Intervista

“Kush ia futi Tahirit”? Ish-ministri: Në politikë ka ca njerëz që …

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.

Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë.

Tahiri ka folur dhe për personat, që mund të kenë ndikuar në fillimin e hetimeve ndaj tij. Ai thotë se ka ca njërës që nuk do tu thuash kurrë armiq.

Pjesë nga intervista

Do vazhdosh të shkosh në Parlament?

Sa herë që do kem diçka për të thënë.

A ke një emër një idendikit, kush ta ka futur?

Unë mendoj se kjo histori është bërë më e vështirë se çfarë ishte. Unë jam tipi që i bie pak më shkurt gjërave. Politikë do që ca njerëzve mos tu thuash kurrë armiq, por unë se kam këtë model. Nuk e kam quajtur të udhës që jetën time ta ndërtoj me ta. Cilado qoftë kjo kosto, unë jam që i dal përball gjërave. Sigurisht ku lloj raporti ka ndikuar kur kam qenë ministër.

A je kurioz që ta dish kush ta ka futur?

Sigurisht që jam kurioz, por jam i qetë se dita kur të përballe me të do vij.

Kur thua ka ca njerëz, ti i di me emra ?

Kjo histori është.. Unë e kam shume të thjeshtë bastin tim, unë jam përball me çështjen, dhe unë do i shkoj deri në fund.

“Kush ia futi Tahirit”? Ish-ministri: Në politikë ka ca njerëz që … Read More »

Ish ministrja shqiptare shpërthen në lot në emision live, i sjellin në studio kujtimet e…

Nëse nuk e keni parë ndonjëherë të përlotet ish ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, eshte rasti te mos e humbisni kete moment. Edhe pse ajo njihet si nje grua e forte, per shkak te asaj qe shfaq ne daljet publike, si nje femer, ose me sakte si cdo njeri ne kete bote, edhe ajo ka dobesite e saj.

E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku ndryshe nga herë të tjera foli për jetën private, gjatë emisionit politikanes i rikujtuan faqen e parë të ditarit të të atit, i cili e kishte shkruar ditën e parë që ajo kishte lindur.

Fjalët e tij kanë prekur Kodhelin e cila e emocionuar dhe me zërin që i dridhej nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

“Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor”, këto ishin fjalët me të cilat babai i politikanes mbyllte faqen e parë të ditarit kushtuar të bijës.

“Babai im ishte një djalë shumë vizionar dhe mendjehapur edhe pse jetonte në një epokë të vështirë. Unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: “Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor”. Kjo është edukata që familja më ka dhënë. Kërkoj ndjesë për prekjen, por ai është larguar herët nga jeta dhe nuk mund të mos mallëngjehem sa herë bëhet fjalë për të. Ai është larguar në moshën 54-vjeçare, në atë kohë unë e kam patur djalin 4 muajsh dhe ai sot është 28 vjeç. Edhe pse nuk është më, ai rri tek unë çdo ditë, fle tek unë çdo ditë dhe më korrigjon kur gaboj dhe është gjithmonë drita jeshile në tunelin ku unë futem. Ai është drita ime dhe ka ndikuar në shumëçka unë jam.

Edukata që më kanë dhënë ma ka bërë më të thjeshtë jetën dhe karrierën dhe më duhet të jem falënderuese deri në vdekje atij dhe mamasë time”, tha Kodheli.

Ish ministrja shqiptare shpërthen në lot në emision live, i sjellin në studio kujtimet e… Read More »

Motrat Vorpsi nuk flasin me njëra-tjetrën! Ornela tregon arsyen

Tashmë është shkrimtare, piktore dhe fotografe e njohur në disa shtete europiane, por fillesat e saj në këto fusha nisën me studimet e në Akademinë e Arteve,

E ftuar si një personazh interesant për të rrëfyer të kaluarën dhe të tashmen e saj, Ornela Vorpsi tregoi një detaj të rëndësishëm nga jeta e saj.

Mbiemri i saj është shumë i njohur dhe mund ta lidhni me ish-zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsin.

Por si ka mundësi që më herët nuk kishin folur për njëra-tjetrën?

Ndërsa jetojnë në dy vende të ndryshme, Ornela në Paris dhe Laura në Tiranë, ata nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëra-tjetrën.

Shkrimtarja dhe piktorja tregoi në “Opinion” arsyen pse dy motrat nuk flasin:

“Kur nuk kam çfarë të shkëmbej me njerëzit, nuk më intereson. Nuk kam raport me motrën”.

Ajo sqaroi se ka vendosur që mos të kenë asnjë marrëdhënie bashkë.

Motrat Vorpsi nuk flasin me njëra-tjetrën! Ornela tregon arsyen Read More »

Rrëfimi i trishtë i shkrimtares që dashuronte Ramën: Pas 7 viteve në burgun e Spaçit, nuk njihja…

Me rikthimin e saj beri buje. Shkrimtarja Ornela Vorpsi në Shqipëri pas shumë vitesh, po shkakton reagime te shumta me intervistat e saj.
Ne nje rrefim për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Ornela ka treguar takimin me babain pas vuajtjes së dënimit si u burgosur politik.
Momentet e para ishin të vështira, thotë ajo, duke përshkruar se pas 7 vitesh dënim nuk po e njihte më.

Babi ishte i dënuar politik për 7 vite në burgun e Spaçit. Kam shkuar ta takoj me nënën time dhe nuk e njoha. Ai ishte jashtë mase i dobësuar dhe diçka mungonte në fytyrën e tij, unë nuk mundesha dot ta kuptoja.

Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte, por unë isha një fëmijë që kisha frikë ta prekja këtë të huaj që ishte i veshur me një lloje bizhameje me vija, ku në fytyrë kishte ndryshuar, ndërsa e kuptova se çfarë kishte se kishte ndryshuar në fytyrë. Kur erdhëm në shtëpi, babai i kishte dhënë nënës time një gjë të vogël, një qese, ku kishte futur dhëmbët. Ato i ishin thyer nga torturat e tepërta”, është shprehur shkrimtarja Ornela Voripsi.

Rrëfimi i trishtë i shkrimtares që dashuronte Ramën: Pas 7 viteve në burgun e Spaçit, nuk njihja… Read More »

Xhafaj: Ka prokurorë të implikuar në grupe kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar në studion e “Debati në Channel One” se ka prokurorë dhe drejtues të prokurorisë që janë të implikuar në grupe të caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo tjetrit grup. Duke iu referuar Elbasanit, i cili është një nga vendet më problematike sa i takon grupeve kriminale, Xhafaj tha se ka bërë edhe një kallëzim në prokurori

Intervista e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku

Roland Qafoku:Sot, për herë të parë, unë që pretendoj se njoh mirë çështjet e sigurisë në vend, ishte një gjë e harruar, që sa mirë ndodhi ajo gjë. Këto dy lajme të mira, dua që t’i bëj një bashkë se ngela duke dhënë vetëm lajme të këqija për Policinë dhe jo vetëm për Policinë.

Ministri Xhafaj: Varet si e shikon. Nëse dëshiron ta shohësh vendin tënd, edhe njerëzit e vendit tënd, dhe institucionet e vendit tënd pozitivisht, ka gjithmonë mundësi për të folur pozitivisht për to. Nëse dëshiron t’i shohësh negativisht ose me syze të errëta, padyshim asnjëherë nuk do kesh mundësinë të japësh për to, të shohësh në këto aspekte pozitive. Policia është një nga ato organizata që në vlerësimin tim ka më shumë gjëra pozitive për të thënë si përsa i përket sakrificës njerëzore, angazhimit njerëzor të njerëzve që punojnë në këtë organizatë aq edhe misionit fisnik që ajo ka. Natyrisht, nuk është një organizatë pa probleme dhe s’ka se si të jetë e tillë përsa kohë që është e tillë vetë shoqëria shqiptare. Por duhet të themi që sot organizata e Policisë në vlerësimin e opinionit publik, në treguesit e besueshmërisë, të matura këto jo nga ne, jo nga Qeveria Shqiptare por nga organizatat ndërkombëtare, dhe ndër to është një nga institucionet më të besuara në vend. Dhe ne jemi duke punuar fort për ta rritur këtë tregues, në mënyrë që të rritet më tej besueshmëria e njerëzve tek Policia. Besueshmëria e njerëzve, e qytetarëve tek institucioni i Policisë, tek ajo çfarë bën dhe duhet të bëjë Policia në shërbim të qytetarëve. “Policimi në komunitet” ka pikërisht këtë gjë, synon që të krijojë një marrëdhënie të re.

Së pari, një organizim të Policisë në territor, për të pasur një kontroll më të mirë të territorit, jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e parandalimit dhe goditjes së paligjshmërive që ndodhin në territor.

Së dyti, për të ndërtuar një marrëdhënie të re, një komunikim të ri ndërmjet strukturave policore në terren dhe qytetarëve dhe komunitetit përkatës. Pra e thënë pak më ndryshe, siç e trajtova dhe sot aty në Elbasan, është që: banorët të njohin kush është polici që punon për të siguruar qetësinë, rendin në atë komunitet, të shprehen për të, të japin vlerësime për të. Dhe nga ana tjetër, punonjësit e Policisë që operojnë në një territor të caktuar të njohin komunitetin përkatës, problematikat që ka ai komunitet. Po mundësisht të njohin çdo familje të atij komuniteti. Njëkohësisht për shkak edhe të këtij raporti, për shkak dhe të kësaj llogaridhënie të jenë shumë më të përgjegjshëm në raport me shqetësimet që kanë qytetarët.

Ne shpeshherë i kushtojmë shumë vëmendje dhe me shumë të drejtë formës më të ashpër të krimit që është krimi i organizuar. E padyshim për shkak se dhe pasojat që ai sjell në një shoqëri demokratike, pasojat që ai sjell tek çështjet e rendit dhe sigurisë janë shumë më të mëdha, meriton këtë vëmendje. Por, nga ana tjetër nuk duhet të nënvlerësojmë atë krimin e vogël ose atë paligjshmërinë që mund të shndërrohet shumë shpejt në një kundravajtje penale dhe nesër pastaj në një krim dhe pasnesër edhe në krim të organizuar, për shkak se ne nuk merremi seriozisht me fenomenin e parandalimit, kjo bën që një pjesë e të rinjve dhe të rejave bien viktimë ose tërhiqen në rrugën e krimit nga grupet kriminale.

Ajo që ne po duam të bëjmë është që ta përfshijmë më mirë Policinë në çështjet e parandalimit, por njëkohësisht duam të bëjmë dhe një apel e të ndërtojmë një marrëdhënie të re me komunitetet, me përfaqësuesit e tyre, me organet e qeverisjes vendore, me organizatat e shoqërisë civile, me komunitetet fetare, me grupet e interesit për t’u përfshirë së bashku, sepse parandalimi është kompleks, nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë. Është angazhimi i Policisë, por është çështje e të gjithëve. Sepse dhe çështjet e rendit, të qetësisë, të sigurisë në një komunitet duhet të jenë çështje të të gjithëve. Kjo ndodh rëndom në të gjithë botën e qytetëruar. Sepse ne nuk mund të presim që të vendosim polic në çdo hyrje pallati. Nuk mund të presim të vendosim polic në çdo mëhallë, në çdo rrugicë, se edhe vende shumë më të zhvilluara se ne nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe nuk ka pse ta bëjnë një gjë të tillë. Por nëse ne kemi një marrëdhënie, një prezencë të tillë të Policisë në territor dhe një marrëdhënie shumë të afërt me qytetarët në atë komunitet, besimi i tyre do të rritet më tej dhe ata do të bashkëpunojnë me Policinë, do ta ndihmojnë atë që Policia të dijë se cilat janë problematikat dhe t’i adresojë ato. Kjo është një sfidë për ne. Një sfidë shumë e vështirë, por jo e pamundur. E kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë. E kemi projektuar gjithë këtë gjë dhe sapo kemi hedhur hapin e parë përmes këtyre forumeve.

Filluam me Elbasanin dhe në vazhdim do të jemi në 12 qarqet e vendit dhe mbasi të mbarojë kjo xhiro në 12 qarqet do të zhvillojmë në të gjitha bashkitë e vendit, pra në të gjitha Komisariatet.

Pra nëse sot në këtë proces llogaridhënie jemi të përfshirë ne , në çdo qark Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria Vendore e Policisë, në fazën e dytë do të përfshihen të gjithë shefat e Komisariateve.

Kjo është një lloj transparence që bën Policia kundrejt atyre të cilët janë taksapaguesit, por që janë fokusi i shërbimi,  njëkohësisht dhe nga ana tjetër është dhe llogaridhënia, po është dhe një lloj marrje përgjegjësie para tyre.

Nga ana tjetër edhe qytetarët bëhen më të ndjeshëm dhe më interaktivë në këto çështje.

Në një fazë të tretë dhe këtu do ta mbyll, ne do të kalojmë në ngritjen e disa organizmave shoqërore që do të jenë Këshillat e Sigurisë mbi bazë bashkie dhe qarku.

Në këto Këshilla Sigurie do të jenë përfaqësuesit e komuniteteve, do të jenë përfaqësuesit e qeverisjes vendore që veprojnë në atë territor, agjencitë e tjera ligjzbatuese gjithashtu që operojnë në atë territor siç mund Prokuroria, shërbimet e tjera, Shërbimi informativ pse jo që sa kohë i shërbejnë qytetarit, kanë në funksion parandalimin e kanë për detyrë, mendoj , besoj që duhet të jetë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile; përfaqësues të komuniteteve dhe përfaqësues të disa institucioneve të rëndësishme; institucione publike siç janë arsimi e me radhë dhe të gjithë këto Këshilla Sigurie do të trajtojnë herë pas herë çështje që kanë të bëjnë me problemet e rendit dhe sigurisë , çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e radikalizmit, dhunës në komunitet dhe çështje të kësaj natyre.

Kjo do të shërbejë që komuniteti të ketë një organizëm të brendshëm, ku të gjitha këto institucione ligjzbatuese marrin problematikën por njëkohësisht informojnë dhe raportojnë dhe ne besojmë se kështu do të kemi një përfshirje më të madhe të shoqërisë në këto çështje do të kemi më shumë transparencë nga ana e organizatës të Policisë në territor, do të kemi më shumë llogaridhënie por besojmë se kjo do ta japi efektin kryesor ne parandalimin, në luftën e kriminalitetit , në frenimin e fenomeneve të paligjshmërisë , pa dyshim dhe në rritjen e mëtejshme të besueshmërisë të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Roland Qafoku: z.Ministër unë jam nga ata, e fus veten te ata që i njohin këto çështje por jam shumë entuziast me këtë që thatë jo më kot ju dëgjova më vëmendje, duke iu lënë të flisni kaq gjatë një përgjigje shume e gjatë. Është një gjë shumë pozitive dhe unë e përshëndes.

Ministri Xhafaj: Faleminderit që ma dhe atë mundësi se është e rëndësishme besoj.

Roland Qafoku:Dhe më të vërtetë kjo ka një rëndësi të veçantë, por ka disa pyetje në këtë panoramë që bëtë ju.

E para pse nuk u bë me përpara dhe jo se nuk është bërë më përpara se ne kemi patur në 20 vjet Policimin në Komunitet.

Ka qenë projekt edhe i qeverive të majta dhe të djathta madje dhe i kësaj qeverie dhe i ministrave paraardhës tuaj sepse kemi dy ministra, por pse nuk është bërë më përpara , pas pesë vjetësh, kjo mazhorancë u kujtua për të bërë policimin në komunitet?

Ministri Xhafaj: Të jemi të qartë për një gjë, kështu mund të thoshim dhe për reformën në drejtësi, kështu mund të themi për disa hapa të tjerë.

Roland Qafoku: Jo por ne kemi patur Policim në komunitet…

Ministri Xhafaj:Ka një moment që piqet” shoqëria , piqet” edhe situata dhe çdo gjë ka kohën e vet. Nuk mund të themi pse nuk është bërë kjo në kohën e PD-Së, por është bërë një gjë tjetër mbase dhe çdo gjë ka dhe një kohë, ciklin e vet.

Roland Qafoku:Jo  e kuptoj këtë por ka patur policim në komunitet!

Ministri Xhafaj: Shoqëria është më e pjekur, më përgjegjëse. Ka qenë si koncept dhe padyshim ka patur dhe aktivitete dhe tani ka ardhur një moment që të gjithë janë bërë shumë më të vetëdijshëm, të gjithë aktorët që kjo duhet institucionalizuar tani në një lloj organizimi në një lloj marrëdhënieje bashkëpunimi ndërmjet gjithë aktorëve për këto çështje në komunitet.

Pse? Sepse psh Elbasanin jo rastësisht e morëm projekt pilot.

Roland Qafoku:Pse Elbasani?

Ministri Xhafaj: Për dy arsye: E para sepse Elbasani pësoi një tronditje dhe do thosha pak rëndim të situatës që lidhej me çështjet e rendit dhe sigurisë muaj më parë.

Ne bëmë disa ndryshime në Elbasan, komanduam dhe tani Drejtori i Përgjithshëm ka emëruar aty një nga oficerët e policisë më me eksperiencë në Elbasan edhe sepse dëshironim të shëndoshnim situatën dhe sondazhet që kemi … nga sondazhet që kanë bërë organizatat ndërkombëtare dhe një të tillë e ka bërë OSBE për Elbasanin, tregojnë që ka një perceptim shumë pozitiv, një situatë krejt të ndryshme nga disa muaj më parë me ekipin e ri drejtues të policisë në këtë qark.

Por edhe sepse aty ka pasur disa modele, kampione të policimit në komunitet. Ka pasur disa këshilla në nivel bashkie, nuk kanë funksionuar ndoshta ashtu siç duhej të funksiononin, por kanë qenë si embrione. Ne e morëm këtë përvojë, këtë risi, ashtu siç ishte në atë nivel dhe e përmirësuam dhe tashti jemi duke e përgjithësuar edhe me mbështetjen e partnerëve të cilët janë të angazhuar përmes projekteve konkrete siç është projekti suedez, projekti zviceran, ka një interesim të BE-së përmes delegacionit këtu dhe njëkohësisht një përfshirje të dy misioneve kryesore që kemi ne të asistencës PAMECA dhe ICITAP. Dhe të gjitha këto po çojnë drejt formalizimit dhe ndërtimit të të gjithë kësaj iniciative që besoj unë që është e dobishme.

Roland Qafoku:Ndoqa me shumë vëmendje fjalën tuaj sot por dhe të gjithë atyre që ishin aktivë në këtë forum, por ajo që më bëri përshtypje ishte një frazë e juaja që…

Ministri Xhafaj: Para se të them këtë, dua të them një gjë që ua kam borxh atyre njerëzve atje, do t’ju luteshe të më lejoni një minutë…

Ishte interesi i jashtëzakonshëm i qytetarëve. Ka qenë surpriza ime. As nuk e dija që kishte një event me 120 vetë, të jem i sinqertë. Ishte një gjë fare e pallogaritur.

Roland Qafoku:Si mendoni, pse ishte kjo?

Ministri Xhafaj: Besoj se ishte interesi qytetarëve vetë, por edhe kërshëria besoj dhe besoj unë edhe një lloj interesi në rritje ndaj asaj çfarë është duke bërë policia, dëshiroj ta shoh kështu. Le të shpresojmë që është kështu.

Roland Qafoku:Ishte edhe për shkak se ishte vetë Xhafa!

Ministri Xhafaj: Jo jo, nuk besoj për Fatmir Xhafën. Jo se jam ndonjë modest i madh, por nuk besoj. Besoj çështjet… çështjet edhe interesi që ka publiku për atë çfarë po bën policia në këto momente dhe angazhimin ose atë çfarë po mundohet të dëshmojë në interes të qytetarëve.

Dhe, e dyta që më bëri shumë përshtypje, ishin pyetjet. Kam ngelur i befasuar nga pyetjet.
Roland Qafoku: Nuk kishte ndonjë aty që i përgatiste!?

Ministri Xhafaj: Jo.

Roland Qafoku: Ju s’dini gjë por ata organizatorët aty…

Ministri Xhafaj: Unë po them që ne nuk e kishim menduar në mënyrë të tillë dhe ato që ishin aty…

Roland Qafoku: Dhe pyetjet ishin vërtet të mira, por…

Ministri Xhafaj: Ishin organizata të shoqërisë civile, por njëri nga ata ishte gazetar. Në qoftë se atë gazetarin, që m’u duk njeri serioz, t’i kenë thënë që bëj këtë pyetje, unë s’e besoj,

Roland Qafoku: Nuk po them për gazetarin, po them për ata të tjerët?

Ministri Xhafaj: Nuk besoj, sepse ishte kolegu juaj dhe e mori më iniciativë, dha vlerësimin  e vet, mënyrën si e shihte ai, bëri disa pyetje shumë interesante. Natyrisht ai është gazetar, është ndër gazetarët lokalë të njohur në dijeni time, por rrethi i pyetjeve që u trajtuan ishte vërtet impresionues sepse përputheshin pyetjet me shqetësimin që ne kemi.

Realisht na rezultojnë edhe nga ky sondazh që ka përgatitur OSBE-ja.

Roland Qafoku: Z.Ministër, a ishte etike ajo që thatë ju që “do t’ua nxijmë jetën grupeve kriminale”? Policia i arreston grupet kriminale, nuk ua nxin jetën!

Ministri Xhafaj: E para njëherë, e keni shkëputur nga konteksti nuk e kam thënë në këtë… e para, është një gjë simbolike e thënë, është një fjali e përdorur për të treguar ashpërsinë e reagimit të policisë por kam thënë për t’i përballur me ligjin dhe për të dhënë llogari përpara drejtësisë. Kam qenë shumë i saktë, besoj se kam thënë kështu. Pastaj në fund të fundit, kuptimi i nxirjes së jetës nuk është kuptimi fizik, por jetën të padurueshme jemi duke ua bërë patjetër. Nuk është ndonjë gjë, se edhe ta them kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë,  nuk ngurroj fare ta them këtë gjë, sepse ata janë duke i nxirë faqen vendit, janë duke u nxirë jetën edhe qytetarëve. Nuk kemi asnjë arsye pse të mos ua bëjmë ne jetën atyre të padurueshme.

Roland Qafoku: Z.Xhafaj, duke të njohur që je artikulues shumë i kujdesshëm juridik dhe politik dhe këtë e konfirmoj që te ajo letra kur keni qenë Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë në vitin 1997 që i keni çuar prokurorisë në ’97-ën, dhe në ’98-ën për ngjarjet e përplasjet me Partinë Demokratike, kështu që nuk po e them kot dhe atë kopje unë e kam akoma në shtëpi, një artikulim shumë i kujdesshëm juridik dhe është e hera e parë që të “kap në një gabim”, nëse mund ta quaj gabim.

Ministri Xhafaj: Mos e quaj fare gabim. E përsëris përsëri po deshët. Njerëzit që i nxinë faqen vendit dhe qytetarëve, shteti nuk ka pse me mjete ligjore të mos ua nxi jetën atyre.

Roland Qafoku: Në fakt Elbasani ju thatë që u zgjodh për një projekt pilot, por Elbasani unë mendoj se mund ta zgjidhni, siç e thatë dhe vetë, një qark që pati një problem shumë të madh me rendin dhe sigurinë.

Ministri Xhafaj: Po pati një moment të veçantë ku pati një përplasje
Roland Qafoku: E zbutët këtë, por pati një moment shumë të rëndë. A ka kaluar ai moment?

Ministri Xhafaj: Po sigurisht. Kemi një drejtim të policisë tërësisht të rinovuar me profesionist të zotë.

Roland Qafoku: Domethënë, janë larguar të tjerët? Sa është numri i atyre që janë larguar?

Ministri Xhafaj: Po sigurisht, por nuk jam në gjendje ta them.

Roland Qafoku: Është një numër i konsiderueshëm?

Ministri Xhafaj: Po janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish vendor policie që janë larguar nga ato detyra dhe besoj unë ai është një proces që vazhdon dhe nëse do ketë të tjerë apo jo, këtë nuk di ta them.

Roland Qafoku: A ka lidhje krimi i organizuar dhe bandat që ju thatë në qarkun e Elbasanit me segmente të pushtetit lokal?

Ministri Xhafaj: Aty janë disa grupe kriminale ku dy janë kryesorët, që janë të sinjifikuar më shumë. Çapajt në mos gaboj dhe Çelajt për të cilat ka procese penale, ka hetime dhe ato do të provojnë nëse veprimtaria e tyre kriminale ka qenë e influencuar apo ka qenë e mbështetur, apo e favorizuar nga njerëz të veshur me pushtet, në nivel vendor apo edhe më lart, apo është veprimtari i mirëfilltë kriminale që është jashtë këtyre strukturave. Mbetet që hetimi ta provojë këtë gjë.
Roland Qafoku: Jeni i bindur z.Ministër se puna që po bën policia për goditjen e këtyre bandave, drejtësia do të jetë në të njëjtën linjë? Natyrisht mbështetur në provat që policia jep.

Ministri Xhafaj: Ka pasur probleme të kësaj natyre edhe në Elbasan. Implikime të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë me grupet e caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo të tjetrit grup.

Roland Qafoku: Kjo është frazë apo e vërtetuar dhe konfirmuar?

Ministri Xhafaj: Unë për këtë gjë kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Kur kam folur për çështje konkrete kam pasur parasysh edhe Elbasanin.

Roland Qafoku: Për prokuror konkret?

Ministri Xhafaj Për prokurorinë. Prokuroria është me njerëz, pastaj se cilët janë personat konkret nuk më takon mua ta përcaktoj, prandaj janë organet e hetimit. Secili ka vendin e vetë. E rëndësishme është që unë në detyrën time t’i qëndroj kufijve që më njeh ligji dhe të mos të bëjë kompromis me cilin do që shkel ligjin. Dhe për t’i mbetur kësaj më duhet të them se ka një ndryshim në mënyrën se si është përfshirë prokuroria jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë territorin e vendit dhe kjo i dedikohet në një masë të konsiderueshme reformës së re në drejtësi. Pse? Prokurorët deri dje kanë qenë vartës të eprorëve të tyre edhe për çështje konkrete. Eprorët, drejtues vendor të prokurorisë dhe deri te Prokurori i Përgjithshëm kishin ndikim të jashtëzakonshëm në fatin e një çështje, ndërsa sot me kodin e ri të procedurës penale, prokurori është zot i çështjes, ashtu siç është gjyqtari. Kryetari i Gjykatës së Rrethit apo kryetari i Gjykatës së Lartë  nuk kanë asnjë ndikim sot te gjyqtari.

Roland Qafoku: Keni një çështje konkrete që e konfirmoni këtë?

Ministri Xhafaj: Ne kemi disa çështje që i kemi bërë me shumë sukses. Për shembull çështjet e fundit që kemi me 7 grupe kriminale në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” i kemi bërë në sajë të kësaj marrëdhënie të re të vendosur me Prokurorinë dhe për fat të mirë edhe reagimi i gjykatë ka qenë pozitiv.

Xhafaj: Ka prokurorë të implikuar në grupe kriminale Read More »

Trashëgimtarja e vetme e Eqerem bej Vlorës tregon jetën e saj, nga sarajet deri në varfëri

Trashëgimtarja e vetme Eqerem bej Vlorës, (i ati i tij Syrjai, djali i xhaxhait të Ismail Qemalit), është larguar nga jeta disa ditë më parë. Dikur, në këtë intervistë, na ka treguar jetën e saj pas largimit të të atit në Itali, ku punoi si gazetar. Çfarë trashëgoi në pasuri dhe në mënyrën e jetesës nga sëra e bejlerëve të mëdhenj, të cilëve u përkiste. “Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetëmetërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe, me një tjetër më të vogël përpara.

Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave). Kurse populli, këtë kompleks e quante thjesht ‘sarajet e beut’. Këtu, më 1 dhjetor 1885, linda unë, si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Mihri hanem Toptanit. Dhe siç më tregon nëna, “linda me këmishë”, d.m.th, si kanakar i fatit. Kjo besë- tytni popullore më ka sjellë vërtet fat në jetë, por i lumtur unë nuk kam qenë kurrë”. Këto copëza përshkrimesh nga fëmijëria e të atit, vajza e dytë e Eqerem bej Vlorës, Ajnishaja, e vetmja pasardhëse që kishte mbetur prej tij deri pak ditë më parë, i kishte të lexuara, si të gjithë ne, prej librit “Kujtime” të shkruar nga i ati.

Fragmente të vogla prej tij kishte dëgjuar edhe nga e ëma, në vitet e gjata që jetoi me të dhe të motrën, porse nga babai vetë nuk mundi të dëgjojë asnjëherë asgjë. Fati e desh, që ndryshe nga i ati, ajo të mos lindte “me këmishë”, të mos ish kanakar e fatit, dhe e lumtur të ndihej vetëm në vitet e fundit, gjatë pleqërisë së saj. Lumturi kjo, e dhuruar nga pasardhësit që do t’i jepnin fëmijët e nga ato kujtime materiale, që do të rifitonte sërish prej babait të saj. ‘Shtëpia e beut’, siç vazhdon të quhet e është quajtur gjithëherët në Vlorë, i kishte kaluar trashëgimtares së mbetur të familjes, duke i dhënë kështu mundësinë për t’u futur realisht në kujtimet që babai pat hedhur në letra.

Vetëm përfytyrimet mund ta ndihmonin, që si në fotografi e shkrepur gjatë një darke në Vjenë ku ajo ishte përzgjedhur si më e bukura “puzzle”, të formonte oxhakun e stërmadh të sallonit, bibliotekën e pasur, prej së cilës kishin mbetur vetëm drurët e qershisë me njolla mole. Pra, ç’kishte parë në fotografitë e mbetura të familjes, dhe ç’mbante ende në kujtesë, nga rrëfimet e frikura të mamasë. Në kohën kur ajo ishte rritur, e denjë për të kuvenduar shtruar me të ëmën, bisedat për të atin mund të bëheshin vetëm nëpër dhëmbë, duke e kontrolluar zërin për të mos u dëgjuar, ndryshe rreziku mund të shfaqej në çdo çast.

Anishanë, Eqerem bej Vlora e la aq të vogël sa ajo vetë nuk mund të ketë as edhe një parafytyrim të turbullt të imazhit të tij. Prandaj, edhe kur e pyetëm për ngjarje familjare lidhur me të (ato që i kishin thënë e që nuk janë pjesë e kujtimeve në librat e tij), ajo nuk i ndërtonte dot në rrjedhë kronologjike, porse shkëpuste situata a përjetime që, pavarësisht viteve që mban sot mbi supe, i kanë mbetur ende përpara syve.

Përtej politikës e historisë, a keni ndonjë kujtim të gjallë prej babait tuaj?

Kujtime të gjalla nuk mund të kem, sepse kam qenë fare e vogël kur ai është larguar nga Shqipëria. Isha vetëm nëntëmuajshe. Ime motër që ish gati 12 vite më e madhe në moshë se unë, e pati fatin për ta njohur e për ta kaluar një pjesë të fëmijërisë me të dy prindërit, ndërsa unë jo. Përveç kësaj, vitet që kanë kaluar, por edhe vështirësitë fizike që unë kam kaluar, kanë bërë të vetën, as rrëfimet rreth tij nuk i kam më të gjitha në kujtesë.

Një arsye tjetër pse ndodh kështu, është edhe sepse ato më janë rrëfyer thuajse në gjysmë zëri. Pas largimit të babait, jetesa u bë për ne shumë e vështirë, u degdisëm sa nga njëri vend në tjetrin dhe, që të rrije në këtë nivel jetese, pra, të mos përfundoje edhe më keq, duhet të kishe sjellje ‘korrekte’, pra, temat rreth tij të mos ishin të shpeshta. Pa dyshim, që askush, në asnjë rrethanë, nuk mund të na i mohonte, veçse i bënim gjithnjë me drojë.

Mund të na sillni diçka prej atyre rrëfimeve?

Sikundër mund të dini nga historia, pas formimit të qeverisë së Ismail Qemalit, që ishte xhaxhai i tim ati, babai është zgjedhur deputet, ka qenë anëtar i qeverisë dhe ka vazhduar që prej kësaj kohe të jetë në poste të ndryshme drejtuese si ministër i Jashtëm, ministër i Tokave të Çliruara të Kosovës etj. Ka qenë mik me Fan Nolin, edhe pse me pikëpamje të ndryshme me të, ka qenë mik i Princ Vidit, e të tjera si këto, që ndoshta i keni të lexuara. Në 1925 është martuar me time më, Hadije Vrionin, dhe lindi pas kësaj ime motër Lajla, vite më vonë edhe unë. Lajla ka lindur në Romë, ndërsa unë në Shqipëri.

A nuk kanë pasur Vlorajt lidhje fisnore me Vrionasit?

Po, kanë pasur dhe në fakt im at i binte ta kishte time më njëkohësisht kushërirë të tretë. Por martesa e tyre është bërë me mblesëri, kështu funksiononte atëherë. Ishte një siguri nga ana e të dyja familjeve, që pasuria të qëndronte mes tyre. Im at e ka shprehur edhe vite më vonë pas martesës, duke e konsideruar atë si një gabim. Ka thënë shprehimisht se “nuk duhet të isha martuar me time kushërirë”. Në fakt, ka ndodhur e njëjta gjë edhe me babanë e tij, e ëma e Eqerem beut ka qenë prej familjes Toptani… Salloni i shtëpisë së Eqerem bej Vlorës, siç e quanin “sarajet e beut” Po, ka funksionuar e njëjta skemë, që siç dihet është bërë për të njëjtat arsye.

Lukset e bejlerëve, përveç jush, të gjithë i kanë shijuar. Motra juaj vetëm për disa vite, por mamaja po, sepse edhe vetë vinte prej po këtij rangu. Ç’ju kanë treguar?

Po ju tregoj për humor diçka që më ka ndodhur pas viteve ’90, kur shkuam në Itali me tim shoq, si gjithë shqiptarët e tjerë. Ishim edhe ne mes turmave të njerëzve, që prisnin lëmoshë prej nga t’i vinin. E kam fjalën për ushqimet që na hidhnin italianët në kohën e eksodeve. Tim shoqi i pati rënë një banane pranë dhe nuk dinte si ta hante. E kthente e rrotullonte, duke u përpjekur ta kafshonte me gjithë lëkurë. As unë nuk kisha parë ndonjëherë, ama sa ma tregoi, më erdhën në kujtesë, mes asaj lufte për mbijetesë, tregimet e sime motre për një frutë tropikal që piqej në vendet e ngrohta.

Më tregonte sesi ky fryt hahej, pasi i ishte hequr lëkura. Bëhet fjalë që ajo i kishte provuar që në vitet ’30-të. Vetëm nga përshkrimi i kam njohur dhe i kam thënë tim shoqi se si duhet ta hante. Ky është një episod që e kujtojmë shpesh e qeshim. Pastaj, mamaja më ka treguar për vitet e bukura të jetesës së tyre. Udhëtimet e darkat, ku ftoheshin nëpër vende të ndryshme të Europës. Emocionet e mira që ndiente, kur e veçonin si më të bukurën nga të tjerat për ta fotografuar. Më ka treguar për një darkë në Vjenë, kur babai ka qenë ministër i Jashtëm. I ishin afruar për t’i kërkuar leje, nëse mund të fotografonin të përzgjedhurën e asaj darke. Atë fotografi të familjes mund ta shihni këtu mes të tjerash.

Ju ka ardhur keq që ju s’keni qenë pjesë e këtyre privilegjeve?

Atëherë ndoshta po, tani që jam mirë me familjen time, me nipër e me mbesa, gjërat kanë ndryshuar, sado që tepër vonë. Atëherë po, domosdo që kishe keqardhje. Për shembull, gjatë ecejakeve në Tiranë, kur ende ishim të pastabilizuar, sepse nuk dihej se ku do na çonim, kaloj përdore me mamanë përpara godinës së Ministrisë, ku kishte pasur zyrën babai. Ime më më tregon duke kthyer shikimin andej nga kishte qenë dritarja e zyrës së tij, me pamje nga rruga. Në atë situatë që ishim ne, ku s’i dihej sesi do të na vinte filli, të kishe të tilla përjetime, të vinte keq patjetër.

Apo koha kur kishin jetuar për pak në Angli e babai pyeste mamanë nëse do t’i pëlqente të jetonin përgjithmonë aty. Pretendimet e saj për kohën kur më rrëfeheshin mua këto gjëra, ishin krejt qesharake e të dhembnin. “Jo, i thoshte, nuk më pëlqen të jetoj këtu, sepse s’e duroj dot avullin nëpër xhama, brenda dritareve”. Më tregonte se prej të ftohtit, xhamat atje ishin dopio dhe krijonin avuj, që atë e bezdisnin. Edhe sot, këto teka të bëjnë të qeshësh.

Tekave ajo nuk mund t’u shpëtonte. I kishte lënë në shtëpinë e vjetër e i kishte gjetur në atë të renë…

Po, po, ime gjyshe, Mihrije Toptani, ka qenë më shumë se kaq. Më tregonte mamaja se si njëherë kishte kërkuar prej kuzhinierit italian të familjes, Hozesë, t’i gatuante arapash, siç i thoshte ai, polenta. E meqë ish zevzeke nga natyra, kalonte nga kuzhina demek për ta kapur në befasi. E bëri këtë gjë edhe kur kishte kërkuar arapashin dhe e gjen Hozenë duke provuar gatimin me lugë, të cilën e rifuti në enë. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm, aq sa kuzhinieri u pushua nga puna. Pas viteve ’90- të kemi takuar Mirton, punëtorin që bënte pazarin.

Rrëfimet e tij, që ne i bëjmë tashmë në të qeshura e sipër, natyrisht, janë pafund. Nuk numërohen herët që gjyshja ia kthente mbrapsht mishin që kish blerë sepse nuk bënte. Një nga këto herë, Mirto kish takuar rrugës Eqeremin, i cili pasi e merr vesh ç’kishte, i thotë që të rrijë, të pushojë ca kohë në stol e të kthehet në shtëpi, demek e ka ndërruar mishin. Mihrija as që kuptonte gjë dhe e lavdëronte mishin e dytë. Kështu shpëtuan të gjithë.

Ç’u bë me ju pas largimit në Itali, në ’44-n, të babait?

Pasi vendosi të largohej, babai na çoi te halla në Tiranë, te ish-Ambasada Kubaneze. Jetuam atje deri në ’50-n. Mamaja i kërkoi të na merrte me vete, por ai kish frikë nga të papriturat e detit e motit të keq dhe nuk na mori. Pasi na hoqën edhe nga halla, shkuam në Babrru, te një kushërirë jona e pas asaj në Durrës. As aty nuk na lanë, derisa përfunduam në Kavajë, ku mundëm të gjenim strehim e ku më në fund njerëzit nuk po na trajtonin si në vendet e mëparshme, ku kishim qenë, ishin të mirë me ne.

Ndërkaq kishit lajme nga babai, ç’ishte bërë me të?

Babai kishte shkuar në Itali, ku vazhdoi të qëndrojë për 10 vite, duke punuar si gazetar në Raiuno. Në kohët e para nuk dinim asgjë, përveçse që ishte gjallë, sepse të gjitha letrat a pakot që niste, ktheheshin mbrapsht. I lejuan vetëm për një farë kohe në vitet ’60-të, pastaj sërish u ndërprenë. Dërgonte letra të shkurtra me pseudonim, kartolina ku shkruante fare thjesht.

Me ç’pseudonim, e kujtoni?

Po, si të mos e kujtoj, andej i kishim të gjitha shpresat. Nënshkrimi i tij ishte Adalxhiza Rosi.

Po ju si e ndërtuat jetën në Kavajë?

Jetonim me ato pak që mund të merrnim prej babait, disa para ai na i dërgonte përmes vajzës së hallës, që jetonte gjithashtu në Itali. Mbaruam shkollën deri në fund të gjimnazit. Pastaj unë, ndryshe nga shoqet, nisa punë në fidanishte. Motra punonte në ndërtim, por vdiq në moshë të re prej një gripi që atëherë quhej “Hong Kong”. Pas vdekjes së saj unë u sëmura dhe kalova vite të këqija. Ime më kërkoi punë në Komitetin Qendror, ku i qëlloi një vlonjat që e ndihmoi. Edhe mua, pasi u përmirësova, më futën të punoja në qeramikë, në artistiken e Kavajës, ku punova derisa dola në pension. Po aty u martova e krijova edhe familjen time. Mamaja vdiq në vitin ’84.

Prej babait deri kur patët lajme? Ç’u bë me të pas largimit nga Italia?

Pasi u mund pak në moshë, babai ishte transferuar në Vjenë, ku punonte po si gazetar, por me kohë më të reduktuar. Atje ka jetuar me motrën e mamasë, që ka qenë e ëma e Hëna Këlcyrës, derisa ka vdekur 78 vjeç nga zemra.

Meqë jemi në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, por edhe sepse është gjithsesi e rëndësishme, na tregoni pak për historinë e flamurit që Eqerem bej Vlora solli prej France.

Sipas gojëdhënave, kur babai ka qenë në Francë, ka takuar një të ri që ish nga fisi i Skënderbeut, Aldo Kastrioti quhej. Ai i pat dhuruar një flamur, të cilin babai e vendosi në kornizë dhe e mbante në shtëpi, në dhomë të gjumit madje, siç më ka treguar mamaja. Në ’12-n, kur do ngrihej flamuri, Ismail Qemalit i ishte treguar kjo gjë dhe ai dërgoi Eqeremin në shtëpi për të marrë flamurin kuq e zi. Babai i pat thënë se këtë flamur mund t’ua jepte vetëm hua, megjithatë u kishte treguar se në lagjen “Muradije” ishte një Marigo, që qëndiste shumë bukur. Në bazë të këtij modeli, ajo mund të qëndiste flamurin që dëshironin. Dhe kështu ngjau… Biblioteka e tij, në mos jo sa flamuri, ka qenë mjaft e dëgjuar për pasurinë. Aq sa në atë shtëpi që sot është juaja, ka qenë për vite të tëra biblioteka e qytetit.

Çfarë kishte mbetur prej saj kur rimorët shtëpinë?

Babai ka ditur 11 gjuhë, kështu që mund ta merrni me mend se ç’literaturë e larmishme gjendej në raftet e shtëpisë së tij. Thuhej se biblioteka e tij ka qenë një ndër më të mirat në Ballkan. Pas ’90-s, prej saj kishte mbetur vetëm mobilja e shkatërruar. Një pjesë të tyre është thënë se i mori jugosllavi në ’45-n, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë edhe në Tiranë. Ajo ka qenë kryesisht e pasur me enciklopedi. Përmes të njohurve kemi mësuar se disa prej tyre janë edhe në Vlorë. Tani vonë madje, është zbuluar se ‘Vallja e Shpatave’ është në Muzeun e Vlorës./Panorama

Trashëgimtarja e vetme e Eqerem bej Vlorës tregon jetën e saj, nga sarajet deri në varfëri Read More »

Përplasje e ashpër në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Gënjen

Gazetari Blendi Fevziu u perplas në një debat të ashpër me deputetin Taulant  Balla sot kur ne emisionin e tij flitej për rrugën e Kombit.

Balla kundërshtonte Feviun, i cili u kthyer ashpër dhe i tha se po gënjente.

Debati

Fevziu: Për të futur tollin në rrugë

Balla: E ka gabim, hapi i parë që ka hedhuri  ndjeri Oldashi, nuk është tenderi, por studimi

Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e para thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!

Balla: Është rekomandimi i IFC-së

Fevziu: Është gjë në dokument, rekomandimi është gjë tjetër.

Balla: Është vendimi i qeverisë.

Fevziu: E para çfarë thotë IFC-ja çfarë thotë? Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dulbikimi i rrugës dhe hapja e tunelit.

Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që të shikosh se e ke gabim.

Fevziu: Jo se kam gabim, më dëgjo të lutem.

Përplasje e ashpër në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Gënjen Read More »

E ftuara heq hundën live dhe tregon të vërtetën e dhimbshme, tronditen njerëzit

Një veprim shokues i të ftuarës ka tronditur teleshikuesit e një programi televiziv mëngjesi në Britani.

Jayne Hardman  “hoqi” hundën e saj të rreme në transmetim live dhe u pa se në vend të saj ajo kishte një gropë të madhe.

Jayne, 48 vjeçe, tha se hunda e saj filloi të “shkërmoqej” pasi kishte pësuar një aksident në vitin 2012. Qeni përplasi kokën e tij në fytyrën e saj duke i shkaktuar ënjtje dhe gjakderdhje.

Por në vend të shërimit, hunda e saj filloi të shpërbëhej. Më në fund ajo u diagnostikua me sëmundjen e Wegener-it – një gjendje e rrallë që shkakton që enët e gjakut të inflamohen.

jayne-hardman-12953941295387jayne-hardman-1295386Jayne-Hardman-695036

jayne-hardman-12953941295387

E ftuara heq hundën live dhe tregon të vërtetën e dhimbshme, tronditen njerëzit Read More »