Art-Kulture

15-vjetori i isopolifonisë në UNESCO/ Presidenti dekoron grupet e njohura të këngës labe

Presidenti Ilir Meta dekoroi tre grupe të njohur atë isopolifonisë për kontributin e tyre në trashëgiminë kombëtare.

Dekorimet u bënë me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO.

Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

Me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO, pata dje nderin të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupet Polifonike “Vranishti”, Vlorë; “Kaonët” e Delvinës dhe “Dukati” i Vlorës, për kontributet e veçanta si mbartëse të shquara të vlerave të kësaj trashëgimie të vyer kulturore të kombit shqiptar.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” nderova këngëtarët dhe valltarët e talentuar Arap Çeloleskaj dhe Taip Madani (pas vdekjes); Sejmen Gjokoli, Katina Mërkuri, Hysen Ruka, Rrahman Nuredini, Syrja Hodo, Fatbardha Brahimaj, Abdyl Lizaj dhe Berdo Berdaj, për kontributet e paçmueshme në interpretimin, ruajtjen, transmetimin dhe popullarizimin e vlerave të polifonisë me iso, në festivalet folklorike nëpër skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërsa Dhimitër Varfit i akordova Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për talentin artistik, interpretimin e spikatur dhe zërin e veçantë prej tenori, si dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës himarjote.

Me Titullin “Naim Frashëri”, çmova Sinan Gjoleka dhe Dule Beqir Gjoka për kontributet e tyre vyera si këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë popullorë të shquar të Labërisë.

I merituar vlerësimi për këta korifenj të polifonisë, për gjithçka kanë bërë për Atdheun, për Flamurin, për shpirtin kulturor të kombit dhe lartësimin deri në UNESCO të polifonisë shqiptare!

15-vjetori i isopolifonisë në UNESCO/ Presidenti dekoron grupet e njohura të këngës labe Read More »

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im!

Lefter Çipa vleresohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”
Djali i tij i ben urimin e vecant plot emocion nepermjet nje statusi ne rrjetin social facebook.
Nder te tjera ai shkruan: ‘Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!’
Statusi i plote dhe fjala pershendetese e te madhit Lefter Cipa ne momentit e vleresimit: /orikuminews

Aleksander Cipa
Nderim dhe kenaqesi vleresimi i Atit tim Lefter Çipa me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”. Falenderim Presidentit Meta per kete vleresim qe i jep gezim te posaçem familjes sone ne Diten Kombetare te Pavaresise.
Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!
Sandri
………………………………..
Pershendetja e Lefter Çipes:
” Nderi i Kombit” eshte sherbestar i identitetit dhe trashegimise kombetare
Sot ndihem i nderuar e i vleresuar nga populli dhe kombi im qe Presidenti i Republikes, Shkelqesia e Tij zoti Ilir Meta zgjodhi diten e madhe kombetare, 108 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise te me nderoje me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”.
Falenderime dhe mirenjohje te perzemerta Presidenti Meta!
Ne keto dite te gjymtimit tim fizik, Ju personalisht me dhate nje kenaqesi te madhe jetegjate shpirterore, duke me nderuar ne Vloren time te Ismail Qemalit, me dekoraten e larte te nderimit.
Une e çmoj kete nderim, si vleresim dhe respekt shteteror ndaj kenges se Popullit tim, ndaj Poezise Shqipe, ndaj Fosforines Vençe Shqiptare (Polifonise), ndaj Himares dhe Laberise sime, artisteve te Popullit tim.
Une kam shume per te thene, por veçanerisht ne kete dite dua ta shpreh falenderimin dhe mirenjohjen time ne menyren e vjershetorit.
Vlora eshte pena qe shkruan
Na paska dhe Zoti mike
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Qe vjen nga ajo bote frike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Kjo corona titanike,
Mike mos me ardhsh pellua!
Vlora eshte pena qe shkruan.
Tek ne s’ben dot vdekja ligje
Mike mos me ardhsh pellua
Vlora eshte pena qe shkruan.
Se jemi komb i lirive,
Ndaj dhe kendojme Ismailçe!
Vlora eshte pena qe shkruan!
Lefter Çipa
Vlore me 28 Nentor 2020

Lefter Çipa vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ Djali: Urime nga zemra Ati im! Read More »

Këngëtarja Mihrije Braha është d ënuar me një vit b urg, ja arsyeja…

Në ditët e sotme koncertet muzikore nuk janë problem për artistët, dikur ishte ndryshe. Për shumë këngëtarë të shqiptarë, tre dekada më parë ka qenë e vështirë të udhëtonin në vendet fqinje për koncertet e tyre.

Kështu i ka ndodhur dhe këngëtares së njohur Mihrije Braha. E ftuar në emisionin ‘Prive’, ka rrëfyer se si në vitin 1995 ishte dënuar me një vit bu rg në Maqedoni.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalon policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri”, u shpreh ajo. Më tej këngëtarja shtoi: “Na i morën pasaportat, na kthejnë pas. Më pas na dë nojnë një vit b urg, ndërsa me kusht dy vite dhe me pagesë”.

Por, ajo së bashku me bashkëshortin nuk zgjodhën të ngujohen, por që paguan dën imin me para.

(BalkanWeb)

Këngëtarja Mihrije Braha është d ënuar me një vit b urg, ja arsyeja… Read More »

Elton deda: ‘Në këto kushte pa punë jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim’

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 22:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë periudhë.

“Vjen një moment që në këto kushte, nuk kemi ç’të bëjmë më. Është një pandemi botërore, një situatë shumë e keqe në të gjithë botën dhe ne duhet të përshtatemi me këtë gjë. Nuk do përshtatemi duke u rialokuar, por me disa platforma, të cilat fatkeqësisht do fillojnë ta zvogëlojnë pak publikun.

Derisa kjo flamë të marrë fund, ne do përfundojmë që njerëzit të na ndjekin përmes real-time ne duke luajtur në një studio. Do sajohen gjëra”, tha ai.
Alban Dudushi: Ti je një njeri që jeton me artin tënd. Si po jeton në këto momente?

Elton Deda: Në këto momente… është një asfiksi dhe sinjali im i mençur… mendoj që në këto kushte jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim.

Deda u shpreh optimist duke shtuar se, së shpejti do përqafohemi dhe do t’i rikthehemi jetës normale.

“Bota, nuk është hera e parë që po përjeton një gjendje pandemie, ka patur edhe herë të tjera. Ne jemi qenie e përshtatshme, ama anën sociale nuk do ta bëjmë robotike dot, të paktën dhe për disa vjet.

Është një fat i mirë ky lloj globalizmi, sepse filluan kërkimet për vaksinën. Shumë shpejt do kemi një vaksinë, jam shumë i bindur për këtë, sepse ka gjunjëzuar gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë.

Në momentin që do dalë vaksina, psikologjia e njerëzve ndryshon, rastet ulen dhe baret avash avash do të hapen dhe unë jam i bindur që nga prilli ose nga maji do kemi edhe koncerte. Do t’i rikthehemi një jete ashtu siç e kemi patur.

Disa gjëra do ndyshojnë tek ne, por ne prapë do përqafohemi nëpër klube, njerëzit do bëjnë qejf, sepse është një anë njerëzore”, tha ai.

Elton deda: ‘Në këto kushte pa punë jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim’ Read More »

Ja kush është moderatorja që gjeti emrin ‘Tre Musketjerët’

Elton Deda, një nga kantautorët më të mirë në Shqipëri, ka zbuluar një detaj shumë interesant, që pak kush e dinte sa i takon emrit “3 Musketjerët”, formacionit muzikor që përbëhet nga ai, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

“Emrin ka qenë Rudina Magjistari që na e ngjiti në fakt. Ka ngelur një mikeshë e mirë e jona. Ajo një herë na tha teksa po kalonim, se jemi si tre musketjerët dhe ne na pëlqeu. Për mendimin tim, këto lloj treshesh janë shumë të rralla, që punojnë bashkë pas kaq shumë kohësh. Ne e kemi nisur me tre stile të ndryshme, por jemi munduar që t’i unifikojmë stilet tona brenda një kënge”, – tha Deda.

Ja kush është moderatorja që gjeti emrin ‘Tre Musketjerët’ Read More »

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur!

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka shprehur dhembshurinë e tij për ndarjen nga jeta të kolegutj, Muharrem Fejzo.

Përmes një postimi në Facebook, Shanaj shprehet se ekranit i është shuar një burrë i pashëm, mendje hapur. Ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ndërsa ishte i shtruar në një spital në Itali, ndërkohë që ishte i infektuar me ko ronavirus.

Mesazhi i Mevlan Shanajt:

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këte verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit më tha, dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd. Ditë covidi o Leme, e shtyjmë për më vonë! Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mësonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerzeve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten, Kapedani ( bashkëautor)etj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i pastër, sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri , buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumirë Leme, kur të kam njohur luaje në kitarë!

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Read More »

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.
Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.
02.Viktor Tahiraj – Nene 266 pike
03.Gjergj Kacinari- Me jep jete 245 pike
04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike
05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike
06.Franc Koruni – E moren boten 135 pike
07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike

08.Sardi Strugaj- Ka per te tber…..97pike
09.Stefan Marena – Meteor 82 pike
10.Xhesika Polo – Me mbron 78 pike

11.Florent Abrashi – Vajze 76 pike
12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike
13.Mirud – Nese vdes 71 pike
14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike
15.Xhiljola Haveniku – E lire 62 pike

16.Kastro Zizo – Vallja e jetes 61 pike
17.Davis Xherahu – Peng 58 pike
18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike
19.Enxhi Nasufi – Njesoj 50 pike
20.Erik Lloshi – Jo 47 pike

21.Evi Reci – Tjerr 29 pike
22.Orgesa Zaimi – Valixhja e k….26 pike
23.Inis Neziri – Pendese 25 pike
24.Fatos Shabani – Ty 13 pike
25.Manjola Nallbani – Ora e jetes 11 pike
26. Era Rusi -Zjarri im 0 pike

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021 Read More »