Kuriozitete

Shiheni këtë foto! A ndodhet aty një vajzë e re apo një e moshuar

Gruaja dhe vjehrra ime” është një nga iluzionet optike më të njohura në botë. U krijua nga piktori anglez W.E Hill në vitin 1915 dhe u publikua në revistën amerikane “Puck”. Në të shihen dy figura; e para e një gruaje të re me kokën të rrotulluar, e dyta një grua e madhe në moshë me flokë kaçurrel dhe një shall në kokë me një shprehje të trishtë.

Megjithatë shihen njëra pas tjetrës. E shihni? Mjekra e vajzës së re kthehet në hundën e gruas së moshuar dhe mjekra e gruas së moshuar në gjoksin e së resë. Pse shohim në fillim një nga dy imazhet dhe pse nuk i shohim dot në të njëjtën kohë? Një studim i kohëve të fundit në revistën “Scientific reports” sinjalizon se ekziston një faktor që mund të jetë i lidhur me moshën. Si ndikon ajo tek perceptimi ynë i gjërave? Në këtë test morën pjesë 393 njerëz; 242 burra dhe 141 gra nga mosha 18 deri në 68 vjeç. Mosha mesatare ishte 32 vjeç. Të gjithëve iu tregua imazhi për gjysëm sekonde, më pas i pyetën për gjininë dhe moshën e njeriut që shihnin. Përfundimet e këtyre analizave reflektuan se pjesa më e madhe shihte një dhe pjesa tjetër figurën e dytë në varësi të moshës.

Një njeri i ri në moshë do të shihte në fillim vajzën e re, ndërsa të moshuarit do të shihnin të parën gruan e moshuar. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve pa të parën vajzën dhe arsyetimi i ekspertëve është se personat pjesëmarrës ishin më të shumtë në numër në këtë test. Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktohej nëse “paragjykimet e moshës prekin interpretimin fillestar të një imazhi në nivel nënndërgjegjeje” E bëjnë? Kjo do të thotë se ky lloj procesimi i nëndërgjegjes mund të prekë dhe të paragjykojë në një farë mënyrë perceptimin tonë mbi botën. Ekspertët tregojnë se fakti që të rinjtë panë në fillim vajzën mund të jetë i lidhur me praktika sociale dhe kulturore më pak tipke se e të moshuarve (të paktën në botën perëndimore). Por çfarë do të ndodhte në vende të tjera si Japonia, ku të vjetrit luajnë një rol kryesor në shoqëri dhe në kulturë? Kjo mbetet për t’u studiuar. Sido që të jetë, mbani mend se nëse shihni gruan e moshuar në fillim do të ndiheni po aq të rinj sa realisht ndiheni… /bota.al

Shiheni këtë foto! A ndodhet aty një vajzë e re apo një e moshuar Read More »

Shenjat që duhet të kenë kujdes nga ekuinoksi i vjeshtës!

  1. Dashi
    Sipas astrologjisë, ekuinoksi vjeshtor gjithmonë zhvillohet në të njëjtën ditë kur dielli hyn në peshore.

Nuk është gjithmonë një sezon i lehtë për ju për shkak të një detaji të tmerrshëm: Peshorja është shenja juaj e kundërt. Peshorja përmban gjithçka për të cilën nuk jeni mësuar.

  1. Binjakët
    Mos lejoni që fjala “më e keqja” të shkatërrojë plotësisht ekuinoksin vjeshtor. Në fund të fundit, ekuinoksi është kur dielli hyn në peshore, shenjë ajrore e cila shkon me ju.

Megjithatë, Mërkuri, planeti yt në pushtet, do të formojë aleanca stresuese me Saturnin rreth ekuinoksit të vjeshtës.

Sepse Saturni, është planeti i karmës, disiplinave dhe kufizimeve, ju mund të ndiheni të lodhur nga kërkesat në jetën tuaj.

  1. Virgjëresha
    Ekuinoksi mund të shpallë fundin e verës, por gjithashtu shpall fundin e sezonit Virgjëresha. Ju do të zhyteni në një rutinë të re.

Hëna gjigante është te Peshqit emocionalë dhe të ëmbël,e cila është shenja juaj e kundërt. Peshqit ju bëjnë thirrje për të hequr dorë nga nevoja juaj për të pasur kontroll të plotë mbi gjithçka.

Shenjat që duhet të kenë kujdes nga ekuinoksi i vjeshtës! Read More »

Para, energji dhe ndryshim rrënjësor, ja si e pret tetorin shenja juaj e horoskopit

Muajt pararendës ishin intensivë me planetët reaksionarë dhe lëvizjet astrologjike që na bënë të punonim për të zbuluar qëllimin tonë dhe të kishim marrëdhënie të suksesshme, por, sipas horoskopit, ky muaj do jetë kulmimi i të gjitha këtyre përpjekjeve.

Ja si do ndikojë muaji tetor në jetën e çdo shenje:

Dashi

Këta muaj kanë qenë si një spastrim për ty. Ke pësuar ndryshime të ndryshme, gje e gjitha kjo të ka përgatitur të ndërmarrësh impenjime të ndryshme. Tani që duhet të kujdesesh pikë së pari për veten, je i/e gatshëm/e të ndash energjinë tënde me të tjerët.

Demi

Në një pikë të caktuar ndjeve, se kishe humbur gjithçka, kjo bëri që jeta jote të ndryshonte rrënjësisht. Në muajin tetor mund të shijosh mundësi të reja në lidhjet e tua dhe kjo do të ndihmojë në zgjerimin e horizonteve dhe krijimin e hobi-ve të reja.

Binjakët

Këtë tetor do gjesh energji për të reaguar dhe për të arritur atë që dëshiron në marrëdhëniet e tua, mund të manifestosh atë që dëshiron dhe ta arrish falë aftësive të tua të shkëlqyera komunikative.

Gaforrja

ke qenë në gjendje të bësh një lidhje mes gjithçkaje që ke kaluar muajt e fundit dhe kjo të ka bërë më të sigurt tek vetja. Kjo siguri do të të bëjë më tërheqës/e dhe do mund të takosh njerëz që do pasurojnë jetën tënde.

Luani

Ki besim në faktin që po shkon në drejtimin e duhur dhe lëre veten të drejtohesh nga instikti yt. Do shohësh që çdo gjë që do kërkosh nga marrëdhëniet e tua, do të vijë nga ty.

Virgjëresha

Nëse po kalon një moment të vështirë në lidhjen tënde, do gjesh një mënyrë për ta kaluar nëse e dëshiron. Çelësi do jetë të dëgjosh dhe të reagosh me zemër.

Peshorja

Në këtë muaj mund të lidhjesh më shumë me njerëzit që të rrethojnë. Përdore një gjë të tillë për të marrë vesh diçka më shumë dhe për t’u plotësuar si person. Kjo do të të ndihmojë të fitosh aftësi të reja.

Akrepi

Komunikimi yt me të tjerët do përmirësohet dukshëm, nuk do dyshosh më dhe do ketë më pak keqkuptime. Kjo do të të ndihmojë në të gjitha fushat e jetës.

Shigjetari

Shpejt do gjesh dashurinë e jetës, por duhet të jesh i/e kujdesshëm/e që të mos e lësh të të ikë kjo mundësi. Ki besim tek vetja dhe beso tek dashuria.

Bricjapi

Ka ardhur koha që të lini paragjykimet për të tjerët, sepse kjo mund të jetë arsyeja që nuk gjeni ende dashurinë. Punoni për të përmirësuar veten dhe do shihni që dashuria nuk do jetë larg.

Ujori

Duhet të jesh i/e ndershëm/e ne veten dhe ta heqësh maskën që nxjerr para shoqërisë, nëse do vërtet të gjesh dashurinë e vërtetë. Vetëm në këtë mënyrë shpirti yt binjak do të të shihte vërtet si je, për t’u përgjigjur më pas me dashuri.

Peshqit

Ende nuk po shkëputesh nga e shkuara dhe kjo të ka bërë të humbasësh mundësi të tjera në dashuri. Përqendrohuni tek e tashmja dhe kujtohuni se gjithçka ndodh për një arsye.

Para, energji dhe ndryshim rrënjësor, ja si e pret tetorin shenja juaj e horoskopit Read More »

Tërmeti 7.7 ballë trondit Tokën! Shihni çfarë fuqie ka

Agjencia e Gjeofizikës e Indonezisë konfirmoi se tërmeti që ra në Sulawesi të premten, ka shkaktuar cunami. Deklarata vjen pasi një video u shfaq në internet që tregon një cunam të madh duke goditur një qytet në këtë rajon.

Cunami deri në dy metra goditi rajonin e Palut. Sipas autoriteteve lokale, ujërat janë tërhequr. Nuk janë dhënë detaje për viktimat e mundshme

Filmimi i publikuar në Internet tregon një valë të madhe që vjen përgjatë bregut, ndërsa njerëzit ikin të frikësuar.

Në një pjesë tjetër të videos, uji mund të shihet duke u përplasur drejt Xhamisë “Baiturrahman”.

Ngjarja u konfirmua gjithashtu nga “The Jakarta Post” nga një zyrtar në Muzeun Qendror Sulaëesi në Palu.

Më parë, një tërmet me magnitudë 7,7 goditi jashtë brigjeve të ishullit Sulaëesi. Një paralajmërim i cunamit u lëshua fillimisht nga agjencia meteorologjike e vendit, por u hoq pak më vonë.

Lëkundja u ndoq nga një tërmet  prej 6.1 ditsh të premten, ku humbi jetën një person dhe të paktën 10 vetë u lënduan

Tërmeti 7.7 ballë trondit Tokën! Shihni çfarë fuqie ka Read More »

Ju prezantojmë çiftet më të çuditshme në botë/Foto

Pasi t’i shihni fotografitë do të thoni me vete: “Si u bënë bashkë këta njerëz?”.

Shpeshherë çifte të shumta paragjykohen nga shoqëria, e sidomos kur paraqitjet e tyre fizike janë shumë të ndryshme.

Jua prezantojmë disa nga çiftet më të çuditshme në planet. Por, dallimet mes tyre nuk kanë penguar në funksionimin e lidhjes.

Në fotografitë më poshtë, mund t’i shihni çiftet më të çuditshme në planet.

Ju prezantojmë çiftet më të çuditshme në botë/Foto Read More »

30 kuriozitete të rralla që nuk i dini rreth seksit

Nëse jeni befasuar me faktet për seksin në pjesën e parë, ja ku vjen pjesa e dytë, me rekorde dhe kuriozitete befasuese.

-Filmi më i suksesshëm në histori është një film porno. “Deep Throat” ka kushtuar vetëm 25 mijë dollarë dhe ka fituar plot 600 milionë dollarë. Të ardhurat janë 1 me 24 mijë.

Gjatë 30 minutave seks aktiv, një person djeg 200 kalori

2-   Mesatarisht, meshkujt e rritur mendojnë rreth seksit çdo 7 sekonda

3-   Të bërit seks të paktën 1 herë në javë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës së meshkujve me 30%, ataqet në zemër me 50%, dhe diabetin me 40%. Gjithashtu ka treguar se meshkujt që bëjnë seks aktiv kanë gjasa të jetojnë më shumë se 80 vjeç.

4-   Madhësia mesatare e një penisi është nga 12-15 cm

5-   Viagra, pilula e njohur ngjyrë blu e krijuar për të ndihmuar impotencën, bëri 411 milion dollarë përfitime Brenda tre muajve pas lançimit të saj në vitin 1998 përpara se të shkonte në 1.8 miliard në vitin 2003.

6-   Përdorimi i kondomit  fillimisht u vu re në vitin 1500. Ajo ishte në fillim e bërë vetëm prej liri. Dhe historianët mendojnë se ishte Kasanova ai që i përdori për herë të parë.

7-   Regjistrimet historike tregojnë që edhe në vitin 1850, femrat përpiqeshin të praktikonin kontrollin e lindjes. Metoda më e zakonshme ishte përzierja e bajgës së krokodilit dhe mjaltit. Vendosej në vaginë me shpresë parandalimin e shtatzanisë.

8-   Edhe pse çdo pjesë e trupit apo veshje mund të jetë objekt i fetishizmit seksual, këpuca dhe këmba janë dy objektet më të zakonshme në shoqëritë perëndimore.

9-   Vetëm një dekadë më parë, vetëm 25% e femrave raportonin se kishin përjetuar orgazëm si rezultat i raportit seksual. Në vitet e fundit kjo shifër ka shkuar në rreth 45%. Mbi 80% e femrave raportojnë të kenë përjetuar orgazëm nga seksi oral.

10-  Vibratori, një lodër e zakonshme seksi për femrat, u krijua në shekullin 19 si mjekim për të luftuar simptoma lidhur me ankthin si histeria që tani njihet si menstruacionet.

11-  Homoseksualiteti listohej si sëmundje mendore nga Shoqata Psikiatrike Amerikane deri në vitin 1973. Tani konsiderohet si orientim seksual.

12-  Në SHBA, 4% e popullsisë e identifikojnë veten si gej, lezbike dhe biseksuale.

13-  Rreth 1% e popullsisë botërore e konsiderojnë veten aseksuale, pa tërheqje seksuale nga gjinia tjetër.

14-  Statistikat sugjerojnë se 1/5 amerikanë kanë bërë seks me një kolege në punë

15-  Rreth 70% e popullsisë amerikane ka pranuar se ka fantazuar për orgji një herë në jetën e tyre.

16-  ¼ amerikanë jetojnë me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

17-  Gjatë vitit 2007, më shumë se 2.5 mln njerëz në mbarë botën janë infektuar me Sida.

18-  Që kur HIV AIDS u diagnostikua për herë të parë në vitin 1981, më shumë se 25 milion njerëz kanë vdekur si rezultat i kësaj sëmundjeje. 2 milion njerëz vdiqën nga Sida në vitin 2007.

19-  Një mashkull prodhon disa miliona spermatozoidë të rinj në ditë. Femra lind me një sasi të kufizuar vezësh dhe do të prodhojë jo më shumë gjatë jetës.

20-  Statistikat kanë treguar se mesatarisht 90% e meshkujve dhe 65% e femrave masturbohen vazhdimisht.

21-  Në mbarë botën, 27.5% e femrave raportojë se janë ndjerë nën presion gjatë marrëdhënies seksuale për herë të parë, në krahasim me 15% të meshkujve.

22-  Sipas një studimi për seksin në mbarë botën në vitin 2007, mesatarja e moshës kur njerëzit bëjnë seks për herë të parë është 19.25. Ndërsa në Azi ata e humbnin virgjërinë në moshën 22-vjeçare, ne kulturën perëndimore në moshën 18.

23-  Jashtë dhomës së gjumit, vendi më i zakonshëm për të rriturit në Amerikë për të bërë seks është makina.

24-  Mesatarisht çiftet shpenzojnë 20 minuta për paralojën përpara seksit.

25-  Në mbarë botën, të rriturit që bëjnë seks aktiv, thonë se kryejnë marrëdhënie seksuale 103 herë në vit.

26-  Në vitin 2003 kjo mesatare arriti në 127 herë.

27-  Një raport tregoi se 48% e femrave kanë gënjyer për përjetimin e orgazmës të paktën një herë në jetë. Po e njëjta përqindje edhe për meshkujt.

28-  Në gjithë botën, rreth 25% e njerëzve raportojnë të kenë pasur vetëm një person në jetën e tyre që kanë kryer marrëdhënie seksuale. 21% e njerëzve raportojnë të kenë pasur më shumë se 10 partnerë.

29-  Edhe meshkujt edhe femrat tregojnë se mund të ndizen nga aroma e verës.

30-  Endorfina që çlirohet gjatë aktivitetit seksual krijon një eufori që është e ngjashme me përdorimin e drogës opium.standard

30 kuriozitete të rralla që nuk i dini rreth seksit Read More »

Si vjen muaji Tetor për të gjitha shenjat e horoskopit, zbuloni surprizat

Muajt pararendës ishin intensivë me planetët reaksionarë dhe lëvizjet astrologjike që na bënë të punonim për të zbuluar qëllimin tonë dhe të kishim marrëdhënie të suksesshme, por, sipas horoskopit, ky muaj do jetë kulmimi i të gjitha këtyre përpjekjeve.

Ja si do ndikojë muaji tetor në jetën e çdo shenje:
Dashi – Këta muaj kanë qenë si një spastrim për ty. Ke pësuar ndryshime të ndryshme gje e gjitha kjo të ka përgatitur të ndërmarrësh impenjime të ndryshme. Tani që duhet të kujdesesh pikë së pari për veten, je i/e gatshëm/e të ndash energjinë tënde me të tjerët.

Demi – Në një pikë të caktuar ndjeve se kishe humbur gjithçka, kjo bëri që jeta jote të ndryshonte rrënjësisht. Në muajin tetor mund të shijosh mundësi të reja në lidhjet e tua dhe kjo do të ndihmojë në zgjerimin e horizonteve dhe krijimin e hobi-ve të reja.

Binjakët – Këtë tetor do gjesh energji për të reaguar dhe për të arritur atë që dëshiron në marrëdhëniet e tua, mund të manifestosh atë që dëshiron dhe ta arrish falë aftësive të tua të shkëlqyera komunikative.

Gaforrja – ke qenë në gjendje të bësh një lidhje mes gjithçkaje që ke kaluar muajt e fundit dhe kjo të ka bërë më të sigurtë tek vetja. Kjo siguri do të të bëjë më tërheqës/e dhe do mund të takosh njerëz që do pasurojnë jetën tënde.

Luani – Ki besim në faktin që po shkon në drejtimin e duhur dhe lëre veten të drejtohesh nga instikti yt. Do shohësh që çdo gjë që do kërkosh nga marrëdhëniet e tua, do të vijë nga ty.

Virgjëresha – Nëse po kalon një moment të vështirë në lidhjen tënde, do gjesh një mënyrë për ta kaluar nëse e dëshiron. Çelësi do jetë të dëgjosh dhe të reagosh me zemër.

Peshorja – Në këtë muaj mund të lidhjesh më shumë me njerëzit që të rrethojnë. Përdore një gjë të tillë për të marrë vesh diçka më shumë dhe për t’u plotësuar si person. Kjo do të të ndihmojë të fitosh aftësi të reja.

Akrepi – Komunikimi yt me të tjerët do përmirësohet dukshëm, nuk do dyshosh më dhe do ketë më pak keqkuptime. Kjo do të të ndihmojë në të gjitha fushat e jetës.

Shigjetari – Shpejt do gjesh dashurinë e jetës, por duhet të jesh i/e kujdesshëm/e që të mos e lësh të të ikë kjo mundësi. Ki besim tek vetja dhe beso tek dashuria.

Bricjapi – Ka ardhur koha që të lini paragjykimet për të tjerët, sepse kjo mund të jetë arsyeja që nuk gjeni ende dashurinë. Punoni për të përmirësuar veten dhe do shihni që dashuria nuk do jetë larg.

Ujori – Duhet të jesh i/e ndershëm/e ne veten dhe ta heqësh maskën që nxjerr para shoqërisë, nëse do vërtet të gjesh dashurinë e vërtetë. Vetëm në këtë mënyrë shpirti yt binjak do të të shihte vërtet si je, për t’u përgjigjur më pas me dashuri.

Peshqit – Ende nuk po shkëputesh nga e shkuara dhe kjo të ka bërë të humbasësh mundësi të tjera në dashuri. Përqendrohuni tek e tashmja dhe kujtohuni se gjithçka ndodh për një arsye.

Si vjen muaji Tetor për të gjitha shenjat e horoskopit, zbuloni surprizat Read More »

A e dini pse bota e quan vendin tonë Albania, ja arsyeja…

Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ . Në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.“Gjeografia” nga Ptolemeu Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës.

“Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

A e dini pse bota e quan vendin tonë Albania, ja arsyeja… Read More »