Intervista

Rudina Dembacaj përlotet për babain: ‘Është shumë i pakrahësueshëm’

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në “Pasdite me Rudinën” në Tv Klan, ku ka ndarë me shikuesit edhe momente nga jeta e saj private.

Pak kohë më parë, ajo humbi të atin, për të cilin shpesh bën edhe postime në rrjete sociale.
E pyetur se cila është këshilla e babit që mban gjithmonë me vete, Rudina është përlotur dhe ka treguar një histori, në kohën kur ai ishte drejtor shkolle.

Rudina Magjistari: Cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej tij?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në 8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.
Më kanë futur djalin në b urg për vj edhje. Babi e pyet po çfarë ka vj edhur djali jot? Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vj edhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahësueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij.

Rudina Dembacaj përlotet për babain: ‘Është shumë i pakrahësueshëm’ Read More »

Ja kush është moderatorja që gjeti emrin ‘Tre Musketjerët’

Elton Deda, një nga kantautorët më të mirë në Shqipëri, ka zbuluar një detaj shumë interesant, që pak kush e dinte sa i takon emrit “3 Musketjerët”, formacionit muzikor që përbëhet nga ai, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.

“Emrin ka qenë Rudina Magjistari që na e ngjiti në fakt. Ka ngelur një mikeshë e mirë e jona. Ajo një herë na tha teksa po kalonim, se jemi si tre musketjerët dhe ne na pëlqeu. Për mendimin tim, këto lloj treshesh janë shumë të rralla, që punojnë bashkë pas kaq shumë kohësh. Ne e kemi nisur me tre stile të ndryshme, por jemi munduar që t’i unifikojmë stilet tona brenda një kënge”, – tha Deda.

Ja kush është moderatorja që gjeti emrin ‘Tre Musketjerët’ Read More »

Reagon Ilir Meta për gjobën në ditëlindjen e Bes Kallakut: ‘Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore’

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga p andemia COVID-19 në vendin tonë, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të masave anti-COVID.

Në një intervistë për “ABC News” , Meta është pyetur dhe për pjesëmarrjen e tij në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gj obit.
Presidenti tha se ka respektuar masat, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

Ndër të tjera, Meta tha se policët duhet të bëjnë detyrën dhe në mbrojtje të zgjedhjeve të 25 prillit ose do të përfundojnë në këmbët e popullit.

“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja d ramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato p olicët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse po licët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta.

Reagon Ilir Meta për gjobën në ditëlindjen e Bes Kallakut: ‘Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore’ Read More »

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit, ja çfarë thotë…

Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.
E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit, ja çfarë thotë… Read More »

Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi,të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë

Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

Ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe ai shprehet i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.
“Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të v rasin veten?

Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako.

Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi,të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë Read More »

A është në një lidhje Ervin Salianji, përgjigja e tij…

A është në një lidhje Ervin Salianji? Po, por se me kë, ende nuk dihet! Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Ai mori pjesë në një nga sfidat e prezantueses, sipas së cilës duhet t’i përgjigjej sa më shumë pyetjeve ndërkohë që hapte petë për byrek.

Pyetjet i bënte aktori i Portokallisë, Florian Binaj. Mes pyetjeve të shumta, ishte edhe: “A po bashkëjeton me njeri tani?”

“Pa diskutim që po,” tha Salianji. Ndërsa kur Binaj e pyeti se “Me kë?”, Salianji dha një përgjigje diplomatike: “Me byrekun tani”, duke qenë se po hapte petët për byrek. Gjithses, një gjysmë përgjigje, ish-deputeti e ka dhënë, duke pohuar se është në një lidhje. /noa.al/

A është në një lidhje Ervin Salianji, përgjigja e tij… Read More »

Cili është i ftuari që priti Fevziu te dera e ‘Klanit’

Që prej vitit 1998 Blendi Fevziu është pjesë e televizionit “Klan” ku ka pritur e përcjellë me qindra e mijëra personazhe politikë dhe jo vetëm në emisionin e tij “Opinion”.

Por si për çudi, në ansjë rast Fevziu nuk ka dalë të presë të ftuarit e tij te dera e “Klan-it”, dhe këtë nuk e ka bërë as për ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha dhe as për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.
Duhej të vinte dita e sotme që për herë të parë Blendi Fevziu të dilte ted era e “Klan-it” për të pritur as më pak dhe as më shumë por ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Ministri i Jashtëm Italian do të jetë në një intervistë për “Opinion” pas takimit me krerët e shtetit shqiptar.

Cili është i ftuari që priti Fevziu te dera e ‘Klanit’ Read More »

Aktorja e njohur dhe Sonila Meço kanë një ‘hall’ të madh një ‘fatkeqësi’ të përbashkët

Të punosh në një ambient me bashkëshortin/en, është një tematikë që shihet me skepticizëm nga pjesa më e madhe e shoqërisë, si një bashkëpunim që nuk të jep efikasitet në punë.

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në Rtv Ora, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi mbi përvojën e saj të punuarit me bashkëshortin.
Sonila Meço: Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët, le t’ia themi publikut, ne të dyja punojmë me bashkëshortët.

Delinda Disha: Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.

Sonila Meço: Kur të pyesin si është të punosh me burrin, duket sikur e kanë përgjigjen brenda. Dhe kur ti u shfaqesh natyrshëm duke u thënë që shiko se është mbështetje, është i rëndësishëm, sidomos për llojin e profesionit që kemi e të bëhet krah në atë që ti bën, kundërpërgjigjia e tyre është një fytyrë që hmm, ose nuk e kuptoke, qenke shumë naive, ose po më mashtron në këtë moment. Tani ta themi troç se jemi dy, si është të punosh me burrin Delinda?
Delinda Disha: Mrekulli. Unë nuk e ndiej fare që jemi në një vend pune me Eldon. Eldo është kostumograf në Klanifornia, dhe gjatë gjithë kohës jemi në diskutime, në debate, për të mirë të punës. E mira është se jemi që të dy energjikë. Thonë që tipat e njëjtë shtyhen, nuk tërhiqen, por me ne ka ndodhur një kimi tjetër, merremi vesh shumë mirë. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa folur, na mjafton një shikim.

Aktorja e njohur dhe Sonila Meço kanë një ‘hall’ të madh një ‘fatkeqësi’ të përbashkët Read More »