Kuriozitete

Po ju e dinit?/ Kjo është mosha në të cilën tradhtojnë më shumë gratë!

Po ju e dinit? Ndonjëherë vjen një moment në martesën e një femre që ajo ka më shumë gjasa të bjerë në krahët e një tjetri.
Shkenca ka studiuar fenomenin, pse gratë tradhtojnë dhe cilat janë shkaqet.

Sipas një studimi të faqes së marrëdhënieve jashtë martesore, Victoria Milan, ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.

Mendoni se bëhet fjalë për një femër tek të 20-tat, por nuk është ajo.

Bëhet fjalë për femrat që janë 37-vjeç.

Sipas gjetjeve të tyre, mosha mesatare e femrave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6, saktësisht 7 vjet pas martese, duke pasur parasysh që mosha mesatare e martesës është 29-vjeçe.

Sigurd Vedal, themelues i Victoria Milan, shpjegon pse ai mendon që femrat e martuara tradhtojnë.

“Ndoshta ngaqë bashkëshorti i tyre nuk u jep vëmendjen dhe respektin që dëshirojnë. Ndoshta ato ende dashurojnë partnerët e tyre, por ka pak vanitet në martesë…Cilado qoftë arsyeja, tradhtia i ndihmon të martuarat të rizbulojnë gjallërinë e jetës, sensualitetin e tyre, pasionin fizik që u ka munguar. Këto janë nevoja universale, dhe kënaqësi seksuale është diçka që miliarda prej nesh kanë të përbashkët, pavarësisht ndryshimeve të tjera që kemi”, thotë Vedal.

Pra burra, nëse doni të mbani në shtrat gratë tuaja, dhe të jenë vetëm tuajat, kushtojini shumë vëmendje sidomos në ditëlindjen e tyre të 37-të.

Po ju e dinit?/ Kjo është mosha në të cilën tradhtojnë më shumë gratë! Read More »

Çfarë kuptimi ka nëse shihni gja k në ëndërr?

Mamatë dhe gjyshet thonë që nëse sheh gj ak në ëndërr, nuk duhet të shqetësohesh pasi ëndrra është pr ishur. Por ç’kuptim ka gja ku në të vërtetë? Zakonisht gj aku në ëndërr lidhet me çështje që kanë të bëjnë me të afërmit tuaj ose krijimin e një marrëdhënieje të re familjare.
Gjaku në veshje paralajmëron se të afërmit tuaj mund të bëjnë disa veprime të pamenduara mirë. Kjo mund t’ju dëmtojë reputacionin ose mund t’ju shkaktojë humbje të mëdha financiare. Gja ku në gojë është simbol i keqkuptimeve me të afërmit për çështje trashëgimie, financash ose për pronën.

Kur shihni në ëndërr sikur ju del gj ak nga sytë, do të thotë se jeni zhgënjyer ose do të zhgënjeheni prej dikujt që e keni afërt. Gja ku nga veshi parashikon lajme të mira që do t’ju motijnë të bëni veprimet e duhura.

Kur shihni në ëndërr sikur ju del gj ak nga hunda, kjo tregon se do të bëni përpjekje të mëdha e të zellshme për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes.

Çfarë kuptimi ka nëse shihni gja k në ëndërr? Read More »

Si të mbrojmë telefonin nga temperaturat e larta, ja 5 mënyrat më efikase

Ditët e nxehta të verës nuk ndikojnë vetëm në humorin tonë por edhe në telefonat tonë celularë.
Megjithatë ekzistojnë disa mënyra sesi t’i shpëtojmë pajisjet elektronike nga nxehtësia.

Më poshtë keni pesë këshilla prej të cilave telefoni juaj mund të “shpëtojë”:

1. Më e rëndësishmja është të mos i ekspozojmë në diell. Mbajini në hije ose në çantë.

2. Mos e hiqni nga kasa mbrojtëse telefonin.
3. Mos lër hapur Bluetooth-in, vendndodhjen apo edhe Wi-Fi-në kur nuk keni nevojë për to, vendosini në “airplane mode”.

4. Nëse shihni se telefoni po nxehet, fikeni menjëherë dhe lëreni të ftohet.

5. Mos luani lojëra në telefon.

Si të mbrojmë telefonin nga temperaturat e larta, ja 5 mënyrat më efikase Read More »

Festa e Kurban Bajramit/ Ja ushqimet e ndaluara dhe ato që nuk duhen të mungojnë në tavolinë

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

Festa e Kurban Bajramit/ Ja ushqimet e ndaluara dhe ato që nuk duhen të mungojnë në tavolinë Read More »

Njihuni me emrat më të përhapur për vajzat në Shqipëri

Shqipëria së fundmi ka pasur një bum në shumëllojshmërinë e emrave për fëmijët e sapolindur. Megjithatë emrat e vjetër dhe karakteristik për shumë zona kanë vijuar të jenë shumë të përhapur.

Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.

Për sa u përket djemve dhe burrave, duke u bazuar tek tabela, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungon as emri Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj.

Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve.

Njihuni me emrat më të përhapur për vajzat në Shqipëri Read More »

A e dini se kush është emri më i përdorur në Shqipëri?

A e dini se kush është emri më i përdorur në Shqipëri?

Më poshtë ju sjellim emrat që janë ndër më të përdorurit në çdo qytet të Shqipërisë.

Duke u bazuar tek tabela, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungon as emri Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj.

Më poshtë keni hartën me të gjithë emrat më të përdorur në qytete e Shqipërisë:

A e dini se kush është emri më i përdorur në Shqipëri? Read More »

Dita Ndërkombëtare e Punës/ Historia dhe domethënia e 1 Majit

Në 1 maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, pro testojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

1 maji i parë lind në Paris në 1889-ën.

Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez.

Objektivi i organizatës së krijuar nga hiri i organizatës së parë ishte ai i koordinimit të aktiviteteve të të gjitha partive kombëtare të lidhura me lëvizjen e punëtorëve. U vendos të realizohej një manifestim i madh për t’i kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në 8 orë.
«8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë për të fjetur». Ishte kjo moto e krijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave në fillim të ‘900-ës. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre.

Zgjedhja e kësaj date u bë si pasojë e inc identeve të rënda të ndodhura në ditët e para të majit të vitit 1886 në Chicago, që njihen si re volta e “Haymarket”.

Në mes të ‘800-ës, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin dhe 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe shpesh hu mbnin jetën në vendet e punës. Në 1 maj të 1886-ës u mbajt një grevë e përgjithshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të reduktuar ditën e punës në 8 orë. Pro testa zgjati tri ditë dhe kulmoi në 4 maj, me një ma sakër të vërtetë ku mbetën të vrarë 11 persona.

Iniciativa u kthye në një simbol të kërkesave të punëtorëve që në ato kohë lu ftonin për të pasur të drejta dhe kushte më të mira pune. Kështu pavarësisht reagimit negativ të shumë qeverive, në 1 maj të 1890-ës u regjistrua një pjesëmarrje shumë e lartë. Aktualisht kjo datë është festë kombëtare në shumë vende.

Përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e punës festohet të hënën e parë të shtatorit. Festa e ka origjinën nga Kanadaja në kujtim të manifestimeve ku punëtorët kërkonin orar të reduktuar pune nën emrin e “Lëvizjes së nëntë orëve”.

Dita Ndërkombëtare e Punës/ Historia dhe domethënia e 1 Majit Read More »

Këto janë ushqimet që duhet të hani në Natën e Kadrit

Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye, janë të panumërt njerëzit që agjërojnë sot, shumë më shumë se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra dhe jo vetëm besimtarë myslimanë ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Çfarë duhet të hani sonte?

Nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Kjo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj.

Sonte iftari nis në orën 8 e 15 minuta. Në lidhje me ushqimet që duhet të konsumoni këtë natë, ka disa veçori.

1. Nisni si fillim iftarin me hurma arabie. Jo vetëm që janë simbol gjatë gjithë periudhës së Ramazanit, por janë edhe nga ato lloj ushqimesh që të krijojnë ndjesinë e ngopjes. Nuk përmbajnë shumë sheqer, por kanë një lloj sheqeri që nuk i bën stomakut dhe e bën të mundur pranimin e ushqimeve më lehtë. Janë 260 viariete hurmash, nga të cilat preferohen ato që janë të buta dhe të njoma.

2. Pas konsumimit të hurmës, këshillohet një gotë me ujë. Arsyeja këtu është shumë e thjeshtë. Meqenëse 70 për qind e trupit përbëhet nga uji, kjo nevojë e trupit është ndër të parat. Uji konsumohet menjëherë pasi plotëson përqindjen e trupit pas mungesës së gjatë. Thuhet se uji shërbehet menjëherë me idenë e lagies së venave.

3. Ushqimet të tjera të lehta (supa të ndryshme, sallata), por deri në atë masë sa të zihet 2/3 e stomakut, sepse 1/3 e tij duhet të jetë bosh. Asnjëherë gjatë iftarit nuk këshillohet mbingopja, sepse është e dëmshme për stomakun.

4. Gatimi i një ëmbëlsire tradicionale, e cila zakonisht është hallvë. Ëmbëlsirat, por edhe frutat, këshillohen të konsumohen jo më pas se një orë pas darkës, në mënyrë që stomakun të mos e mbingarkoni. Sonte, ëmbëlsirat dhe frutat këshillohet t’i konsumoni pas orës 9 e 30 – 10.

Këto janë ushqimet që duhet të hani në Natën e Kadrit Read More »