Intervista

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për kr imet e ko munizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “ko munizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di ktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat.
/NOA.al

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit Read More »

Këngëtarja Mariza Ikonomi rrëfen kush i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer se është e dashuruar, por nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

E ftuar në emisionin “Rudina“, ajo u shpreh se “dashuria është gjithçka, është vetë jeta“, ndërsa u shpreh se pa familjen e saj nuk do mund të mbijetonte.

“Dashuria është gjithçka, është vetë jeta. Patjetër që po, jam e dashuruar,“- tha këngëtarja.

Teksa moderatorja e emisionit e ngacmoi më shumë për të ditur rreth jetës private të Mariza Ikonomit, duke i kërkuar emrin apo gërmën e parë të emrit të dashurisë së saj këngëtarja u përgjigj me shaka: “Zh.”

“Paske bërë rrugë të gjatë deri tek ZH-ja,”– shtoi moderatorja. “Kam marrë gjithë gërmat e alfabetit (qeshin) Ishte shaka,”- qeshin.

Ndërsa kur u pyet ku është dashuria e saj në këto momente, Mariza Ikonomi u përgjigj: “Në shtëpi, (I dërgon puthje nga ekrani).”

Këngëtarja Mariza Ikonomi rrëfen kush i ka rrëmbyer zemrën Read More »

A do të largohet nga drejtimi i PD nëse h umbet zgjedhjet?Ja si përgjigjet Basha…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë referendum për ndryshim.

Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në përkrah me çdo shqiptar.

Pyetjes nëse do të largohet nga kreu i PD-së nëse nuk fiton në zgjedhjet e 25-prillit, Basha iu përgjigj:

“Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja”, tha Basha.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?

Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Çfarë do bësh më 26 qershor nëse i humb zgjedhjet?

Basha: Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja

A do të largohet nga drejtimi i PD nëse h umbet zgjedhjet?Ja si përgjigjet Basha… Read More »

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se në maskën anti-Covid që mban në fytyrë, nuk është e stampuar logoja e Partisë Socialiste, por janë lule dhe germa që atë personalisht e intrigojnë.

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojini si të doni. Dikush i lexon PS dhe dikush ndryshe. Nuk është logoja e Partisë Socialiste”, ka thënë Rama.

Në fakt, ndaj kryeministrit Edi Rama ka pasur akuza nga opozita në KQZ, se përdor maskë me simbole partike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të përdoret në aktivitete qeveritare katër muaj para zgjedhjeve parlamentare. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’ Read More »

Einxhëll e ‘Love Story’: Jam nusja ideale!

Gjatë një intervistë për programin “Daily Love Story”, Einxhëll ka rrëfyer se si e përfytyron ajo një ditë me Saimirin.

Ajo foli për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit të saj dhe e ka quajtur veten si nusja ideale.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Nuk e di pse mendoj që nëse një mashkull kur është në shtëpi vetëm, shtëpia do të jetë bërë shumë rrëmujë. Do e nisja nga punët e shtëpisë, i kam me merak t’i bëj vetë. Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat? Nëse ai do më shërbente mua të parës, pse jo. Por gjithmonë pas atij. Varet nga situata por do më pëlqente ta bënte burri i pari për mua. Për mëngjes më pëlqen të bëj petulla me mjaltë ose me reçel ose omletë me djath. Kurse të dielave në mëngjes trahana. Gjyshja ime e ka bërë si traditë që çdo të diel në mëngjes kemi trahana.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Familja është shumë e rëndësishme për mua dhe kam një shembull të mamit tim që me gjyshen kanë shkuar shumë mirë. Sikur kanë qenë nënë e bijë. Pse jo, më pëlqen të jetoj me ta. Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde? Unë kam shembullin më të mirë nga familja ime, se çfarë kam dëgjuar pastaj jo vjerra e keqe…mendoj që të dyja kanë ato gjërat e mira apo të këqija, por duhet të dish të komunikosh. Unë pretendoj gjithmonë që të mësoj nga një më e madhe dhe kam dëshirën t’i rregulloj gjërat. Jam nusja ideale.

Einxhëll e ‘Love Story’: Jam nusja ideale! Read More »

Habit këngëtari shqiptar: Kam folur me Zotin, jam njeri hyjnor

Këngëtari i njohur i grupit “Aurora”, Nazmi Sfishta ka shokuar të gjithë ndjekëit dhe fansat e muzikës së tij, duke treguar për lidhjen e tij me Zotin.

I ftuar në emisionin “n’Kosovë Shoë”, Sfishta ka folur për librin e tij “Universofilia”, duke treguar se nuk është ai autor i këtij libri, por Zoti.
Sfishta e quan vetën njeri hyjnor duke pretenduar se ka komunikuar me Zotin, i cili e ka udhëzuar për të shkuar librin në mënyrë që të kthejë besimtarët në rrugën e duhur.

“Un iversofilia është libër i Z otit. E them hapur për të gjithë myslimanët, se kam respektë të veçantë.

Ku rani është libri i Zotit. Un iversofilia është libër i sh enjtë. Pse? Merita e vetme është më kati im. Pse?

Sepse gjithçka e saktë dhe e vërtetë është meritë e Zo tit, mundet të kem gabime sepse jam qënie gabimtare.

Gjithçka e mirë është meritë e zotit, dhe në këtë sens është li bër hynor. Unë kam qënë nxënës i mirë dhe fillova të shkruaj diçka që nuk e kam mësuar kurrë. Kam pasur edhe pauza, sepse ka pasur sulme prej she jtanëve.

Binin fleta nga qielli dhe unë i kapja, Zo ti e di, e kam dëshmitar. Shkrova diçka që nuk e kam mësuar kurrë. Ëndrra është pjesë e pr ofetsisë.

Më doli në ëndërr Muhamed Ali Selam, mu rr ëqeth koka. Tani e kam kuptuar tani. I madhi Zot ma zbriti librin për të orientuar njerëzimin nga K urani. Njerëzit duhet të befasohen,“-u shpreh këngëtari ndër të tjera.

Habit këngëtari shqiptar: Kam folur me Zotin, jam njeri hyjnor Read More »

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid 19.

Ai ka treguar periudhën kur iu shfaqën shenjat e para dhe më pas kur kishte bërë tamponin, ku rezultoi pozitiv.

“Mata temperaturën, e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilaçet. Pra, duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperatura dhe do bëhem më mirë, – tregon Kapexhiu. – Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjekët”.

Aktori rrëfen se gjatë izolimit në shtëpi ishte infektuar edhe bashkëshortja e tij. “Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them, 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam qëndruar kaq shumë sa në këtë periudhë gjatë koronavirusit”, – tha ai.

Gjithashtu, ai rrëfeu dhe frikën që ndiente kur dëgjonte se shumë persona të infektuar nga Covid kanë humbur jetën.

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë, mos erdhi radha ime? Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve”.

Kapexhiu pohoi se do ta bëjë vaksinën anti-Covid: “Përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim”. /noa.al/

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’ Read More »

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos…

Jozefina Topalli gjatë një interviste me moderatorin Ermal Peçi ka folur edhe për dasmën e saj. Ajo tregoi disa detaje shumë interesante, kur Ermali e pyet se si e kujton këtë moment.

“Fustanin e mora me qera. Kisha shumë fr ikë se do hyja në taksi dhe nuk dija si të hyja, se nuk kishte makina në atë kohë dhe nuk dija se si do ishte. Kisha merak se mos ngatërrohej fustani”, kujton ajo me nostalgji.
Por jo vetëm kaq! Ajo kthehet pas në kohë edhe me këngë. Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ajo u ndal në festivalin e Sanremos, kur konkurent ishte Massimo Ranieri, të cilin ajo e donte shumë e dhe ishte vetëm në klasë të parë.

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com