Intervista

“Bomba” e Donald Lu për Llallën: U vendos që do ishte personi i parë në botë që…

Ka bere nje deklarate bombe ambasadori Donald Lu sonte per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, kur tha:

“Sekretari i Shtetit vendosi që Z. Llalla do të ishte i pari person në botë që sipas këtij ligji që i lejon Presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari të korruptuar nga një vend tjetër”.

Keshtu tha ne studion e emisionit “Opinion” ambasadori amerikane Donald Lu, i cili tha se ‘Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shumë burime informacioni, dhe të gjitha ato të çonin në një përfundim, dhe ai ishte përfundimi ku Sekretari i Shtetit u mbështet për vendimin e tij”.

donald lu

Fevziu: Zoti Ambasador, do t’i kthehem vetingut, por doja t’ju pyesja për historinë tuaj me ish Prokurorin e Përgjithshëm Z. Llalla. Përse Departamenti i Shtetit ia ndaloi hyrjen Z. Llalla dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara?

Lu: Sekretari i Shtetit vendosi që Z. Llalla do të ishte i pari person në botë…

Fevziu: I pari person në botë?

Lu: …në botë, që sipas këtij ligji që i lejon Presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari të korruptuar nga një vend tjetër.

Fevziu: Sipas informacioneve të kujt?

Lu: Më lejoni të mbaroj. Pra, mbështetej në korrupsion të konsiderueshëm. Prandaj ne, qeveria e SHBA, dhe në këtë rast Sekretari i Shtetit, i cili nën autoritetin e Presidentit për këtë çështje, ishte i bindur se kishte prova të mjaftueshme për të besuar se Z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Këtu ngrihet edhe një pyetje tjetër, nëse ai ka shkelur ligjet e vendit tuaj. Nuk mund ta vendosim ne këtë për Shqipërinë, ne nuk jemi zbatuesit shqiptarë të ligjit. Prandaj po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë.

Fevziu: Po nga erdhi ky informacion? Nga Ambasada Amerikane në Tiranë apo nga institucionet ligjzbatuese në Shtetet e Bashkuara, të cilat e ofruan këtë informacion?

Lu: Blendi, ju e dini se ne kemi shumë burime informacioni.
Fevziu: Shumë njerëz besojnë se ishit ju që personalisht e dëbuat Llallën për shkak të problemeve që keni pasur më parë.

Lu: Asnjë President i Shteteve të Bashkuara apo Sekretar Shtetit nuk do mjaftohej vetëm me të dhënat e Ambasadorit Amerikan. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shumë burime informacioni, dhe të gjitha ato të çonin në një përfundim, dhe ai ishte përfundimi ku Sekretari i Shtetit u mbështet për vendimin e tij.

Fevziu: A ka një hetim zyrtar për Llallën në Shtetet e Bashkuara? Nuk po flas për hetimin në Shqipëri.

Lu: Unë nuk jam agjent i FBI-së, unë nuk jam agjent i DEA-s. Nuk mund të them nëse ata kanë nisur hetimet. Unë mund të flas vetëm në emër të Ambasadës tonë dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare.

Fevziu: Përse keni pasur një marrëdhënie kaq të fortë dhe të keqe me Z. Llalla?

Lu: Jo, unë kam pasur një marrëdhënie personale mjaft të arsyeshme me Z. Llalla, kemi pasur disa takime, kemi qëndruar në komunikim edhe pas konfliktit që patëm. Janarin e kaluar unë thashë se Z. Llalla kishte vepruar kundër reformës në drejtësi. Unë nuk kam asgjë personale me Z. Llalla. Unë dhe qeveria ime kemi investuar shumë përpjekje në reformën në drejtësi dhe nuk do të lejojmë asnjë zyrtar të vetëm, sado i lartë të jetë ai, që të pengojnë këtë reform.

Fevziu: Z. Ambasador, doja t’ju pyesja sepse kanë qarkulluar komente, nëse deklaratat që ju keni bërë gjatë këtyre 3 viteve kanë qënë të miratuara nga Departamenti i Shtetit, nga politikat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Lu: 100%.

Fevziu: 100%?

Lu: 100%! Unë jam një burokrat shumë besnik. Unë nuk bëj asgjë pa marrë miratimin e Uashingtonit, komunikoj me Uashingtonin çdo ditë, dhe ata e dinë shumë mirë se çfarë bëjmë ne.

Fevziu: Cili ishte problem më i madh i Z. Llalla

Ambasadori Lu: Prokurori i Përgjithshëm Llalla nuk ndoqi penalisht njerëzit. Ai ishte Prokurori më i lartë në vend, e megjithatë askush nuk u fut në burg gjatë mandatit të tij. Ju keni nivelin më të ulët të ndjekjeve penale për krimet e rënda në një vend me probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Prandaj shpresoj që të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm të ardhshëm, përfshirë edhe Znj. Marku, ta marrin më seriozisht përgjegjësinë e tyre për të ndjekur penalisht njerëzit që shkelin ligjin.

“Bomba” e Donald Lu për Llallën: U vendos që do ishte personi i parë në botë që… Read More »

Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhimbjen: “Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët e kërkojnë!”

Ndarja nga jeta e aktores shqiptare, Hajrie Ronodo, la pas një dhimbje të madhe për gjithë shqiptarët.

Prej një dekade na ka bërë të qeshim e të qajmë me rolet e saj dhe mund të themi se është një aktore e pazëvendësueshme.

Vajza e Hajries, aktorja Klea Rondo, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, foli për kujtimet me të ëmën, ditët e fundit kur luftonte me sëmundjen dhe dhimbjen e madhe që ajo la pas.

“Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? Mu desh pastaj tia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, tregoi Klea me lot në sy.

Ndër të tjera Klea rrëfeu se si ajo dhe i vëllai i saj u rritën në prapaskenë, ndërsa e ëma i tyre ishte në xhirime.

“Mami na merrte me radhë në xhirime. Për shembull te ‘Përrallë nga e kaluara’ mori vëllain se ai ishte më i vogli. E shijonin të qëndruarin në sheshxhirim, pas skene. Mami ikte për periudha të gjata, edhe kur s`na merrte me vete kishim babin që bëhej burrë dhe grua. Pastaj kur vinte mami na përkushtohej. Dilnim shëtitje”, tregoi Klea.

Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhimbjen: “Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët e kërkojnë!” Read More »

“Pengu më i madh i imi”. Rama përlotet në emision kur kujton se…

Moderatorja dhe gazetarja e emisionit “Studio e Hapur” në News24 Eni Vasili për emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për personazhet dhe të ftuarit e saj nga politika, duke iu referuar shprehjes emocionale të tyre dhe rastit të kryeministrit Edi Rama që u përlot në emision kur kujtoi akuzat për familjen.

Gazetarja tha se këto momente i bëjnë mirë audiencës së emisionit.

“Sigurisht i bën mirë audiencës, emisionit.

Në fund fare njerëzit që kemi përballë, politikanët janë edhe njerëz.

Ajo që kam vënë re në disa përballje të tilla dhe në disa përlotje të tilla sepse Rama nuk ka qenë i vetmi gjatë këtij sezoni të “Studios së Hapur” që është përlotur në intervistë me mua, është që të gjithë këto personazhe që kanë një jetë të gjatë politike, kanë pengje të mëdha sa i takon familjes, pra ndihen në faj për faktin që nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi fëmijëve, nuk kanë jetuar fëmijërinë e tyre apo që nuk i kanë dhënë martesës së tyre aq kohë sa duhet.

Edhe po të dish t’i prekësh në ato tasta, emocionohen si çdo njeri dhe ata”,tha Vasili.

“Pengu më i madh i imi”. Rama përlotet në emision kur kujton se… Read More »

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për …

Takimi i fundit i gazetarit Blendi Fevziu me ish-Kryeministrin Sali Berisha është përfolur dhe komentuar nga mediat online si një ritakim domethënës mes tyre, pas një “ftohjeje” prej disa vitesh. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Fevziu sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë ndonjë ftesë për në emision, apo diskutimet për zhvillimet në Shqipëri.

Fevziu tregoi se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme, duke e quajtur takim kortezie, që përkoi në fakt me vizitën në Tiranë të ish-Kryeministrit të New York Rudy, Giuliani. Gjatë emisionit Fevziu sqaroi se me Berishën ka pasur ndalim komunikimi dhe nuk ka asnjë zënkë mes tyre.

”Jo s’kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Nuk kam folur as për programin, as për ftesë, ka qenë një kafe kortezie shumë korrekte. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm dhe portalet ndjekin njëri-tjetrin. Berisha ka një ftesë të hapur për të ardhur në emision, por unë nuk kam hyrë në këto biseda. Unë nuk kam patur zënie me Berishën, por ndalim komunikimi për arsye të rrethanave të krijuara nga emisioni. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë”, tha Fevziu.

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për … Read More »

Mema: Përveç çështjes çame, duhet trajtuar edhe çështja arvanitase

Gazetari Marin Mema i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se me palën greke duhet të diskutuar edhe çështja arvanitase.

Mema: Mendoj se në këtë situatë takimet me palën greke janë të nevojshme. Unë mendoj që kryeministri duhet të bëjë lëvizje sipas interesave të vendit të tij. Shqipëria është një vend që i ka dyert e hapura për këdo.

Unë besoj që ka një vend në botë që mirëpret dhe mbështet siç mbështet Shqipëria minoritetin.

Ndërkohë që flasim për këtë bashkëjetesë me minoritetin grek, minoriteti shqiptar në Greqi nuk ekziston.

Ne duhet të pranojmë të vërtetat e historisë ashtu siç janë. Çështja arvanitase është një histori e gjatë që kulmon në 1891ku 90 nga 100 heronj ishin arvanitas, që sot e gjithë ditën flisnin shqip.

Mema: Përveç çështjes çame, duhet trajtuar edhe çështja arvanitase Read More »

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët

Ditët e fundit opinioni publik është përfshirë në një debat nëse duhet të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi mbi orientimin seksual në shkolla apo jo.

Debati dhe revoltat kanë ardhur pas takimeve që përfaqësues të LGBTI-së kanë zhvilluar me gjimnazistë të Tiranës.

Në debat kanë hyrë emra të njohur artistësh, politikanësh, figura të ndryshme publike, përfaqësues të shoqërisë civile. Të ndarë në dy krahë, debati i ka përfshirë të gjithë.

Edhe pse më pasiv në ekrane, po ashtu qytetarët e thjeshtë, janë pjesë e diskutimit.

Tirana Today pyeti kryeqytetasit se cili është qëndrimi i tyre dhe çfarë do të bënin nëse fëmija i tyre do të ishte gay apo lesbike.

Komentet janë të ndryshme, ndërsa ka nga ata që e pranojnë me qetësi duke thënë se rëndësi kanë ndjenjat, por ka edhe të tjerë që e konsiderojnë si ‘sëmundje’.

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët Read More »

Historia që të përlot – Nënën ia vranë, Marigleni me lot në sy i kërkon falje njerkës

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm një histori tronditëse dhe plot dashuri.

Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.

Në këtë rrugëtim Marigleni kishte ndeshur njerëz të cilët ishin munduar që ta ndihmonin. Një ndër këta njerëz ishte njerka e tij, Fetija. Ajo ishte personi i vetëm që e kishte parë me sytë e një nënë dhe që i kishte falur një dashuri pa kushte. Por edhe këtë herë Marigleni nuk ishte sjellë ashtu siç duhej.

Ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Fetijes, por edhe që të ribashkohej me familjen e tij.

Kur Arbana e pyeti Fetijen se kush ishte personi që po shikonte në ekran, ajo u përgjigj: “Është djali im”. Kjo fjali e emocionoi  Mariglenin, i cili mbuloi fytyrën me duar dhe filloi të qante.

Në mes të lotëve Marigleni tha: “Më ka ngelur diçka në mendje që nuk ta kam thënë në gjithë këto vite, unë merrja bukën që ti më jepje dhe thjesht largohesha. Sot dua të të them faleminderit. Të faleminderit që ishe një nënë për mua. Më fal që nuk kam qenë djali që ti meritoje, më fal për të gjitha problemet që të kam shkaktuar”.

Marigleni i kërkoi Fetijes që ai të jetonte me të dhe ajo iu përgjigj duke i thënë që derën e shtëpisë e ka të hapur gjithmonë. Biseda që u zvillua midis tyre përloti jo vetëm ata, por edhe publikun që ndodhej në studio.
Pas shumë vitesh nënë e bir përqafuan njëri-tjetrin duke hedhur hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

Historia që të përlot – Nënën ia vranë, Marigleni me lot në sy i kërkon falje njerkës Read More »

Rrëfimi i plotë për ngacmimet seksuale, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar, por sot i shoh…

Del edhe rrefimi i plote i aktores Ema Andrea, w cila e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ka pranuar publikisht në emision se e kanë ngacmuar seksualisht.

E pyetur nga moderatoret mbi këtë temë se a ka në Shqipëri histori si ato të Hollywood-it, Ema ka treguar publikisht se ajo është një nga ato që e ka përjetuar këtë formë abuzimi.

“Po po më kanë ngacmuar seksualisht, më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare më kanë joshur, kanë gjetur një mënyrë. Seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë. A janë hakmarrë? Ah unë ja ku jam kam disa role dhe para më pak por sot i shoh në sy.

Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy. Kërcënime seksuale, abuzime seksuale…kjo gjë nuk mund të bëhet mënyrë pune. Nuk e kanë fajin as femra as meshkujt, por sistemi.

Ai është momenti më i shëmtuar për një mashkull. Edhe nëse femra pranon nga nevoja, turpi i mbetet mashkullit. Padiskutim në Shqipëri ndodh.”,- është shprehur Andrea.

Rrëfimi i plotë për ngacmimet seksuale, Ema Andrea: Janë hakmarrë se i kam refuzuar, por sot i shoh… Read More »