Art-Kulture

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime

Ikonë e filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa ka një vend special në listën e personazheve të vitit. E ftuar këtë të Enjte në “Opinion” ajo rrëfeu pak nga 73 vitet intensive të saj në skenë.

Për herë të parë para publikut ajo doli në moshën 15 vjeçare, e prej atëherë pati suksese të njëpasnjëshme.

-Kur ke dalë në skenë për herë të parë?

Margarita Xhepa: Në moshë shumë të re. Sa mbarova 7-vjeçaren.

-7 vjeçaren?!

Margarita Xhepa: Në 1950-ën, në Lushnje.

-73 vjet përpara ke dalë në skenë!

Margarita Xhepa: Me poezinë, aty kishim një shtëpi kulture dhe një pjesë ruse ma besuan mua, dola mirë në atë rol dhe seksioni i arsimit më nxori bursën për në Liceun Artistik. Erdha në Tiranë dhe aty fati më ndoqi, kryeregjisor i Teatrit Popullor atëherë ishte Pandi Stillo. Sikur lashë përshtypje të mira, unë dy poezi kisha.

-I mban mend poezitë?

Margarita Xhepa: Po si si mbaj mend?! “Malet e Shqipërisë” të Naim Frashërit dhe Gjuha jonë sa e ëmbël sa e bukur…Mbi të gjitha ishte ajo që më dhanë një ushtrim. Aty kuptonin se paska talent dhe u emocionova shumë. Më thanë do presësh te korridori e pastaj regjisori më tha “nesër do vish në teatër në 9 pa çerek”. Dola vërtetë.

-Ti se dije as teatrin rrezik ë?

Margarita Xhepa: Nuk e dija, me të pyetur. Imagjino, 15 vjeçe. Erdhi aty aktori i mirënjohur Lazer Filipi, ça është ajo vajzë tha që rri si zog aty në stol? Po pres i thashë kryeregjisorin. Shkova në drejtori dhe më thanë do vish aktore në Teatrin Popullor dhe gjatë kësaj kohe do bësh dhe Liceun Artistik. Ashtu ndodhi. Me një rrogë relativisht të vogël, 3800 lekë, m’u duk gjë e madhe. Hyra në teatër dhe rolin e parë bëra të kamerieres, me emocion dhe ajo krijoi besim te regjisorët.

Aktorja e madhe ka luajtur plot mbi 100 role në teatër dhe ka marrë pjesë në 40 filma.

Xhepa rrëfeu dhe momentin më emocionues të karrierës së saj.

“Nuk e harroj kurrë, në vitet ’60 isha 25 vjeçe. Vjen regjisori rus, do vinte në skenë “Hamletin”, ishte një fat i madh për teatrin tonë. Kam një moment shumë të bukur sa hyri regjisori. Duke takuar aktorët, sa më pa mua ndau rolin, Ofelia. Të gjithë erdhën më uruan sepse ishte një rol që është fat ta kesh në jetën artistike. E punova me dashuri”, tha aktorja./tvklan.al

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime Read More »

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes

Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.

E pyetur për punën e madhe dhe sfidat që ka kaluar gjatë këtij projekti, Arbnora Fejza shprehet se i janë dashur 120 mijë pjesë letre të punuar. Në këtë projekt janë angazhuar nxënës të medresesë në Prishtinë dhe familjarë të saj.

“Ky projekt ka qenë një ndër projektet që e ka punuar me shumë dashuri, por edhe një nga më të vështirat që e kam realizuar. Ka qenë një punë sfiduese për mua dhe për të gjithë stafin, kështu që jam shumë e lumtur që kam arritur të realizoj diçka gjigante për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe t’ja bëj dhuratë shtetit shqiptar. I gjithë procesi i punës ka shkuar mirë, por edhe pavarësisht sfidave që u përballëm ne arritën që t’ja dilnim. Është dashur një muaj që të bëhej përgatitja e letrës, ku një copë letër ka pasur 10 palosje në vete, është dashur 120 mijë pjesë letre të punuar dhe të bëhen palosjet e duhura. Vështirësia më e madhe ka qenë kur kemi bërë matjet e para për të bërë shqiponjën, ato pikat koordinuese, masat etj.

Por më pas puna ka vazhduar ashtu siç e kemi planifikuar, përkundër vështirësive. Fillimisht kur kam bërë palosjet e letrave, kam angazhuar afër 70 nxënës nga shkolla e mesme “Medreseja Alauddin” Prishtinë, ku kanë punuar rreth 50 mijë pjesë letër, ndërsa 70 mijë pjesë kam punuar unë me disa familjarë të mi, ku nuk ka qenë aspak e lehtë.

Një grup tjetër ka bërë dhe numërimin e tyre. Ka qenë një punë sfiduese për të gjithë grupin, mirëpo punimin e shqiponjës dy ditët e para e kam bërë vetë me dy-tre veta sepse kam pasur frikë t’ja besoj punën nxënësve. Natën finale me të gjithë stafin ne kemi bërë edhe punë përmbyllëse, përfundimin e flamurit gjë që na ka bërë të lumtur”, u shpreh Arbnora Fejza Idrizi.

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes Read More »

Shqipëria feston sot kuqezi!

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Me rastin e kësaj dite të shënuar autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit. Festimet do të nisin në Vlorën e Ismailit aty ku do të kryhet ceremonia tradicionale e ngritjes së Flamurit me shkabën dykrenare. I pranishëm në këtë ngjarje do të jenë krerët më të lartë të shtetit, mes të cilëve dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Veçantia e kësaj feste do të jetë parada që do të mbahet në kryeqytet, ku do të parakalojnë kryetarët e bashkive dhe komunave nga të gjitha trevat shqipfolëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanoc.

Shqipëria feston sot kuqezi! Read More »

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale

Mbrëmë ishte nata e dytë e gjysmëfinales së ‘Eurovision 2023”.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.
Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria

Qipro

Estonia

Belgjika

Austria

Lituania

Polonia

Australia

Armenia

Sllovenia

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale Read More »

I riu shqiptar mahnit jurinë e ‘The Voice’ 

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë shtohen dita-ditës. Më i fundit, bëhet fjalë për Julio Imerin, i cili është ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij. Ai ka kënduar këngën “Stay With me” dhe ka bërë të katërt anëtarët e jurisë të kthehen. Mirëpo, në fund ka zgjedhur skuadrën e Elena Paparizou.

Julio nga Gjirokastra ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shprehet shumë i emocionuar.

Postimi i plotë i tij:

Ishte dite e gjate shume.

Emocione te forta.

Mendime shume.

“A do ja dal? A jam mjaftueshem i mire”

Para se te shkoja ne ate skene, kisha ankth, isha nervoz, i gezuar dhe ne te njejten kohe i frikesuar.

Nje skene e madhe, audience me shume njerez para meje dhe kater njerez me karrike te kthyera kundrejt meje.

Artista qe kane bere histori.

Dhe ashtu sic isha ne keto mendime, pasi ngjita shkallet per te shkuar ne ate skene, i thashe vetes sime qe do bej ate qe di te bej me mire; te kendoj para njerezve, te jap shpirtin, te bej njerezit te ndjejne dicka.

Ata jane aty per mua, dhe juristet jane ate per mua gjithashtu. Te me degjojne mua, duhet t’i bej te ndjejne dicka…

Dhe ate bera! Edhe pse jo perfekte, kendoi zemra dhe shpirti!

Jam shume falenderues qe te gjithe u kthyen, me dhane nje shans per te shkuar me tutje. Te kendoj ne nje skene te madhe, ne TV para shume njerezve.

Kur po kendoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si ne shtepine time. U mundova te jem i fokusuar por edhe ta shijoja te gjithe performancen.

Kam shume gjera per te thene persa i perket atyre 90 sekondave qe isha ne ate skene. Teme tjeter per nje video tjeter ne ditet ne vijim ndoshta.

Dhe keshtu nis rrugetimi im ne The Voice of Greece!

Dhe kujt ja merrte mendja qe une do mirrja pjese ne nje show te tille por ja ku jam! Jeta te surprizon nanjehere.

I riu shqiptar mahnit jurinë e ‘The Voice’  Read More »

Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës/ Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën ‘Evita’

Pak javë na ndajnë nga Festivali i 61 i Radio Televizionit Shqiptar. Ndërkohë, prej disa ditësh po përfliten disa nga emrat pjesëmarrës, të cilët janë konfirmuar vetëm mbrëmjen e sotme.

Faqja Eurovision Albania ka publikuar listën e plotë të artistëve, nga Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi, Rovena Dilo deri te Evi Reçi. Të gjithë janë befasuar me këngëtarët, pasi shumë nga këngëtarët kanë qenë të shkëputur nga skena dhe tashmë pritet një rikthim i bujshëm.

Kujtojmë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të zhvillohet në Angli.

Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës/ Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën ‘Evita’ Read More »

Si e kuptoi bota se dy yje që pushtuan kinemanë dhe Hollywood-in ishin shqiptarë

Ka mbyl lur sytë përgjithmonë, Irene Pappas, aktorja me origjinë shqiptare që lulëzoi në Greqi por u njoh në mbarë botën.
Irene ishte ndër të paktat aktore në Greqi që shkëlqeu në të gjithë botën. E lindur më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth, ajo kishte mbiemrin shqiptar të babait të saj, Leleku.

Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irene Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë të pastër.

Së paktu për aktoren që bëri emër deri në Hollyëood dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Femiu mjaftonte emrin për ta kuptuar që ishte shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e taletuar e ka pranuar vetë këtë fakt.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”.

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!

-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.

Si e kuptoi bota se dy yje që pushtuan kinemanë dhe Hollywood-in ishin shqiptarë Read More »

‘Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet’

VÍCTOR HUGO
– Po plakesh, – më thanë, – nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.
– Jo, – u përgjigja. – Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.
Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja; po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore; po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë; po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t’i shkruaj, duke lënë mënjanë stereotipet e imponuara; nuk bëj më grime për të fshehur vrajat; tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen; gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë; kam lënë së idealizuar jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.
Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten; në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve. Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë.
Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë; po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim. Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi.
Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia. Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë. Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.
Në shqip Bajram Karabolli

‘Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet’ Read More »