Intervista

Historia e tri shtë e 36-vjeçares: Vajzat më thonë ‘rru gaçe’

Historia e tri shtë e Xhevahire Abrazhdës është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku 36-vjeçarja ka rrëfyer se nuk i ka takuar fëmijët prej 4-vitesh.

Abrazhda ka zbuluar se në familjen e bashkëshortit e trajtonin shumë keq dhe vendosi që të divorcohej, por kjo i largoi tre vajzat dhe bëri që të përballej me kë rcënime të shumta.

Xhevahire Abrazhda: Kunata dhe vjehrra thonin se vjen nusja e bën ma gji. Nuk i takoj vajzat prej 4-vjetësh. Ish-vjehrri ishte i dh unshëm, më ka kërc ënuar dhe në rrugë se do më vr asë. Që kur ka vde kur, ka qenë më e thjeshtë, por babai i ka mësuar që të mos i flasin nënës dhe ta ofe ndojnë. Më thonë “rru gaçe” sepse ai ia ka dhënë edukatën. Që kur jemi ndarë kështu ka qenë.

Vajza e madhe, Klementina ka thënë se nuk do të shkojë të jetojë me mamanë sepse nuk ka të ardhme se ajo jeton në Librazhd. Ndër të tjera, vajza ka shtuar se për to kujdesej gjyshja e sëmurë sepse e ëma (Xhevahirja) shihte telenovela gjithë ditën.

Xhevahire Abrazhda: Jetoj në Peqin dhe jemi 5 minuta larg. Kam punuar si sk llave në shtëpinë e tyre dhe nuk kam parë telenovela. E di gjithë Peqini kush jam unë./Fjala

Historia e tri shtë e 36-vjeçares: Vajzat më thonë ‘rru gaçe’ Read More »

Gruaja rrëfen momentet e vështira dhe të dh imbshme kur i biri ra në koma

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fidania e cila ka treguar se kur ishte 17 vjeç e kanë martuar pa dëshirën e saj. Ajo ishte tepër e zhvilluar për moshën që kishte dhe e ngacmonin. Pasi e ndaloi dikush në rrugë, prindërit u fri kësuan dhe menduan që ta martonin.

Ajo nuk dëshironte as atë që e ndali në rrugë dhe as burrin që e fejuan dhe e martuan. Nga fjalët dhe mentaliteti ajo nuk kundërshtoi dot, por nuk ka pasur një jetë të lumtur me atë burrë. Nga martesa erdhën në jetë 4 fëmijë, por ajo tregon se dh una psikologjike dhe fizike filloi që kur ishte shtatzënë.

Nuk mund të largohej dot prej tij sepse ishte paragjykimi dhe mentaliteti i tillë, kështu ajo u detyrua që të vazhdonte jetën me atë burrë. Ajo tregon se djali i saj i vogël nuk ka dashur që të vinte në jetë sepse mezi po i rriste fëmijët që kishte.

Fidania: Unë shihja gjak Ardit për 15 vite me radhë, isha paciente e rregullt një herë në 2-3 muaj në spitalin e Librazhdit që të ushqeja fëmijët. Kur mora vesh që isha shtatzënë në djalin e vogël, vendosa që të shkoj të abortoj dhe një doktor më këshillon, më thotë t’i nuk do e heqësh këtë fëmijë, por do e bëjmë në një mënyrë tjetër.

Mbaje këtë edhe këtë fëmijë, nuk është problem. Ai i dinte shumë mirë hallet e mia sepse më njihte dhe ashtu veprova. Ika duke qarë, më vinte keq e ta hiqja, e të mos e hiqja, por më vinin ndërmend vu ajtjet. Pasi lindi djali ma sollën, ishte si një engjëll për mua. Dhuna vazhdoi dhe pas 6 vitesh, pasi u rrit djali i vogël, unë vendosa të divorcohem.

Fidania tregon se një ditë i ati e gjen të mbuluar në gjak dhe që në ato momente i tha që të divorcohet nga ai burrë. U div orcua, 3 fëmijët i mori ajo sepse vajza e madhe ishte martuar dhe më pas një shoqe e ndihmoi duke e marrë në Itali të punonte. Qëndroi 1 vit pa i parë fëmijët e më pas i mori fëmijët e tjerë.

Tani djali i vogël është kthyer dhe jeton në Shqipëri sepse e fejuara vazhdon shkollën këtu. Fidania dëshiron që t’i japë një mesazh sepse ka një pe ng, nëse do e kishte abortuar, nuk do ishte këtu ku ajo është.

Ai i ka dhënë një forcë shumë të madhe që të përballojë çdo gjë që i ka sjellë jeta. Madje rrëfen dhe një moment shumë të vështirë, ku ai ra në gjendje ko me në muajin Janar, mendonin që kishte Covid, por nga një ftohje ai kaloi një infeksion. Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe familjen e saj.

Kur u panë me njëri-tjetrin në emision, e ëma i thotë se e do shumë dhe i premton që do i qëndrojë pranë në çdo moment të jetës së tyre. Të njëjtën gjë dhe ai i shprehu dashurinë të ëmës duke bërë që dhe publiku të emocionohet. /tvklan.al

Gruaja rrëfen momentet e vështira dhe të dh imbshme kur i biri ra në koma Read More »

Si asnjëherë më parë Ardit Gjebrea ulet në gjunjë në mes të emisionit, ja për çfarë

Të ftuara në “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare sot ishin disa vajza të cilat kanë surprizuar shoqen e tyre Olgerta.
Olgerta ka hum bur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19, gjyshen dhe xhaxhin dhe që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë.
Nëna e Olgertës tregoi se problemi fizik i të bijës nuk e ka penguar të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.
Dikur ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, i pëlqente të bënte foto, të dëgjonte muzikë, por tani pas vdekjes se gjyshes dhe xhaxhit, Olgerta ka hequr dorë pavarësisht përpjekjeve të familjes për ta mbajtur afër.
Madje ajo edhe kur fle gjumë, vesh trikon e gjyshes dhe gjithë kohës shikon lot në sytë e saj dhe pesimizëm.Nëna i kërkoi Olës që ta dojë jetën ashtu siç ajo dëshiron dhe të dalë me të dhe motrën.
Ndërsa Ardit Gjebrea i kërkoi Olës që ajo të mos veshë më rroba të zeza dhe t’i premtojë që të mos e veshë më trikon e gjyshes, por ta vendosë në një vend. Këtu Ola u ndje në siklet dhe nuk pranoi për një moment, moderatori i ulet në gjunjë dhe vajza nuk mund ta refuzonte dot duke i premtuar se nuk do e vishte më.

Si asnjëherë më parë Ardit Gjebrea ulet në gjunjë në mes të emisionit, ja për çfarë Read More »

Burri i verbër surprizon dashurinë e jetës së tij

Në momentet më të vështira të jetës sonë, në momentet kur mendojmë se të gjithë janë larguar dhe se kemi prekur fundin, na vijnë në ndihmë njerëz që me kalimin e kohës shndërrohen në arsyen kryesore për të jetuar.

E tillë ishte historia e Alketit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Alketi shumë vite më parë për arsye ekonomike kishte vendosur që të emigronte në Itali dhe të punonte për të sjellë të ardhura në familjen e tij. Në këtë periudhë Alketi ishte martuar dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë dy fëmijë. Gjithçka për Alketin kishte shkuar mirë, deri në ditën kur ai kishte pësuar një aksident të tme rrshëm.

Në studio, Alketi rrëfeu momentin që i kishte ndryshuar jetën tërësisht, aksi dentin me motorr, i cili i kishte marrë shikimin. Doktorët në Itali nuk i kishin dhënë shpresa Alketit për të jetuar, pasi aks identi kishte qenë shumë i rëndë, por ai kishte mbijetuar dhe kishte qëndruar në koma për një periudhë tri mujore. Fatke qësitë për të nuk kishin mbaruar këtu, pasi, ish- bashkëshortja e tij, pas gjendjes së rëndë të Alketit, kishte vendosur që të largohej bashkë me fëmijët duke e br aktisur.

Pavarësisht gjendjes së tij dhe largimit të ish- bashkëshortes, Alketi nëpërmjet ndihmës së familjes i’a kishte dalë mbanë që të riniste jetën. Nëpërmjet një shkuesie ai ishte njohur me Linditën, dashurinë e jetës së tij dhe menjëherë kishin vendosur që të martoheshin. Familja e Linditës në fillim kishin qenë kundër këtij vendimi, për shkak të aftësisë së kufizuar të Alketit. Tashmë Lindita dhe Alketi kanë krijuar familjen e tyre dhe kanë sjellë në jetë dy vajza.

Për këtë arsye, Alketi ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Linditën që i ndryshoi tërësisht jetën dhe që i dha familjen e dashurinë që i mungonte. “Të faleminderit që u bërë pjesë e jetës sime. Të mos ishte për ty nuk do dija ku do të isha. Ti je shtylla mbështetëse e imja, je drita e syve të mi!”,- ishte mesazhi i Alketit për Linditën.

Nga ana tjetër e studios Lindita rrëfeu se për të ka qenë vendimi më i bukur që kishte marrë dhe se jeta që po jetonte me Alketin ishte tepër e bukur. Por kjo nuk ishte surpriza e vetme që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për Linditën. I ftuar special për të ishte këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu i cili i tha: Ti je një grua e fortë dhe ne të gjithë në jetë jemi të prirur nga fatet njerëzore. Alketi mund të ketë humbur pamjen, por ka gjënë më të shtrenjtë, dashurinë tënde. Unë jam tepër i lumtur që jam pranë jush dhe dua të dini se unë gjithmonë do jem i juaji!

Burri i verbër surprizon dashurinë e jetës së tij Read More »

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite!

Në konferencën e Shtetit të Bashkimit në Firence u takuam me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sapo ka fituar mandatin e tij të tretë radhazi, një arritje historike në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Në zemër të fushatës për zgjedhjet e fundit, ishte kandidatura e Shqipërisë për Bashkimin Evropian.

Kandidatura e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë për të çelur negociatat midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që do të propozohet së shpejti. Sa i rëndësishëm është ky hap?

Është shumë e vështirë të thuash. Është shumë e vështirë sepse u desh ta ndërmerrnim këtë hap disa vjet më parë, pastaj pritje pa pushim, pa pushim. Nuk ka ndodhur për shkak të dinamikës së brendshme të Këshillit Evropian. Tani le të shpresojmë që të ndodhë … Kështu që nuk është e lehtë të përgjigjesh.

Çfarë jeni të gatshëm të bëni nëse bisedimet pushojnë përsëri?

Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, sepse për ne Evropa nuk është një destinacion apo një objektiv politik, Evropa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri për faktin e thjeshtë se Evropa për ne është diçka e shenjtë dhe në të njëjtën kohë është diçka që u detyrohemi fëmijëve tanë. Dhe kjo është arsyeja pse nuk do të bëjmë asgjë përveçse të punojmë shumë, dhe gjithnjë e më shumë, për ta bërë Shqipërinë një shtet plotësisht funksional evropian.

BE për Shqipërinë fillon të duket gjithnjë e më shumë si Godot …

Sjellja e Shqipërisë në Evropë ka qenë premtimi kryesor politik që nga fillimi. Duke pasur parasysh të gjitha vitet që kanë kaluar, çfarë do të thotë anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

Kjo do të thotë gjithmonë aq sa është kuptuar që nga dita e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë që të luftojnë, për të qenë pjesë e Evropës. Sigurisht që ka pasur disa zhgënjime, Evropa nuk ka qenë në gjendje të mbajë premtimet e saj. Ne kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të ndryshme, por jo në hapësirën që kemi dashur gjithmonë, e që është Bashkimi Evropian.

Vitet e fundit, Shqipëria ka realizuar ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave. Situata është përmirësuar por nuk shihet e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit?

Ekziston një ndryshim i madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në negociata të plota, sepse siç jemi sot, nuk jemi gati për anëtarësim, nuk ka dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se të gatshëm për të hyrë në negociata të plota, dhe këtu qëndron kontradikta dhe ku Evropa tregon veten dritëshkurtër dhe në një farë mënyre edhe hipokrite, sepse Shqipëria e meriton plotësisht fillimin e negociatave.

A mendoni se këto përparime që përmendët ju ndihmuan që të rizgjidheni?

Unë mendoj se populli shqiptar ka ndjenjën e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën, jo shpërblimi për një punë që është bërë tashmë.

Me procesin e pranimit në BE që zgjat më shumë se sa pritej, Ballkani Perëndimor duket se është bërë një fushë beteje për fuqitë e jashtme. Çfarë mendoni dhe si përshtatet Shqipëria me të gjitha këto?

Fakti që ata nuk janë plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian e bën Ballkanin Perëndimor një zonë gri që tërheq aktorë të tjerë që shohin mundësi, palë të treta që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime me Bashkimin Evropian. Për Shqipërinë nuk shoh rreziqe të menjëhershme, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë ndaj Perëndimit dhe ndaj Bashkimit Evropian, janë vendet e tjera që pak a shumë duhet të menaxhojnë këto ndikime nga aktorët e tjerë. Ne nuk jemi të gatshëm për pranim, por jemi më shumë se të gatshëm për negociata.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që qarkulloi në Bruksel në lidhje me një ripërcaktim të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Presidenti i Maqedonisë së Veriut na tha se pasojat do të ishin katastrofike.

Pozicioni im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë që ne – dhe kur them ‘ne’ dua të them të gjithë aktorët e përfshirë: Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, aktorët e rajonit – nuk i qasemi çështjes së status quo-së me një qasje shumë të hapur dhe të qartë , do të ketë zhgënjime dhe do të lindin ide, nga më qesharaket te më të çuditshmet, sepse status quo nuk është një opsion i zbatueshëm. Megjithëse kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur, duhet të pranojmë që nuk jemi dakord, dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë të gjithë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë me qëllim krijimin e një zone funksionuese plotësisht Shengen në rajon.

Intervistoi Giorgia Orlandi https://it.euronews.com/
/NOA.al

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite! Read More »

Rrëfimi i 45-vjecares: ‘E K apa burrin në krevat me tjetrën, i nxora jashtë para komshinjve siç i ka bërë nëna’

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Driola një grua 45 vjeç e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe vës htirësitë që ka kaluar në jetë.

Ajo tregon se u largua nga familja e prindërve pasi nuk pranoi të martohej me një burrë nga fshati, përfundoi në Korçë, pas disa kohësh që punoi në një hotel dhe në duhan, ajo shkoi në Pogradec për punë.

Aty u njoh dhe me ish-bashkëshortin e parë ku tregon se në fillim marrdhënia e tyre ishte e mirë, por më pas e ka pi në krevat duke e tr adhtuar me një femër tjetër.

Mirela Milori: Kur ke njohur njeriun me të cilin ke fëmijën tënd të parë?

Driola: Pasi mbaroi puna tek hoteli, fillova të punoj tek duhani, kishte shumë njerëz, aty punova 6-7 muaj, mbaroi puna, na i dhanë paratë dhe më pas kërkova punë tek hoteli që isha dhe më tha pronari që e ka zëvendësuar me një punëtore tjetër. Nga aty shkova në Pogradec, fillova të pastroja një rrobaqepësi dhe tek burri i rrobaqepëses që kishte një lokal, pastroja gotat.

Driola tregon se kur shkoi tek një lokal për të pirë ujë, njohu një burrë i cili sapo ishte divorcuar, ai ishte 45 vjeç, ndërsa kjo 28. Ai filloi ta ngacmonte dhe pas disa kohësh filluan të bashkëjetonin. Jetuan bashkë 2-3 vite dhe më pas erdhi në jetë djali. Ishte martesë e mirë, burri nuk ishte agresiv, të rr ihte, të go diste, ishte njeri i mirë dhe më pëlqeu.

Mirela Milori: Pse u ndatë?

Driola: Kur erdhi nga Greqia ky, unë sa kisha lindur Sidritin. Një ditë më dha një 10 mijë lekëshe dhe më tha ik bli ushqime dhe unë shkoj tek dyqani afër shtëpisë, blej gjëra për të ngrënë dhe kur vij unë nuk ma hapte derën. Në dhomë dëgjoja disa zhu rma, i thoja hape derën, im shoq dhe një femër ishin në rrobe. Nuk e di se si e bëri atë gjë, u habita. Kur hyj në dhomë, shq yej derën e kam parë një femër me burrin tim. Aty përdora dhu në me atë femër dhe me burrin, i rr aha të dy. U Mblodhën të gjithë komshinjtë u habitën, i nxora siç i ka bërë nëna.

Mirela Milori: Çfarë flet? Ku e gjete gjithë atë fuqi?

Driola: Imagjino e bërë atë femrën nga turinjtë gjithë gja k, kur erdhi po licia…

Mirela Milori: Ua gjy nah, jo tek ajo.

Driola: Edhe burrit nuk ia lashë ko kën mënjanë.

Mirela Milori: Nuk ishte faji i asaj, ishte faji i burrit tënd.

Driola tregon se ndërhyri dhe po licia dhe u ndanë. Ai i thoshte se e donte, por kujtonte ato pamje dhe nuk e mendonte kthimin me të. Gjykata ia la djalin Driolës dhe i ati duhet të paguante nga 100 mijë Lekë çdo muaj.

Rrëfimi i 45-vjecares: ‘E K apa burrin në krevat me tjetrën, i nxora jashtë para komshinjve siç i ka bërë nëna’ Read More »

A do të merrje bukë me vete në Maldive? Ja si përgjigjet moderatorja

Sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel, ishte e ftuar Lei Kraja për të komentuar pushimet e shumëpërfolura në Maldive.

Si fillim ajo komentoi foton topless mbuluar me gjethet e palmës, duke sqaruar se nuk ishte zhveshur, por mbante veshur rroba banjo.

E vënë përballë disa situatave mes pushimeve në Maldive dhe Velipojë, Lei nuk i kurseu disa përgjigje të sinqerta dhe plot batuta.

E pyetur nëse do të kishte më pak komplekse për të marre bukë me vete gjatë pushimeve në Maldive ose Velipojë, moderatorja u shpreh se e ka më të lehtë në Velipoje.

” Në Maldives ishte tm errësisht shumë vapë, dielli të di gjte, hije nuk kishte. Atje nuk kishte mundësi të haja kështu që do të zgjedh Velipojën. Aty kam hije, kam fresk, nuk do pla sja vape”, u shpreh ajo.

A do të merrje bukë me vete në Maldive? Ja si përgjigjet moderatorja Read More »

Eni Vasili u shfaq në emision me dorë të fashuar, tregon se cfarë i ka ndodhur

Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili u shfaq me dorë të fashuar, pa trteguar arsyen duke ngjallur kureshtjen e publikut, si dhe reagime të shumta.

U tha se ajo ishte rrë zuar.

Nisur nga kjo, moderatorja ka vendosur që të sqarojë njëher e mirë se ky problem i ka ardhur nga shtatzënia ashtu si shumë grave të tjera mund ti ketë ndodhur më parë.

“Nuk jam rrë zuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, tha Eni në një postim në Instastory.

Eni Vasili pret të bëhet së shpejti nënë për herë të parë me dy binjake.
/NOA.al

Eni Vasili u shfaq në emision me dorë të fashuar, tregon se cfarë i ka ndodhur Read More »