Intervista

Njihuni me të riun shqiptar që po bën ‘namin’ në SHBA: ‘Punoj vetëm 2 orë në ditë, paguhem…’

Revista ‘Business Magazine’, ka një listë me 12 të rinj shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve në shkencë, teknologji apo biznes. Në listën e revistës është edhe 22 vjeçari Xhon Norra, vetëm me një laptop ai ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online kur ishte vetëm 13 vjeç.

Agjencia e Xhonit ndihmon biznese jashtë vendit me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. I tërhequr pas teknologjisë Xhoni nisi punë që i siguronte të ardhura që në moshën 13 vjeçare. Në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën” Xhoni rrëfeu gjithë historinë e tij sesi arriti majat e suksesit duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm në reklamat që shfaqen në rrjetet sociale, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I riu thotë se punon vetëm 2 orë në ditë, ndërsa 5 orë të tjera mëson të rejat e fundit që i duhen në punën që bën së bashku me ekipin që ka krijuar. Xhoni tha se zyrën do ta shtrije edhe jashtë Shqipërisë pasi suksesi i arritur është i madh

“Kur isha 13 vjeç isha fëmijë shumë kurioz, pashë se çfarë mund të arrija me FB në 2012, kur isha 13 vjeç kuptova si funksiononin gjërat. Gjithmonë i thoja vëllait tim që dua ta mësoj ta kuptoj këtë, unë e nisa me YouTube duke mësuar, nisa një komunitet të vogël dhe 50.000 është komuniteti im sot. E nisa me tregun shqiptar pastaj pata interes për tregun amerikan, shikoj që për aq kohë sa je në internet ti do kesh shumë ndjekës dhe audiencë të madhe. Kur isha i vogël për mes tutorials në YouTube atje po mësoja, po ndërtoja audiencë ishte një faqe për qejf por bizneset po reklamonin tek faqja ime.

Në atë kohë FB ishte primitiv, fillova të fitoja para të thjeshta, unë e bëja këtë me faqen. Unë isha 14 vjeç, kisha pagesat e mia të para. Isha i hapur ndaj internetit, babi im më shtynte dhe ishte i interesuar, faqja ime ishte 70.000 njerëz, babi më bënte të mendoja më shumë, edhe mami më mbështeste, dhe sot ata janë të parët që më suportojnë. Në moshën 18 vjeç m’u desh të largohesha nga platforma, e hodha poshtë networkun dhe nuk bëra gjë. Po kërkoja puna gjëta punë në call centre ishte një punë skandaloze, nuk e mendoja ashtu, punova tre muaj, ishte punë xhenerike. Isha më i mirë në repartin tim dhe thashë një sekondë, çfarë mund të bëj tani? U riktheva në platformë, gjërat kishin evoluar, isha unë primitivi.
Përsëri po mësoja si t’i bëja gjërat. U bënë 4 vjet që shikoj që vazhdimisht unë jam mbi gjithçka që po ndodh në facebook. Jo çdokush e bën këtë punë, të duhen set aftësish, duhet të jesh gjatë gjithë kohët i updateuar, vazhdimisht mëson gjëra të reja. Është dinamike puna ime. Unë kam krijuar një komunitet që mbledh njerëz që duan të zhvillohen në FB ads, ose marketing online. Nëse ju dalin reklama në FB mund të jetë kompania ime që ua nxjerr.

Kompania ime fiton në bazë të përqindjeve , mua kjo punë më merr 2 orë në ditë pasi menaxhoj ekipin, kam 3 persona që punojnë për mua. Besoj që 2 orë i bëj këto dhe 5 orë të tjera unë vetëm mësoj, më quajnë ekspert por kam shumë për të mësuar në fakt. Për punën i flas të dashurës dhe mikut tim. Sa për lodhjen fizike dhe mendërisht po më lodh kjo punë , gjendemi në ujëra të tronditur pasi diku ndodh një update apo të reja në platformë që afektojnë buxhetet e klientëve tanë, edhe në 11 të natës punoj, punoj me buxhete shumë të mëdha, duhet të jem i vëmendshëm.

Unë kam një smartphone, kam vetëm Whtasapp dhe telefonata kam, se nuk fokusohem atje ku duhet të fokusohem. Studimet e mia janë për biznes aktualisht. Unë shikoj që me ritmet e kompanisë sime shumë shpejt do zgjerohemi dhe mund të dalim me zyra jashtë Shqipërie. Ekipin që kam dua ta rafinoj, dua që ekipin ta bëj më të mirë, dua të investoj tek Shqipëria dhe shqiptarët. Unë jam listuar tek të rinjtë më të suksesshëm në biznes ndihem mirë, ka plotë që do donin të ishin këtu. Vështirësia më e madhe ishte kur menaxhoja vetëm klientë, nëse vazhdoj kështu i thashë vetes do çmendem, duhet të bëja këtë kërcimin e madh por më duhej të punësoja njerëz dhe nga momenti që bëja intervistat për të punësuar njerëz, ka qenë një tre mujor që intervistoja për të gjetur punë. Bëra ekipin por atje filloi, i trajnova për disa muaj të tjerë. Ne jemi në rrjetet sociale se 90% e njerëzve janë në rrjetet sociale”,-tha Xhoni Norra në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.

Njihuni me të riun shqiptar që po bën ‘namin’ në SHBA: ‘Punoj vetëm 2 orë në ditë, paguhem…’ Read More »

Bledi Mane tregon cfarë i ndodhi në Turqi: ‘S eks me një cift rusësh’

Bledi Mane ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”, në Top Channel, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”.

Teksa po diskutohej mbi mbajtjen e maskave dhe efikasitetin e tyre, ai tregoi një histori personale.

Mane tha se gjatë muajve të verës ishte për një udhëtim disa ditor në Turqi, ku u njoh me një çift rus.

Sipas Manes miqësia e tyre avancoi aq shumë sa që me to pati një aventurë seksuale.

“Në fund të muajit gusht isha për gjashtë ditë në Antalya dhe qëllova me një çift rusësh. Në një natë në avujt e alkoolit pata një eksperiencë seksuale. Në dhomën e tyre zotëria po pinte cigare në ballkon, ndërsa unë kisha radhën. Gruaja po varej poshtë krevatit dhe thash me vete plani këtyre po zbulohet, do të më vrasi, gruaja u zgjat dhe mori maskën dhe më tha “pa maskë nuk ka seks”. Ironia e momentit ashtu me brekë nëpërkëmbë ika në dhomën time”, u shpreh Mane.

Bledi Mane tregon cfarë i ndodhi në Turqi: ‘S eks me një cift rusësh’ Read More »

Rrëfimin i Nard Ndokës: ‘Në vitin 2008 bëra divorc me…’

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ bëri mjaft deklarata të forta. Ndër të tjera ai zbuloi se në vitin 2008 ka p[asur një divorc me Berishën.

Ai shtoi se aso kohe PDK kishte një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishte rritje si parti në zgjedhje.
Ndoka: Në vitin 2008 unë kam pasur divorc me Berishën aso kohe dhe kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Kam pasur një përçarje me të.

Berisha nuk është fshehur në atë kohë sikurse bën Rama sot. Berisha qartësisht i tha Ramës që duhen bërë këto ndryshime, edhe pse Rama i bënte për të ndëshkuar LSI-në .

Ne aso kohe ishim një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishim rritje si parti. Ne na kanë shikuar me xhelozi, edhe PD na ka s ulmuar. Ishte dakord me PS-në që merreshin votat e PDK-së.

Rrëfimin i Nard Ndokës: ‘Në vitin 2008 bëra divorc me…’ Read More »

Rrëfimi i pazakontë i bilbilit të muzikës veriore Fatmira Breçani: ‘Nuk jam shumë e politizuar’

Bilbili i muzikës veriore Fatmira Breçani ka bërë ditën e sotme një rrëfim të pazakontë në emisionin ABC e Mëngjesit.

Në një moment, e pyetur nga moderatori Alban Musa, nëse ka kënduar në dasmën e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo e ka pranuar dhe ka thënë se kjo pyetje e ka lodhur, pasi është artiste dhe nuk merret me politikë.

Fatmira ka theksuar se nëse nesër kryeministri Edi Rama marton djalin do t’i shkonte t’i këndonte me kënaqësi.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje. Me thënë të drejtën është bërë pak e tepërt. Unë e kam thënë edhe më herët që nuk merrem me politikë.

Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj. Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë.

Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te Amfiteatri dhe më thirrur, edhe në zyrë i kam shkuar. Nuk jam shumë e politizuar”, u shpreh këngëtarja.

Rrëfimi i pazakontë i bilbilit të muzikës veriore Fatmira Breçani: ‘Nuk jam shumë e politizuar’ Read More »

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë një vajzë nga Delvina e quajtur Silda.

Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, pasionin, dëshirat dhe për çfarë ka studiuar.
Gjatë rrëfimit, Silda ka treguar se ka një vëlla i cili ka qenë shumë xheloz më përpara për bashkëshortin e saj Sandrin, duke kujtuar një rast kur nuk e gjen tek shtëpia dhe shkon tek lokali ku ajo dhe Sandri po pinin kafe për t’u njohur më shumë dhe ai i xhiron gomat e makinës.

Silda: Unë kam ardhur t’i bëj një surprizë vëllait tim sepse ai është pak xheloz për bashkëshortin tim, por edhe për diçka tjetër.

Fillova studimet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dita ditës po kuptoja që unë nuk isha e interesuar për bilancet, për sistemet bankare, nuk isha e interesuar për asnjë lloj gjëje që kishte të bënte me ekonomikun. Unë gjithmonë gjurmoja një çelës për të bërë një poezi. Kur mbarova universitetin mendoja si të gjej një mënyrë për ta vazhduar part time letërsinë që aq shumë e doja, por nuk e gjeta mënyrë.
Më pas në jetën time vjen bashkëshorti, Sandri me një profil shumë të rregullt, të heshtur, një çun që nuk kërkonte vëmendje, që nuk reklamohej. E tërhoqi vëmendjen time ai djalë dhe nisëm një shoqëri shumë të pastër.

Kur do pija kafen e parë me Sandrin, në Durrës vjen Adi, vëllai im. Shkoi tek shtëpia dhe e gjeti derën mbyllur, i binte telefonit unë nuk përgjigjesha. Më pas i bie derës aq fort dhe e regjistron me audio dhe ma çon në Whats App që do të thotë hajde shpejt se po më ik truri. Ia hapa telefonin dhe i thashë të vërtetën që jam me një shok në kafe. Për 2 sekonda ka ardhur, ka xhiruar rrotat e makinës dhe Sandrit nuk i foli.

Ardit Gjebrea: U miqësuan më pas?

Silda: Në fillim Adi ishte pak skeptik, shfaqi disa nota xhelozie, por më pas u miqësuan.

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video) Read More »

Spiropali nuk heziton, i thotë ‘PO’ propozimit live në emision: ‘Kush u ul në gjunjë për ti vënë unazën?’

Ministrja Elisa Spiropali është vënë përballë një propozimi për martesë, ku për shkak të audiencës, është ‘detyruar’ të thotë ‘PO’. E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Spiropali ka pasur përballë saj, të gjunjëzuar, aktori Irgen Çela, i cili e ka propozuar.

Ministrja pranoi dhe dyshja u ‘kurorëzuan’ nga Irgen Çela. Në skenë u krijuan edhe çifte të tjerë.
Në total u krijuan katër çifte. Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Irgen Çelës (Xhodës) i tha “PO” Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.

Spiropali nuk heziton, i thotë ‘PO’ propozimit live në emision: ‘Kush u ul në gjunjë për ti vënë unazën?’ Read More »

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-in?/ Ja si përgjigjet Nora Malaj

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, ish-deputetja e LSI-së Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim.

Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqen e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj për Report Tv.

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-in?/ Ja si përgjigjet Nora Malaj Read More »

Rudina Hajdari tregon momentin kur e mori vesh lajmin e vrasjes e babait Azem Hajdarit

Deputetja Rudina Hajdari në një rrëfim për emisionin “N’Konak” ka treguar detaje nga e shkuara e saj dhe jeta me të atin, deputet të Partisë Demokratike.

E pyetur sesi e përjetoi lajmin e v rasjes të së atit, Hajdari tha se ajo periudhë ka qënë tejet e vështirë për të megjithatë familja e saj ia doli që ta kthente dhimbjen në forcë.

Ndërsa sa i përket drejtësisë, ajo u shpreh se “ambicja” e saj politike ishte ha kmarrja më e mirë për të gjithë kundërshtarët e të atit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Rudina Hajdari: Jemi munduar që ta kthenim dhimbjen në forcë. Kur ika në Amerikë doja që ai të ishte krenar për mua. Më ka frymëzuar shumë. Edhe të rikthehem në Shqipëri që të jap kontributin tim në vend.

Pyetje: Pse nuk kishte drejtësi për v rasjen e babait tuaj?

Rudina Hajdari: Padrejtësia ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Babai e dinte sa rrezik i kan osej. Nuk donte që ne të merreshim më këtë çështje. Në intervista thoshte ‘amanet fëmijët’ se e dinte që ne do ta vazhdonim rrugën e tij. Dhe unë këto fjalë i kam vathë në vesh. Kam menduar të merrem me këto gjëra që ai donte t’i çonte para. Për mua kjo është “ha kmarrja” më e bukur.

Pyetje: A pret një epilog?

Rudina Hajdari: Pres që në Shqipëri të ketë drejtësi. Po bëjmë reformën në drejtësi, nuk ka qënë perfekt por ka qënë i mbikqyrur nga SHBA dhe BE

Rudina Hajdari tregon momentin kur e mori vesh lajmin e vrasjes e babait Azem Hajdarit Read More »