Blendi Fevziu: ‘Një personazh i famshëm më propozon për të mbjellë flokët falas’
Moderatori Blendi Fevziu duket se i reziston të gjitha propozimeve dhe nga cmimeve për flokët e tij. Në një intervistë për emisonin “Rudina” në Tv Klan, Fevziu tha se një miku i tij i kishte propozuar që të kryente një ndërhyrje për mbjelljen e flokëve, propozim që kishte shkaktuar të qeshura tek ai. Megjithatë u shpreh i vendosur se për një kohë të gjatë nuk do t’i ndryshonte asgjë pamjes së tij të jashtme.
Rudina Magjistari: Në ç’moshë kanë filluar flokët të të japin shenjat e lamtumirës?
Blendi Fevziu: Po ku di unë? Nuk e kam matur ndonjëherë. Nga të 30-at, besoj.
Rudina Magjistari: Si e ke përjetuar atë moment?
Blendi Fevziu: Asnjë lloj pr oblemi nuk kam pasur.
Rudina Magjistari: Ke qenë i përgatitur psikologjikisht se zakonisht burrat përballen me këtë pjesë?
Blendi Fevziu: As që e kam menduar fare. Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë “dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë”. I thashë “shiko, nuk ka pro blem, po të jap unë dy-tre emra”. “Jo, donte me ty”, tha, “jo, faleminderit më lër rehat”, i thashë. S’më ka shqe tësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë.
Blendi Fevziu: ‘Një personazh i famshëm më propozon për të mbjellë flokët falas’ Read More »