Intervista

Gazetari Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja emri i vecantë që zgjedh për vajzën

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë.

Vajza e tij ka ardhur në jetë një muaj më parë, por Balla e ka bërë lajmin të ditur vetëm dje në një intervistë për emisionin “Fit Station”.

Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, ai ka zbuluar se prej një muaji është babai i tre fëmijëve.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.

Gazetari Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë, ja emri i vecantë që zgjedh për vajzën Read More »

Sokol Balla i zë vendin?/ Rudina Xhunga tregon të vërtetën

Një ndër të ftuarat në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte gazetarja Rudina Xhunga. Në sfidën përballë Anita Haradinajt, Xhungës iu drejtua edhe një pyetje lidhur me faktin se në çdo televizion që është ajo, shkon dhe e “zëvendëson” Sokol Balla. Kështu që gazetarja tregoi si qëndron e vërteta e kësaj “përndjekjeje”.

“Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose d igju…” ishte kjo pyetja që i drejtoi Anita.

“Nuk di gjem unë për Kol Ballën. Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeri nga qejfi, por herën e fundit e kam pyetur burrin: Në “Dritare”, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Im shoq tha: Me ty përjetë, me Kolin jo, unë nuk ndahem. Kështu që unë deri në fund me Dritaren. Se me fr ikë është kjo punë”, u shpreh Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose di gju”.

Sokol Balla i zë vendin?/ Rudina Xhunga tregon të vërtetën Read More »

Anita Muçaj tregon tre mënyrat si e përkëdhel Ramush Haradinaj

Anita Muçaj Haradinaj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN në Top Channel.

Anita u vendos në një sfidë përballë gazetares Rudina Xhunga e cila ishte gjithashtu e ftuar mbrëmjen e sotme.

Sfida ishte “Ndaje ose digju” dhe nëse Muçaj dhe Xhunga refuzonin të përgjigjeshin ato do të hanin ushqim vërtet shumë pikant.

Pyetjes seishte: “Anita na thuaj tre mënyrat se si të përkëdhel bashkëshorti Ramush Haradinaj. Ndaji me ne sonte këto detaje në “Shiko Kush LUAN” ose digju…”

Sportive si gjithmonë ajo zbuloi se cilat ishin këto 3 mënyra.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” … (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet ”, përfundoi duke qeshur Anita Muçaj Haradinaj.

Anita Muçaj tregon tre mënyrat si e përkëdhel Ramush Haradinaj Read More »

Njihuni me piloten shqiptare që bëri ëndrrën e saj realitet në qiejt e Dubait

Në një vend të vogël si Shqipëria ,habitesh kur dëgjon për vajza dhe gra të cilat korrin suksese në fusha të cilat janë ende të paeksploruara në vendin tonë, siç mund të jetë ajo e aviacionit. Prandaj përtej habisë, është e pamundur të mos ndihesh krenar dhe shpresëplotë për horizonte të reja zhvillimi dhe emancipimi që në fund të ditës janë shembuj konkret, si historia që do ju tregojmë sot.

Ajo quhet Xhesina Xhesi dhe është nga një fshat i vogël i rrethit të Elbasanit, fëmijë i një familjeje emigrantësh në Greqi, vend ku dhe ka kaluar fëmijërinë e saj. Si ishte rruga që përshkoi Xhesi, nga fshati në Elbasan e deri në pilote në Dubai, mund të kuptoni duke lexuar intervistën e saj.
Living: Xhesi më trego pak më shumë për backgroundin tënd ?

Në moshën 14 vjeçare, jemi kthyer nga Greqia në Shqipëri ku dhe kam vazhduar kolegjin greko-shqiptar “Arseiko e Tiranës”. Më pas kam ndjekur studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës për degën Financë. Pas përfundimit të studimeve Bachelor kam nisur kërkimet për punë dhe pasi jam vënë në kontakt me një zyrë punësimi kam arritur të fitoj një punë në Dubai.

Si fillim kam punuar pranë një kompanie telekomunikacioni që quhet Etisalat, në fushën e marrëdhënieve me klientin dhe shitjeve. Gjatë kohës së punës, shumë kolegë më kanë shtyrë që të aplikoja në kompani të ndryshme ajrore si stjuardesë. Pas shumë aplikimeve dhe intervistave, kam arritur të filloj punë në një kompani ajrore në Dubai e cila quhet Flydubai.
Tashmë jam pjesë e aviacionit prej tre vitesh, por që në ditën e parë të trajnimit si stjuardesë e ndieva që dua të jem pjesë e aviacionit përherë. Ndoshta ka ndikuar fakti që kam qenë e rrethuar me njerëz të apasionuar pas avionëve dhe fluturimeve apo ndoshta ngaqë kam kaluar shumë kohë në aeroporte dhe avionë që vendosa të marr hapin e rradhës për t’u bërë pilote.

Jam shumë e vetëdijshme që jam me fat që ndodhem në një ambjent të tillë, e rrethuar nga njerëz më shumë vite eksperiencë në këtë fushë, që mund të ndajnë historinë e tyre me mua, duke me këshilluar dhe udhëzuar në këtë udhëtim. Në fluturimin tim të parë si stjuardesë kam qëndruar te kabina e pilotit, gjatë ngritjes dhe uljes së avionit dhe e kam parë për herë të parë nga afër se çfarë konkretisht bën një pilot e se si fluturon një avion.

Ka qenë një udhëtim gjatë natës dhe më kujtohet se sa e magjepsur jam ndierë me imazhin e një avioni të kontrolluar nga një person i vetëm në një qiell të hapur e plot yje. Pikërisht në atë moment i thashë vetes: “ Sa bukur do ishte sikur të ishe ti ajo që piloton këtë avion.

Pse jo ? Bëhu pilote, bëhu. “ Që nga ajo dita, gjëja e vetme që mendoja ishtë dëshira e atij momenti për t’u bërë pilote. Kështu kam nisur kërkimet për trajnimet e nevojshme, kohëzgjatjen, kostot, vendet e mundshme ku mund të studioja etj. Para një viti kjo dëshirë u kthyer në realitet gjatë fluturimit tim të parë në trajnim.

Living: Si ishte kalimi nga puna e parë në Dubai mes klientëve, në një kabinë pilotimi e vetme ?

Puna ime e parë në fushën e telekomunikacionit ka qenë një eksperiencë e bukur dhe shumë e vlefshme. Dubai është një nga ato qytete mbresëlënëse të botës që ka një diversitet të madh nacionalitetesh dhe kulturash.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me këtë shumëllojshmëri njerëzish, puna më ka ndihmuar shumë që të përmirësoj aftësitë e mia komunikuese dhe ndërpersonale, cilësi të cilat kanë qëne të domosdoshme për të nisur punën timë të ardhshme si stjuardesë. Mund të them me plot bindje që Dubai është një nga ato vende që të ofron mundësi të shumta për karrierën dhe formimin në përgjithësi, mjafton të jesh i zellshëm që të ecësh përpara dhe të zhvillohesh.

Normalisht që të gjitha këto proçese kanë vështirësitë e veta, por siç thuhet shpesh “ E vështirë nuk do të thotë e pamundur”. Mbaj mend që përpara se të filloja punën si stjuardesë kam realizuar më shumë se 20 intervista të ndryshme dhe sa herë që nuk më kanë pranuar mërzitesha, por kurrë nuk e humba shpresën dhe nuk u dorëzova. Dështimi i vërtetë është dorëzimi dhe mospasja e guximit të kërkosh atë që të bën të lumtur.

Një ditë e vetme, ku një zë i hollë nga ana tjetër e telefonit të thotë: “ Urime je pranuar për postin e stjuardesës” të ndryshon jetën 180 gradë. Në çdo fluturim që bëj, sa herë që ndodhem në kabinën e pilotit, i them vetes së jam shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre për të qenë unë ajo që piloton atë avion, do të vijë dita që ajo kabinë do të jetë zyra ime e ardhshme. Kështu që veç me dëshirë dhe guxim nisa studimet në Dubai, për të qenë pilote. Gjashtë muaj pas trajnimit kam arritur të marr liçencën time të parë, që quhet PPL- Private Pilot Licence, e cla më lejon të fluturoj me avionë të vegjël me një motorr.

Living: Është e vështirë të jesh pilote ?

Mendoj se të jesh pilote është një nga profesionet më të bukura dhe të veçanta që ekziston. Të ndash një pjesë të madhe të jetës midis tokës dhe qiellit, të gjendesh në ajër midis reve, të shohësh botën nga lart, të vizitosh vende të ndryshme, të takosh njerëz të kulturave dhe ideologjive nga më të larmishmet, janë veç disa nga bukuritë që të ofron ky profesion.

Normalisht që si gjithçka tjetër, të jesh pilot apo të bëhesh pilot ka vështirësitë e veta. Mendoj që për të gjithë studentët pilot, vështirësia më e madhe qëndron te kostot e larta që kërkon ky trajnim. Ato ndryshojnë në varësi të vendit ku bëhet trajnimi dhe licencave që zgjedh për të bërë. Për të dhënë një vlerë si pikë referimi minimumi që duhet të shpenzosh për t’u bërë pilot i pajisur me licencën komerciale, e cila të jep mundësi për të aplikuar nëpër kompani të ndryshme ajrore, është rreth 50 mijë euro.

Përsa i përket pjesës praktike të fluturimeve, besoj se herët a vonë, sado e vështirë të jetë për t’u mësuar një proçedurë apo një manovër, me punë dhe përpjekje arrihet gjithçka. Në rastin tim për shkak të faktit që jam në marrëdhënie punë gjatë kohës që bëj trajnimin më është dashur të zgjedh opsionin modular, diçka e ngjashme me termin part-time. Në përgjithësi të gjitha shkollat do të ofrojnë mundësinë të realizosh çdo kurs në mënyrën full-time apo part-time.

Living: sa kohë duhet që të bëhesh pilote ?

Praktikisht një student si unë që zgjedh ketë mënyrë, duhet të mësojë i vetëm pjesën teorike dhe të bëj gjithashtu përgatitjet për provimet përkatëse të secilës liçencë në mënyrë individuale, që sipas mendimit tim kërkon më shumë punë e sakrificë. Të studiosh në këtë lloj mënyre do të thotë se do të duhet më shumë kohë për të përfunduar trajnimin pasi orari për fluturimet është më fleksibël.

Pasi kam përfunduar liçencën e parë me rreth 50 orë fluturimi në total, kam vazhduar trajnimin tim në Greqi. Për dy muaj të tjerë kam realizuar edhe mbi 50 orë të tjera fluturimi duke shkuar në total prej 105 orësh deri tani. Për momentin kam nisur studimet për liçencën komerciale dhe tani po zhvilloj pjesën teorike të saj e cila përfshin 14 lëndë dhe dëtyrimisht 14 provime përkatëse. Pas përfundimit të pjesës teorike do të filloj me fluturimet përkatëse që përfshijnë ndër të tjera dhe fluturimet me avionë me më shumë së një motorr.

Në përfundim të trajnimit do të kem grumbulluar rreth 200-250 orë fluturim në total. Për mendimin tim pjesa më e vështirë për një pilot është momenti pasi ke përfunduar trajnimin pasi që të aplikosh në shumicën e kompanive ajrore do të duhet të kesh grumbulluar të paktën 1500 orë fluturimi. Shpresoj që pasi të kem përfunduar licencën komerciale të nis karrierën time si pilote nëpër botë.

Living: Si ndihesh në pilotim, e mban mend fluturimin tënd të parë ?

Fluturimi im i parë ka qenë në janar të vitit të kaluar. Ka qenë një ditë shumë emocionuese që kam pritur gjatë. Dita më e veçantë mbetet sigurisht dita që kam bërë fluturimin tim të parë e vetme. Ajo ndjesia që je e vetme në ajër duke pilotuar avionin pa ndihmën e askujt është adrenalinë më vete.

Më kujtohet që kur kam ulur avionin për herë të parë kam qenë shumë e lumtur për mundësinë që të përjetoja një emocion të tillë. Të pilotosh një avion e të gjendesh në ajër, të shohësh botën nga lart e kupton se sa të vegjël jemi si njerëz në këtë jetë. Sa herë që avioni ngrihet nga toka e ndiej vete time të lirë sikur jam unë, ajo që ka krahë.

Living: Cilat kanë qenë momentet më të vëshira, teoria apo praktika ?

Gjatë kohës që mora licencën time të parë, pjesa praktike më është dukur më e vështirë, sidomos ulja e avionit për të cilën kam bërë dhe orë shtesë. Një pjesë tjetër e vështirë e fluturimit është e panjohura, e kam fjalën për rastet emergjente gjatë të cilave pilotët duhet të jenë shumë të perfeksionuar për të ia dalë në situata të tilla.

Kur fluturon për herë të parë në qytete dhe aeroporte të ndryshme, duke parë që është mjedis i panjohur kërkon një planifikim edhe më të mirë të procedurave të ndryshme për të bërë një ulje sa më perfekte në pistë.

Living: Sa lloje të ndryshme avionësh ke mësuar apo ke pilotaur apo do mësosh të pilotosh ?

Me licencën që kam për momentin mund të pilotoj avionë me një motor dhe në kushte të mira moti. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam pasur mundësinë të pilotoj katër lloje avionësh, Cessna 172, Piper 28 A, RV, Maule, të gjithë janë avionë më një motorr por me specifikta e veta. Në të ardhme do të kisha dëshirë të bëj një trajnim për të pilotuar hydroplane.

Living: Nëse do të jepnin mundësinë të filloje jetën nga e para përsëri këtë do zgjidhje ?

Nëse do të më jepej një mundësi e dytë do të kisha nisur të fluturoja shumë më herët. Nuk e shoh veten në një fushë tjetër përvec aviacionit. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam takuar njerëz nga e gjithë bota dhe të moshave të ndryshme që kanë një pasion të përbashkët: fluturimin.

Veçanërisht nuk mund të harroj historinë e një burri, diku të të 60tat, i cili çdo të dielë, udhëtonte katër orë me makinë, vetëm për të shkuar në një aeroport të vogël, ku kishte parkuar avionin e tij përsonal për të bërë një orë fluturim, për të qenë më i gjallë në qiell, vetëm për atë orë.

Më pas ai do të përshkonte përsëri katër orë udhëtimi me makinë për t’u kthyer në shtëpi. Sa herë mbyll sytë dhe mundohem ta përfytyroj veten pas disa vitesh, shoh përherë të njëjtën pamje: unë, një avion në qiell të hapur, gati për eksplorim.

Living: Ke ndonjë këshilla për rininë që të ndjek ?

Mesazhi im për rininë shqiptarë është që të kërkojnë atë që i bën të lumtur. Kur e ke një dëshirë dhe një vizion për veten, mënyrat do të gjinden sado e pamundur dhe e paarritshme mund të duket në fillim. Nga eksperienca ime, mund të them që emocioni që kam marrë kur kam shijuar rezultat e punës time ka qenë i papërshkrueshëm.

E them këtë duke marrë parasysh se sa paragjykuese është shoqëria ku jetojmë ndaj vajzave dhe grave dhe aftësive të tyre. Aftësia për të qenë i arrirë profesionalisht, për të zhvilluar ide apo projekte, për të ndjekur ëndrrat dhe dëshira, nuk ka asnjë lidhje me gjininë të cilës i përket.

Mos lejoni askënd të paragjykojë aftësitë, dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Njerëzit që ju duan, janë njerëzit që ju mbështesin në çdo hap. Në qoftëse mund të mendosh dhe ta përfytyrosh, atëherë mund ta bësh.

Living: Si munden vajzat dhe gratë të jenë më prezentë në këtë industri burrash ?

Është e vertët që kjo lloj industrie është përfaqësuar kryesisht nga gjinia mashkullore. Përqindja e gjinisë femërore në këtë profesion është vetëm 7% e në gjithë tregun ndërkombëtar.

Jam e bindur se kjo shifër e vogël, fatkeqësisht ka ardhur si pasojë e kufizimeve që i janë paraqitur gjinisë femërore në lidhje me shkollimin dhe punësimin. Gjatë këtyre viteve që jam bërë pjesë e aviacionit kam takuar vajza dhe gra të kombësive të ndryshme që janë të zonja dhe shumë të përgatitura në detyrat e tyre.

Shumë nga studentet pilote që ka takuar vitet e fundit kanë qenë vajza. Jam shumë optimiste dhe mendoj që në vitet në vazhdim kjo shifër do të rritet dhe unë do të mund ta ndaj pasionin tim me vajza të tjera në botë.

A ke ëndërr që të pilotosh një avion të caktuar ?

Ëndrra ime është që të pilotoj sa më shumë avionë të llojeve të ndryshme. Me siguri një ndër synimet kryesore është që të fluturoj për aviacionin civil nëpër kompani të ndryshme ajrore që të këm mundësi të pilotoj avionë të tipir Airbus dhe Boeing, veçanërisht Boeing 747 ose siç njihet ndryshe, “Mbretëresha e Qiejve”.

Vizioni më i largët për të ardhmen mbetet hapja e një shkolle pilotimi në Shqipëri në mënyrë që rinia shqiptare të ketë mundësi të njihet me këtë profesion të bukur dhe të veçantë. Ndiej si detyrë personale që këtë mundësi që unë e kam marrë jashtë Shqipërisë, ta pasoj të brezat e ardhshëm./ Nga ZHAKLIN LEKATARI

Njihuni me piloten shqiptare që bëri ëndrrën e saj realitet në qiejt e Dubait Read More »

Ja kush është mashkulli më hot i showbizit shqiptar për modelen Françeska Jaçe

Modelja Françeska Jaçe i ka treguar të gjitha në një intervistë të dhënë për mediat.

Në “Afterparty me Luanën”, ajo ka treguar vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale, dhe lidhur me ish-at e saj.

Ajo gjithashtu ka treguar se mashkulli më hot i shoubizit shqiptar është Sinan Hoxha.

Gjithashtu modelja është vënë të zgjedhë mes publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, apo që familja t’i zbulonte lidhjen sekrete.

Jaçe nuk ka mbajtur sekrete duke treguar hapur se ka tradhëtuar të dashurit e saj, por pranoi se kurrë nuk do të kthehej me ta sepse ishin të “këqinj”.

Puthje apo përqafime?

Puthje dhe përqafime.

Trëndafila apo diamante?

Diamantet thonë janë shoqja më e ngushtë për një femër kështu që…

Veshje seksi apo sportive?

Sportive, mos shihni sot.

Dekolte e hapur, apo minifund?

Të dyja.

Të brendshme seksi apo brekë korçe?

Pa gjë fare kam thënë sezonin e kaluar.

Futbollist apo këngëtar?

Futbollist më mirë.

I pasur në shpirt apo xhepin plot?

I pasur në shpirt.

I dashur i ri apo rikthim te ish-i?

Jo, jo! I dashur i ri, ish-at janë shumë të këqinj.

Puthje apo seks në takim të parë?

Puthje.

Në lidhje apo “single”?

Single!

Në lidhje ti je më xheloze apo ai?

Ai.

Dushin vetëm apo me partnerin?

Po tani kur je vetëm do ta bësh vetëm, kur je me partnerin, do ta bësh me të sigurisht.

Seks në natyrë apo në ‘jacuzzi’?

Në natyrë.

Të kanë tradhëtuar apo ke tradhëtuar?

Edhe kam tradhëtuar.

Të të shpërndahet foto lakuriq në internet apo të të mësohet lidhja e fshehtë nga familja?

Po ishalla kam dalë bukur…

Nëse do të kthehja kohën pas do ndryshoja…

Asgjë!

Që e vogël kam pasur ëndërr që…

Të jem kjo që jam!

Mashkulli më “hot” i showbiz-it shqiptar sipas meje është…

Sinan Hoxha.

Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks është…

Avion

Mashkulli perfekt për mua ka…

I ka të tëra

Nëse ideali po më sheh i them se…

Të dua!

Ja kush është mashkulli më hot i showbizit shqiptar për modelen Françeska Jaçe Read More »

Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje, zbulon detaje/ ‘Dua dasmë me dy mijë të ftuar’

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje. Ajo tha se ndihet e lumtur, mirëpo nuk e zbuloi identitetin e partnerit.

Ndërkohë që foli dhe për planet e dasmës që sipas saj do të kishte dy mijë të ftuar dhe e jashtëzakonshme për përmasat e saj.

Së fundmi, në një program televiziv në Kosovë, Rovena ka dhënë detaje të reja rreth njeriut që i ka marrë zemrën.

Ajo ka zbuluar se partneri i saj është nga Kosova, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende nëse dhe ai i përket fushës së artit.

Kujtojmë se këngëtarja është treguar aktive dhe në muzikë.

Pak javë më parë ajo publikoi këngën “Le të thyhen gotat”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Me fundin e pandemisë së shkaktuar nga Covid me siguri do të kemi edhe dasmën nga Rovena.

Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje, zbulon detaje/ ‘Dua dasmë me dy mijë të ftuar’ Read More »

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin “Kjo Javë’, në News24, mbërritjen e vaksinës anti-Covid në Shqipëri, para kohës kur ishte parashikuar.

Kreu i Shtetit e cilësoi lajm të mirë mbërritjen e vaksinës së kompanisë Pfizer në vendin tonë, por tha se “Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët”.

Më tej, Presidenti vuri theksin te spitalet tona, duke thënë se e shqetëson gjendja në të cilën ndodhen, si dhe fakti që kemi shënuar një numër të lartë viktimave nga koronavirusi.

Pjesë nga intervista: Pyetje: Zoti President, lamë pas një vit të vështirë dhe po nisim një vit tjetër me shpresën, që gjërat kanë për të shkuar më mirë, por përsëri jemi në pandemi. Lajmi i mirë është mbërritja e vaksinës në Shqipëri, që në fakt shumë vende të tjera ende nuk kanë nisur ta aplikojnë. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19.

Pyetje: Fakti që Shqipëria i siguron këto vaksina më herët se ç’ishte parashikuar, a është lajm i mirë?

Presidenti Meta: Është lajm i mirë çdo lajm, që i shërben përballimit të kësaj situate në të gjithë dimensionin e vet real. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19.

Pyetje: Pra, nga ana e qeverisë, nga ana e vetë Kryeministrit është bërë propagandë për mbërritjen e vaksinës, nga sa kuptojmë?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të ndërhyj në këtë çështje. Mua më shqetëson gjendja aktuale e spitaleve tona, që kanë një infrastrukturë problematike. Më shqetëson niveli shumë i lartë i humbjes së jetës për të gjithë ata pacientë, të cilët intubohen. Duhet të kemi në konsideratë edhe shumë problematika të tjera, që mund të ishin menaxhuar shumë më mirë, përfshi edhe çështjen e vaksinimit, kur dihet, që qeveri të tjera i kanë zgjidhur këto probleme prej kohësh dhe kanë një program shumë më të qartë vaksinimi se sa ne.

Pyetje: Zoti President, a duhej bërë më tepër transparencë për mbërritjen e vaksinës? Nuk është thënë vendi prej nga ka ardhur dhe mënyra. Madje vetë Kryeministri Rama në një emision televiziv, u shpreh se janë pjesë e një konfidencialiteti, por nuk duhet zbuluar shumë. Si e shpjegoni këtë? Presidenti Meta:

Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës.

Pyetje: Por gjithsesi kjo e shton skepticizmin te populli për vaksinën, sepse ka jo pak skeptikë për vaksinën. Kjo situatë që është servirur nga ana e qeverisë, apo edhe nga vetë deklaratat e Kryeministrit, a e shton skepticizmin?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me pasojat e mundshme mbi shëndetin e qytetarëve. Kjo është detyra e qeverisë dhe e autoriteteve përgjegjëse.

Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar? Presidenti Meta:

Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim Read More »

Rrëfehet Françeska Jaçe: Kam bërë s*ks në avion dhe tradhëtova të dashurin

Modelja Françeska Jaçe i ka treguar të gjitha në një intervistë të dhënë për mediat.

Në “Afterparty me Luanën”, ajo ka treguar vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie se ksuale, dhe lidhur me ish-at e saj.
Gjithashtu modelja është vënë të zgjedhë mes publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, apo që familja t’i zbulonte lidhjen sekrete.

Jaçe nuk ka mbajtur sekrete duke treguar hapur se ka tr adhëtuar të dashurit e saj, por pranoi se kurrë nuk do të kthehej me ta sepse ishin të “këqinj”.

Puthje apo përqafime?

Puthje dhe përqafime.

Trëndafila apo diamante?

Diamantet thonë janë shoqja më e ngushtë për një femër kështu që…

Veshje seksi apo sportive?

Sportive, mos shihni sot.

Dekolte e hapur, apo minifund?

Të dyja.

Të brendshme seksi apo brekë korçe?

Pa gjë fare kam thënë sezonin e kaluar.

Futbollist apo këngëtar?

Futbollist më mirë.

I pasur në shpirt apo xhepin plot?

I pasur në shpirt.

I dashur i ri apo rikthim te ish-i?

Jo, jo! I dashur i ri, ish-at janë shumë të këqinj.

Puthje apo seks në takim të parë?

Puthje.

Në lidhje apo “single”?

Single!
Në lidhje ti je më xheloze apo ai?

Ai.

Dushin vetëm apo me partnerin?

Po tani kur je vetëm do ta bësh vetëm, kur je me partnerin, do ta bësh me të sigurisht.

Seks në natyrë apo në ‘jacuzzi’?

Në natyrë.

Të kanë tradhëtuar apo ke tradhëtuar?

Edhe kam tradhëtuar.

Të të shpërndahet foto nudo në internet apo të të mësohet lidhja e fshehtë nga familja?

Po ishalla kam dalë bukur…

Nëse do të kthehja kohën pas do ndryshoja…

Asgjë!

Që e vogël kam pasur ëndërr që…

Të jem kjo që jam!

Mashkulli më “hot” i shoëbiz-it shqiptar sipas meje është…

Sinan Hoxha.

Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks është…

Avion

Mashkulli perfekt për mua ka…

I ka të tëra

Nëse ideali po më sheh i them se…

Të dua!

Rrëfehet Françeska Jaçe: Kam bërë s*ks në avion dhe tradhëtova të dashurin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com