Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka komentuar de noncimin se në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë rëndësi për të gjithë të infektuarit nga pandemia e kornavirusit.
I ftuar në emisionin “Open”, në debat me ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu, ai u shpreh se den oncimi është i vërtetë. Sipas tij, skanerit i është prishur llampa prej 10 ditësh.
“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dje gur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”-tha shefi i spitalit.
Fation Kuqari, i njohur ndryshe si “beqari më i kërkuar i momentit” ka sqaruar shumë thashetheme dhe detaje që nuk i kishim ditur.
Fationi foli edhe për partneren e tij në të ardhmen, madje edhe se si do e donte dasmën e tij:
“Unë jam shumë tradicional. Përkundrazi si me shikon publiku ose diçka tjetër. I kam qejf shumë traditat e Shqipërisë”- tha ai.
I pyetur nëse është aq tradicional edhe tek fakti që partnerja duhet të jetë patjetër e vi rgjër, ai u shpreh:
“Jo, nuk iki me këtë ide. Këto ia fusin kot, këto që thonë kështu, i marrin më shume kilometra. Nuk dua të paragjykoj asnjë njeri, por nuk ka lidhje. Ka njerëz te fejuar të martuar më fëmijë, mund të ndahet, çfarë do të thotë kjo që është kur**? Nuk ka lidhje. Ka pas një eksperiencë, si ka ecur. Po ne ç’të bëjmë që kemi pas mbi 200 eksperienca? Nuk iki fare me atë ide, të jetë njeri i mirë. Madje 200 mund t’i kem kaluar” – tha ai në studion e EXPULS në Rrv Ora.
Aktori njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bujar Asqeriu e ka përshkruar me tone të ashpra realitetin sot në politikë dhe në jetën sociale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Asqeriu tha se sot po bëhet një luftë klasash e moderuar, duke e cilësuar një ka ncer. Ai ka folur për situatën politike në vend, jo duke e parë vetëm me sytë e një artisti por një qytetari të këtij vendi i cili e kupton edhe arsyen e lagimit të opozitës nga Parlamenti.
“Unë nuk jam politikan, por duke gjykuar si qytetar unë nuk mund të bashkëjetoj me një njeri që nuk më përfill. Bashkëpunimi i opozitës me pozitën mund të sjellë të mira për vendin. Çfarë efekti më lë mua ti kryeministri im kur zihesh me presidentin e Republikës. Mendo një fëmijë që shikon babain dhe nënën duke u zënë gjithë ditën.
Imagjino ai baba ditën tjetër t’i thotë të keqen babai sillu mirë… Ata kanë çelësat e shtetit. Ata duhet të merren me politikat e zhvillimit, jo çfarë tha Bujari këtu, jo aty. Jo hiqe nga puna këtë se piu kafe me atë tjetrin.
Sa vendime në Gjykatën Administrative kanë fituar punonjësit e hequr nga puna vetëm për bindjen. I kanë hequr nga puna kanë vendosur me tesera partie. Pse në kohën e partisë së punës jemi. Atëherë më thuaj se po zbatojmë luf tën e klasave por në një variant të moderuar. Është kan cer”, tha aktori i njohur.
Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të mos dëgjojnë udhëheqësit politikë sepse Shqipëria është mbi partitë.
“Vëllezërit e mi shqiptarë mos i dëgjoni indiciet e udhëheqësve politikë se këtu në Shqipëri fajin më të madh e ka politika. Jemi shqiptarë, Shqipëria është mbi partitë. Partitë po ishin të zonjat t’i shërbejnë Shqipërisë. Kjo është deviza ime”, u shpreh ai.
Nga ndryshojnë burrat nga gratë apo gratë nga burrat dhe cilat janë këto ndryshime.
Të gjitha këto janë diskutuar nga paneli i përbërë nga Sazan Guri, Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri dhe blogeria e udhëtimeve Teuta Borova.
Ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku folën rreth “dallimit mes gjinive”, ndryshimet mes grave dhe burrave. Ne gjithmonë themi se jemi të barabartë, por asnjëherë të njëjtë.
Gjatë bisedës është folur edhe për jetëgjatësinë sek suale mes burrit dhe gruas. Sazan Guri shprehet se merita e vetme që kanë burrat është se jeta e tyre se ksuale nuk përfundon kurrë, ndërsa tek gratë rreth moshës 45-50 vjeç i bien hormonet dhe burrat detyrohen të tra dhtojnë.
“Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e sek sualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje”, tha Sazan Guri.
Zhaklina Lekatari e pyeti se “bie dhe niveli i hormoneve”.
“ Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50, bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje”, tha ambjentalisti.
Kur Rudina Magjistari e pyeti se “çfarë bën burri në këtë rast”, Sazan Guri tha: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.
“Bie libido. Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve”, u shpreh Zhaklina Lekatari. /NOA.al
Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
Nano tha se Ceka e la detyrën, por sa e vërtetë është kjo? Fakt është që Ceka ishte ministër edhe për disa javë të tjera pas asaj ndodhie, por çfarë mendon vetë Ceka për akuzat e Nanos.
I pyetur pikërisht për këto akuza, z.Ceka në një komunikim sonte me noa.al, jep detaje se çfarë ndodhi në marsin e vitit 1998 dhe i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revo lta në bu rgun e Tiranës ishta nga të bu rgosur or dinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga bu rgu dhe po licia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burg osurit u kthyen vetë nëpër qeli nga fr ika. Kështu nuk pati asnjë të god itur, jo pastaj të vr arë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i poli cisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, sqaron z.Ceka.
Ai siguron se kjo është e vërteta që sikurse thekson, e di fare qartë dhe Ndre Legisi, atëherë ministër shteti në kabinetin Nano. /noa.al/
Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni penduar?
Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.
Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.
Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…
Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.
Fevziu: Po akuza për korrupsion?
Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?
Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?
Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.
Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?
Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.
Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” se pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte.
Nano tha se Rama ka marr vendimin vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ish-Kryeministri ka qenë duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998.
Ministria e Kulturës, e cila vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, tashmë ju dorëzua Edi Ramës.
Pjesë nga biseda në studio
Fevziu: Ai pse hezitonte?
Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?
Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.
Fevziu: Ja përsëritët ftesën?
Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.
Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure./Opinion.al
Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe, e cila ishte një nga studentete më të mira, por u dërgua si mësuese fizike në Laç.
Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se ajo u dashurura dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish, ndaj qëndroi në Laç për 15 vite. “Motra ime ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të per sekutuarish. Sa mbaroi shkollën e çuan në Laç si mësuese fizike. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain”, tregoi Nano.
Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë sot në ekran, për herë të parë pas 10 vitesh dhe ndër të tjera ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ndërsa Shqipëria është ende në tranzicion.
I ftuar në Opinion, këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.
Pjesë nga intervista:
Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?
Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.
Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?
Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tr anzicion.