Kuriozitete

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes

Astrologu Paolo Fox ka listuar shenjat që do të jenë më pak të favorizuara ditën e sotme nga yjet.

Peshqit/ Nganjëherë besoni se dhimbja juaj është unike, që brengat që përjetoni dhe situatat e vështira që jetoni nuk mund të kuptohen nga të tjerët. Por edhe nëse ka vështirësi, kjo është një kohë e mirë. Por ka disa ngatërresa që mund t’ju shtyjnë të bëni disa pyetje.

Ju po përpiqeni të kuptoni nëse ajo që ju po bëni vërtet ju bën të lumtur dhe është në gjendje t’ju kënaqë në të ardhmen. Tejkalimi i një vështirësie është i mundur, vetëm nëse keni një person simpatik në anën tuaj që mund t’ju tregojë dashuri. Në dashuri ka një gjendje pozitive astrologjike falë edhe aspektit të shkëlqyer të Venusit.

Ujori/ Ju po kaloni një moment të veçantë nga i cili duket i vështirë për të dalë, por horoskopi sot sinjalizon një shërim të mirë. Mundohuni të jeni më pozitiv dhe të mos derdhni këto tensione në dashuri.

Në fakt, ju jeni një shenjë shumë pozitive, e bukur dhe optimiste. Por kini kujdes në këtë ditë që të jeni të qartë. Mos kini një qëndrim të luhatshëm dhe jo miqësor që mund të krijojë siklet dhe konfuzion.

Dashi/ Duhet të kesh kurajo, veçanërisht nëse ke filluar kohët e fundit në nisma dhe projekte të reja. Në përgjithësi ju jeni një shenjë mjaft e drejtpërdrejtë dhe e guximshme dhe nuk i frikësoheni sfidave të reja. Ndonjëherë ju merrni një qëndrim të çuditshëm.

Preferoni të largoheni nga ata që nuk ju kuptojnë ju ose nga mjediset dhe njerëzit që nuk e konsiderojnë lartësinë tuaj. Por ky është një kusht i përkohshëm sepse nuk mund të qëndrosh i vetëm. Në dashuri do të rimëkëmbemi sidomos para fundit të vitit.

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes Read More »

Ditë e mirë apo e keqe, çfarë ka parashikuar horoskopi për ditën e sotme

Dashi
Kujdesuni për shëndetin dhe vendosni rregull në jetën tuaj. Ekzistoni mundësia që të fitoni para përmes burimeve të paparashikuara. Ju mund të merrni një surprizë të këndshme nga partneri juaj.

Demi
Do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta do të sjellin përfitime afatgjata. Miqtë do t’jua ndriçojnë ditën, duke planifikuar diçka emocionuese për mbrëmjen.

Binjakët
Kaloni një mbrëmje me miqtë, pasi do t’ju bëjë shumë mirë. Nuk është koha e duhur për të ndarë ndjenjat dhe sekretet tuaja me njerëzit e afërt. Përgjithësisht parashikohet një ditë e qetë.

Gaforrja
Shëndetit duhet t’i jepni prioritet. Një mik i vjetër mund t’ju telefonojë në mbrëmje dhe të sjellë kujtime nostalgjike. Duhet të kaloni kohë me të dashurit tuaj për të njohur dhe kuptuar njëri-tjetrin më mirë.

Luani
Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punën tuaj, për shkak të ndonjë problemi të lehtë shëndetësor. Parashikohet një periudhë me shumë propozime për pune. Teknikat dhe aftësitë tuaja të komunikimit do të jenë mbresëlënëse.

Virgjëresha
Kontratat e reja mund të duken fitimprurëse, por nuk do të sjellin fitime sipas planit. Mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për çështjen e parave. Koha e mirë për të hyrë në një aleancë të re.

Peshorja
Sytë kurrë nuk gënjejnë dhe sytë e partnerit tuaj do t’ju tregojnë diçka të vërtetë dhe të veçantë sot. Jo një ditë shumë e mirë për të udhëtuar. Sa u përket parave, tregoni më shumë kujdes!

Akrepi
Jini optimistë dhe shikoni anën e ndritshme. Përmirësimi i financave do t’ju lejojë të bëni blerje të rëndësishme. Do të merrni një ftesë të rëndësishme nga burime të papritura.

Shigjetari
Është koha për të rifreskuar miqësitë tuaja të vjetra. Pas një faze të vështirë, dita do t’ju habisë me diçka të bukur në punë. Sot ju do të jeni plot ide të mira dhe do të kuptoni se të gjitha premtimet e marra në martesën tuaj ishin të vërteta.

Bricjapi
Suksesi është padyshim i juaji, nëse bëni ndryshime thelbësore në jetën tuaj. Në jetën bashkëshortore do të përballeni me konfuzion nga ana e partnerit tuaj. Mos krijoni grindje në çift!

Ujori
Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja në punë. Përmirësimi i financave është i sigurt. Një ditë plot lumturi në çift. Ju do të jeni në gjendje të krijoni marrëveshje të rëndësishme që ju sjellin shumë përfitime.

Peshqit
Besimi do të jetë pika juaj më e fortë sot. Magjia dhe personaliteti juaj do t’ju ndihmojë të bëni disa miq të rinj. Puna juaj do të vlerësohet shumë dhe dashuria do të jetë në rrugën e duhur.

Ditë e mirë apo e keqe, çfarë ka parashikuar horoskopi për ditën e sotme Read More »

Makinën e vjetër e kthen në një zgarë për të pjekur mish

Volkswagen është një prodhues i njohur gjerman, i lindur në vitin 1937, nën vullnetin e Adolf Hitlerit, kuptimi i përkthyer i të cilit do të thotë makinë e popullit.

Prodhuesi i automobilëve i njohur edhe nga markë VW, ka arritur të rimarrë një makinë të vjetër që tani është jashtë prodhimit, Volkswagen Brasilia, një makinë me motor të pasmë, i krijuar dhe i shitur në Brazil midis viteve 1973 dhe 1982, transmeton lajmi.net.

Me këtë pjesë të fundit historike, një përfaqësuese në jug të Brazilit, vendosi të krijojë diçka të paimagjinueshme dhe kurrë nuk ishte parë më parë, duke e shndërruar atë në një makinë skarë për të pjekur mishin tradicional në stilin Latin të përsosur.

Falë përdorimit të motorit, i cili ndodhet në pjesën e pasme të veturës dhe një rrip të lidhur me një nga rrotat e pasme, është e mundur që të gatuhet përmes kësaj skare të shkëlqyeshme.

Me pak fjalë, një makinë e vjetër, pikërisht një Volkswagen Brasilia, u shndërrua në një makinë skarë. Çfarë mendoni ju? /Lajmi.net/

 

Makinën e vjetër e kthen në një zgarë për të pjekur mish Read More »

Këto janë shenjat që tregojnë që një femër dëshiron të bëjë seks me ju

Të gjithë shohin një femër që mendojnë të kalojnë të ardhmen me të. Ju jeni vazhdimisht në kërkim të takimeve, ju pëlqen të dëgjoni të qeshurën e saj, fjalët që thotë dhe vazhdimisht shkëmbeni mesazhe me njëri-tjetrin.

Nëse gjërat shkojnë mirë, do të jeni gati për nivelin tjetër, aktin seksual. Por nëse nuk ndiheni fort të sigurt, lini shenjat të flasin vetë. Ja disa nga shenjat që tregon se vajza po mendon të bëjë seks me ty:

Një nga gjërat që nuk u pëlqejnë femrave te meshkujt është kur ata nxitohen. Është e rëndësishme gjërat të vijnë natyrshëm, dhe që ta bëni atë t’ju pëlqejë duhet të vepronin ngadalë duke i dhënë asaj kënaqësi. Nuk është aspak seksi ta nxisësh dikë me patjetër për të fjetur me ty. Pasioni do të zbehet.

Femrat mund të jenë të vështira për t’u lexuar. Por shpesh ato hedhin sinjale të fshehta drejt një mashkulli. Ja disa nga shenjat:

Të thërret në emër

Të thërret në emër në vend të një pseudonimi si për shembull: zemër, ose shpirt”, për të treguar që nuk kërkon të jetë një nga të shumtat që të kanë thirrur ashtu.

Vënë buzëkuq

Ato e vendosin shpesh buzëkuqin, por jo në praninë tënde. Nëse ajo e bën në syrin tënd këtë gjë, kjo do të thotë që je akoma në zonën e miqësisë me të.

I lëviz buzët vazhdimisht

Ajo i lëviz buzët vazhdimisht në praninë tënde, për të treguar që e do vëmendjen tek to.

Të flet ditën e ditëlindjes së saj

Nëse ajo të kushton vëmendje edhe në ditën e lindjes së saj, kur të tjerët që i flasin janë të shumtë, atëherë do të thotë që je i rëndësishëm për të.

Porosit birrë në lokal

Në vend të një pije femrash, ajo porosit një birrë Corona, që shërbehet në shishe, dhe duket më seksi kur ajo e thith birrën nga shishja.

Të flet ndërkohë që tymos duhan.

Edhe pse është duke shijuar një cigare, ajo vazhdon të të flasë, duke treguar interes për bisedën.

Të prek

Të prek qoftë dhe pa dashje por jo pa arsye më shumë se një herë

Qesh edhe kur s’ka gjë për të qeshur

Ajo qesh vazhdimisht, edhe kur në bisedë nuk ka asgjë humoristike

Përpiqen të flasin me ty edhe në situata të sikletshme

Ajo afrohet pranë teje, dhe të flet duke të bërtitur në vesh: “Ka shumë zhurmë këtu, nuk mund të të dëgjoj”.

Thotë emrin tënd

Ajo e përdor shpesh emrin tënd nëpër biseda.

Të krahason me ndonjë të famshëm

Ajo të thotë se ngjan me ndonjë personazh të njohur, që do të thotë se dhe ti dhe personazhi jeni të dy të pashëm.

Flet për tema seksuale

Në diskutim e sipër, ajo thotë ndonjë shaka apo bisedën e kthen tek temat e nxehta seksuale.

Të zgjedh ty në një dhomë plot me meshkuj të tjerë

Edhe pse vendi është i mbushur me djem të tjerë, ajo afrohet të flet vetëm ty.

Injoron celularin e saj

Ndërkohë që celulari i saj bie, ajo vazhdon të mos përgjigjet. Madje ajo fik edhe zilen menjëherë që zhurma mos i shqetësojë

Pyet me dredhi nëse ke të dashur?

Për të provuar nëse ke të dashur apo jo ajo e aprovon një gjë të tillë, duke të thënë: “A i pëlqen të dashurës tënde kjo?”, dhe pret që ti t’i thuash: Nuk kam të dashur

Të thotë që je i talentuar

Kur të thotë që je i talentuar për diçka e ka në kuptimin se po të vlerëson për atë që je, çfarëdo ti të bësh.

Të merr në telefon

Ajo të merr në telefon edhe kur nuk ka ndonjë gjë për të të thënë.

Të flet për interesat e veta

Nëse ajo të flet vazhdimisht për interesat që ajo ka, si në muzikë, si në studime, apo në çdo fushë tjetër të jetës do të thotë që është gati të të tregojë çdo gjë.

Ngre vetullat

Nëse të pyet për diçka dhe pret përgjigjen tënde me vetulla ngritur do të thotë që është sy e veshë në atë që ti do të thuash.

Të pyet nëse do të provosh çfarë ajo po ha

Nëse jeni duke ngrënë darkë, dhe ajo të pyet nëse do të provosh ushqimin e saj, kjo do të thotë se kërkon t’i ndajë gjërat me ty.

Qëndron në tualet për një kohë të gjatë

Kur ndodheni në një festë, dhe ajo vonohet në banjë më shumë se 3 minuta, që zakonisht është koha adekuate që një femre i duhet të urinojë, kjo do thotë që po të pret ty t’i shkosh nga mbrapa.

Ajo heq më shumë rroba se sa xhaketën e saj

Nëse përveç xhaketës heq edhe ndonjë objekt tjetër që ka veshur, do të thotë se kërkon të ekspozohet karshi teje.

E hapur për seks

Nëse një femër tërhiqet nga partneri i saj, ata do të fillojnë të duan më shumë afrimitet dhe sensualitet. Do të jetë më e hapur për seks dhe do të ndjehet kurioze për të kaluar një natë me ty.

Do të fillojë të dërgojë mesazhe romantike

Si femrat ashtu edhe meshkujt në marrëdhënie afatgjata flasin për planet e tyre të mëvonshme, kur mbyllin kompjuterët e punës dhe i drejtohen shtëpisë. Mesazhet sensualë janë një pjesë vërtet seksi e çifteve, që kur lidhja është në hapat e para ashtu edhe kur intimiteti rritet. Sepse në këtë mënyrë, mesazhet sensuale janë një rrugë që e çon seksin në nivel tjetër. Madje atyre u pëlqejnë të dërgojnë dhe ndonjë foto provokative. Ose ju tregon aty preferencat e saja seksuale.

Ajo pyet për historinë tënde seksuale

Gjatë ditës mes çifteve mund të dërgohen shumë mesazhe për të treguar atë se çfarë do pëlqenin të bënin natën me njëri-tjetrin. Por kur një femër mendon të shkojë në shtrat me ty, dhe ndoshta të fillojë një lidhje me ty, ajo do të mendojë shumë për historinë tënde seksuale. Ajo pyet vazhdimisht nëse je në ndonjë lidhje tjetër, apo me sa femra shkove fundjavën e kaluar. Ndershmëria dhe bisedat me të janë praktika të mira që ndihmojnë në vetëbesimin gjatë seksit.

Ajo do të të ftojë në dhomën e saj

Edhe pse të fton në shtëpinë e saj, kjo nuk do të thotë që misioni u krye, dhe se ajo është e gatshme të shkojë me ty. Por nëse ajo e fillon lojën seksuale, është treguar që ajo po mendon të bëjë seks me ty. Por duhet të jeni të kujdesshëm në tregimin e pasionit tuaj. Nëse i dëgjoni me vëmendje ato që ajo thotë, dhe ndjenjat e saj, dhe të jepni mendimin tuaj për situatën është një mënyrë e mirë drejt rrugës së aktit seksual.

Këto janë shenjat që tregojnë që një femër dëshiron të bëjë seks me ju Read More »

E dini çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në google

Nëse dëshirojmë të gatuajmë, të kërkojmë ndonjë informatë apo ndonjë gjë tjetër atëherë kërkimi në Google është gjëja e parë që na shkon ndërmend.

Një kërkim i thjeshtë në këtë aplikacion me “Qysh Me” na dalin përpara gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më shumë.

Gjërat e para që dalin janë më të ndryshme si: “Qysh me” gjet nuse me letra, si me gjet password në Facebook, si të gatuash, si të bësh para e si të gjesh Iphone.

Si duket këto janë disa nga prioritetet e shqiptarëve kur kërkojnë diçka në makinën kërkuese më të madhe në botë.

E dini çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në google Read More »

Misteri më i madh i matematikës/ Si ka lindur dhe nga ku e ka origjinën numri 0?

Kërkuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikan më i vjetër dhe përcaktuan origjinën e simbolit.

Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shenjuar pozicion. Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj. Për një farë kohe numri Zero u kthye në një obsesion të matematikanëve.
Deri më tani, regjistrimi i parë që kishim ishte e një shkrimi mbi murin e një tempulli indian në Gwalior, në shekullin e IX. Megjithatë një zbulim i fundit hodhi poshtë hamendësimet. Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit morën nga biblioteka e Bodleian e cila ruhet që prej 1902, dorëshkrimin e Bakhshalit, një tekst i famshëm indian dhe e shqyrtuan.

Kërkuesit konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.

Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit. Teksi ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.

Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma. Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha. Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne. Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve./njekomb

Misteri më i madh i matematikës/ Si ka lindur dhe nga ku e ka origjinën numri 0? Read More »

Si mbeti emri Gjylekar dhe çfarë kuptimi ka? Flasin banorët e fshatit (Video)

Qytetarët e fshatit Gjylekar të Vitisë për Televizionin 7 kanë folur për prejardhjen e emrit të fshatit të tyre dhe për kuptimin e tij.Pas Llukarit, Syzana Hajradini ka vizituar një fshat tjetër me emër karakteristik, Gjylekarin.

Më shumë rreth këtij fshati dhe historie së emrit të tij e mësojmë përmes materialit.Pas Llukarit, Syzana Hajradini ka vizituar një fshat tjetër me emër karakteristik, Gjylekarin. Më shumë rreth këtij fshati dhe historie së emrit të tij e mësojmë përmes materialit.lajmi.net

https://youtu.be/g63q0w8wTUY

Si mbeti emri Gjylekar dhe çfarë kuptimi ka? Flasin banorët e fshatit (Video) Read More »

Eshtë me fat kush i ka pranë! Gratë më besnike dhe më të ndershme janë të kësaj shenje horoskopi

Peshorja, e lindur nga 23 shtatori deri më 22 tetor, simbolizon ekuilibrin dhe paqen. Duan të ndihmojnë njerëzit, kujdesen për miqtë dhe familjen e tyre.

Atyre nuk i pëlqejnë konfliktet dhe bëjnë gjithçka që të mos ndodhin. Ata e duan paqen dhe duan që drejtësia të mbretërojë. Megjithatë, vlera e tyre është gjithashtu pika e dobët e tyre, pasi ata nuk mund të thonë “jo” dhe të tjerët e shfrytëzojnë atë.

Peshoret janë njerëz të këndshëm, me diell, të relaksuar dhe të dashur. Ata nuk kanë shumë miq, por për ta llogaritet proverbi “Pak, por saktë”. Në çift, Peshorja është një partner fantastik dhe besnik. Le të shohim pse:

1) Peshoret janë BESNIKE

Atyre nuk u pëlqen superficialitetin, kështu që kur ata angazhohen me një person ata japin gjithçka më të mirë nga vetja.

2) Ata duan t’i bëjnë njerëzit të lumtur

Ata kanë një natyrë shumë altruiste dhe duan të shohin buzëqeshje në fytyrat e miqve të tyre, shkruan. Nëse ata mund të ndihmojnë, ata e bëjnë këtë me dëshirë pa pyetur.

3) Ata janë shumë të dashur

Nëse doni një partner që gjithmonë kujdeset për ju, Peshorja është e përsosur. Ata japin 110% të tyre, ata duan të duan.

4) Ata janë romantikë

Ata janë romantikë, por jo në mënyrë të parëndësishme. Ata nuk janë të kënaqur me një darkë të thjeshtë ose një film në kinema; ata angazhohen të bëjnë gjëra “të ndryshme” vetëm për ta bërë partnerin të lumtur.

5) Nuk i pëlqen armiqësitë

Një tjetër karakteristikë pozitive e Peshores është aftësia për të mos nxjerrë përfundime të nxituara, por për të qetësuar të gjitha pikat e një historie. Peshoret janë në fakt një person i qetë dhe i respektueshëm, nuk u pëlqen të ngrenë zërin e tyre. Në të vërtetë, nëse dikush bërtet në një grindje, ajo preferon të largohet derisa situata të qetësohet.

Shkurtimisht, nëse doni një person që ju respekton dhe që ka kohë për të dëgjuar dhe kuptuar, zgjidhni një person nga shenja e Peshores.

Eshtë me fat kush i ka pranë! Gratë më besnike dhe më të ndershme janë të kësaj shenje horoskopi Read More »