Intervista

Ekskluzive/ Motra e Kadri Roshit tregon pengjet e Liri Belishovës: Ç’më tha për Nexhmije Hoxhën

Gruaja që servir kafen për njerëzit e shumtë që hyjnë e dalin këto ditë në shtëpinë e Liri Belishovës, është po ajo që i ka shërbyer të ndjerës për 20 vite me radhë.

Rasti i saj nuk i përket një punonjëseje të zakonshme shërbimi, por një përkushtimi njerëzor ndaj një të afërmi, që i detyrohet shumë.

E veçon këtë aspekt që në krye të bisedës 70-vjeçarja Ëngjëllushe Luga, jo thjesht që me Lirinë janë vajza tezesh, por më së shumti për faktin që me të nuk kanë komunikuar për 40 vite me radhë për rrethana të njohura.

“E tani në liri,- shton ajo,- unë duhej t’i rrija pranë, edhe për ditët e dekadat që na ndau për së gjalli diktatura”.

Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, gruaja që i ka qëndruar pranë deri në çastet e fundit, ka dëshirë të flasë për ato histori që Liri Belishova nuk i konsumoi në publik.

Ndër to veçon brengën e madhe që përjetonte për shpërfilljen vrastare të Nexhmije Hoxhës ndaj kërkesës së saj për t’i shkuar vajzës që po shuhej në spital, por edhe braktisjen e madhe nga ish- shoqet e institutit femëror “Nëna Mbretëreshë”, me të cilat dikur kishin ndarë shumëçka sikur të ishin motra.

Ëngjëllushe Luga shprehet se ka biseduar disa herë me Belishovën për një përballje të mundshme të saj me to, por në të gjitha rastet ka marrë të njëjtën përgjigje: E pamundur, përbindësha të tillë që gëlltitën jetë njerëzish, nuk kthehen kurrë te viktima e krimit të tyre.

Lugës i ka bërë përshtypje këmbëngulja e Belishovës për të rendur nëpër arkiva në kërkim të të vërtetave të mbuluara me mister në vitet e diktaturës.

Zonja Ëngjëllushe, ju i keni shërbyer 20 vite pa shkëputje Liri Belishovës dhe keni qenë pranë saj deri në çastet kur ndërroi jetë. Çfarë ju tha në momentet e fundit?

ishte i papritur. U rrëzua në shtëpi ditën e premte dhe pësoi një frakturë në këmbë. E çuam me urgjencë në spital dhe aty u operua po atë ditë.

Operacioni kaloi mirë dhe një moment kujtuam se shpëtoi. Ditën e shtunë dhe të diel në përgjithësi nuk pati shqetësime serioze. Pothuajse të gjithë parametrat i kishte normal. Të hënën pastaj ndodhi ajo që nuk e prisnim. Aty nga ora pesë pasdite u shua. U shua në qetësi, si shuhen flakët e qiririt. Kaq e kishte e gjora…

Pati ndonjë amanet të fundit…

Iku pa folur fare. Me sa duket e ndjeu dhe vet që ishte fundi.

Dhe u mjaftua me një zgjatje dore, aq sa mund ta komandonte në ato kushte.

U lëshua në krevat pa ndjenja, ashtu si engjëlli që bie në gjumë. Se engjëll ishte, paçka se kishte bërë një jetë të tmerrshme plot plagë e brenga…

Ju qëndronit 16 orë në ditë bashkë dhe, pa dyshim që flisnit dhe për gjëra që Liria nuk i konsumoi kurrë në publik…

Në shtëpinë e saj. Unë Lirinë e kisha vajzën e tezes dhe i kam shërbyer si nënës sime. Isha ndarë me të kur isha maturante në politeknikum dhe u ritakuam pas viteve ’90.

E tillë ishte ajo periudhë e regjimit komunist, të ndante për së gjalli me tërë të dashurit. Asokohe e deshi fati të isha e lirë dhe në rrethanat e krijuara vendosa t’i ofroja të gjitha shërbimet për t’ia bërë jetën më të lehtë.

Ajo jo vetëm që më mirëpriti, por më besoi çdo gjë. Dhe të them të drejtën, kemi kaluar mrekullisht. Tani do më mungojë, do më mungojë shumë zëri i saj i ngrohtë, rituali i përditshëm me kafet e përbashkëta të mëngjeseve e pasditeve, me bisedat pa fund për kohët që lamë pas, për pabesitë e pushtetarëve dhe kurthet e politikanëve pa moral. E si ishte ajo, çfarë zemre që kishte…

Çfarë kujtoni ndonjë histori të veçantë, që u ka lënë mbresa të thella?

Kujtonte shumë të tilla, por kur zinte në gojë tjetërsimin e shoqeve, me të cilat kishte qenë në institutin “Nëna Mbretëreshë”, gati shpërfytyrohej.

E niste me Nexhmijen. Jemi dashur shumë, jemi dashur si motra, më thoshte, megjithëse ajo ishte dy- tri vjeçe më e madhe. Kishin ndarë kafshatën e bukës, rrobat, gëzimet dhe shpërthimet e moshës bashkë.

Aq të afërta ishim, kujtonte Liria, sa mendoja se mikeshë të tillë nuk do të kisha tjetër në jetë. Por ndodhi ajo që ndodhi dhe miqësia krejt papritur u kthye në armiqësi. Jo vetëm e pabesë, thoshte Liria, por Nexhmija u bë zemërgur, e pamëshirshme, katile nga shpirti.

As atëherë kur i kërkova ndihmë për t’u gjendur te vajza që po vdiste në spital, nuk reagoi. E përmendte këtë detaj dhe rrëmbushej në lot. Atëherë kishte qenë e internuar në Cërrik dhe e bija kurohej me kancer në Tiranë.

E vetmja gjë që i kërkoi Nexhmijes ishte një leje te organet e sigurimit për t’i shkuar së bijës pranë në çastet e fundit, por gruaja e Enverit e kishte shpërfillur dhe këtë, madje poshtërsisht.

Nuk u kujtua as më vonë, thoshte, të më dërgonte qoftë dhe tërthorazi një fjalë të ngrohtë për gjëmën që më ra. Ajo tregonte se dhe më parë i kishte shkruar letër Nexhmijes dhe Enverit për ta riparë dënimin e saj, se nuk e lidhte asgjë me akuzat për lidhje me armiqtë dhe tradhtarët e vendit, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Kishte ndodhur kështu edhe me ish- miqtë dhe mikeshat e dikurshme, që vazhdonin në postet zyrtare. E kishin braktisur dhe harruar të gjithë. Kjo e lëndonte më shumë nga vet represioni që e ndiqte ngado…

Po për Vito Kapon, çfarë kujtonte? E ka pasur shoqe dhe atë në Institutin “Nëna Mbretëreshë”…

Vitoja ka qenë disa vite më e madhe kur ishin në shkollë, por i kishte bashkuar lëvizja ilegale. Në vitet e luftës ishin ndarë, Vitoja kishte shkuar pas Enverit në Shtab të Përgjithshëm, ajo në formacione të tjera. E kishin rigjetur shoqërinë fill pas luftës.

Kishin shkuar mirë bashkë, por kur Lirinë e kryqëzuan, e harroi dhe ajo flakë për flakë, bile sa ishte në pushtet sa gjente rastin, nuk reshte së foluri kundër saj…

Bile, Vito Kapoja e akuzon edhe sot në gazetën “Panorama”, e quan agjente të sovjetikëve që ka tentuar të eliminojë Hysni Kapon…

Kjo është edhe më e dhimbshme. Mëse e turpshme. Edhe sot pas kaq e kaq vitesh të vazhdosh me avazin e qëmotshëm, tregon se nuk je mirë mendërisht.

Po nuk kanë për t’u kthjelluar ndonjëherë njerëz si Vitoja e Nexhmija, që mbajnë mbi supe dhjetëra e dhjetëra krime. Më ka treguar Liria histori të ndryshme për Viton, bile disa të tilla i ka lënë të shkruara, me amanetin që të botohen pas vdekjes.

Do kenë rast njerëzia të njihen edhe me bëmat e Vitos, sikundër dhe të simotrës së saj, Nexhit…

Ka lënë kujtime të shkruara Liria?

Ka një sepete plotë me letra e dorëshkrime të shumta. Kur e pyesja pse nuk i boton, më thoshte kur t’u vijë koha.

Pastaj, shumë gjëra nga dëshmitë e mia, më thoshte, dua t’i verifikoj me dokumentet e arkivave. Dhe sa bëhej një çikë mirë, me vrap te arkivi.

Sa te Arkivi i Shtetit, te ai i Ministrisë së Brendshme. E brengoste shumë fakti që aty rrallë gjente diçka për të qenë.

Ju kujtohet për çfarë interesohej më shumë në arkiv?

Të them të drejtën, nuk i ndërhyja shumë në këtë punë. Mbaj mend që për ditë e ditë të tëra ka shfletuar dhjetëra dosje në arkiv për historinë e Nako Spiros.

Mënyra si ai ishte zhdukur e rehabilituar disa herë, por sidomos rrethanat si kishte vdekur, i vrarë apo vetëvrarë, nuk ishin thjesht një kuriozitet i saj, por këmbëngulje për të zbardhur të vërtetën, për ta dokumentuar për historinë e patjetërsueshme

Gjatë kohës kur shërbenit pranë saj, ka pasur ndonjë rast që ajo është përballur me persekutorët e dikurshëm?

Enveri kishte vdekur. Po kështu edhe Hysni Kapoja. Të tjerët ishin ushtarë të thjeshtë që zbatonin urdhrat e tyre.

Ishte gjallë Nexhmija me Viton, ka ndodhur të ketë shkëmbyer ndonjë mesazhe me to?

Këtë pyetje ia bënin shpesh Lirisë kur ishte gjallë, sidomos gazetarët, po ajo i binte shkurt: Ai kapitull është mbyllur një herë e mirë!

Ndodhi një herë që e pyeta se si do të reagonte po ta kërkonte në telefon Nexhmija. “A je në vete?,- më tha dhe ishte e bindur se tipa të tillë si ajo, nuk kthehen kurrë te viktima e krimit të tyre.

A nuk e shikon, vazhdoi, që askush nga përbindëshat e diktaturës nuk denjon të kërkojë falje për mynxyrat që kanë bërë”. Nuk e priste ajo ndjesën e tyre, se e njihte ne detaj llojin e mekanizmit, me të cilin ishin përlyer në krime.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama

Ekskluzive/ Motra e Kadri Roshit tregon pengjet e Liri Belishovës: Ç’më tha për Nexhmije Hoxhën Read More »

Rama: Janë goditur 9 grupe kriminale. 110 të arrestuar

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se janë goditur 9 grupe kriminale, ndërsa janë mbi 110 të arrestuar

Pjese nga intervista

Tare: Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?

Rama: 9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet gjërat pozitive nuk bëjnë bujë sic bëjnë ato negative.

Tare: Po goditen grupet krimianel?

Rama: Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në  vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së më parshmë. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto  4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.

Tare: A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?

Rama: Kanabisi është histori e mbyllur.

Tare: Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria

Rama: Do kapen deri në fund, deri kur të ketë.Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në mërmasa një lule këtu një lule atije nuk do ketë.oranews

Rama: Janë goditur 9 grupe kriminale. 110 të arrestuar Read More »

Gruaja nga Korça del në emission për ta denoncuar, ish-burri e demaskon live: Më more…

Një grua nga Korça ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur” ish-burrin e saj. Akuzat kishin të bënin me dhunë dhe keqtrajtim. Por, vetë ish-burri reagoi përmes një lidhjeje telefonike duke thënë se ajo po mashtronte, madje i kishte marrë dhe shtëpinë.

“Më dhunonte gjatë gjithë kohës, por durova se nuk kisha ku të shkoja. Pasi më rrihte më nxirrte jashtë natën, bashkë me tre djemtë dhe vet rrinte brenda në shtëpi”. Ky është rrëfimi prekës i Xhulietës, nënës me tre fëmijë, e cila është divorcuar pas një martesë 10-vjeçare. Teksa është bërë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Xhulieta tregoi se si ish-bashkëshorti nuk sillej mirë me të, madje as me fëmijët.

“Më ka dhunuar gjithmonë. Duroja se s’kisha se ku të mbështetesha. Nuk kisha as mbështetje, pasi si kisha prindërit. As vëllezërit e mi s’kishin mundësi. Kur bëra djalin e tretë, aty më dhunonte më shumë. Ai punonte në komunë. Nuk e di nëse kishte lidhje jashtëmartesore, por e mendoj. Nuk e kam të vërtetuar. Sjelljet e tij ishin të dhunshme. Më rrihte në sy të fëmijëve, kishte raste që nuk vinte fare në shtëpi. Pasi punonte si polic dhe tek fabrika e miellit. Unë rrija brenda me tre fëmijët. Vendosa të largohem në 12 shtator të 2014. Erdhën vëllezërit e mi. Dhe me ata është zënë është përleshur. Ai i lajmëroi dy vëllezërit dhe xhaxhain tim, më përcolli me ata. Unë nuk doja të ikja, pasi nuk kisha ku të shkoja me fëmijët. Ndoshta kishte lidhje jashtëmartesore dhe e kishte planifikuar ndarjen. Ai pasi më dhunonte, më nxirrte jashtë me fëmijët, vet rrinte brenda”, tha Xhulieta.

Pas divorcit me vendim gjykate u ndanë edhe fëmijët, njeri prej djemve edhe pse është ne kujdestarinë e babait jeton aktualisht me nënën për shkak se dhunohej. Një tjetër kalvar vuajtjesh i ka ndjekur pas, ish bashkëshorti ka kaluar pasuritë e tij ne emër të vëllait duke mashtruar dhe duke hequr nga vetja përgjegjësitë. Xhulietes i duhet te luftoje e vetme për të rritur dy djemtë ndërkohë i madhi jeton me te atin dhe refuzon ta takoje. Ajo kërkon ndihmë që fëmijët të rriten e shkollohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe I ati të jap kontributin e tij si prind.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për emisionin, ish-bashkëshorti i Xhulietës, Valmiri mohoi të gjitha akuzat, ndërsa deklaroi live se gjithçka është mashtrim. Ai tha se ish-gruaja ishte mashtruese dhe se i kishte marrë shtëpinë dhe se e kishte lënë në mes të katër rrugëve. Ai tha se nuk e kishte dhunuar kurrë as ish-gruan dhe fëmijët.

“Është përgatitur që ka ardhur aty ajo. Ajo e nderuara më ka mashtruar me pronat, më mori shtëpinë dhe e vuri në emër të vjehrrës time. Më lanë jashtë. Më lanë në mes të katër rrugëve. Unë jam gati të vijë dhe në studio. Në këto vite marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera. Pasi kërkoja të drejtën time. Kurse ajo krisi dhe iku më la me tre fëmijët. Se kam dhunuar kurrë, as për ujë nuk e çoja, pasi më thoshte; shko vetë. As djalin se kam dhunuar kurrë. Ka surrat ajo që del aty, vetëm njeri nuk është. Unë të flas me dokumente, ti flet me fjalë. Shtëpinë e ka të nënës dhe babait ajo. Ça kishte tek unë, i mori. Veç lëkurën të më marrë tani. Ajo në tre vjet nuk u dha djemve për një palë çorape. Ajo më mashtroi dhe më vodhi”, tha Valmiri.

Gruaja nga Korça del në emission për ta denoncuar, ish-burri e demaskon live: Më more… Read More »

Sherri live te Zheji nuk mbaroi me kaq, ja çfarë i bëri i ftuari tjetër në emision

Përveç tensionit që pati mes gazetareve Arjan Çani dhe Denis Dyrnjanja, ne emisionin e Artur Zhejit nuk ka munguar as braktisja e emisionit nga të ftuarit, për shkak të mungesës së seriozitetit në trajtimin e temës së ditës.

Kështu, i ftuar në një lidhje me Skype nga Bostoni, analisti Ilir Demalia është larguar duke mos i kursyer akuzat ndaj drejtuesit të emisionit “360 Gradë”, Artur Zhejit.

Demalia tha:

“Unë po largohem, do ta ndërpres lidhjen me ju sepse unë nuk paguhem nga asnjë njëri si ju. Ju merrni para për  tu tallur me njerëzit. Edhe ju si media jeni pjesë e kësaj politike”.

Ndërkohë para se të bëhej mbyllej emisioni, moderatori Artur Zheji i dha leje Dyrnjasë të largohet për të shmangur çdo agravim të mundshëm të situatës, ashtu siç ndodhi gjatë transmetimit direkt.

Sherri live te Zheji nuk mbaroi me kaq, ja çfarë i bëri i ftuari tjetër në emision Read More »

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën

Ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”, tregoi me shume për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo thotë se është nder për të, ndërsa shprehet se ky përfaqësim do të jetë një ndihmë për Shqipërinë.

“Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët”, tha Bregu.

Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.

“Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama”, u shpreh Bregu.

Ai e ndihmoi të fitonte postin në BE, Bregu rrëfen a e ka takuar Ramën Read More »

Erion Veliaj: Unë kryetar i PS? Me Ramën jam si mishi me thoin

Kryebashkiaku Erion Veliaj, foli për marrëdhënien mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë.

U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.

Secili prej nesh është caktuar që të administrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit.

Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeveirnë qendrore dhe që përqafohet edhe nhga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit.

Pjesë e shkëputur nga intervista

Nëse s’ju rikandidon Rama?

Veliaj: Sbesoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi

Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë

Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e ke takuar për herë të fundit Ramën?

Para një jave

Ju thoni se jeni si mishi me thoin, por ai si e konsideron?

Besoj reciproke.

Komunikoni?

Flasim për ditë.

Çfarë ndjeni kur ju thonë pasues i Ramës?

Mua më intereson qyteti i Tiranës. Kam një fat që nuk shoh Tv dhe nuk ndjek as lajme, kolegët e shtypit më bëjnë një rezyme përditë. Në këtë fazë nuk mendoj. Tre vjet bëhen në 21 qershor nga zgjedhja dhe në korrik, 3 vjet nga betimi. Jam i dedikuar plotësisht.

Mendoni se mund të kandidoni për kryetar të PS?

Kjo është një gjë që nuk e kam në radar fare. Tirana nga një qytetet jashtë realitetit, sot është një qytet ku mbillen pemë, ndërtohen shkolla e kopshte.

Veliaj: Edi Rama është “winner”, opozita pa alternativë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi rinovimin e vazhdueshëm që ka pësuar PS dhe qeverisja, duke sjellë elementë të rinj që i kanë dhënë më shumë jetë dhe energji.

Ai theksoi se kjo e bën kryeministrin Rama fitues përballë një opozite që nuk arrin të organizohet dhe të shfaqet si një alternativë serioze.

Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?
Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë.

Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjyrylldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.
Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë

me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues.

Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

Erion Veliaj: Unë kryetar i PS? Me Ramën jam si mishi me thoin Read More »

Pësoi vdekje klinike, këngëtari i njohur shqiptar: Përpara syve m’u shfaq nëna ime

Një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ‘80-90 ne Shqiperi, u bë i njohur për publikun me kengen me titull “Pesha e fatit”, në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe Manjola Nallbanin.

Ndërsa kënga me të cilën të gjithë e kujtojnë Viktor Tahirajn është “Rozeta”.

Por edhe pse një artist i suksesshëm, ai është larguar në drejtim të Italisë në fillim të viteve 2000 dhe sot është rikthyer në Vlorë, për të jetuar sërish në qytetin e tij të lindjes.

Këngëtari ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu historinë e vështirë të jetës pas divorcit me bashkëshorten.

“Ishte një gjë që s’ia uroj kujt, aq më tepër kur janë fëmijët në mes. Unë nuk dua të flas shumë, por dua të them që ato çifte të cilët lindin fëmijë duhet të jenë të përqendruar përpara se t’i bëjnë ata. Fëmijët nuk ia kanë borxh njërit apo tjetrit partner që të vuajnë. Këto gjëra mua më kanë vrarë shumë, sepse kam qenë një baba i kujdesshëm dhe mbetem i tillë. Jeta është tepër e vështirë, por duhet marrë ashtu siç vjen, përndryshe gjunjëzohesh. Arsyet e divorcit janë shumë private, historia është e dhimbshme dhe stresuese. Unë punoja 12- 14 orë në ditë dhe kjo ka zgjatur 17 vite. Unë kam lënë Zotin të gjykojë për çdo gjë. Për mua rëndësi kanë fëmijët. Kushdo mund të luajë në çift, por ajo nënë apo baba që lufton të sulmojë fëmijët për t’i larguar nga babai apo nëna të gjykohet nga Zoti”, tha Tahiraj.

Pësoi vdekje klinike, këngëtari i njohur shqiptar: Përpara syve m’u shfaq nëna ime Read More »

Saimir Tahiri ‘tallet’ me Berishën: Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të bësh dasma dhe synetlliqe!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur gjestit të ish-kryeministrit Sali Berisha që e filmoi në sallën e Kuvendit. Nga studio e emisionit Zonë e lirë, me propozim të Arian Çanit, Tahiri hyri LIVESTREAM në Facebook ku i dha një mesazh ish-kryeministrit.

“Unë në fillim mendova se ai po filmonte veten e tij dhe jo mua. Pastaj e kuptova që e kishte me mua, sepse çfarë kuptimi ka që të jesh me dikë dhe ta filmosh.

Doktor të bën mirë të hapësh një studio dhe të bësh dasma dhe synetlliqe. (ndërhyn Çani: “Shumë e rëndë. Nuk besoj se e bën doktori këtë”. Mirë pra le të bëjë dasma dhe ditëlindje” – tha Tahiri.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10216574112525666/?t=0

Saimir Tahiri ‘tallet’ me Berishën: Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të bësh dasma dhe synetlliqe! Read More »