Art-Kulture

Teatri i Korçës feston 70-vjetorin, muze për trashëgiminë e tij kulturore

Teatri i Korçës feston sot 70-vjetorin, si një institucionet më të rëndësishëm kulturore në jo vetëm në qytetin juglindor, por edhe në Shqipëri.

Ndërsa shpreh mirënjohjen në këtë ditë të madhe të artit korçar për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, bashkia e Korçës ndau sot foto-dëshmi të historikut të tij 70-vjeçar.

“Artistë që vunë themelet e këtij teatri, profesionistë e të rinj të talentuar, na kanë dhuruar emocione të papërsëritshme nga skena me punën dhe veprën e tyre artistike”, thuhet në këtë njoftim të bashkisë.

Fotot nga arkivi i teatrit janë vetëm një pjesë e materialeve, dokumenteve, rekuizitës dhe kostumeve të përdorura në vite, të cilat do të vendosen në muzeun e tij./atsh

Teatri i Korçës feston 70-vjetorin, muze për trashëgiminë e tij kulturore Read More »

‘Treshe Dukatit me famë, kënga që çudit dynjanë’ – Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli

TRE BURRA QË BËJNË KËNGË…

– Për treshen e famshme të Dukatit; Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani,
dekoruar me “Mjeshtër i Madh”.-

Do nisnin të bënin emër qysh kur ishin njëzet vjeçarë, atë kohë kur në FFK të Lezhës, andej nga viti ’66 i shekullit të kaluar, do këndonin këngën që hyri e mbeti gjatë në histori : “Pesqind vjet kanë kaluar,
Kapedan o Skënderbe…”, me tekst të rapsodit që më von do njësohej me vet grupin e Dukatit, Dule Havari.
Në fakt në skenë, jashtë fshatit e Vlorës, ishin ngjitur dy vite më parë, më 1964 kur në Elbasan do organizohej një koncert i madh për shkollën shqipe.
Këto ishin dy daljet e para për tre djemtë e rinj dukatas në skena kënge, dy dalje që i prinë daljes së madhe të vitit 1968, në Kalanë e Argjirosë, aty ku nisi FFK i Gjirokastrës dhe që, prej at’here, edhe dukatasit e këngës nuk do të ktheheshin më pas.
Në Festivalin e parë të Gjirokastrës u ngjitën me këngë, valle e cyla dyjare, ndërkohë që pesë vite më pas, në 1973 me të rrallën Pika Gjoleka do të trondisnin mjediset polifoni-dashëse me të pa përsëritshmen plot pathos e ritme si erë Llogarai ” O trima flini të qetë…”.
E veçanta e grupit historik të Dukatit, veç këngës e valles plot shpirt e dufe, mbetet një Treshe karakteristike që ka lindur atyre anëve, është lëvruar e përsosur po aty e tjetër kund as mund të kopjohet e as mundesh ti afrohesh.
Deri sot e pa ngjizur në tjetër derë.
Kjo këngë, ky lloj të kënduari, pa as më të voglin dyshim djepin e ka në Dukat.
Dhe ka mbi gjysëm shekulli që zot autentikë ka tre burra. Të tre të pa ndarë, të tre tok, të tre shok, të tre kokë më kok.
Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani – tre burrat e këngës monumentale, gati proverbiale…Një pirosti e përkryer njerëzore si e prerë për këtë mënyrë të kënduari.
Tre burra që të vetëm e pa asnjë tjetër e pa u kuptuar fare, ashtu me bërrylin e dorës mbështetur mbi njerën këmbë e pëllëmbën diku nën vesh e mbi faqe, harmonizojnë katër e më shumë zëra bashkë.
Edhe ja marrin, edhe ja kthejnë, edhe ja hedhin e mbajnë iso por…seç nxjerrin edhe ndonjë avaz tjetër që vetëm ata mund ta realizojnë.
Treshja me famë e Dukatit shënon një rekord pjesëmarrje kur mëson se është deklamuar në 8 Festivale Kombëtare Folklori nga ku në të gjitha është shpallur laureant.
E kush sa ka dëgjuar ” O Dervish Aliu dole” apo “Ranë kartërat në Vlorë” apo lirikën e kadifenjtë ” Atje te lisi në brinjë,
Moj Maro, moj Marinë…”.
Në vitin 1989, në përbërje të Ansamblit ” Labëria” të Vlorës, treshja e famshme e Dukatit do befasonte artëdashësit francezë, ndërsa vite më pas me mrekullinë e tyre do çudisnin nga skenat e Italisë, Moldavisë e Hollandës, këtë herë në përbërje të Grupit Folklorik ” Bilbili” të Vlorës, duke treguar jo vetëm fuqinë integruese të kulturës së brezave por mbi të gjitha nevojën që ka çdo kohë e çdo shoqëri për artin e vërtetë. Për këngën që vjen nga rrënjët e nga shpirti i popullit.
Urime Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani !
Urime miqtë e mi për vlerësimin e lartë!
Me siguri edhe dekorata e akorduar ndjehet mirë me Ju, se ju jeni të admirueshëm e të pa kontestueshëm.
Përmes zërit e shpirtit det, ju keni derdhur e selitur për mbi gjysëm shekulli me aq shumë mjeshtëri, pasion e dashuri këngën e rrallë.
Për vëndin Tuaj, për Kombin Tuaj !
Tani Dukati ka dy kulla trashëgimie, dy monumente kulturore që duhet ti ruaj e konsiderojë si të shenjta:
Në fushën materiale atë të Dervish Aliut, në atë shpirtërore këngën e tre burrave mbledhur kokë më kokë, si tre majat e maleve rrotull.

‘Treshe Dukatit me famë, kënga që çudit dynjanë’ – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Hyrje falas çdo të diel, në muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit

Turistët dhe vizitorët të dielave vizitojnë falas, muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin tonë.

Mnistrja e Kulturës Elva Margariti, fton vitorët vendas dhe të huaj të mos e humbasin rastin këtë të dielë, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike, pa biletë.

Në kushtet e situtës së Covid-19, Ministria e Kulturës ka marrë disa masa lehtësuese, që synojnë të nxisin turizmin, një ndër të cilat është dhe hyrja falas çdo të dielë në muzetë dhe parqet arkeologjike.

Vizitat kryyhen gjithnjë duke respektuar protokollet e mbrojtjes kundër përhapjes së Covid-19./atsh

Hyrje falas çdo të diel, në muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit Read More »

Kontribut të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore/ I jepet lamtumira historianit dhe shkrimtarit, Moikom Zeqo

Autoritete të larta shtetërore, politikanë, familjarë e miq zhvilluan sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar, në nder të studiuesit, historianit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se “Moikom Zeqo ishte një i majtë në bindjet e tij, një i majtë me bindje të forta demokratike”. “Ai ishte ndër kontribuesit kryesor të hapjes dhe të emancipimit të PS-së, të mbështetjes së të rinjve si unë por edhe të tjerëve, Majko e të tjerë, për të bërë një transformim të së majtës në Shqipëri dhe për të ndërtuar një alternativë konkurruese në momentet më të errëta të së majtës, fundi i ’91-1992. Edhe brenda PS-së ai ishte një personalitet gjithmonë kritik e parimor, një personalitet i cili ishte gjithmonë problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe i adhuruar nga qytetarët për vlerat që kishte”, tha Meta.

Sipas tij, “Moikom Zeqo kishte një vështrim shumë largpamës dhe gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë e të zhvillimeve”. “Ndaj sot të gjithë ndihen se kanë humbur diçka nga vetja e tyre. Ai është një personalitet që i dha Shqipërisë shumë më tepër se sa mori prej saj. Padyshim që është një personalitet me kontribut të jashtëzakonshëm për atë mbrojtje të shkëlqyer që i ka bërë historisë kombëtare, trashëgimisë tonë kulturore, por edhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë, përfshirëse dhe humane në shërbim të qytetarëve më të thjesht”, tha Meta.

Ai tha se “për të gjitha këto ai do të mbetet një personalitet frymëzues për të ardhmen dhe për të gjithë, sidomos për gjeneratën më të re”.

Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri homazhe në nderim të ish-deputetit, intelektualit të shquar poliedrik, Moikom Zeqo.

Ruçi shoqërohej nga Zëvendëskryetarja, Vasilika Hysi, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se historiani Moikom Zeqo do të mbetet për të gjithmonë një mik.

“Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin ’91-’96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Nuk e them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por mbi të gjitha një njeri i mirë”,- tha Majko./atsh

Kontribut të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore/ I jepet lamtumira historianit dhe shkrimtarit, Moikom Zeqo Read More »

Shahini me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve: Mbi 10 mijë maturantë përgjigje të saktë për pyetjet “problematike”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve mbi provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.

Gjatë takimit, nxënësit përcollën në detaje para ministres të gjitha shqetësimet e maturantëve për provimin e maturës, por gjithashtu i shprehën asaj keqardhjen e tyre për ato pjesë të degraduara të protestës para ministrisë, që nuk përfaqësonin nxënësit tanë.

Lidhur me pyetjet e shumëpërfolura si ajo me “Turin” apo mbi kuptimin e fjalës “dlirnja” të Poradecit, rezultatet sipas ministres treguan se mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë tek secila. “Kjo do të thotë qartë se këto pyetje nuk kanë qenë me probleme, pasi siç na informon edhe QSHA, të tilla konsiderohen pyetjet me nën 10% përgjigje të sakta”, u shpreh ajo.

Në takim, Shahini ka siguruar edhe një herë përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve që me analizën përfundimtare të rezultateve, QSHA do të bëjë rishpërndarjen e pikëve nëse rezulton se testi ka patur vështirësi më të madhe se sa njohuritë e nxënësve./atsh

Shahini me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve: Mbi 10 mijë maturantë përgjigje të saktë për pyetjet “problematike” Read More »

Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Gjej ngushëllim kur mendoj se do ngrihet një shtëpi bashkëkohore

Artisti i njohur Robert Ndrenika u shpreh sot se për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babai, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore.

Duke folur në një medie, Ndrenika tha se padiskutim që ndjeu dhimbje për shkak të nostalgjisë prej viteve që ka kaluar në atë godinë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera.

“Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika./atsh

Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Gjej ngushëllim kur mendoj se do ngrihet një shtëpi bashkëkohore Read More »

Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, artistë nga Shqipëria dhe bota prezantojnë punimet më të mira

Në Tiranë u çel Edicioni III i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, ku artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, sjellin për artdashësit shqiptarë punimet më të mira.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali solli ekspozitën e vizatimit shqiptar, me punë nga artistë të njohur, duke bërë bashkë rreth 100 vepra nga 50 artistë shqiptarë.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi shoqatën “VIZart” dhe kuratorin e festivalit, mjeshtrin e akuarelit, piktorin Helidon Haliti, për kontributin e çmuar në jetën artistike të kryeqytetit.

“Një bashki e mirë ndihmon me 30 mijë pako njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, por është e zonja të sponsorizojë edhe një festival si ky, ku shfaqen mijëra vepra arti sepse duhet të kuptojmë se kemi nevojë të ushqejmë jo vetëm stomakun, por edhe zemrën, shpirtin dhe mendjen. Jam shumë krenar për Helidonin dhe faktin se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, nëse ka përmbytje apo thatësirë, gjëja e bukur triumfon gjithmonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo ekspozitë është treguesi më i mirë se Tirana di të ngrihet pas çdo sfide. “Sfidat janë një mundësi për t’u ngritur më të fortë dhe antidoti është arti, kultura, muzika, librat, piktura. Teksa presim një vaksinë kundër virusit, mendoj se vaksina e shpirtit është arti dhe për sa kohë ka njerëz që investojnë në art, e ardhmja e qytetit është e sigurt. Jam krenar që kjo bashki ka qenë financuesja më e madhe e artit dhe kulturës”, u shpreh Veliaj.

Duke e cilësuar Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit si dallëndyshen e parë të ringritjes, kryebashkiaku tha se ky moment është edhe një mundësi për të treguar më të mirën tonë. “Mund të mos biem dakord për shumicën e gjërave, por kur vjen puna te vaksina e shpirtit dhe fakti se shumë galeri private, individë apo autorë kanë nxjerrë nga arkiva e tyre këto kryevepra për t’i sjellë në këtë ekspozitë, më bën të ndihem krenar që i shërbej një prej qyteteve më bujare në historinë e kombit tonë. Mezi pres që ky festival të jetë një nga dallëndyshet e para të ringritjes. Vërtet 100-vjetori i Tiranës na gjeti me sfida, por shpresoj shumë që do ta shohim si mundësi për të treguar më të mirën tonë”, theksoi Veliaj.

Kuratori i këtij festivali, mjeshtri i akuarelit, piktori Helidon Haliti, nënvizoi se punët që prezantohen në këtë festival datojnë nga viti 2015. “Kjo ekspozitë ka lindur me emocione të mëdha. Por, është një rrugëtim i cili nisi në vitin 2015, me bienalen e parë të Akuarelit në Tiranë dhe pati një vazhdimësi impresionuese, duke u përpjekur që çdo herë të sjellim risi, të kënaqim qytetin dhe të përfshijmë sa më shumë artistë”, tha Haliti.

Ndër mjeshtrit e huaj dhe shqiptarë të akuarelit që marrin pjesë në këtë edicion me punët e tyre në Muzeun Historik Kombëtar janë Atanur Dogan, Hong Shan, Amit Kapoor, Alvaro Castagnet, Alexandra Bryska, Artur Semofolov, Helidon Haliti, Ormira Lulani etj. .atsh

Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, artistë nga Shqipëria dhe bota prezantojnë punimet më të mira Read More »

Lidhja Shqiptare e Prizrenit përkujtuar në dy monedha numizmatike

Banka e Shqipërisë e ka përkujtuar përmes dy monedhave numizmatike, emetuar në vitin 2013, themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 10 Qershor 1878.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke i paraprirë pavarësimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane.
Tematika e kësaj ngjarje historike, është pasqyruar në monedhën metalike, prerja 50 Lekë, me tematikë “135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, pa kurs ligjor.

Ana e përparme: Në qendër të monedhës është shtëpia muze ku është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e gërshetuar me vlerën emërore të stilizuar “50 Lekë”. Në të majtë dhe në të djathtë të monedhës ka dy pllakëza, të cilat e ndajnë atë në mënyrë simetrike. Mbi to janë shkruar në altoreliev vitet “1878” dhe “2013”.

Në të gjithë harkun e monedhës ka të shkruar “135-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT”.
Ana e prapme: Në qendër ka shqiponjën e Kastriotëve në konfigurim identik me atë të kohës. Poshtë saj është vendosur një shqiponjë e stilizuar në stil modern. Në harkun e dytë sipër ka të shkruar “SHQIPËRI-ALBANIA“, poshtë ka të shkruar vitin e prodhimit të monedhës “2013”.

Monedhat janë prodhuar nga kompania “Sunshine Minting Inc.”, SHBA./atsh

Lidhja Shqiptare e Prizrenit përkujtuar në dy monedha numizmatike Read More »