Art-Kulture

Agron Llakaj flet për aktorit Koço Devole: ‘U largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira’

Në një intervistë për emisionin”Ftesë në 5”, djali i aktorit Koço Devole, Genci do të jepte shpresë duke thënë se gjendja e të atit është e stabilizuar dhe mjekët këtë e kanë parë si një shenjë të mirë. Por fatkeqësisht, disa ditë më pas, aktori dhe skenaristi i njohur nuk mundi që të fitonte betejën me COVID-19 dhe u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Fillimisht Devole doli nga spitali për ta vijuar trajtimin në shtëpi, por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore e gjeti atë përsëri në ambientet e spitalit Infektiv, ku dha edhe frymën e fundit.

Emisioni “Ftesë në 5” i kushtoi pjesën e parë të puntatës së kësaj të hëne, ndarjes nga jeta të të madhit Koço.

Të ftuar ishin miqtë e tij, një ndër ta edhe aktori Agron Llakaj. Përpos të gjithë kujtimeve të bukura, që lidhen me aspektet profesionale por edhe ato familjare, pasi aktorët ishim miq shumë të mirë, Llakaj veçon një fakt që shumë pak njerëz flasin. Agroni citoi se “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”.

Me këtë ai iu referua vështirësive financiare që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës. Llakaj e cilësoi si hipokrizi lavdet e thurura për aktorin, ndërsa shtoi se askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë. Ai theksoi se aktori ka jetuar në një shtëpi me qira dhe ajo që mori me vete ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj në Top Channel.

Agron Llakaj flet për aktorit Koço Devole: ‘U largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira’ Read More »

Anita Bitri amazona e këngës!

Anita -amazona e kenges
Gezim Llojdia
Rreth 10 vjet më parë,A.Mezini dhe grupi online art-cafe komunikonte për çdo gjë andej dhe këtej mëmëdheut tonë. Një mbrëmje A.Mezini hodhi këtë ditar të këngëtares vlonjate ,gjetur në kompjuterin e saj.Anitë një ëndërr e bukur ,një amazonë e qiejve shqiptar,shkruan Xhuljeta Kulla në botimin e fundit “Anita-ditari qiellor të autores A.Ferunit,për këngëtaren që shkoi nga jeta tragjikisht. Anita pa ditur se qiejt do ti maste me hapat e saj ndoshta një ditë, por që askush nuk e di se cfarë dite është,kishte filluar të shkruante një ditar i cili u gjet në kompjuterin e saj. 2. Anita e paharruar.Me ikjen e Anitës arti dhe publiku shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, Shqipëria një patriote të flaktë, diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtë, e aj një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.shqiptares e Amerikes. Shkruar nga vetë Anita! Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares. Në moshën 7-vjeçare kam dhënë koncertin e parë në skenë, para qindra njerëzve si violiniste, në shtëpinë e Kulturës në Vlorë, në duet me pedagogun tim, Robert Papavrami. Gjatë kësaj kohe mund të përmend edhe aktivitetet e tjera si “Festivali i Fatosave dhe Pionerëve”, ku kam qenë pjesëmarrëse e rregullt e asaj moshe.
Prezantimi im i parë, përsëri në një edicion të gjerë dhe në një sallë koncertale, ka ndodhur në fillim të vitit 1986, ku unë isha nxënëse e vitit të 4-t në degën e violinës. Ishte krejt rastësisht, pasi në këtë koncert unë isha me violinë shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku ishim caktuar të shoqëronim disa nga këngët e tij. Të gjithë ndodhinë e kam përshkruar në autobiografinë time në librin e ardhshëm që do të dalë së shpejti, “Rastësia dhe jeta ime”. Mbas këtij koncerti kam marrë pjesë, duke prezantuar qytetin tim në “Festivalin e Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan, pavarësisht se ende isha maturante. Në këtë festival me luftë të madhe, (pasi duhet të largohesha nga mosha) me ndihmën e publikut të mrekullueshëm elbasanas, u vlerësova me çmim të tretë dhe kam kënduar këngën “Eja” nga Osman Mula.
7 qershor 1987, pranimi im si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës, Vlorë. Menjëherë më bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë kombëtare në “Festivalin e Interpretuesve” në RTSH. Me shumë përpjekje dhe kësaj here jam prezantuar në festival me këngën e shoqes sime të klasës, Laureta Çuku, “Hartimi dhe Dëbora” dhe jam vlerësuar me çmimin e dytë. Pas suksesit tim për herë të parë në Tiranë, në po të njëjtin vit, pra 1987, përsëri më bëhet ftesa për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në RTSH, ku kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit, David Tukiqi më sjell çmimin e tretë.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat Muzikore, me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi. 6 marsi 1988 do të sillte prezantimin tim në Koncertin e Pranverës. Në bashkëpunim me Aleksandër Vezulin dhe Alqi Boshnjakun do të vijë në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”, një nga perlat e repertorit tim, (që akoma edhe mbas 16 vitesh është kënga më e kërkuar nga njerëzit në prezantimet e mia artistike), ku vlerësohem me çmimin e parë. Bashkëpunimi im me kompozitorin Vladimir Kotani do të ndërpritet (nga anëtarët drejtues që caktonin programin e festivalit, pasi, sipas tyre, dilte një këngë më tepër dashurie) në momentin e fundit të prezantimit tonë në “Festivalin e Këngës” në dhjetor 1988, me këngën shumë të preferuar edhe sot e kësaj ditë “Lulet e majit i çel në janar”. Po në ditët e fundit në atë festival, duke u vlerësuar si një talent që duhet të paraqitesha patjetër jam prezantuar me këngën “Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiqi, ku kam qenë e shoqëruar në sfond nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Me këngën e dëshiruar “Lulet e majit i çel në janar”, shoqëruar dhe nga (kompleksi i çunave) të Pallatit të Kulturës pas një pritjeje të gjatë, prezantohem në vitin 1989 në “Koncertin e Pranverës”. Këtë këngë akoma edhe sot, pas 15 vjetëve, vazhdoj ta këndoj dhe është gjithashtu një nga perlat e repertorit tim. zhdimi i viti 1989, koncerti im i parë recital, që mbante emrin “Anita”. Të ftuar, parodistët e Vlorës dhe shoqëruese kompleksi këngëtarja Aurela Gaçe. Ky koncert është xhiruar dhe transmetuar nga TVSH. Koncertet e mia recitale me parodistët e Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet e mia të jetës kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk lë pa përmendur dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë kanë qenë edhe dy çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës.“Festivali i këngës” në dhjetor të vitit 1990, do të sillte bashkëpunimin tim të parë me kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji. Në këtë festival edhe një herë vlerësohem me çmimin e parë, kësaj herë fillon bashkëpunimi tresh. Viti 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”.
Viti 1991 do të sjellë para publikut në “Festivalin e Këngës” përsëri një bashkëpunim me Flamur Shehun dhe Jorgo Papingjin. Prezantohem me këngën “Fat dhe jetë”, ose siç e mbajnë mend njerëzit, “Filxhani i kafesë”. Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj rradhe kënga ishte kushtuar për një pjesë së jetës sime, për vetë autorët, por papritur, një udhëtim larg atdheut ma bëri të pamundur paraqitjen në këtë koncert.
Kthimi në “Festivalin e Këngës”, në dhjetor të 1993-shit, do të sillte prezantimin tim me këngën e kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo. Vlerësohem me çmim të tretë. Nuk dua të lë pa përmendur e pa falenderuar publikun e atij viti në pritjen e interpretimit tim. Viti 1994 sjell mosparaqitjen time para publikut për arsye largimi nga atdheu.
Viti 1995 do të sillte dhe Koncertin e dytë recital para spektatorit vlonjat, që u ndoq nga 4000 spektatorë për dy ditë me rradhë. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe i madhi Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Ky koncert u filmua nga TVSH-ja. “Festivali i këngës” 1995 do ishtë prezantimi im i fundit para spektatorit. Në këtë festival, unë prezantohem si e ftuara e nderit, duke mos konkurruar si këngëtare. (Paraqitja e një dite me vonesë e këngës së kompozitorit vlonjat A.Dhamo para komisionit, bëri që kënga të dilte jashtë konkurrimit).
Vazhdimësia e koncertit recital do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë, me të ftuar këngëtaren Fatmira Breçani, pata dhe kërkesën për të udhëtuar në SHBA. Në mars 1996 u bë i mundur largimi im nga Shqipëria Gjatë qëndrimit në SHBA, aktiviteti im artistik ka qenë i pandalshëm. Pjesëmarja në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato të bamirësisë kanë qenë vazhdimësi e rrugës time si artiste. Viti 1999 solli daljen e albumit tim “Malli”, realizuar në “Electric Planet Sound” studio, në Neë York. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në Neë York. 5 prilli i vitit 1999 përkoi me paraqitjen time në skenat e Brodoëay-it si e ftuar në një koncert të organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert paraqitja ime si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë unë do të prezantohesha edhe si violiniste. Aty pata rastin e nderin të njihem me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj., ku gjatë përshtypjeve që më dhanë më përshkruan si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe më uruan mirëseardhjen në botën amerikane. 12 gushti 1999 është gjithashtu edhe prezantimi im në darkën e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Misioni im në këtë mbrëmje ishte të shpalosja vlerat e muzikës shqiptare, popullore dhe moderne. Të gjithë ambasadorët e Botës patën rastin të kënaqen me muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për mua. Dhjetori i vitit 1999 përkoi me fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar 2 këngë në programet e tyre televizive, që do të transmetoheshin të përkthyera në shqip. Më 10 prill 2000, do të kisha rastin të takohesha personalisht me Presidentin e Shqipërisë, zoti Meidani dhe zonjën e tij në një koncert bamirësie për fëmijët e Shqipërisë, ku zonja Meidani më shoqëroi gjatë interpretimit tim në sallë, duke kënduar së bashku disa këngë të vjetra korçare. Vera e vitit 2000 do të ishte e shoqëruar me koncertet e mia recitale bashkë me aktorin dhe regjizorin e njohur, Koço Devole në disa shtete të Amerikës. Në një nga këto koncerte, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga figurat shqiptare më të njohura, zoti Antoni Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të lehtë. 26 Nëntori 2000 shënoi edhe pjesëmarrjen time në një nga koncertet më të shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-vjetori i gazetës “Illyria”. Në këtë koncert fuqia ime do të ishte e dyanshme, këngëtare dhe violiniste. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe (e përpunuar prej meje) dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci. 12 Nëntori 2000 sjell Koncertin e madh në Neë York me artisten me famë botërore, Inva Mula dhe bashkëshortin e saj, Piro Çako, Silvana Braçen, Pali dhe Zerina Kuken etj., organizuar po nga i madhi me famë botërore, Fadil Berisha (kam fatin që fotografitë e albumit të ardhshëm janë të bëra prej tij. E veçanta ime në këtë koncert ishte prezantimi im live si këngëtare dhe violiniste, ndryshe nga kolegët e mi. Përshtypjet dhe suksesi im në këtë koncert ishte i padiskutueshëm. Për Fadil Berishën unë isha “elementi që, pa dashjen time, i vodha shfaqjen me suksesin tim”. Viti 2001 fillon me një tjetër sukses në jetën time artistike: Më bëhet një ftesë për të prezantuar muzikën e repertorit tim shqiptar në një koncert të përbashkët amerikano-shqiptaro-turk, ku do të shpaloseshin vlerat artistike të këtyre tre vendeve. Një nga ditët më të gëzuara në fushën e artit ka qenë prezantimi im me një nga kompozitoret më të njohura në Amerikë, Tina Shaffer, e cila e cilësoi zërin tim si “zë engjëllor që zbret nga qielli”. Shaffer është kompozitore e Celin Dion-it, Dona Sammer, Betty Midler etj. Vlerësimi i saj më dha shtytje të futem më thellë në artin amerikan. Viti 2002 do të jetë një vit pune për gjetjen e muzikes sime në gërshetim me muzikën amerikane. 24 Janari i vitit 2003 do të niste me një nga koncertet e mëdha të mbarë komunitetit, ku përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas do të më bëhej ftesa për të prezantuar muzikën e lehtë shqiptare. Të ftuar nderi ishin ambasadori Ëilliam Ëalker dhe Drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën time me një kompani amerikane “An’Km records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerika Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim “Çdo gjë është e mundur”. Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata me producentin James Avatar në maj të këtij viti mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar. Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë shpejt. Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital në Toronto.

Anita Bitri amazona e këngës! Read More »

Vëlla ka ardhur Pranvera, vëlla zemra unë e mjera – Dedikim për vëllain

Nga Aishe Musta Alicka

VELLA KA ARDHUR PRANVERA

Hyri Marsi, vjen Pranvera
Prilli i gjelber, lule Mai
Manushaqe, te porsacelura
Blegerin qengji manar
Blegerin, kerkon Mitane
Korba, korba,per vellane

Vella ka ardhur pranvera
Vella zemra , une e mjera
S;te shoh te ndritesh tek dera
Bashke me lulet si nga hera

Po dhe lulet s’kane cele
Me vese loti jane mbuluar
Pse je z’behur moj Pranvere?
C’ma bere vallane syshkruar?

Bej durim, por z’duroj dot
S’qasem dot tek ajo porte
Dhe perse niper e mbesa plote
Fare e fis, miq e shoke
Por i kane ikur te zote
Me mbyt helmi , lume me lote
Per babane e per mamane
Helmit do ja bej dermane
Po kurre nuk do gjej shpetim
Sido jeta qe te vije
Nga helmi i vellait tim

Dhimbja jote, vaj me thinja
Dallge shpirti
Neper ferra, neper driza
Perplaset neper ato brinja
Loti helm, si vetetima
Mbushen faqet me rrepira

Oh, c’te them , o korba nate
Shpirte zhuritur per ate prag

Mitat ka ardhur Pranvera
Kendojne zoqte si nga hera
Ngreu pak , o ze i arte
Se bilbilat po kendojne
Dege me dege te kerkojne
Se dhe malli i ka marre
Muaj kane qe s’te kane pare
Te te degjojne si me pare
Zerin tend si violine
E zeza per vallain tim

Pa ngreu nje cik o lume
Ta hedhesh vallen mbi gjunje
Valle burrash, valle labe
Lidhur sup me sup krenare
Si dragojte ne ato male

Vallja….kenga alegria…
Dashuria , miresia…
Sofra… buka……rakia…
S’pushuan kurre ne ate dere
S’pushonte porta ne rruge
Mike e madhe per te gjithe
Nga hareja… miresite….

Po tani ka rene zia
Se ka ikur nga shtepia
Korba vella bukuria
Bashke me prinderit e tia
I kthyet krahet shtepise
O vella o yll o drite
Humorit dhe alegrite
Ato shakate me kripe
Zot i portes , i miqesise
Sherim, ilac dhe per dynjane
Lum motrat qe te kishin krah
Se kishe ngare me mamane
E babane zemerbardhe
Lum ne, per gjurmet qe lane

Aishe Musta Alickaj….Athine. 14 . Mars . 2018.

Vëlla ka ardhur Pranvera, vëlla zemra unë e mjera – Dedikim për vëllain Read More »

Artistët e mëdhenj shqiptarë sfidojnë Pandeminë

Artistët e njohur, emra të mëdhenj të skenës, kanë sfiduar pandeminë.

Ndonëse nuk lejohen mbajtja e koncerteve, disa prej tyre janë ngjitur në skenë dhe kanë dhuruar emocione për publikun pasditen e djeshme.

I madhi Luan Zhegu, motrat Libohova, Liljana Kondakçi, si dhe Zhuliana Jorganxhi, apo edhe Silvana Braçe janë ngjitur në skenë.

“Mbrëmë në koncertin “Zëri i shpirtit tim” tek Amfiteatri i Tiranës me kolegë dhe miq të çmuar në nder të poetes së mirënjohur të qindra këngëve të repertorit të muzikës së mirëfilltë shqiptare, Zhuliana Jorganxhi” “, – tha Luan Zhegu, pas koncertit.

Lidhur me mbajtjen e koncertit, emrave të njohur ndër vite të muzikës së lehtë shqiptare është dhënë leja nga bashkia e Tiranës.

/NOA.al

Artistët e mëdhenj shqiptarë sfidojnë Pandeminë Read More »

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqipe dhe rilindjes shqiptare, në fshatin Fishtë sot u inagurua rindërtimi i shtëpisë së tij. Gjithçka ishte iniciativë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë një kujtim të kësaj figure të madhe kombëtare shqiptare.

Të pranishëm ishin në inagurim ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama shkroi lidhur me eventin:

SHTËPIA E RINDËRTUAR E AT GJERGJ FISHTËS çel dyert në këtë përvjetor të lindjes së tij, në Fishtën e bukur ku prej sot ka një arsye më shumë për t’u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare.

Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenurit “Homerë të Shqipërisë ”. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme muzikore. Njëri tosk e tjetri geg, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenare, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima.

Të dy të ngjizur me mistikë e të përkryer në politikë, në politikën e shërbimit të kombit të vuajtur e të paepur, jo në atë të “vagabondave e shakllabanve, që rrin tash sa mot tu’u talle npër ne, me na qelb fis e atdhe”.

At Gjergji ishte ëndërrimtar e ishte usta. Prej oratorisë s’krështenë, formue pranë De Martinos dhe Mihaçeviqit dhe nën hijen e “cathedra Petri”, në një kohë lulëzimi të literaturës katolike, françeskani sqimatar përftoi nji t’ligjëruem plot tharm e forcë që mbas vedit tërhiqte gjithkënd.

Zoti i Shqiptarëve e begatoi me ndjesitë e dhuntitë më depërtuese në shpirtin shqiptar. Stoicizmi i tij ishte sa diellor aq dhe hënor. Për ne shqiptarët, ai është një zgjidhës nyjesh gordiane, nga ajo e alfabetit dhe paqtimit mes elitës katolike e shtetit modern shqiptar, tek ruajtja e kufijve të jashtëm të këtij vendi e naltësimi në vendin që i takonte të “universitas” gegë në të larmishmen Shqipëri. Sa ishte një Homer shqiptar i thellësive shpirtërore, Gjergj Fishta ishte edhe një Perikli i betejave madhore.

Si një françeskan i mirë përpara sulltanit të Egjiptit, trubaduri i Lahutës së Malcis u bë mburojë e së drejtës dhe e drejtpeshimit; këtu duke marrë në mbrojtje Shqypnin e mesme, që ca intelektualë me poture e quanin djep të anadollakëve, aty tue lshue anatemën mbi ksenofobinë me guzhinjeta. Ky frat që kishtë bredhur botën e në gjoks mbante dekoratat e shteteve fqinj, ishte një patriot i kulluar dhe një antinacionalist i bekuar; frymëzuesi i më të mirëve të këtij vatani dhe tmerri i mediokërve të çdo sahani.

Meshtari që kremtonte veç në gjuhën e Horacit e të Shën Jeronimit, e që në atë rang e nivel ngriti gjuhën e shqiptarëve të maleve, është përnjimend një Judas Makabe i shekullit XX. Heroit të madh biblik judeas që aq shumë e frymëzonte, Gjergj Fishta i përngjan për nga ideali, martiri shpirtëror, përkushtimi ndaj tempullit të Zotit e altarit të atdheut dhe fjala që kocka s’ka po kocka thyen.

U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë!

“Ave Reverende Pater ac summe magister, morituri te salutant”

Inagurohet shtëpia e rindërtuar e At Gjergj Fishtës Read More »

Njihuni me gruan më të bukur në botë, është shqiptare! (foto)

Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave është Fevzia Fuat Ali, vajza e mbretit Faruk dhe është me origjinë shqiptare.

Fawzia Fuad nga Egjipti, e njohur edhe si Muluk Fawzia e Iranit, ishte një princeshë egjiptiane që u bë Mbretëresha e Iranit si gruaja e parë e Mohammad Reza Pahlavi, Shah i Iranit. Fawzia ishte e bija e Fuad I, djali i shtatë i Ismailit.

Publicistja Nora Malaj duke komentuar faktin që femra më e bukur në botë është shqiptare, thotë:

“Kur e lexon ndjehesh krenare që jemi racë e bukur, me inteligjencë të lartë, me vitalitet, ndonëse jemi ende në terminal!

Malaj thekson se ne duhet të ndjejmë krenari për racën tonë të bukur e të pastër shqiptare.

Edhe pse vetë nuk donte të identifikohej si gruaja më e bukur në botë, Hollivudi ia ka dhënë këtë nder.

Kështu, është një shqiptare, gruaja më e bukur e të gjitha kohërave, duke lënë pas Marilyn Monroe apo Elizabeth Taylor.

Fevzia Fuat Ali, bija e mbretit Fuad të Egjiptit, ishte dhe grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi.

Ajo konsiderohej si një figurë hyjnore në mesin e shekullit të shkuar.

Gazetat më të mëdha e kanë shpallur atë si Miss Bota e pashpallur.

Ajo u divorcua nga i shoqi në vitin 1948 dhe u martua me një kolonel me gjak shqiptar, Ismail Husein Shirin Bej.

Fevzia u lind në Aleksandri të Egjiptit më 5 nëntor 1921. Ajo vdiq në 2 korrik 2013 në moshën 92-vjeçare, në Aleksandri.

Njihuni me gruan më të bukur në botë, është shqiptare! (foto) Read More »

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike!

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r.vijon të tërheqë vëmendjen e arkeologëve për kërkime dhe zbulimin e historisë nën rrënoja.

Së fundmi, arkeologët e palodhur po sjellin fakte interesante rreth zbulimeve të bëra në Fontanën Monumentale, Kishën Paleokristiane, Portën hyrëse në anën lindore ku janë zbuluar teknika të reja dhe periudha ndërtimi të pahasura më parë.
Rezultatet shkencore të këtij sezoni gërmimesh priten të dalin ku publiku dhe specialistët po i presin me padurim.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike! Read More »

Kalaja e Gjon Boçarit, bukuri me gjurmë historike!

Kalaja e Gjon Boçari është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe Shën Gjergjit.
Kalaja e Gjon Boçari është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe Shën Gjergjit.
Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave.

Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese.
Në burimet historike Gjon Boçari mendohet se shfaqet që në shek. XVII. Një regjistrim osman në fund të këtij shekulli, shënon në Sanxhakun e Vlorës një qytet me emrin Gjoniqestra, i cili kish edhe një lagje hebraike me 61 kryefamiljarë.

Ky vendbanim mendohet të jetë kalaja e Gjon Boçarit, pasi emri Gjoniqestra, mund të përkthehet kështjella e Gjonit, që i përgjigjet mjaft mirë kalasë së Gjon Boçarit. Fshati Gjonboçar përmendet në letrën që Himarjotët i dërguan careshës së Rusisë, Elisabeta Petrovna, më 1759.

Sot në veri të kështjellës ruhen rrënojat e banesave të këtij fshati dhe janë pjesë e zonës së mbrojtur të monumentit. Kështjella vizitohet për herë të parë nga arkeologu austriak Carl Patsch, në vitin 1904. Nga vëzhgimet e kryera prej tij në brendësi të kështjellës nuk u gjetën rrënoja objektesh, për këtë arsye ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur në çadra ose ndërtime druri të lehta.

Vëzhgime të tjera janë kryer nga arkeologu shqiptar Damjan Komata, i cili kështjellën dhe rrënojat e vendbanimit jashtë saj i daton rreth shek. XV. Nga vëzhgimet arkeologjike të viteve të fundit, në kodrën ku ndodhet fortifikimi janë gjetur gjurmë të një varreze antike./atsh

Kalaja e Gjon Boçarit, bukuri me gjurmë historike! Read More »