Art-Kulture

Zbulohet një v arreze dhe një furrë për prodhim qeramike shumë shekullore

Gjatë punimeve per hapjen e nje rruge lidhëse të bypass-it në Apoloni, është zbuluar nje v arreze poshtë bypass-it si edhe një furrë për prodhim qeramike.

Mendohet se va rreza e zbuluar i përket shekullit të tretë p.e.s, ndërsa furra qeramike mendohet se mund të jetë ndërtuar rreth viteve 400-500 pas Krishtit.

Punimet per krijimin e rruges turistike, qe do te lidh bypassin me Apolonine, është një nga germimet më të mëdha gjatë koheve te fundit.

Për zbulimin e v arrezës dhe furrës qeramike kanë reaguar edhe arkeologët, të cilët tregojnë se zbulimi i këtyrë dy objekteve cilësohet si një nga gërmimet më të mëdha, dhe se objektet janë të lëvizshm, dhe mund të bëhet spostimi i tyre për tu montuar në një zonë tjetër.

Arkelogou Neritan Ceka deklaroi se me zbulimin e bërë kemi të bëjmë me një nga gërmimet më të mëdha dhe me një distancë kohore nga njëri objekt tek tjetri gati 700-vjeçare.

” Nëse s’do kishin reguar arkelogët ky zbulim do të ishte një histori e harruar, kemi angazhuar arkelogë të vjetër që pjesa që është zbuluar të mbetet aty për tu treguar vizitorëve se Apolonia u zhvillua deri rreth 700 vite më pare,” pohoi Neritan Ceka.

Zbulimi në këtë zonë konsiderohet si një nga rastet e rralla ku ndërtimet në vend të ndihmojnë për të zbuluar historinë.

Zbulohet një v arreze dhe një furrë për prodhim qeramike shumë shekullore Read More »

Kush është aktorja shqiptare që po shkëlqen në SHBA

Ndonëse në Shqipëri u bë e njohur pak kohë më parë, Ana Golja është një nga aktoret më të mira në SHBA.

Në një intervistë virtuale në emisionin “Rudina”, artistja ka treguar për eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta.

Bukuroshja e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.

“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.

Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, shprehet ajo.

Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.

Kush është aktorja shqiptare që po shkëlqen në SHBA Read More »

Kryeministri Edi Rama në xhaminë e restauruar të Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë mëngjes xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Rama tha se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes, besimtarët do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet.

“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët”, tha Rama.

Ndërkohë, në postimin e tij në “Facebook”, shoqëruar me videon gjatë inspektimit, Rama thekson se “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”./NOA.al

Kryeministri Edi Rama në xhaminë e restauruar të Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi! Read More »

Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh: Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin Kohë për rrëfim.

Teksa rikthehej në Vlorë pas 20 vitesh, Kadare u shpreh: “Shoh një Vlorë më të bukur”, duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura.
“Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot. Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare.

Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh: Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime! Read More »

Zyrtare, Ismail Kadare propozohet përsëri për çmimin Nobel në Letërsi

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes një komunikate në faqen zyrtare, ka bërë me dije se më 28 Janar, në nder të 85 vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, do të mbahet në sallën “Akademikët”, veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se po në këtë event Kadare do të ripropozohet nga ASH për çmimin Nobel në Letërsi.
Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave: AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË DO TË ORGANIZOJË VEPRIMTARINË SHKENCORE “ISMAIL KADARE, SHKRIMTAR SHQIPTAR NË LETËRSINË BOTËRORE” NË NDERIM TË 85-VJETORIT TË AKADEMIKUT ISMAIL KADARE

#AShSh #Veprimtarishkencore #IsmailKadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”.
Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha, dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.

Zyrtare, Ismail Kadare propozohet përsëri për çmimin Nobel në Letërsi Read More »

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta dekoroi sot regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në motivacion e dekoratës thuhet: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.

Në fjalën e mbajtur, regjisori Anagnosti tha: “Sot është një ditë e veçantë për mua. Falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falënderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë“.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta iu drejtua regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, duke thënë: “Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti! Emri dhe vepra juaj, i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne një frymëzim”, – u shpreh kreu i shtetit. /noa.al/

Kineasti Dhimitër Anagnosti nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ Read More »

Shqiptari 14-vjeçar ngre në këmbë suedezët, i mahnit me zërin e tij (video)

Rejhan Sjunger është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor për fëmijë në Suedi.

Ai ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performacës në skenë. Ndërsa pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e këngës.
Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike. Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale.

Shqiptari 14-vjeçar ngre në këmbë suedezët, i mahnit me zërin e tij (video) Read More »

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për kr imet e ko munizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “ko munizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di ktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat.
/NOA.al

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit Read More »