Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emsionin ‘Breaking’ në Top News piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka bërë surprizën e Monikës por edhe dhjetra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e izoluar brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.
I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.
Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë meszh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.
Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh.
Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.
I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bëritiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh.”- tha Arbër Xhaja.
Qerimja ka ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” vjehrrën e saj Dashmirën. Marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer dhe madje Qermija i thërret mama. Çfarë ka për t’i thënë ajo nënës së bashkëshortit të saj në program?
Qerime: Vij nga qyteti i Kukësit, kam ardhur këtu për t’i bërë një mesazh vjehrrës time. Unë me bashkëshortin tim jemi njohur para 5 vitesh. Unë jetoja në Tiranë me vëllezërit sepse kemi pasur 2 shtëpia edhe në Tiranë, edhe në Kukës. Atje shkoja për të takuar prindërit e mi, sepse isha dhe me shkollë këtu. Ishim në një kafene, isha unë dhe babai im. Babai im u largua për pak minuta për të marrë diçka jashtë dhe vjen dikush aty që nuk e njihja në fakt.
Ulet aty dhe më thotë: A mund të rri pak? Jo i thashë sepse jam me babain, por i thashë kush je ti. Më tha thjesht më pëlqeve si gocë dhe doja që të njihemi. I thashë që jo, nuk është e mundur kjo gjë që të rrish këtu ti. Okey më tha, më merr numrin e telefonit dhe flasim. I thashë unë mirë. Unë e mora numrin.
Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin ky çuni?
Qerime: Blerim. Pas pak kohësh e mora në telefon dhe më tha mua se donte që të takohej më nga afër. Erdhi në Tiranë, u njohëm. Pasi kaluan disa muaj më tha mua që më ke pëlqyer për seriozisht dhe unë dua që të kemi diçka më serioze mes nesh. Unë i thashë mirë.
Ardit Gjebrea: U takuat në Tiranë, çfarë ndodhi?
Qerime: Asgjë, thjesht u takuam dhe biseduam, kaq. Kur e pamë që lidhja jonë u forcua më shumë, pas ca kohësh më tha që unë dua të të njoh me prindërit e mi. I thashë mirë, dakord, por pa bërë fejesën domethënë. Tha se do të të sjell mamin se babai është jashtë shtetit. Erdhi vjehrra ime këtu në Tiranë. Vjehrrën e kam serioze dhe nuk të jepte atë afrimitetin që në takimin e parë. Herën e parë m’u duk pak me komplekse…
Ardit Gjebrea: Ti po mendoje, ku do të futem?
Qerime: Po, thoja si do të ia kaloj unë me atë se qenka natyrë shumë serioze, megjithatë mendimet e njeriut janë të gabuara në shumicën e rasteve. Qëndruam pak, nuk është se më bëri shumë përshtypje afrimiteti shumë i madh me të. Bashkëshortit tim nuk i thashë asgjë.
Një ditë ai dërgoi një shkues, ndërmjetës sepse e kemi traditë …
Ardit Gjebrea: Atëherë e gjithë kjo histori u bë sikur kemi gjetur një djalë për gocën tënde?
Qerime: Po.
Ardit Gjebrea: E hëngri babai këtë histori, kishin dy shime?
Qerime: Jo, babai kishte dy shime se unë dilja sepse nuk isha e angazhuar në ndonjë punë për t’u justifikuar dhe bija në sy: Për çfarë po del, kërkonin llogari, unë u justifikoja, por ishte e kotë sepse gjërat duken.
Nuk zgjati shumë fejesa dhe u martuam. Tani unë me mendimin si nuset e reja që ndihen shumë të largëta dhe kur i njeh njerëzit normalisht. Isha gjatë gjithë kohës me vjehrrën bashkë dhe na rastisi që të jemi vetëm ne të dyja, por unë mendoja se çfarë do të bëj me mamin sepse shumë natyrë e egër dhe unë kisha dëshirë që të hapesha dhe ndihesha si e ndrojtur.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Qerime: Dashmira. Vjehrrës i thërras mami sepse e ndjej se nuk do të kisha ardhur këtu sot.
Ardit Gjebrea: Si mund ta ndjejë njeriu vjehrrën mama?
Qerime: Nuk e di…
Ardit Gjebrea: Duhet ta duash shumë burrin…
Qerime: Dhe atë e dua shumë. Vjehrra më afronte shumë, më tregonte për jetën e saj se çfarë ka përjetuar dhe si është rritur dhe ajo më ofroi aq shumë mua saqë unë nuk e mendoja si kishte vjehrra të tilla sepse m’i kishin bërë shumë tra gjike./tvklan.al
Wake Up – Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” u dha si sfidë banorëve që të improvizonin në shtëpi disa nga programet që transmetohen në Top Channel. Yjet ndanë rolet dhe emisionet dhe pasi u përgatitën i shfaqën ata për njëri-tjetrin dhe publikun.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, teksa Isli Islami ishte live me emisionin “Wake Up” bëri një lidhje të drejtpërdrejtë me shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Moderatori i njohur u la drejtimin e programit dy banorëve, Einxhel dhe Donald.
Këta të fundit ishin drejtpërdrejtë me “Wake Up” për gjysmë orë dhe e gjeni dot se kë intervistuan? Opinionistin e “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, të cilit i bënë pyetje nga jeta private deri tek ajo profesionale.
Një pjesë e shkurtër e intervistës:
Donaldi: Unë doja të dija në fakt për të tashmen. Arbër si është jeta jote dashurore?
Arbëri: Është shumë mirë Donald. Jemi në një fazë shumë interesante
Donaldi: Çfarë faze është kjo Arbër?
Arbëri: Kjo është faza që po mendoj se si ti propozoj për martesë
Einxhel: E di e fejuara juaj se ti po e mendon këtë?
Arbëri: E kam lënë në gjumë
Donaldi: Domethënë ka një bashkëjetesë në mes. Të sugjeroj që të mos vonosh shumë, se fakti e ka dëgjuar do të thotë…
Arbëri: Shiko Donald nëse ke ndonjë ide mund të më ndihmosh
Donaldi: Nuk besoj se duhet të ta them këtu se do e marrin vesh të gjithë. Prit edhe… nuk e di sa, se ndoshta dal edhe me këtë nominim, nuk i dihet
Arbëri: Tani sido që të shkojë puna, dije se ne propozim e martesa para se të mbarojë BB VIP nuk bëjmë. Nuk ka as dasma, as lajme, ka vetëm “Big Brother”
Holta ka lindur 53 vite më parë në Vlorë me emrin Rozeta dhe është braktisur në shtëpinë e fëmijës kur ishte ende foshnje. Në moshën 20-vjeçare ajo ka mësuar të vërtetën tr onditëse se ishte e adoptuar. Nëna që e rriti quhej Jorgjie, njëlloj si ajo që e lindi.
Duroi për shumë vite dhe më në fund vendosi që të kërkojë rrënjët e saj biologjike. Ka ardhur enkas nga Italia me djalin e saj Devisin për të mësuar të vërtetën. Djali nuk e di që aty ku është ulur në publik, afër tij janë dy tezet, motrat nga nëna të Holtës. As ajo nuk e di ende që nëna jeton dhe se ka dy motra që po e ndjekin rrëfimin e saj në studio.
Ardit Gjebrea: Mamaja e Devisit quhet Holta. Në moshën 5-vjeçare ajo është adoptuar nga një zonjë me emrin Jorgjia edhe nëna biologjike quhet Jorgjia. Ajo sot ka ardhur, por nuk ka ardhur vetëm. Jorgjia, nëna e Holtës ka 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Ajo ka ardhur së bashku me 2 vajzat dhe ato nuk e dinë se kush i ka ftuar dhe kush ka ardhur. Unë do t’i ftoj tezet e Devisit dhe do t’i ul pranë tij, ndërkohë që ato nuk dinë gjë prej gjëje.
Unë tani do të futem në publik sepse do të takoj një djalë me emrin Devis. Do të takoj Devisin sepse ai ka ardhur së bashku me nënën e tij, ajo quhet Holta dhe ka ardhur sot për të kërkuar nënën biologjike.
Ardit Gjebrea: Ti e di përse ka ardhur nëna jote këtu apo jo?
Devis: Po.
Ardit Gjebrea: Pse ka ardhur nëna jote këtu?
Devis: Për të ëmën.
Ardit Gjebrea: Ti e di historinë apo jo?
Devis: Po, po ma kanë thënë. Të gjithën jo, por atë që më kanë thënë.
Holta mbërrin në studio dhe tregon arsyen pse ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare”.
Ardit Gjebrea: Më trego pak pse ke ardhur sot.
Holta: Jam rritur në një familje shumë të mirë nga mami dhe babai im me një gëzim dhe dashuri të pafund.
Ardit Gjebrea: Jetojnë?
Holta: Babai jo, ka ndërruar jetë në vitin 1999. Mami në Prill bën 96 vjeçe. Kam qenë nga mosha 20-vjeçare, në shtëpi isha vetëm unë dhe mami. Kam qenë shumë kapriçoze, filluam të bënim ca fjalë me mamin. Në fjalë e sipër edhe duke qarë më tha: Ti nuk më dëgjon se nuk je gjaku im. U habita, ngela e shtangur. Në fillim i thashë se pse ma the. Ajo ma tregoi duke qarë, në atë moment dhe nuk u ndjeva mirë. Mami duke qarë po më shpejgonte të gjithë historinë që mua më kanë marrë dhe kam qenë 5-6 vjeç se ka qenë Dhjetori i 1973. Më kërkoi dhe falje sepse më tha se kishte kujtuar se e dija./tvklan.al
Simona ka ardhur në emisionin “E diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj për të gjitha dy shimet që ka pasur në fillimet e lidhjes së tyre. Adionisi është bërë pjesë e programit dhe e ka vlerësuar shumë bashkëshorten e tij.
Ardit Gjebrea: Kush mund të jetë?
Adionisi: Kam vëllanë larg në Itali, kam kushërinj larg, jemi pak fis i madh.
Ardit Gjebrea: Ti je i martuar apo jo? Sa vjeç ke ikur nga Shqipëria?
Adionisi: 19 vjeç.
Ardit Gjebrea: Nusen ku e ke?
Adionisi: Nusen e kam në punë.
Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë shoqe këtu para se të ikje?
Adionisi: Unë jam një tip që nuk mbaj shoqe sepse kam 4 motra dhe nuk duroj të tallen me to dhe kjo është.
Ardit Gjebrea: Qenka me fat nusja jote.
Adionisi: Me fat ajo dhe unë.
Ardit Gjebrea: Të shikojmë kush ka ardhur për ty.
Adionisi: Gruaja.
Simona: Adionis, kam ardhur sot këtu për të kërkuar falje për gjithçka që të kam bërë kur jemi njohur. Frika ishte e madhe në fillimi, Je njeriu më i mirë që kam njohur në jetë.
Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur mbi ska ndalin e pagave të publikuara para ca ditësh dhe tha se në çdo vend të botës, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Ndërsda e përfshiu edhe veten duke thënë se do jepte dorëheqjen pa e diskutuar.
Berisha: Kryeministri do ishte shkarkuar me ceremoni në një vend tjetër të botës.
Çani: Po ti do jepje dorëheqjen?
Berisha: Padiskutim që po. Janë dy etapa, njëra anë është thyerja e kodeve të AKSH dhe shpërndarja e tyre në ëhatsApp. Mund të them vetëm një gjë, për sigurimin e kodeve të tyre janë harxhuar 30 milionë euro. Imagjino sesa mund të sigurojë Ilir Beqja. Mund të bëjë një gjë të vjedhë nga mëngjesi deri në darkë sepse është në një nga kompanitë e sigurimeve.
Basha pyetet në l idhje me vendimet e marra nga Komisioni i Rithemelimit, ku kërkohet lirimi i zyrës së tij, por në momentin kur po i bëhej pyetja, kreu i PD ndërpreu gazetarin duke e quajtur organin e përkohshëm si “komisioni i qofteve apo komisioni i Bliardove”. Duke lënë të kuptohej se nuk i njohte si organe legjitime të PD dhe duke shtuar se nuk ka pasur delegatë dhe as kuvend të organizuar në datën 11 dhjetor.
Basha: Cili Komision? Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo të bilardove? S’ka delegatë dhe as kuvend tjetër përveç 18 dhjetorit, ka vetëm një parti Demokratike që për momentin e ka vëmendjen diku tjetër dhe nuk do merremi me tubin e Edi Ramës ditën e sotme.
Më tej kryedemorkati u pyet edhe lidhur me propozimin e një emri sa i përket listës së kandidatëve për presidentin e ardhshëm. Basha u shpreh se PD nuk kishte menduar për një kandidaturë konkrete pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për gazetarin Ermal Vaka në Abcnews.al shprehu hapur ambicien për të qenë pasardhësi i Gledis Nanos në P olicinë e Shtetit. Ai tha se nëse ka vullnet rendi vendoset për një javë në Shqipëri.
“Unë do të vazhdoj misionet e mia politike, në sfidat lokale. Pse jo nesër kur të jem në ekzekutiv nuk e fsheh ambicien për të qenë në kupolën drejtuese të po licisë së shtetit për shkak të njohjeve dhe profesionit që kam dhe jam i bindur që rendi vendoset brenda një jave në Shqipëri.
Po pate ambicie dhe po lu ftove kri met kundër personit dhe pronës. Pasardhësi i Gledis Nanos? Ajo nuk dihet kur vjen ky moment, por ambicia ime kjo ka qenë dje do të jetë derisa të kem mundësi” deklaroi ai.
Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD-së si kandidat në qarkun e Beratit, por jo në pjesën fituese. Kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Lulzim Basha duke kaluar me Edi Ramën dhe si shpërblim u emërua zv/ drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Por pas dj egies së mandateve nga PD-LSI, i erdhi radha në listë dhe pranoi që të merrte mandatin duke u kthyer në kritikun e shumicës. Në zgjedhjet e fundit kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi./ Abcnews.al