Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit.
Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.
Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, teksa fliste për domosdoshmëinë e mbajtjes së maskave, këshilloi se për mbrojtje më të mirë, duhet ruajtur edhe distanca si dhe higjiena.
Sokol Balla: Nuk shihni rrezik tek kafenetë që u lanë hapur?
Manastirliu: Në kafe duhet ruajtur distance, pse jo edhe të eleminohet kafja kur është e mundur. Shmangni mbledhejt famljare. Përvec maskës duhet të ruhet distance dhe higjiena
Sokol Balla: Çfarë do të bëjmë me shkollën?
Manastirliu: Kur morëm këtë vendim që ishte politik, por i bazuar në studimin e ekspertëve të ISHP, e bazuar tek të dhënat e Qendrës Europiane të Sëmundjeve Infektive nxorën botime se pse shkollat apo tansemtueshmëria në shkolla nuk sjell një përhapje të lartë të virusit. Sipas ISHP grupmosha e fëmijëve nuk ka pasur rritje të madhe, pra, shkolla nuk është risk i madh nëse qëndron hapur.
Sokol Balla: Po, por janë infektuar mësues, ka edhe prindër që ngulin këmbë që fëmijët e tyre asimptomatikë të vijojnë mësimin. Ndaj them duhen shtuar kontrollet në shkolla.
Manastirliu: Kontrollet janë të vazhdueshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se i kemi hapur, por jo pa protokolle, ruajnë distancën, ka turne, maskë, higjienë.
Aktori Agron Llakaj ka folur për herë të parë, pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ .
Ai tregoi sesi e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti.
Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.
“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdesshmi, sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin”, – tha Agron Llakaj në një intervistë me Anila Çelën në ‘Neës 24’ si.
“Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv. Sa po ktheheshim nga stërvitjam 11 km ecje, pra, ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”- është shprehur Llakaj.
“Nuk e bëra publike lajmin, qëndrova i heshtur, por mungesa ime në televizion u kuptua dhe njerëzit pyesnin ku është”.
“Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë. Qëndruam 14 ditë të izoluar, le të themi që ishte nja kalim i moderuar, nuk mund ta themi i lehtë por as i rënduar jo, e morëm me sportivitet. Unë, gruaja dhe mbesa ime qëndruam të mbyllur në shtëpi”.
“Erdhi një moment që u rënduam dhe vajza ime na tha se vinte të na shërbente edhe pse ajo nuk ishte e prekur me koronavirus. Na tha le ta marr, unë do t’ju përgjigjem dhe për 5 ditë, na ka qëndruar pranë vajza”.
“Nuk ka diçka specifike Covid-19 secili e kalon në mënyrën e tij. Në ditën e 12-të bëmë një skaner se kishim dhe kollë. Doli që kishim një prekje të lehtë të mushkërive. Bëmë një antibiotik 3 ditorë rritëm elementët e hollimit të gjakut dhe ditën e 16-të unë dola në punë”- shtoi më tej aktori i humorit.
Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.
“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur aktori i humorit si dhe moderatori i njohur Agron Llakaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, e cila e ka pyetur kryedemokratin se çfarë note e ka patur matematikën.
Kjo ka shkaktuar pak të qeshura te Basha, i cili pasi ka thënë për Ramën se një mësues vizatimi nuk mund të krahasohet me të,ka treguar që matematikën e ka patur nota 10.
Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën?
Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësues vizatimi, apo jo?
Gazetarja: Është kthyer në kauzën e tij ndaj jush
Basha: Sepse nuk ka me çfarë të merret, është bërë si ata pleqtë që përgjojnë.
30 shtator 2017 ishte dita kur u ngjit për herë të parë në foltoren e Kuvendit, në një fjalim shumë të sinqertë siç rrallëherë shihet në Parlament, nuk e kishte menduar kurrë që do të ngjitej më në atë foltore, prandaj zgjodhi që të thoshte të vërtetën ashtu siç është, e ky sinqeritet u shpërblye nga publiku.
Sot kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, Rigerta Loku kërkon një rikthim në atë sallë, pikërisht për të bërë atë që mendon se do e bëjë më së miri, të përfaqësojë njerëzit, që historitë e tyre të bëhen të prekshme nga të gjithë. Me premtimin se nuk do të ndryshojë kurrë, që do të jetë ajo Gerta e thjeshtë dhe e qeshur, siç ka qenë gjithmonë, ajo sot kërkon mbështetjen e qytetarëve për të marrë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, ajo ka rrëfyer se përse mori këtë vendim dhe pse pikërisht t’i bashkohet “Nismës”.
“Do më mbetej peng, dua ta ndihmoj vendin tim me aq sa kam në dorë. Nëse ata duan unë do kem dëshirë për t’i përfaqësuar. Kam zgjedhur nismës, sepse janë të rinj që marrin pjesë, janë njerëz që nuk kanë teser partie, ka profesorë, biznesmenë, njerëz të shkolluar, Rudina Hajdari është një zë i rëndësishëm dhe një i ri dhe unë shpresoj që të kemi mbështetjen e qytetarëve”, tha Gerta
Ftesa nga partitë e mëdha nuk ka pasur, por siç ajo tregon, as nuk e ka dashur që t’i vinte.
“Kam pasur ftesa nga partitë e vogla, dy partitë e mëdha nuk më kanë dashur dhe as nuk i kam dashur, dua të jem faktor në qarkun e Lezhës, e di që familja politike është e rëndësishme, unë kam besim te ata dhe dua që të besojnë te unë”, tregon ajo.
Komentet negative që kanë ardhur në adresë të saj që pas zyrtarizimit të kandidaturës, i ka marrë me sportivitet, edhe pse thekson se kanë qenë të pakta.
“Nuk është e lehtë, normal që nuk i shoh i lumtur, shoh që pas komenteve që ka një militantizëm, unë i garantoj ato që më shajnë se do më duam në shumë, unë kam shkuar aty ku më ka çuar zemra dhe me zemër dua ta çoj përpara mandatin tim dhe këtë detyrë të madhe që kam marrë përsipër. Janë sharë të gjithë, kjo nuk është një gjë e keqe, pastaj unë bëra një status për miqtë e mi në Facebook, nuk e marr parasysh bumin e madh mediatik, edhe pse është një shans shumë i mirë për të promovuar”, tha ajo.
Duke u ndalur tek ai fjalim që e bëri të “famshme”, Gerta thotë se as nuk e kishte menduar kurrë dhe kurrsesi nuk ka qenë ky qëllimi i saj.
“Vij nga popull dhe nëse populli do më dojë do më votojë. Nuk e kam kërkuar atë popullaritet, ka ardhur shumë rastësisht, ka qenë e paplanifikuar, pas atij fjalimi nuk qëndron askush, përveç Gertës dhe dorës së saj, ishte ideja ime, unë kam folur ndoshta me idenë që nuk do të shkojë më në atë foltore, kam thënë një herë do flas dhe ajo që do them është e vërtetë. Tani unë dua t’i përfaqësoj, nuk do të bëjë mrekullira, por do të mundohem që në atë foltore të çoj historitë e thjeshta të njerëzve të mirë që banojnë në këtë qark”, tregon Gerta.
Premtimet e saj nuk janë që do të bëjë mrekullira, por t’u gjendet pranë njerëzve dhe për këtë nuk është e nevojshme për një fushatë të kushtueshme.
“Nuk do të bëjë asnjë premtim madhor, do u premtoj njerëzve që do jem e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Do të jem po kjo Gerta që jam në jetën e përditshme, e thjeshtë, e qeshur, pastaj le ta cojë populli një grua në parlament, jo vetëm partia. Kemi parë ndryshime si dita me natën, po unë ju premtoj se do jem kjo, ndoshta pak më e thinjur dhe e plakur. Rrugë ujë dhe qendra shëndetësore, tani kërkoj që të kthehen njerëzit. Kanë ikur. Unë do bëj një fushatë të thjeshtë dhe nuk do të harxhojë aq sa do të harxhojnë sa partitë e mëdha”, premton Gerta.
*Kush është Rigerta Loku, ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë? Studioi për shkenca politike në universitetin prestigjioz të “La Sapienza” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare, por prapë u përball me papunësinë. Rigerta Loku u kthye në vendlindjen e saj në Rubik të Mirditës me dy diploma në duar, por asnjëra prej saj nuk i siguroi vajzës një punë. Duke iu shfaqur përpara e papërfytyrueshmja, Rigerta gjeti “ngushëllim” te bujqësia dhe blegtoria, duke ndërtuar dhe një fermë në fshatin e saj dhe sot kërkon të ndryshojën vendin aq mundësi që ajo ka.
Gazetarja Juela Mecani, e cila do të jetë pjesë e ekranit të Fax News me emisionin “Pushteti” çdo të martë në orën 20:30. Në intervistën për emisionin “Me Xhaxhiun”, Meçani, e cila ka qenë edhe zëdhënëse e kryeministrit Sali Berisha thotë se është ideologjikisht e djathtë dhe zbulon marrëdhëniet që ka pasur me kahet e tjera të politikës shqiptare.
“Unë jam ideologjikisht e djathtë por jo vetëm kam qenë anëtare e PD dhe jam edhe sot por jam një e djathtë qytetare që përpiqet të dëgjojë dhe të shikojë çdo gjë. Në jetën time, të bardhës i kam thënë të bardhë, të zezës, të zezë. Mes tyre dhe politikës dhe këtë e kam paguar shtrenjtë shpesh herë kështu që nuk do më mungojë përkatësia ime e dikurshme në gazetari. Kur e sheh politikën në mënyrë qytetare, është shumë e lirë të thuash atë që mendon.
Edhe kur kam qenë me kryeministrin Berisha, unë kam pasur marrëdhënie shumë të ekuilibruar dhe shumë të mira me të gjitha kahet e politikës shqiptare”, tha Meçani.
E pyetur se cilës prej figurave të ekranit (Eni Vasili, Ilva Tare dhe Rudina Xhunga) do të donte ti ngjante, Meçani nuk heziton të shprehë mendimin pa filtra dhe të ironizojë këdo që e mësoi gazetarinë nga kafenetë apo darkat me politikanët.
“Nuk i ngjaj asnjërës, nuk është se nuk do të doja. Nuk i ngjaj dhe as ato mua megjithëse se me disa prej tyre kemi qenë dhe kolege me Enin dhe Ilvën, kemi ecur pak a shumë në të njëjtat hapa me një dallim të madh që ato vazhduan rrugën lineare të gazetarisë, unë u shkëputa dhe kam fat tjetër që e njoh politikën nga brenda. Të jesh gazetar dhe ta njohësh gazetarinë nga kafetë apo darkat që ha me politikanët është gjë tjetër, unë as pi kafe, as ha darka me politikanët, unë kam bredhur terrenin dhe mendoj që ky është një plus”, tha Meçani.
Ndërsa për emisionin “Pushteti” që do të startojë mbrëmjen e nesërme, zbulon se tema do të jetë për zgjedhjet në ShBA, ndërsa për politikanët që do të ketë të ftuar, i njeh mirë dhe di si ti zbërthejë.
“Nuk e shmang dot aktrimin e politikanëve. Me një pjesë të tyre nuk kam pirë kafe apo kam ngrënë dreka darka, por i kam pasur bashkëpunëtorë. Ata di pak a shumë si ti zbërthej. Do të ketë teknicienë të fushës, absolutisht do ketë gazetarë, analistë”, u shpreh gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Pushteti”.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët për vilën në Gjirin e Lalzit.
Ajo tha se e dinë të gjithë shqiptarët, madje shtoi në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.
Diferenca mes PS dhe Rilindjes, shtoi kryetarja e LSI, është shumë e madhe.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës”.
“Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet “dolce gabbana” na del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet” – u shpreh Monika Kryemadhi.
“Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?”
“Do t’iu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.