Art-Kulture

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr

“Shën Tereza dhe Migjeni lidhen bashkë me këtë datë, 26 gushtin, atë të vitit 1910 kur erdhi në jetë nëna e madhe e të varfërve të kësaj bote dhe atë të vitit 1938, kur ndërroi jetë poeti i madh i grushtit të kësaj toke”.

Kështu u shpreh sot përmes rubrikës “Homazh”, Kryeministri Edi Rama, ndërsa përkujtoi Shenjtoren shqiptare Nënë Tereza dhe Migjenin, ndër poetët e shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

“Nënë Tereza jetoi gjatë, si një lutje pëshpëritëse, Migjeni pak, si një bubullimë buçitëse”, tha Rama.

“Ajo ishte e bardhë, nuse kokëulur martuar me kaltërsinë e qiellit, ai ishte kryeneç, siluet i zi përballë lartësisë së malit pa zë. Ajo ishte dora e shtrirë në kërkim të dritës së pafundme, ai ishte dora e mbledhur grusht në drejtim të errësirës së padurueshme. Ajo e gjeti qetësinë e pandërprerë, duke ndezur qiririn në vend se të mallkonte errësirën, ai nuk rreshti së mallkuari errësirën pa gjetur dot një dekikë qetësi”, vijoi ai.

Rama tha se “të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr, ajo i fërkonte kokën për t’i lehtësuar dhimbjen, ndërsa atij i ngriheshin flokët përpjetë prej dhimbjes së tij”. “Të dy e donin me pasion njeriun, ajo e donte atë siç ishte, ai e donte siç duhet të ishte. Të dy e donin botën më të mirë, ajo duke u gjunjëzuar devotshmërisht për ta bërë më të lehtë, ai duke u kryengritur verbalisht për ta kthyer përmbys”, shtoi ai.

Ishin të dy shqiptarë, vijoi kryeministri, “por Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, atdheu i saj u bë bota ndërsa atdheu i tij poezia”. “Njëra besonte në një e në të vetmin Zot që e kërkonte lart në qiell, tjetri hahej me Zotat që i shihte nga lart poshtë. Për Shën Terezën, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte Fjala, ndërsa Zoti i Migjenit ishte vetja dhe Zot i Fjalës ishte ai vetë”, shtoi ai.

Rama tha se “Gonxhe Bojaxhiu u vesh murgeshë dhe u bë Shën Tereza e Kalkutës. Millosh Gjergj Nikolla e flaku veshjen e murgut dhe u bë Migjeni i shqiptarëve”.

“Ajo vdiq 87 duke kuruar sëmundjet e të tjerëve, Ai 27 pa kuruar dot sëmundjen e vet”, tha ai.

“Por të dy e kapërcyen vdekjen, Ajo me fuqinë e përkushtimit të saj ndaj Zotit, përmes dashurisë qiellore për njerëzit, Ai me fuqinë e përkushtimit kundër të vjetrës, përmes fjalës për Botën e Re. Ajo vazhdon të sajën si shenjtore nga lartësia e qiellit, Ai vazhdon me të vetën si zëri i të resë nga thellësia e tokës”, tha Kryeministri. /atsh

Homazh/ 26 gushti i Nënë Terezës dhe Migjenit, të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr Read More »

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë

Festivali i Komedisë në Korçë do të nisë në 8 shtator ndërsa për shkak të numrit të kushtëzuar të publikut secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.

Prej shtatë vitesh komeditë e realizuara nga trupat teatrale nga gjithë trevat shqipfolëse, bëhen bashkë në Korçë në Festivalin e Komedisë “KoKo Fest”.

Tri skena të improvizuara në ambient të hapur, oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia” do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, ky festival nuk i ka ndryshuar rregullat për sa i përket garës dhe çmimeve, ku trupat profesioniste do të marrin vlerësime nga një juri e përzgjedhur./atsh

‘Koko Fest’/ Korça përgatitet për Festivalin mbarëkombëtarë të Komedisë Read More »

Ikonat mbahen! Margarita Xhepa me shkop e shoqëruar nga Tinka Kurti bëhen pjesë e festës së gazetares

Përmasat e aktoreve të mirënjohura shqiptare Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti, mbi karrierën e tyre artistike, i njeh çdo artdashësh shqiptar.

Dy aktoret e mirënjohura, tani në moshë të thyer, janë shfaqur pak ditë më parë në një ditëlindje.

E ftuar ishte edhe këngëtarja e mirënjohur, Irini Qirjako.

Ndryshe nga Tinka Kurti që mbahej vetë, Margarita Xhepa, tani mbi të 80-at, ecën edhe me ndihmën e një shkopi.

Gazetarja Zenepe Luka ka bërë publike videon, ku edhe në ditëlindjen e saj ishin të ftuara speciale ikonat e filmit dhe teatrit shqiptar.

“Faleminderit mikeve të shtrenjta, miqve të pranishëm në këtë festë, që do të mbetet e paharruar. Aty qaj, aty qesh dhe kercej… Gjykoj se kështu percjell copeza të njerëzores, paqe e mirësi, që kanë. Edhe mbeten pjesë e shpirtit tim, pasuria më e çmuar e jetës” shkruan gazetarja.

“Kjo datë, (ditëlindja e saj, më 2 gusht), mbetet një nga ditët më të lumtura të jestës sime të trazuar. Është kjo një arësye më shumë, që po e bëj publike për ju mike dhe miq, kudo jeni sigurisht, per ju, qe me ndjeni. Mirënjohje!”, ka mbyllur mesazhin gazetarja që ka pasur privilegjin të jetë të ftuara dy nga simbolet e artit dhe kulturës shqiptare, ndër vite.

/NOA.al

Ikonat mbahen! Margarita Xhepa me shkop e shoqëruar nga Tinka Kurti bëhen pjesë e festës së gazetares Read More »

Presidenti Meta dekoron tre nga emblemat e polifonisë shqiptare

Në vijim të vizitës në Pilur të Himarës, Presidenti i Republikës vlerësoi tre nga emblemat e polifonisë shqiptarë, këngëtarë të grupit polifonik “Bejkë e bardhë”.

Në ceremoninë solemne të organizuar në sheshin kryesor të Pilurit, ku merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, Kryeplaku i fshatit Pilur, Dritan Bala, autoritete vendore dhe dhjetra qytetarëve, Kreu i Shtetit vlerësoi me Titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh” *Kristo Çipa me motivacionin: “Për kontributin dhe talentin e spikatur në lëvrimin e këngës polifonike të Bregdetit. Si poet, prozator, publicist, organizator i grupeve folklorike dhe krijues i këngëve me karakter të theksuar lirik, shoqëror e atdhetar. Përçues i traditës dhe ideve të krijuesve popullorë e atdhetarë në trevën e Himarës”.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh”, znj.Ermioni Mërkuri, me motivacionin: “Si një nga interpretueset më të talentuara të këngës polifonike piluriote. Me pasionin, zërin e rrallë dhe dashurinë për këngën e popullit te saj ajo ka luajtur një rol të madh në ruajtjen e traditës dhe kultivimit të mëtejshëm të folklorit të zonës”.

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri”, Kreu i Shtetit çmoi Dhimitraq Bala me motivacionin: “Si një prej këngëtarëve më të shquar të këngës polifonike. Me talentin e tij, si kthyes klasik e tradicional, i ka dhënë frymë dhe timbër kësaj kënge, duke fituar admirimin e publikut të gjerë të isopolifonisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta në një postim në rrjette sociale, ku shkruan: “Këngët e Atdheut tim Janë ilaç dhe janë shërim” Piluri nuk mund të perceptohet pa polifoninë e tij magjike. Këngët e pilurjotëve kanë frymëzuar luftën e kanë zbukuruar jetën, dhe janë disa prej perlave të fondit të artë të kulturës sonë kombëtare. Pilurjotët i kanë kënduar bukurive të bregut, dëshmorëve, betejave për liri, heronjve, lirisë së Kosovës dhe atdhedashurisë! Breza të tërë në kushtet e një jete tejet të vështirë, janë frymëzuar dhe argëtuar nga kënga e jashtëzakonshme “Tundu Bejkë e bardhë tundu”. Ndaj në shenjë nderimi, pata kënaqësinë të vlerësoj në Pilur tre nga emblemat e polifonisë shqiptare, pjesë e grupit polifonik “Bejkë e bardhë”, Kristo Çipa, Ermioni Mërkuri dhe Dhimitraq Bala, të cilët me pasionin, talentin dhe zërin e rrallë kanë përçuar me mjeshtëri të rrallë nga brezi në brez, traditën, kulturën dhe kanë kultivuar folklorin e jashtëzakonshëm të Himarës. Ju këndoftë zemra përherë!

Presidenti Meta dekoron tre nga emblemat e polifonisë shqiptare Read More »

Humbi peshë dhe tani Fifi pozon me bikini nga deti

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi gjatë muajve të fundit ka humbur ndjeshëm peshë.

Tashmë ajo ka rifituar sigurinë në vete, duke guxuar pak më shumë me veshje.

Këto ditë të nxehta korriku, Fifi, po pushon në det, prej nga ka postuar foto me bikini.

Në njërën prej tyre Fifi shihet në një gomone, ku duket në super formë.

Duket se këngëtarja ndihet e kënaqur me linjat e rifituara, sa që nuk ngurron ti postojë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /a.y/noa.al

Humbi peshë dhe tani Fifi pozon me bikini nga deti Read More »

Lufta e Koplikut/ Meta: Simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 100-vjetorin e luftës në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”.

Meta shprehet se, “lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX”.

“Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.

Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë”, shprehet Presidenti.

Meta thekson se, “Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë”. /atsh

Lufta e Koplikut/ Meta: Simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq Read More »

Në Amantia, mes gjurmëve antike dhe bukurive natyrore në jug të vendit

Qyteti ilir i Amantias, në Vlorë, me parkun e tij arkeologjik, dëshmi e historisë së vjetër dhe gatimet tradicionale të zonës, ku spikatin prodhimet e bylmetit, është shndërruar në një atraksion të përhershëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Kalaja e qyteti antik të Amantias është e para që duket kur arrin në fshatin Vajzë. Mes kodrave të luginës së Shushicës dallon maja ku janë rrënojat e qytetit.

Stadiumi arkeologjik në parkun Amantia është në formë patkoi dhe ndërtimi i banesave dhe fortesave i jep Amantias një pamje ndryshe nga qytetet e tjera Ilire.

Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantias, filluan në shekullin e XIX. Tempulli i Afërditës dhe bazilika palokristiane janë elementë të veçantë që spikasin në këtë zonë.

Gjatë komunizmit në kala kanë jetuar rreth 40 familje. Përveç rrënojave të kalasë, në qytetin e Amantias gjenden edhe tre shpella dikur të banuara.

Gjurmët historike të kësaj zone ndërthuren me peizazhet e natyrës fantastike. Ndërsa gatimet tradicionale të fshatit Vajzë, ku spikatin produktet e bylmetit me shijen e veçantë janë pika më e “fortë” që tërheq vizitorët dhe turistët në çdo kohë./atsh

Në Amantia, mes gjurmëve antike dhe bukurive natyrore në jug të vendit Read More »

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’

Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.

Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.

Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’ Read More »