I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj i cili së fundmi ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës së tij. Ai ka rrëfyer momentet e infektimit me Covid-19 dhe shtrimit në spital. Ai ishte i fr ikësuar dhe mendonte që nuk do ia dilte. Po në periudhën kur Zenelaj ishte i shtruar në spital, humbi edhe të atin nga Covidi, ku nuk kishe mundësi as të shkonte në v arrim sepse ishte në gjendje të keqe në spital.
Gentian Zenelaj: Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë hu mba babain. Ajo është një ditë që influencoi shumë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tënde emocionale. Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përk eqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kishte nevojë dhe gjithë kjo barrë i ra bashkëshortes sime. Unë kisha edhe mamanë time të sëmurë me Covid në Shëngjin.
Rudina Magjistari: Kur je takuar me babain për herë të fundit?
Gentian Zenelaj: Kjo është gjëja që më vr et shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë. Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degradonte në këtë gjendje. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në fu neral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh. /tvklan
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa ishte në një lidhje me Skype në “A show”, i ra disa herë zilja e telefonit.
Kjo gjë bëri që gazetari Adi Krasta t’i thoshte Kryemadhit që të hapte mesazhet.
Ajo i lexoi dhe tha se i ka shkruar një djalë dhe një pastore.
Pjesë nga biseda:
Adi Krasta: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh tani, hape pak…
Monika Kryemadhi: Po ja, një sekond se kam…
Adi Krasta: Kush ju ka shkruar?
Monika Kryemadhi: Është një djalë, Nard Maçi në fakt që më ka shkruar dhe një shoqja ime, pastore, Elona, më ka dërguar një psalm nga Bibla që ne lutemi herë pas here.
Adi Krasta: Mirë do tu themi mos të të shqetësojmë më kështu në emisione.
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar se marrëdhëniet se.ksuale gjatë pandemisë janë shërim. Kjo u tha ditën e djeshme, teksa Pipero ishte i ftuar në programin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
Ai u shpreh se marrëdhëniet se.ksuale ndihmojnë të çlirohet negativitetin që është akumuluar pas një periudhe të vështirë. Sipas tij, marrëdhëniet se.ksuale japin imunitet dhe bëjnë që të ndihemi më të qetë nga gjendja emocionale.
Pipero shpreson që kjo pa.ndemi do të zhd uket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.
E ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel pasditen e sotme ishte stilistja e njohur Lira Koçi.
Edhe njëherë me rrëfimin për djalin e saj Xhinon, që u vetëh odh nga spitali i Sanatoriumit pas infektimit me Covid, Lira përloti sërish.
Lotët gjatë emisionit nuk mundi t’i mbante as moderatorja Bieta Sulo, e cila e falenderoi për forcën që tregoi Lira në këtë moment të vështirë duke dalë në televizor.
“Dua që të jesh shumë e fortë, i gjithë si staf jemi të pr ekur për atë që të ka ndodhur, por dua të qëndrosh e fortë,” tha Bieta duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.
Ndërkohë Lira pohoi, edhe ajo në lot, duke thënë se “do vazhdojë të qëndrojë e fortë për Xhinon e saj”.
Erlinda Ogreni është një nga konkurentet e emisionit më të ri, të cilën vajza 12-vjeçare e nxiti të marrë pjesë.
E pyetur në emisionin “Shqipëria live”, Erlinda tregon çfarë i tha vajza pasi e pa në ekran.
“I pëlqeu që mami doli në ekran, nuk e kam lejuar të futet në rrjetet sociale dhe të lexojë komentet. Megjithatë e kam mësuar se turp nuk është kjo që po bëj unë, ka gjëra të tjera…”
“Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën.
Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë. Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur”, u shpreh Erlinda gjatë prezantimit, mbrëmë në “Për’puthen +40”.
Ajo thotë se ka pasur pafund komente, por nuk i ka lexuar ato në Instagram sepse druhet nga opinioni i publikut.
“Të afërmit më dhanë kritika shumë të mira. Në rrjetet sociale nuk i kam lexuar akoma, kam frikë”, shprehet ndër të tjera.
Ajo nuk tregon nëse “i ka vënë syrin” ndonjërit prej konkurentëve apo kë pëlqeu me shikim të parë dhe shton se për të “është ende herët”. /tch
Jozefina Topalli ka folur më gjatë për jetën private, fëmijërinë dhe karrierën e saj në politikë. Ajo ka treguar se kur ishte e re, nuk i dhanë mundësinë e shkollës, pasi familja e saj kishte një emër të keq në atë kohë, kështu u detyrua të punojë në bujqësi tek stacioni i misrit.
Për të kjo punë ishte tepër e vështirë, por ishte e detyruar të bënte çdo gjë që të kujdesej për familjen e saj.
Ajo ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan përballw Mirela Milorit, ku tha se karrierën e nisi tek stacioni i misrit si punëtore bujqësie.
Çfarë pune ishte?
Mbillja, rralloja, mbaja thasë që shkarkoheshin me misër, të gjitha punët e bujqësisë që kanë ciklin e vetë, nga pranvera deri në vjeshtë ishim në fushë dhe gjatë muajve të dimrit në fusnin brenda nëpër magazina për punët e tjera. Viti i parë ishte më i vështirë, kur na jepnin rreshtat për të rralluar etj etj, ato zonjat e fshatit e bënin shpejt e shpejt rreshtin dhe unë mbetesha në fund, ato ishin aq të mira sa ktheheshin me ndihmonin për të mbaruar rreshtin dhe më thoshin, hajde mos u mërzit. Ka qenë një eksperiencë që më ka dhënë mundësi për të kuptuar jetën e fshatit në atë kohë, pavarësisht se ne ishim të varfër, ata të fshatit ishin eksremisht të varfër.
Nga Shkodra vije në fshat, kjo vajza e fisshme e bukur, elegante dhe më pas shkoje atje dhe merreshe me brigadierin, si u jetua kjo?
Vitin e parë unë e laja me lot tokën ku punoja. Pastaj fillova të adaptohesha, kur nuk ke asnjë mundësi tjetër, ti je e detyruar që të bësh çdo gjë për të ndihmuar familjen. Do kujtoj një moment që më vjen të qesh tani por në atë kohë e kisha hall të madh. Kur shkova në bujqësi unë mora një kapele dhe ato më thanë hiqe kapelën, do marrësh një shami të bardhë sepse dielli të dëmton fytyrën se do punoje 8 orë aty. I thashë jo shami nuk vë në kokë, po ato gratë ishin shumë të mira, përpiqeshin që të shpjegonin se do më mbronte fytyrën. Aty refuzova dhe vazhdoja të mbaja kapelën time, e ato më shihnin me çudi.
Një ditë të bukur na tha ai që ishte brigadier, hipni në karrocë që ishte me kalë dhe do shkonim në disa parcela që ishin në një fshat tjetër. Do i binin nga qyteti për të shkuar dhe ajo ishte tmerr për mua sepse thashë do më shohin në qytet me karrocë më kalë. Thashë o zot inshallah po bie shi që të ul kapelën që mos më njohin aty. Tani më vjen për të qeshur, kur i kujtoj gjërat e tilla por ashtu ishte koha.
Më the që ka një histori të veçantë me babain tuaj, cila është?
Kanë pasur 20 vite diferencë në moshë, kur unë kam lindur dhe kam qenë e dyta në familjen tonë, babai ka qenë 54 vjeç. Babai ka lindur në Shkodër dhe shumë herët kanë shkuar dhe jetuar në Tiranë, kanë pasur një vilë sepse babai i tij ka qenë në funksione të rëndësishme. Pastaj ka shkuar së bashku me vëllezërit dhe hallat e mia të gjithë në Itali dhe kur është kthyer ka filluar punë në Bankën e Shtetit. Në 45-ën pastaj, dy xhaxhallarët e mi edhe pse ishin shumë të ri morën dënimin me pushkatim dhe babain e dënuan nga Tirana.
Pavarësisht se ishte ekonomist dhe një nga njerëzit më me integritet, u kthye në Shkodër dhe e çuan të punonte në hamall, të mbante sapunët, nuk e di se çfarë punë bëhej. Arrkat e sapunit, t’i ngarkonte, t’i shkarkonte etj. Ai nuk pranoi të martohej sepse me rrogën që kishte, donte të ndihmonte vëllezërit e tij që pastaj u dënuan burgim të përjetshëm dhe bënë nga 25 vite burg. Deri në një moment që thanë po ne u shuam si familje dhe kështu që është martuar vonë, ka pasur diferencë me nënën dhe unë kam qenë shumë e vogël kur ka dalë në pension, pastaj pësoi një paralizë, kështu që ishte nëna që i jepte kurajo, forcë.
Si u njohët me bashkëshortin?
Ne kemi qenë afër në një lagje, ne flisnim më përpara por nuk kishim asnjë gjë. Në një moment të caktuar, ai u afrua. Fillimisht isha në distancë por ne kishim edhe një lidhje tjetër familjare, kushërira e tij ishte e martuar me djalin e tezes time. Pastaj më ndërroi mendjen, është më i madh se unë, por qëndrimi i tij për të qenë i njëjtë si përpara se unë të hyja në parlament, si kur unë isha në parlament, sikurse jemi sot, ka qenë një vendim shumë i mençur.
Disa përballje shumë të forta që janë më shumë kosto personale sesa në emër të partisë, kur ktheheshit në shtëpi çfarë ju thoshte bashkëshorti jam kurioze?
Në ’98-ën kur u vra Azem Hajdari ishte një situatë shumë e tmerrshme, edhe në 2000-shin pastaj, kur Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në mesnatë, e çoi në drejtori dhe unë isha mbas dhe përfundova në Drejtorinë e Po licisë. Nuk më është ndarë asnjë sekondë, ka lënë çdo gjë në shtëpi dhe në momentet më të vështira ka qenë bashkë me mua. Nuk hynte në zyrë për të qenë bashkë me mua, por rrinte aty dhe ndiqte çdo gjë me sy, sigurisht që nuk më ka lënë asnjëherë vetëm.
Në përballje me Ilir Metën, ka një dozë të madhe civilizimi, unë nuk besoj që çdo burrë do e përballonte me qetësi dhe mirëkuptim atë që ai ka përballuar gjatë asaj situate në më mënyrë të veçantë, kur çdo gjë thuhej në parlament dhe ndonjëherë kapërcehej, sepse mund të bëhen sulme politike dhe nganjëherë kapërcehej fjalori. Nuk them se nuk është mërzitur por ka shumë zotnillëk që e ka nga familja e tij që kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm. Këshilla më jep vazhdimisht edhe sot edhe në fillim. Për shembull, për çfarë të duhet, po lëre. Në fakt po ta kisha dëgjuar pak më shumë edhe ndoshta më mirë do kishte qenë për mua.
Gjatë kohës në parlament keni qenë një grua e fortë, e ashpër. Zoti Balla s’besoj që dikush tjetër t’i thotë… Atë batutën e famshme që është bërë tani, batutë… (qesh).
Nganjëherë të shet një fjali që… Unë kujtoj që kishim të ditën e buxhetit. Gjithmonë kur ishte buxheti, kishte 10 orë debat, aty kishte sulme nga të gjitha anët, që kryesisht pas kryeministrit, vinin tek unë dhe në një moment të caktuar, pas 10 orësh seancë pa u ndal, sigurisht që edhe njeriu lodhet, edhe presioni bën efektin e vetë. Por unë i them një gjë, nëse ky është mëkati im i vetëm gjatë 20 viteve, ky është një kompliment, kështu që unë e kam kapërcyer në mënyrën time./NOA.al
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme një ndër historitë më pr ekëse. Kjo ishte historia e Anitës dhe Ilirit, motër e vëlla, të cilët jeta i kishte vendosur përballë shumë vështirësive të mëdha. Në studion e programit kishte ardhur kushërira e tyre, Albina e cila rrëfeu historinë e tr ishtë të dy të rinjve.
Kalvari i vu ajtjeve për Ilirin dhe Anitën kishte nisur përpara disa vitesh kur babai i tyre ishte diagnostikuar me t umorr. Për shkak të sëmundjes së tij, babai ishte detyruar që të linte punën dhe për të sjellur të ardhura e për të mbajtur familjen, mamaja e të rinjve kishte nisur të qepte këpucë.
Për të fituar sa më shumë para, Anita dhe Iliri kishin ndihmuar nënën e tyre që të qepnin sa më shumë këpucë, por pavarësisht punës së tyre, të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme.
Sikur të mos mjaftonin këto probleme, disa muaj më parë nëna e tyre nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pasur nevojë për të kryer një operacion. Fatkeqësisht sëmundja e mamasë ishte përkeqësuar dhe kishte ndërruar jetë. Babai i Ilirit dhe Anitës nuk e kishte përballuar dot këtë dhimbje të madhe dhe e kishte humbur dëshirën për të jetuar. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Anita dhe Iliri kishin humbur dhe babain e tyre duke mbetur të vetëm.
Në studio Albina rrëfeu se dy kushërinjtë e saj kishin ndryshuar shumë pas hu mbjes së prindërve dhe se dëshironte që nëpërmjet programit “Dua të të bëj të lumtur” t’ua ndryshonte sadopak jetën duke i bërë të lumtur. “Anita dhe Ilir dua të dini që unë ju dua shumë. Dua t’ju kërkoj që të riktheheni sa më shpejt siç keni qenë më parë, pavarësisht dhimbjes të madhe që keni. Dijeni se do ju qëndrojmë gjithmonë pranë dhe të bëheni sa më të fortë.”,- ishte mesazhi i Albinës për Anitën dhe Ilirin.
Nga ana tjetër, Iliri dhe Anita rrëfyen të përlotur se për ta ka qenë tepër e vështirë humbja e dy prindërve dhe se jeta e tyre ka ndryshuar totalisht. Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar disa surpriza për dy të rinjtë duke i sjellë idhujt e tyre, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën të cilët iu drejtuan me këto fjalë: “Prania e prindërve është e pazëvëndesueshme, por ju duhet të bëheni të fortë që të përballoni të ardhmen. E shkuara juaj, vuajtjet dhe pengesat që po hasni do ju bëjnë më të fortë. Në jetën tonë do të kemi gjithmonë sfida, por duhet të luftoni sa më shumë, jo vetëm për veten, por edhe për prindërit.”
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska i ftuan të rinjtë në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë dhe i ofruan mundësinë që për 1 vit të plotë, Iliri dhe Anita të bëhen pjesë e trajnimit për t’u bërë të sukseshëm.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin humanitar “Golden Eagle” i ofruan mundësinë Ilirit dhe Anitës që të punojnë një vit të tërë me pagesë në redaksinë e programit.