet të ushtroheni rregullisht fizikisht për të qenë në formë. Ka gjasa që problemet financiare t‘ju shkatërrojnë mundësinë për të menduar në mënyrë konstruktive. Bëni mirë të organizoni një mbrëmje me miqtë tuaj. Mos i zbatoni të gjitha kërkesat e partnerit/partneres suaj.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë argëtuese. Ka gjasa që dikush të përpiqet t’ju lëndojë duke vepruar pas krahëve tuaj. Shmangni veprimet që mund t’ju çojnë drejt konfrontimeve. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do t’ju bëjë një surprizë shumë të bukur.

Peshorja
Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj pasi problemet që keni janë kalimtare. Partneri/partnerja juaj do të ndihet mjaft mirë pranë jush sot dhe do të kaloni një mbrëmje shumë të këndshme. Do të merrni përsipër një projekt, por mos u tregoni shumë të hapur rreth planeve, pasi mund të shkatërroni gjithçka.

Akrepi
Mos ndërhyni në punët e bashkëshortit/bashkëshortes suaj pasi mund ta irritoni. Përpiquni ta kontrolloni veten sa më shumë në këtë drejtim. I gjithë mundi në punë do t’ju shpërblehet. Sot gjysma juaj më e mirë do t’ju mbështesë për diçka shumë kritike në jetën tuaj.

Shigjetari
Do të çliroheni nga tensioni që keni përjetuar prej disa kohësh. Është koha e duhur të ndryshoni stilin e jetës. Sot do të përqendroheni tek nevojat e të tjerëve, por bëni kujdes: mos u tregoni më bujar se ç’duhet. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’ju tregojë anën më të keqe të tij/saj.

Bricjapi
Sot mund të ndjeni nevojën për të shkuar në një vend fetar. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet pasi do t’ju shlyejnë disa borxhe. Ka gjasa të takoheni me një mik që keni kohë pa e parë. Ndryshimi në pikëpamje mund të jetë shkaku i një debati me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Ujori
Tensioni në shtëpi do t’ju acarojë. Bëni mirë të shmangni sa më shumë situatat që mund t’ju çojnë drejt përplasjes. Shpërfillini personat që iu afrohen vetëm për interes. Përpiquni të tregoheni të kuptueshëm, pasi partneri/partnerja juaj nuk do të jenë në gjendjen e duhur emocionale.

Peshqit
Do të ndiheni mirë fizikisht, pavarësisht axhendës së ngarkuar. Mund të merrni një dhuratë të papritur nga të afërmit. Sjella e papritur e partnerit/partneres mund t’ju shkatërrojë romancën.

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju Read More »

Biondet apo brunet? Ja kush janë më të mira në seks

Një studim i ri që bazohet në përgjigjet e hapura nga një numër i madh meshkujsh që pranuan të përgjigjen në një seri pyetjesh, evidenton se biondet shihen për të kaluar orë seksi dhe brunet më së shumti për të lidhur jetën.

Në studim morën pjesë disa qindra meshkuj të moshave nga 25 deri 45 vjeç.

Ata u drejtuan nga një ekip studiuesish dhe shkencëtarësh, raporton noa.al duke cituar të dhënat e studimit që publikoi universiteti amerikan në Minesota.

Një ndër pyetjet kryesore ishte se si i shohin këta meshkuj, femrat leshverdha dhe si i shohin zeshkanet (brunet).

Dominoi zgjedhja e meshkujve që për të bërë aventura seksi, zgjidhnin biondet.

Kurse për të krijuar familje, brunet.

Në pyetësorin që publikoi universiteti publik i Minesotës në SHBA, këta meshkuj thanë se kur shohin bionde, gjëja e parë që u vjen ndër mend është që ta shtien në dorë për një aventurë seksi, duke mos shkuar përtej kësaj ideje.

Ndërsa kur shohin brune dhe mund t’u pëlqejnë, zgjedhjet e tyre janë më delikate. Ata nuk nisen thjesht për ta futur në shtrat, por nisin e mendojnë se si ta bëjnë njeriun e jetës së tyre./korrieri

Biondet apo brunet? Ja kush janë më të mira në seks Read More »

E keni dëgjuar shpesh por a ia dini kuptimin kësaj fjale?

Gjëja më e rëndësishme për nomenklaturën është pushteti. Jo prona, por pushteti. Borgjezia është klasa me prona dhe për këtë arsye, është klasa në pushtet. Nomenklatura është klasa sunduese dhe për këtë arsye, klasa me prona.

Qëllimi është pushteti. Në një sistem kapitalist kleptokratik, prona thjesht të bie vetë në prehër.

Termi “oligark” përdoret në mënyrë kaq agresive për rusët, saqë është e vështirë të thuhet se ku fillon dhe mbaron oligarkia e Rusisë, cilët ekzaktësisht bëjën pjesë në këtë grup, dhe cili rreth oligarkësh vërtiten në orbitë rreth Vladimir Putinit. Në të vërtetë, kuptimi i fjalës oligark është e vështirë që të ndahet nga Rusia. Sipas “Oxford English Dictionary”, “oligark” do të thotë “një lider shumë i pasur biznesi, me shumë influencë në politikë”. Përderisa ky definicion mund të zbatohej lehtësisht në shumicën e shteteve, Fjalori i Oksfordit bëri një shtesë: “Veçanërisht në Rusi”.

Një përmbledhje e lajmeve të fundit rreth Rusisë, më shumë ngatërron sesa zbulon. Oligarkët rusë janë bërë një spektër i gjerë. Ish-menaxheri i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Paul Manafort bënte biznes me “oligarkin rus” Oleg Deripaska. Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Trump, kishte një marrëveshje shumë-milionë dollarëshe me një “oligark të lindur në Bashkimin Sovjetik”. Takimi skandaloz i Donald Trump Jr me një avokate ruse ishte ndërmjetësuar nga “oligarku rus” Aras Agalarov. Aksioneri kryesor i Bankës së Qipros, “oligarku rus” Dmitry Rybovlev, bleu pasuri të patundshme nga Trump. “Oligarkët rusë” janë bërë kaq emblematikë të Rusisë, saqë Stephen Colbert, një komedian amerikan kohët e fundit adoptoi qëndrimin e “oligarkut të relaksuar”, me “oligarkin rus” Mikhail Prokhorov, për të mësuar se si të ecë si “oligark rus “.

Problemi me termin oligark, si një figurë në politikën ruse është se përdorimi i saj ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha sovjetike. Konfuzioni vjen nga dy elementët e tij, shpesh të pandashëm: pasuria dhe influenca politike. Ndërsa oligarkët janë idealisht të dyja, shumë vëzhgues të Rusisë duhet të identifikojnë vetëm një figurë me pasuri ose pushtet politik, por jo domosdoshmërisht të dyja.

Paqëndrueshmëria e domethënies së oligarkut ka bërë që disa të vënë në dyshim ekzistencën e tij. Në vitin 1998, ekonomisti Anders Aslund argumentoi se oligarkia në Rusi ishte “kryesisht një fenomen mediatik”, sepse pasuria oligarkike nuk ishte aq e koncentruar sa supozonte shumëkush. Vetëm pak vite më parë, gazetari dhe autori Masha Gessen shkruante me forcë se “nuk ka më oligarkë”, sepse Putini kishte eleminuar influencën e tyre politike.

Nga ana tjetër, eksperti i Rusisë, Andreu Veiss, deklaroi se “oligarkia e Rusisë (dmth., kontrolli i shtetit dhe ekonomisë nga një grup i vogël i brendshëm, shumë i pasur) është shëndoshë e mirë”. Pohimi i tij bazohej në simbiozën midis pasurisë dhe pushtetit. Një skanim funksionimit të elitës akademike post-sovjetike në Rusi, tregon se oligarku është një kategori sociologjike e zakonshme. Por siç sugjerojnë shembujt e mësipërm, gjithashtu përdoret pa karar, thjesht për të përshkruar rusët e pasur.

Atëherë, çfarë është një oligark në Rusi, ku e ka origjinën kjo figurë, dhe si ka ndryshuar ajo me kalimin e kohës, nëse ka ndryshuar? Përdorimi i oligarkut ose oligarkisë në kontekstin rus flet për debatin rreth vetë natyrës së sistemit politik rus. Historianët dhe politologët e kanë përshkruar prej kohësh Rusinë si oligarkike. Në esenë e tij të titulluar “Rruga politike moskovite”, historiani Eduard Keenan sfidoi pikëpamjen mbizotëruese se Rusia ishte “në vetvete e predispozuar ndaj autokracisë [dhe] e prirur për të përqafuar tiranët”. Përkundrazi, Keenan argumentoi se “sistemet moskovite, dhe më vonë ruse, prireshin të preferonin sundimin oligarkik dhe kolegjial, për të shmangur udhëheqësin e vetëm dhe për të funksionuar më mirë, kur autokrati i emëruar, ishte në të vërtetë politikisht i dobët”. Oligarkët, në formulimin e Keenan, ishin aristokratë dhe burokratë (shpesh e njëjta gjë), që kufizonin fuqinë e carit. Kishte periudha ku autokrati e “mbizotëronte” këtë oligarki, por Keenan pohonte se këto ishin përjashtime nga rregulli.

Keenan e krahasoi strukturën e elitës ruse me atë të një atomi. Cari, perandori ose sekretari i partisë qëndronin në qendër si një “bërthamë e palëvizshme”, e rrethuar nga rrathë koncentrikë të përbërë nga oligarkët. Marrëdhënia mes carit dhe oligarkëve në orbitën e tij ishte simbiotike. I pari vepronte si arbitër mbi mosmarrëveshjet dhe garantues i pasurisë, ndërsa këta të fundit i jepnin atij fuqi politike. Pushteti i një oligarku buronte prej afërsisë së tij me carin. Kishte çekuilibra periodike, sidomos gjatë tranzicioneve monarkike, dhe klanet oligarkike shpesh sulmonin njëri-tjetrin. Por, për pjesën më të madhe, oligarkia moskovite ruante kohezionin kolektiv. Kjo sidomos në sytë e publikut. “Prodhimi i bujës” (domethënë, shkëlqimi dhe rrethanat ceremoniale) siguronin legjitimitet për ruajtjen dhe riprodhimin e fuqisë dhe fitimeve.

Oligarkët brenda orbitës së Carit ishin gjithashtu pushtetarë në të drejtën e tyre. Biznesmenë më të vegjël vinin ë orbitë përreth tyre, në një teleskop koncentrik rrjetesh patron-klient që lidhnin qendrën me periferinë. Pasuria dhe pushteti ishin një motiv i oligarkëve, por grumbullimi i tyre kishte lidhje me aftësinë e tij për të siguruar favore për klientët. Në shumë drejtime, fuqia e një oligarku – madje edhe atij në krye – ishte gjithmonë e kufizuar nga klientët e tij.

Shteti rus, pra, ishte më pak vertikal autokratik se sa imagjinonte shumëkush. Përkundrazi, fuqia vertikale ishte një fasadë për të ruajtur pamjen e një strukture unitare. Në realitet, rinia ruse ishte një entitet i copëtuar politikisht, i lidhur nga zinxhirët e rrjeteve patron-klient, që vërtiteshin përreth carit. Ky model e mbajti sistemin e qeverisjes ruse relativisht të qëndrueshëm, për sa kohë që një car ishte mjaft i fortë për të ruajtur ekuilibrin. Disa momente në historinë e Rusisë ku cari ishte shumë i dobët ose shumë i fortë, përfunduan në katastrofë dhe kanibalizëm oligarkik.

Oligarkët, patronët, klientët dhe klanet ishin mjetet kryesore për të kuptuar sistemin sovjetik. Studiuesit e kohëve të sotme, e kanë quajtur edhe “ekipin” e Stalinit si një oligarki. Sundimi sovjetik oligarkik ishte veçanërisht i dukshëm nën Leonid Brezhnjevin. Bashkimi Sovjetik si një oligarki, një grup i vogël pra, në krye të një nomenklature më të gjerë, funksiononte si bord drejtorësh për një klasë më të gjerë sunduese sovjetike. Qëllimi i oligarkisë së partisë ishte të siguronte statusin e nomenklaturës. Nju Jork Tajms do ta përshkruante Brezhnjevin në vitin 1981, si një lloj princi neo-moskovit: “Një oligark i vjetër, pozicioni i tij i lartë [u sigurua] përmes ndërmjetësimit midis forcave kundërshtare në krye të partisë.” Kur ai vdiq në nëntor të vitit 1982, redaktorët e revistës “Time” shkruajtën pothuaj me dashuri për ikjen e Brezhnevit: “Oligarku që e njihnim”.

Ekonomia e Komsomol-it
Një histori që duhet thënë plotësisht është centralizimi i “ekonomisë së Komsomol-it“ në rritjen e elitës post-sovjetike të biznesit. Disa nga ata që i mprehën dhëmbët e sipërmarrjes, si të rinj komunistë në mesin e viteve 1980, si Mikhail Khodorkovsky dhe Vladimir Vinogradov, u bënë manjatë famëkëqinj të epokës së Jelcinit. Të tjerët përdorën lidhjet e tyre me burimet e Komsomol-it dhe mbrojtjen e partisë, për t’u pasuruar. Kjo histori është e rëndësishme jo vetëm për shfaqjen e oligarkut post-sovjetik, por për privatizimin e ekonomisë sovjetike në përgjithësi. Në kohën kur sistemi sovjetik kishte rënë, kooperativat e lidhura me Komsomol-in ishin të mbushura me para. Krerët e këtyre organizatave krijuan bankat e para, mjetet për të dhënë kredi, dhe kur erdhi koha, paratë për të blerë ndërmarrjet sovjetike, ose për të financuar fushatën e Boris Jelcinit, në skemën e famshme, hua për aksione.

Ekonomia e Komsomol-it u zhvillua shpejt pas një sërë vendimesh të Partisë Komuniste që filluan në fund të korrikut të vitit 1986 me krijimin e Qendrave Rinore për Shkencën dhe Kreativitetin Teknologjik (TsNTTM). Ideja ishte të eksperimentohej me reformat e tregut nëpërmjet një entiteti politik të sigurt, si Komsomol. Partia akordoi fonde për këto qendra për të ngritur kooperativa. Këto organe duhet të mbështeteshin duke u ofruar shërbime të paguara institucioneve dhe industrive sovjetike. Dy vjet më vonë, këto qendra u zgjeruan në prodhimin dhe rinovimin e elektronikës së importuar.

Siç ka thënë Ndërsa Petr Zrelov, ish-kreu i kooperativës së të rinjve, “Dialog”: “Pas blerjes së teknologjisë për Dialog për 80,000-85,000 rubla, mund ta shisnim lehtë për 180,000 rubla. Ishte po aq fitimprurëse sa tregtia me lëndët e para”.

Disa vjet më vonë, më të pasurit e kooperativave kishin filluar të shfrytëzonin burimet natyrore. Një tjetër ish-Komsomol, Sergei Kabaev, foli për mënyrën se si kompania kompjuterike IVS mori me qira një minierë qymyri në 1990 në Kuzbass dhe “kontrolloi 20 përqind të eksporteve të qymyrit në vend”. Qendrat u lejuan të mbajnë deri në 30 përqind të fitimeve dhe vetëm pesë përqind shkonin lart, tek Komiteti Qendror i Partisë Komuniste. Siç e ka thënë sociologia Olga Kryshtanovskaya, “sistemi i Qendrave Rinore për Kreativitetin Shkencor dhe Teknologjik filloi të pasurojë dy grupe biznesmenësh – shefat e ndërmarrjeve shtetërore dhe udhëheqësit e vetë TTTTM”.

Skema të tilla i dhanë ndërmarrësve Komsomol mjetet reale për të gjeneruar fitime: aftësinë për të kthyer beznalichnye-n sovjetike – një lloj paraje virtuale, që industria sovjetike e përdorte si njësi kontabël – në para reale. Fillimisht, ajo përdorej për të blerë produkte perëndimore – pajisje kompjuterike të vjetra, elektronikë, rroba, parfume, makina dhe sende të tjera, që më pas shiteshin për çmime të fryra. Por TsNTTM u transformuan shpejt nga tregtarë, në spekulantë të monedhës dhe shfrytëzuan tregun e zi të monedhës. Si e kanë shpjeguar Kryshtanovskaya dhe Stephen Uhite, “Një kompani zakonisht mund të merrte një kredi prej një milion dollarë për një muaj, të shiste dollarët në tregun e zi për (thonë) 10 rubla secilin, dhe pastaj t’ia kthente kredinë shtetit në normën zyrtare të këmbimit [e cila ishte 65 kopecks për një dollar amerikan], duke marrë një fitim prej më shumë se nëntë milionë rubla. Bankat e para tregtare, që vepronin me mbështetjen e vetë shtetit, ishin në gjendje të përfitonin në të njëjtën mënyrë. “Për shkak të kësaj, TsNTTM njiheshin në qarqet e Komsomol si “lokomotiva të inflacionit”.

Partia kishte hapur portat e përmbytjes.
Deri në vitin 1990, kishte rreth 4.000 firma private dhe 17,000 kooperativa rinore që punësonin deri në një milion njerëz. Kur shteti sovjetik legalizoi ndërmarrjet private në vitin 1989, disa prej kooperativave më të mëdha, shumë prej të cilave ishin drejtpërdrejt nën kujdesin e organizatave lokale të Komsomol dhe nën patronazhin e partisë, filluan të bashkohen në shoqëri aksionare. Disa madje kishin amerikanë si aksionarë të vegjël. Një kompani e tillë, Sovinterinves, kishte një vlerë prej katër milionë dollarë amerikanë, dhe aksionerët amerikanë kontrollonin 12 përqind. Shumë nga këto gjithashtu u krijuan nga të afërmit e anëtarëve të rangjeve të lartë të partisë. Kishte shumë skema të tjera në atë kohë, ku anëtarët e nomenklaturës sovjetike përdorën pozicionet e tyre për të filluar “privatizimin e shtetit nga shteti”, edhe para se sistemi sovjetik të shembej zyrtarisht.

Oligarkia e re – oligarkia e vjetër
Termi “oligark” është përdorur në gjuhën e përditshme sovjetike në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, për të përshkruar manjatët në shtetet latino-amerikane, që ishin aleatë me Shtetet e Bashkuara. Gazetat sovjetike përshkruanin punëtorët në Peru, Panama, Argjentinë ose Kili, që luftonin kundër “imperializmit amerikan dhe oligarkëve vendas”. Në lojën e madhe të Luftës së Ftohtë, oligarkët ishin agjentë të kapitalit ndërkombëtar në përgjithësi, dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti.

Deri në vitin 1990, fjala “oligark” në gazetat ruse filloi t’i referohej zyrtarëve të partive kombëtare dhe lokale. Termi nuk mori një dimension më ekonomik deri në mesin e viteve 1990, kur gazetarët filluan të reflektojnë mbi perestrojkën, si një kohë e “kapitalit të nomenklaturës”, dhe dhanë alarmin që Rusia post-sovjetike po bëhej shpejt një “oligarki, dhe jo një demokraci “.

Mungesa e diskursit rreth oligarkëve rusë, si shumë të pasur dhe me ndikim politik në ato vite të hershme post-sovjetike, është pjesërisht rezultat i mënyrës se si u shfaq elita e re. Sipas Kryshtanovskayas, privatizimi i shtetit nga shteti nuk krijoi një elitë të re, mbi hirin e të vjetrës. As nuk krijoi domosdoshmërisht një grup që të dallohej si lojtar politik dhe ekonomik. Përkundrazi, argumenton ajo, elita ruse u bigëzua, përgjatë linjave politike dhe ekonomike. Të parët e ruajtën statusin në bazë të pozitës në shtet, ndërsa të dytët nëpërmjet kontrollit të kapitalit. Sigurisht që kishte mbivendosje, por nga mesi i viteve 1990, elita ruse ishte si një “byrek me tre shtresa”. Shtresa e lartë përbëhej nga politikanët që synonin pushtet politik në shtet. Shtresa e mesme kishte udhëheqës të biznesit, shumë prej të cilëve kanë financuar dhe lobuar politikanët dhe kanë kontrolluar mediat. Shtresa e poshtme ishin shërbimet private dhe shtetërore të sigurisë. Policia jo vetëm që ka vepruar si shkop i shtetit, por gjithashtu është angazhuar për të zbatuar kontratat e biznesit, për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe madje për të marrë me forcë pronën e rivalëve të punëdhënësve të tyre.

Atëherë, kur u shfaqën oligarkët? Interesante, por termi oligark u popullarizua nga Kryshtanovskaya në artikullin e janarit të vitit 1996 në Izvestiia, “Oligarkia financiare në Rusi”. Në të, ajo përvijoi gjetjet e saj mbi formimin e elitës së biznesit post-sovjetik, nga “shitës dhe ndërmjetës”, në një klasë të konsoliduar. Ajo përfundoi, megjithatë, se ky konsolidim kishte krijuar një grup të ri, më të vogël dhe më të fuqishëm. Një klasë brenda klasës. “Një oligarki është formuar në Rusi, në kushtet e regresit industrial dhe progresit të institucioneve financiare. Përqendrimi i kapitalit ka ndodhur, me bankat në rolin udhëheqës. Prandaj, oligarkia e krijuar është kryesisht financiare”.

Referencat për një “oligarkëi financiare” që sundonte Rusinë u bënë standarde. Pas vitit 1996, termi përjetoi një rritje të përdorimit në mediat ruse. Shumë gazetarë perëndimorë, veçanërisht David Hoffman i Uashington Post, morën formulimin e Kryshtanovskayas dhe filluan të raportonin mbi “oligarkët e rinj të mëdhenj të Rusisë, bankierët dhe industrialistët që janë të lidhur ngushtë me qeverinë e Presidentit Boris Jelcin”. Kjo klasë brenda klasës nuk përthithte vetëm kapitalin dhe pronën, ata ishin duke blerë vende në Duma dhe duke fituar ndikim të drejtpërdrejtë në Kremlin. Ata madje ishin personalisht përgjegjës për rizgjedhjen e Jelcinit. Ata nuk ishin thjesht super të pasur – ata ishin kingmakers. Por ata gjithashtu i kërkonin Jelcinit që të zgjidhte mosmarrëveshjet midis tyre. Krerët e kësaj oligarkie ishin disa nga figurat më famëkëqia të viteve 1990 në Rusi: Boris Berezovsky, Mikhail Khodorkovsky, Mikhail Fridman, Petr Aven, Vladimir Gusinsky, Vladimir Potanin dhe Aleksandër Smolensky. Në shtypin rus, periudha 1996-1998 quhej semibankirshchina, ose sundimi i shtatë bankierëve.

Eshtë çështje debati se sa shumë ndikim politik kishin ata. Por duket se bankierët vetë e kuptuan se ku qëndronin përballë Jelcinit. “Përfytyroni nëse Presidenti Gorbaçov do takohej me disa biznesmenë. Do të ishte absolutisht joreale sepse ata kishin një status kaq të ndryshëm shoqëror!”, i tha Mikhail Fridman gjermanes “Die Zeit” në vitin 1997. “Vetë fakti që Jelcini është duke u takuar me biznesmenët tregon një ndryshim të përgjithshëm të vendit dhe rolit të komunitetit të biznesit në shoqërinë tonë. Sot ne kemi një vend shumë prestigjioz”.

Zbutja e gërrnjarit
Në shumë drejtime, konsolidimi i një segmenti të elitës ruse në një oligarki rreth Jelcinit pasqyroi normën në qeverisjen ruse. Një grup biznesmenësh të fuqishëm në orbitë përreth një cari. Ai zgjidhte mosmarrëveshjet e tyre dhe ata kufizonin pushtetin e tij. Struktura qeverisëse ishte e ndërlidhur nga zinxhirët e patronëve dhe klientëve. Sistemi ishte i korruptuar dhe i shërbente vetes, pa dyshim, por ishte i rrënjosur në një traditë të gjatë.

Kuptimi i oligarkut në Rusinë e Putinit, megjithatë, iu nënshtrua një ndryshimi tjetër. Megjithëse Putini erdhi në pushtet si përfaqësues i oligarkisë si klasë, vitet e hershme të sundimit të tij iu përkushtua nënshtrimit të asaj klase ndaj shtetit. “Si e shoh unë”, tha Putini në një intervistë me Le Figaro në vitin 2000, “shteti ka një shkop, të cilin e përdor vetëm një herë. Dhe goditja jepet në kokë. Nuk e kemi përdorur ende shkopin. Vetëm e kemi treguar dhe gjesti ishte i mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Nëse ne zemërohemi, megjithatë, do ta përdorim shkopin pa hezitim”. Shkopi u përdor me të vërtetë me shpronësimin, arrestimin dhe dëbimin e Mikhail Khodorkovskyt, Vladimir Gusinskyt dhe Boris Berezovskit në fillim të viteve 2000. “Oligarkët” që iu nënshtruan shkopit u bënë vasalë të shtetit dhe arritën të mbajnë pasurinë e tyre.

Një Oligarki e re është ngjitur nën Putinin. Dhe ndryshe nga ajo nën Jelcinin, oligarkia e Putinit është personalisht e lidhur me të. Miqtë e vjetër, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë janë bërë humë të pasur në orbitën e Putinit. Në shumë aspekte, ajo që Thomas Graham vëzhgonte rreth oligarkisë së Jelcinit, pas kolapsit financiar të Rusisë në vitin 1998, ende është e vërtetë gjatë epokës së Putinit. “Në kundërshtim me mendimin e përhapur në Rusi dhe Perëndim, nuk po dëshmojmë vdekjen e oligarkisë apo një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si luhet loja e politikës në Rusi … Asgjë nuk ka ndodhur që do të kërcënonte lidhjen mes pushtetit dhe pronës”.

Në të njëjtën kohë, përkufizimi i Oksfordit për “oligarkun” kërkon një rishikim të lehtë për Rusinë e sotme. Ndërkohë që figurat e quajtura oligarkë sigurisht që janë të pasura, duhet të jemi skeptikë se sa ndikim politik kanë mbi Kremlinin. Sigurisht, ata me siguri lobojnë. Figura si Arkady Rotenberg, Genadi Timchenko dhe Igor Sechin kanë qasje të drejtpërdrejtë në veshin e Putinit. Por ndoshta është mirë të shohim këta burra dhe të tjerë si ta, jo aq ndryshe nga shumica e individëve të pasur dhe të fuqishëm. Megjithatë, në disa drejtime, fuqia oligarkike në Rusinë e sotme është më afër precedentit sovjetik. Oligarkia qeverisëse ruse nuk qëndron aq shumë në sferën ekonomike, se sa në atë politike. Siç vëren Mikhail Voslesnky në librin e tij “Nomenklatura: klasa sunduese sovjetike”, për oligarkët e Putinit, që janë njerëzit në rrethin e tij të ngushtë, brenda shtetit rus, “gjëja më e rëndësishme për nomenklaturën është pushteti. Jo prona, por pushteti. Borgjezia është klasa me prona dhe për këtë arsye, është klasa në pushtet. Nomenklatura është klasa sunduese dhe për këtë arsye, klasa me prona”.

Qëllimi është pushteti. Në një sistem kapitalist kleptokratik si Rusia e sotme, prona thjesht të bie vetë në prehër. /“New Eastern Europe” – Bota.al/

E keni dëgjuar shpesh por a ia dini kuptimin kësaj fjale? Read More »