Kuriozitete

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda

Çifti kishte qenë duke ecur me qenin e tyre kur ata u ndesheshin me një metal të ndryshkur që dukej se po dilte dhe e gërmuan. Një shumëllojshmëri të kanaçeve metalike të shekullit të 19-të përfundimisht u bënë pjesë e oborrit të çiftit. Pasi gjetën monedha ari brenda, ata pyesnin veten se kush i fshehu copat e arit, të shpërndara nëpër një pjesë të pronës në thellësi të ndryshme. Copa prej ari prej $ 20 duket se ka qenë e re kur e kanë futur në tokë dhe kishin pësuar shumë pak dëme ngaqë ishin në tokë për kohë të gjatë.

Ishte ar i vitit 1890 dhe metali di enës dukej sikur të ishte goditur dje. Një kompani e pavarur e vlerësimit të monedhave, zbuloi se në enën metalike kishte rreth 1,400 $ 20 copë ari, 50 $ 10 copë ari dhe katër $ 5 copë ari. Një nga monedhat, e ashtuquajtur 1866-S No Motto Double Eagle, thuhet se vlerësohet me 1 milion dollarë më vete.

Qeni gërmon në oborr dhe nxjerr një qyp, por e gjithë familja habitet nga ajo që gjejnë brenda Read More »

Legjendat mbi një femër Papë mund të jenë të vërteta

Legjendat mesjetare thonë se Papa Joan ishte femra e parë dhe e vetme Papë. Tani një analizë e monedhave të vjetra prej argjendi sugjeron se gruaja mund të ketë jetuar vërtetë. Sipas legjendave të mesjetës një Papë me emrin John ose Johannes Anglicus që ka ushtruar papatin e tij gjatë gjysmës së shek. IX në fakt ishte një grua. Për shembull një histori e shek të 13-të e shkruar nga një prift domenikan nga Polonia me emër Martin thoshte se Papa Joan mbeti shtatzanë dhe lindi fëmijën gjatë një procesioni në kishë. Ka shumë debat nëse ka ekzituar një Papë me emrin Johannes Anglicus, aq më pak nëse ky Papë ka qenë mashkull apo femër.

Dyshimi vjen nga konfuzioni i identiteteve të Papëve gjatë gjysmës së shek. IX, p. sh në kopjen më të vjetër të gjetur të “Liber Pontificalis”, libri zyrtar i biografive të Papëve në mesjetën e hershme, Papa Benedikt i III nuk përmendet. Zbulimi nëse ka ekzistuar një Papë Joan jo vetëm që zgjidh një mister religjoz dhe historik, por është një faktor në argumentet moderne të rolit të femrës mbi kishë. Debati mbi femrat kler në kishë është ende në proces.

Habicht thotë se simbolet në monedhat mesjetare tregojnë se Papa Johannes Anglicus mund të ketë ekzistuar si dhe Papa Joan mund të ketë qenë i vërtetë. Monedhat favorizojnë një histori të fshehur. Habicht po punonte mbi një punë kërkimore mbi varrimet e Papëve në Romë. “Në fillim besoja se historia e Joanit ishte një trillim, por kur bëra më shumë kërkime vura re se kishte më shumë prapa kësaj historie,” – thotë ai. Habicht analizoi monedha argjendi të njohura si denarë që përdoreshin në Europën perëndimore. Emri i tyre vjen nga monedha e argjendtë e njohur si denarius dhe kanë përmasa të vogla.

Monedhat kishin nga njëra anë emrin e perandorit dhe monogramën e Papës –një simbol i bërë nga inicialet- nga ana tjetër. Habicht u fokusua mbi monedhat që i atribuoheshin Papa John VIII nga viti 872 deri në 882. Arkeologu u shpreh se ndërsa disa denarë kishin një monogram që i përkiste Papës John VIII të tjerë kishin një monogram të ndryshëm. Këto monedha të tjera mund t’i kenë përkitur një Pape John tjetër, Johannes Anglicus, Papës Joan. Monograma ishte si një firmë e ditëve të sotme.

Në fakt mund të kemi një lloj shënimi të Papës Joan. Habicht sugjeron se radha e Papëve në mes të shek. IX duhet të përfshijë Leo IV nga 846-853 i ndjekur nga Benedikti i III nga 853-855, Johannes Anglicus nga 856-858 dhe nga Nikolas I nga 858-867. Është vërtetuar shkencërisht se këto monedha nuk janë false. Sipas Habicht-it nuk ka një treg mbledhës për këto monedha mesjetare. Falsifikuesit nuk janë të interesuar për t’i falsifikuar ato. Disa vite më parë disa monedha Papësh të shek. të IX pas krishtit u ofruan në ankand në Nju Jork, por pjesa më e madhe nuk u shit dhe iu kthyen pronarit. “Disa do ta përqafojnë studimin tim dhe do të gjejnë prova të tjera të femrave kler në shekujt e hershëm të kristianizmit,” – u shpreh Habicht. – “Të tjerë do të refuzojnë idenë dhe do të krijojnë zhurmë mediatike kundër pohimeve të tilla. Mund të ngrihet një betejë përbaltje që mund të vazhdojë përgjithnjë.” /bota.al/

Legjendat mbi një femër Papë mund të jenë të vërteta Read More »

5 arsye pse nxehet celulari juaj

Ju ndodh që të celulari juaj të fiket papritmas gjatë kohës që ju e përdorni? Po të merrni celularin tuaj për të bërë një telefonatë dhe vini re se ai po.. digjet?

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm. Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

1.Ka nevojë për pushim.

Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,Wi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

2.Shumë diell (ose ftohtë)

A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

3.Ka një virus

Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

4.Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”

Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

5.Bateria është defektoze

Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

5 arsye pse nxehet celulari juaj Read More »

Ja pse të kesh vëlla/motër është dhurata më e madhe nga prindërit

Të jesh vëlla ose motër është ndjenja më e mirë në botë.

Kjo do të thotë dashuri pa kushte dhe një person që do ta kesh gjithë jetën në krah, transmeton Indeksonline.

Në një video e cila po qarkullon në “Internet” shohim se sa e fortë është lidhja ndërmjet vëllezërve dhe motrave.

Ata shfaqen afër teje kur ke më së shumti nevojë, duke të ofruar atë që të mungon apo ke nevojë.

Më poshtë mund të shihni videon emocionuese…

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2233910856933466/?t=0

Ja pse të kesh vëlla/motër është dhurata më e madhe nga prindërit Read More »

I troket në derë e keqja, Zonja Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

“Dielli përballë me asteroidin Astea nna tregon se si duhet te kalisim durimin dhe kembenguljen me qellim qe te arrijme qellimet tona.

Analiza dhe menyra Metodike do jene nje force levizese. Astrea nga simbolikat e Mitologjise perfaqeson drejtesine. Do tregojë mashtrimin pseudot utopine dhe atmosferen e mjegullt qe shkaktojne qellimisht disa njerez per te mbuluar qellimet e verteta te tyre”, njofton Meri.

Dashi

Mund te behet shume enderrimtar dhe utopik apo pseudo hero per te perfituar ne çeshtje pune dhe perditshmerie

Demi

Do kete kujdes ne shoqeri apo ne jeten sociale pasi mund te futet ne rruge pa krye apo te ndryshoj gabimisht destinacion

Binjaket

Do perdorin menyra manipuluese per te arritur nje pozicion ne pune apo per te fituar terren ne lidhje me jeten personale

Gaforrja

Mund te shkaktoj deshmi te rreme vetem e vetem te mos mbaj pergjegjesi per veprimet e bera apo per te arritur nje qellim qe lidhet me ligjin

Luani

Nuk duhet te qaj fatin e vet ne nje moment ku ndjenjat i ka te paqarta dhe nuk duhet te bej levizje ekonomike pasi do rrezikoj shume

Virgjeresha

Duhet te kete parasysh, qe perballe vetes mund te kete nje enderr, e cila para se te behet realitet rezulton nje utopi

Peshorja

Ne jeten e perditshme do kuptoj pse nje pune nuk ecen dhe nuk ndjehet ne forme Dikush i shkaterron ne fshehtesi ate qe ka ndertuar

Akrepi

Mund te jete manipulues e joshes ne dashuri por ngelet nje enderrimtar dhe kjo mund te jete pika e dobet pasi nuk ka rendesi cfarre je por çfarre bene

Shigjetari

Te ndertosh nje bote te bukur per vete nuk do te thote se je jashte realitetit Mjafton ne boten tuaj mos lejoni te futen keqdashes

Bricjapi

Perrallat qe do tregoni sot mund tu pelqejne edhe te rriturve dhe mund ti fusin ne nje bote me te bukur Por kujdes se rolet mund te ndryshojne papritur

Ujori

Nuk ka yll ne qiell qe juve nuk ju intereson ne koncept Sado larg ju mendoni se nje dite do ti perkisni nje bote me te madhe

Peshqit

Nese dikush ju tregon te drejten dhe arsyen ne diten e sotme ju nuk do ti jepni te drejte sepse pikerisht keni vepruar sipas ndjenjave dhe instiktit.

I troket në derë e keqja, Zonja Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi Read More »

Nga Sokrati, tek Don Kishoti: Të vërteta të rrezikshme

Në 19 janar 2007 mësuam se gazetari turk me origjinë armene, Hrant Dink ishte vrarë në Stamboll nga një nacionalist turk, një djalosh vetëm 17 vjecar, sepse kishte kritikuar mohimin e genocidit armen nga ana e qeverisë. Vrasja e gazetarëve që përpiqen të thonë të vërtetën është një zakon i konsakruar nga koha dhe justifikimet e adoptuar për këtë krim janë një traditë po kaq e vjetër. Nga Shën Gjon Pagëzori tek Seneka, nga Rudolf Ualsh tek Ana Politkovskaja, ata që thonë të vërtetën dhe ekzekutuesit e tyre zënë një hapësirë cuditërisht të madhe në bibliotekat tona.

Pak më shumë se 24 shekuj më parë, në 399 p.e.s. tre qytetarë athiniotë dërguan në gjykatë filozofin Sokrat, sepse e konsideronin një rrezik për shoqërinë. Në fund të procesit, gjatë të cility akuza dhe mbrojtja paraqitën tezat e tyre respektive, shumica e jurisë, e formuar nga përfaqësues të qytetarëve të Athinës, e shpallën Sokratin fajtor dhe, me një ashpërsi unike, e dënuan me vdekje. Pak kohë më vonë, Platoni, dishepulli që e donte Sokratin ndoshta më shumë se kushdo tjetër, transkriptoi diskutimin e tij të mbrojtjes që ka mbërritur deri në ditët tona me titullin Apologjia. Në të, Platoni, përmes gojës së Sokratit diskuton shumë argumenta: koncepti i pabesisë, karakteri i akuzuesve të tij, fajësimi i herezië, korruptimi i të rinjve dhe nëpërkëmbja e identitetit demokratik të Athinës. Kjo akuza e fundit jehon edhe sot e kësaj dite si shumë e njohur. Dhe Sokrati analizon cështjen e përgegjësisë së qytetarëve në një shoqëri të drejtë.

Aty afër gjysmës së diskutimit të tij, filozofi nis të flasë për rreziqet që has ai që dëshiron të thotë të vërtetën në botën e politikës. “Asnjë njeri mbi këtë Tokë që, në mënyrë të vetëdijshme, pengon verifikimin e padrejtësive dhe paligjshmërisë në mjedisin e tij”, thotë Sokrati, “nuk mundet të shpëtojë jetën e tij. Mbrojtësi i vërtetë i drejtësisë, qëka ndërmend të mbijetojë qoftë edhe për një kohë të shkurtër, duhet domosdoshmërisht të kufizohet në jetën private dhe të braktisë politikën”.

Nuk ka asnjë dyshim. Duke filluar që nga profetët e parë, është e gjatë lista e atyre që, pasi kanë tënë të vërtetën, kanë paguar me jetën e tyre këtë vokacion njerëzor, dhe cdo vit Amnesty International boton një listë të gjatë të personave të burgosur në të gjithë botën, për arsyen e vetme se kanë bërë të dëgjohet zëri i tyre.

Hans Kristian Andersen, tek “Rrobat e reja të perandorit” harroi të na thotë se cfarë i ndodhi fëmijës që tërhoqi vëmendjen e të tjerëve duke u thënë që perandorit, në të vërtetë nuk kishte veshur asgjë. Nuk do të habiteshim po të zbulonim që i tiji nuk do të kish qenë një fat i lumtur.

Sokrati i shpjegon gjykatës se është më se i vetëdijshëm për risqet që i vijnë nëse thotë të vërtetën. Personi që u kundërvihet padrejtësive apo paligjshmërive, vëren Sokrati, pagn me jetë zgjedhjen e tij për të thënë të vërtetën mbi to. Deri këtu, gjithcka është e qartë. Por më tej, Sokrati, për të cilin gjurmimi i të vërtetës është, sic duhet të jetë për të gjithë ne, objektivi parësor i ekzistencës, vazhdon duke thënë që, nëse një person dëshiron të shpëtojë lëkurën “edhe për pak kohë”, ky objektiv duhet që të kufizohet në sferën private dhe nuk duhet të lejohet që të vërshojë edhe në mjedisin e gjerë social.

Po si është e mundur të bëhet kjo?
Gjithmonë nëse toni i Sokratit nuk ka qenë ironik, piëkrisht ai, më shumë se cdokush tjetër, duhet ta dinte që sa herë kërkohet e vërteta, sa herë që vihet në dyshim një gënjeshtër, sa herë që bëhen përpjekje të cirret maska e një mashtrimi, sa herë që vërehet se perandori është vërtetë lakuriq, duhet që domosdoshmërisht të shkelet në atë terren të përbashkët, në atë botë që e banojmë bashkë me bashkëqytetarët tanë. Në dy ekstremet e jetës jemi të vetëm, në barkun e nënës dhe në varr, por hapësira që përshkojmë mes këtyre dy pikave është një mbretëri e përbashkët, në të cilën të drejtat dhe përgjegjësitë e gjithkujt përcaktohen prej të drejtave dhe përgjegjësive të fqinjëve tanë, dhe cdo gjë e rreme, cdo falsitet, cdo tentativë për të fshehur të vërtetën dëmton këdo në atë mbretëri, duke përfshirë në fund të fundit edhe vetë atë që gënjen. Pasi Sokrati u detyrua t’i japë fund jetës së tij, athinasit u penduan, mbyllën gjimnaze dhe palestra në shenjë zie, dëbuan dy prej akuzuesve nga Athina dhe dënuan me vdekje të tretin.

Sokrati ishte i vetëdijshëm që cdo shoqëri vetëpërcaktohet në dy mënyra: përmes asaj që lejon dhe përmes asaj që ndalon, përmes asaj që përfshin duke epranuar si imazhin e vet, dhe përmes asaj që përjashton, injoron dhe mohon. Cdo qytetar që jeton brenda mureve të një shoqërie ka një detyrim të dyfishtë: atë që t’u bindet këtyre përfshirjeve dhe përjashtimeve të përbashkët dhe (domethënë ligjet e shoqërisë) dhe detyrimin ndaj vetvetes. Një shoqëri e gjallë duhet të ketë, në brendësi të saj, instrumentat për t’u mundësuar qytetarëve të saj që të realizojnë këtë detyrë të dyfishtë: pra atë të bindjes ndaj ligjeve dhe atë të vënies së tyre në diskutim, atë të respektimit të tyre dhe atë të ndryshimit të tyre.

Një shoqëri që u lejon qytetarëve vetëm njërin prej dy detyrimeve (një diktaturë apo një shtet anarkik) dhe një shoqëri që nuk ka besim në parimet e saj dhe si pasojë është në rrezik zhdukjeje. Qeniet njerëzore kanë nevojë për mbrojtjen e përbashkët të ligjit, si dhe lirisë për t’i dhënë zë mendimeve të tyre, dëshmive të tyre, dyshimeve të tyre, po aq sa kanë nevojë edhe për lirinë për të marrë frymë. Kjo është themelore.

Ndoshta e kemi më të lehtë të kuptojmë fjalët e Sokratit, nëse i dëgjojmë të rijehojnë tek një dishepull i tiji i largët dhe i cuditshëm, një zotëri që, i obsesionuar prej leximit të romaneve kalorësiakë, vendos një ditë që të bëhet ai vetë kalorës për të vënë në praktikë parimet e vlerave dhe ndershmërisë “për të rritur nderin e tij dhe për t’i shërbyer vendit të tij”. Ashtu si Sokrati, Don Kishoti i njeh risqet në përpjekjen “për të mos lejuar të ndodhin padrejtësi dhe paligjshmëri në vendin e tij”. Dhe për këtë arsye, Don Kishoti konsiderohet një i marrë.

Po cfarë është saktësisht marrëzia e tij? Don Kishoti ngatërron mullinjtë e erës me gjigantë dhe bagëtitë për luftëtarë, dhe beson tek kuajt që fluturojnë, por përtej të gjithë fantazive të tij, ka besim tek dicka solide si përhsmebull toka mbi të cilën ecën, apo tek nevoja e pakundërshtueshme për drejtësi. Vizionet përrallorë të Don Kishotit janë imaginata rrethanore, mënyra për t’i bërë ballë “gri”-së së realitetit. Por në detyrimin e pasionit të tij dhe bindjeve të pagabueshme, ai thotë se jetimët duhet të ndihmohen dhe vejushat të shpëtohen – edhe pse, për shkak të veprimeve të tij, fati si i shpëtimtarëve, ashtu edhe të viktimave, përkeqësohet. Ja paradoksi i madh me të cilin na vë përballë Servantesi: drejtësia është e domosdoshme, edhe pse bota mbetet e padrejtë. Veprimet dashakeqë nuk duhet të mbeten të pakundërshtuar, edhe kur pas tyre vijnë tëkëqia më të mëdha. Jorge Luis Borges e shpreh këtë koncept tek njëri prej personazheve të tij më të tmerrshëm: “Që parajsa të ekzistojë vërtetë, edhe pse vendi im është në ferr”. /Bota.al/

Nga Sokrati, tek Don Kishoti: Të vërteta të rrezikshme Read More »

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar me to nuk do të thotë se nuk kanë pasoja tek shëndeti, madje edhe të rënda.
1. Të fjeturit vonë

Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2. Të fjeturit më shumë se ç’duhet

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

3. T’i lash duart më shpesh se ç’duhet

Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç’duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’i eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

4. Të mos punuarit
Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë. Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse puna i mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

5. Të jetuarit në një qytet të zhurmshëm

Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të presionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

6. Të përdorurit të telefonit me orë të zgjatura

Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën Read More »

Ja pse duhet të keni një virgjëreshë në jetë tuaj

Virgjëreshat mund të njihen për dëshirën e tyre për gjërat perfekte.

Sipas intv janë  personat më të mahnitshëm në jetën e dikujt. Ja pse duhet të keni një virgjëreshë në  jetën tuaj.

1. Janë njerëzit më të mirë që do të takoni ndonjëherë

Ata kanë  një zemër prej ari dhe një shpirt të mirë. Duan të ndihmojnë të tjerët, falenderojnë ku është e nevojshme dhe i bëjnë njerëzit të buzëqeshin.

2. Nuk janë në kërkim të telasheve, ata janë njerëz shumë intelektualë

Sipas intv.al një virgjëreshë i peshon mirë gjërat, përpara se të marrë një vendim. Virgjëreshat nuk janë të pakujdesshme dhe të paarsyeshme dhe gjithmonë i besojnë instinktit të tyre gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme.

3.  Punon shumë

Nëse jeni në kërkim të dikujt që punon fort për të arritur rezultate te mira, virgjëresha është rasti më i mirë. Këta njerëz nuk lodhen apo demoralizohen në vendin e punë, por mendojnë të fitojnë sa më shumë eksperiencë, për t’i çuar më pas drejt parasë.

4. Kujdesen shumë për njerëzit e dashur

Nëse fitoni zemrën e një virgjëreshe ata do bëjnë të pamundurën që t’ju ndihmojnë në momentet tuaja më të këqija. Një virgjëreshë nuk të lë kurrë vetëm në ditët më të vështira.

5. Nuk i zbukurojnë gjërat, por i thonë troç

Nëse dëshironi të keni pranë dikë që i thotë gjërat troç, gjeni pranë një virgjëreshë. Sado keq mund të ndiheni nga e vërteta, duhet të gëzoheni që nuk keni pranë dikë të shtirur.

Ja pse duhet të keni një virgjëreshë në jetë tuaj Read More »