Intervista

Artan Hoxha zbulon f rikën e bashkëshortes pas kë rcënimeve: Djali është…

Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Ai u pyet sot sesi i përjeton familja e tij su lmet ndaj tij. Hoxha tregoi se familja është ajo që i përjeton më shumë këto situata.

Madje tregoi një rast kur bashkëshortja e tij kishte hequr çdo aparat elektrik nga priza se mendonte se mund të bllokonte valët e përgj imit.

“Familjarët i përjetojnë më shumë su lmet sesa unë. Bashkëshortja vjen nga bota e medias dhe më kupton, por gjithmonë i përjeton su lmet. Një herë ka arritur deri aty sa hoqi edhe mikrovalën nga priza. Në ato momente unë isha vënë në shënjestër nga politika. Ajo kishte hequr nga priza edhe mikrovalën”, tha Hoxha.

Ai rrëfeu edhe marrëdhënien e veçantë që ka me të birin.

“Unë kam hu mbur shumë kohë, Djali është 23-vjeç. Ai studion për laborant dentar. Nuk e ka ndjekur profesionin dhe unë aty doja, është shumë i lodhshëm.”, tha Hoxha.

Artan Hoxha zbulon f rikën e bashkëshortes pas kë rcënimeve: Djali është… Read More »

Historia dr ithëruese e gruas shqiptare/ 10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare do t’I linte foshnjen vetëm tre ditëshe në shtëpi

10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare do t’I linte foshnjen vetëm tre ditëshe në shtëpi. Pavarësisht vështirësive ekonomike, familja e mbajti dhe rriti fëmijën. Elvira, një shqiptare e komunitetit rom ka treguar historine e kësaj foshnje

“Vajza 19 vjeçare trokiti në derë, kërkoi të kalonte natën te ne, ma tha më ka zënë nata rrugës. Tha nuk di ta laj fëmijën. Ia lava unë. Vetëm 2 kanatjere i kishte marrë fëmijës. Në mëngjes ajo nuk ishte aty, e kishte lënë fëmijën aty, i thashë burrit ka ikur. Shkuam në polici, por policia nuk e gjeti. Nëna e djalit më mori në telefon pas një jave, i thashë hajde merre. Djalin e kishte lindur në Shkodër. Më vonë me vendim gjykate e morëm në kujdestari”.

Elvira dhe Elezi, e kanë rritur djalin pavarësisht kushteve të vështira ekonomike. Elvira është diagnostikuar me kancer dhe Elezi jeton me kemp. Elvira apelon. “E kemi rritur me shumë sakrifica. Ndihma ekonomike është shumë e ulët. Djali merr 90 mijë lekë të vjetra, që shkojnë për ilaçe. Kam ndenjur vetë pa ngrënë dhe i kam blerë ilaçe djalit

Sado që e kam rritur unë, ajo është nëna. Ku i dihet si i ka pasur punët atëherë. Nëse do të vijë ta marrë”, thotë Elvira për emisionin ‘Shqipëria Live’.

Historia dr ithëruese e gruas shqiptare/ 10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare do t’I linte foshnjen vetëm tre ditëshe në shtëpi Read More »

Kush do ta përfaqësojë PD-në në zgjedhjet lokale? Ja çfarë thotë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në një intervistë televizive ka deklaruar se ata që do ta përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale është shumë e qartë, duke nënkuptuar kështu që është grupi mbështetës i ish-kryeministrit.

Pyetje: Kush do ta përfaqësojë PD-në?

PD: Është shumë e qartë kush është PD. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, se z.Basha përfaqëson vetëm p engun e Edi Ramës. Kryetari është zyrtar, i cili nuk mund te thotë se unë nuk pashë, nuk dëgjova, deklarimin e 1958 delegatëve për 5004. Zyrtari nuk mund ta pranojë këtë. Motivohem çdo ditë e më shumë nga këto zhvillime që tejkalojnë fantazinë e Markesit. As romanet e Markesit nuk mund të gjesh një personazh që thotë 1958 janë 5004 firma. L ufta kundër të keqes është motivi më i madh i njeriut. Janë dhjetëra mijëra që motivohen. E shohin që iku pluralizmi. Si shpif, dordolecë që vihen në ara për te t rembur zogj.

Kush do ta përfaqësojë PD-në në zgjedhjet lokale? Ja çfarë thotë Sali Berisha Read More »

Sali Berisha: Ja pse nuk shkova në parlament për fjalën e Erdogan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus arsyet e mungesës së tij ditën e sotme në Kuvend.

Ish-kryeministri zbuloi se shkak i mosprezencës së tij në Parlament u bë fjala përshëndetëse që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti sot në nisjen e punimeve për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së dhjetë.

“Mungova sot sepse gjy kova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votojmë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.

Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ja pse nuk shkova në parlament për fjalën e Erdogan Read More »

‘Ja çfarë dua të më shkruajnë mbi gurin e va rrit’

E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lu fta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

Në hyrje të artikullit kryeministri Edi Rama përshkruhet si një njeri i vendosur, ku nuk mungojnë as komentet dhe për pikturën dhe shpirtin e tij artistik.

“Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.

Gazetari ka pyetur Ramën edhe për një fjalë që ai do të donte të shruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

“Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.

‘Ja çfarë dua të më shkruajnë mbi gurin e va rrit’ Read More »

‘Rrëfehet’ Aida Shtino: Edhe sot më pyesin çfarë u bë me Bleona Matën

Moderatorja e Fax News, Aida Shtino ka ‘rrëfyer’ jetën e saj profesionale në një intervistë për emisionin “Ka Motorr” me Ana Haxhimalin.
Moderatorja tregoi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliu që e bindi t’i bashkohet Fax News në një emision ndryshe nga ai që kishte drejtuar prej disa vitesh, Njerëz të Humbur.

Aida Shtino tha se kjo ishte një sfidë e rë për të, por ajo nga natyra është njeri kokëfortë që i shkon gjërave deri në fund .

Duke folur për “Njerëz të Hu mbur”, Shtino u shpreh se edhe sot njerëzit e pyesin se çfarë u bë me vogëlushen Bleona Mata apo të tjerë persona të h umbur.

Flet Aida Shtino
Pata një ftesë nga Presidenti i ndjerë Kasem Hysenbelliu. Ishte një periudhë pushimi, dhe hapi tjetër që do bëja ishte një emision që nuk do kërkoja njerëz të humbur por identitetin tonë të humbur. Unë kuptova nga dita në ditë se ne nuk njohim historinë tona.

Në fillim ka pasur mosbesim se isha gazetare femër, investigative. Nga natyra jam pak kokëfortë dhe i çoj gjërat deri në fund, edhe sikur të gjithë ti kisha kundër. Sigurisht kisha një staf të përkushtuar. Kur gjetëm personin e parë aty morëm forca dhe vazhduam udhëtimin prej shumë vitesh. Ka lënë mbresa te mua dhe më ka ndryshuar jetën, nga historitë që dëgjoja çdo ditë dhe nga kërkimet që bëja, me thënë të drejtën jam bërë njeri më i mirë. Ne shpeshherë shqetësohemi për gjëra që nuk janë shumë të rëndësishme dhe kur vjen momenti që një një nënë kërkon fëmijën që nuk e ka parë prej vitesh.

Tani që e mendoj them si e kam përballuar. Mundohesha mos ti marr shumë emocionalisht gjërat. Ne punonim deri në 12 të natës. Në ekran dilnim vetëm ditën e premte . Historitë ishin shumë të ndërlikuar. Ka qenë vështire sepse ka pasur raste që kemi qëndruar 6 orë live, dhe regjizori më thoshte Aida mbylle se shkoi vonë. Kur vija në shtëpi aty më rrinte mendja. Është e pashmangshme që të shkëputesha nga Njerëz të Humbur. Dhe kur dilja me familjen time të gjithë më pyesnin çfarë u bë për Bleonën. Jo vetëm Bleona, unë kam kërkuar shumë fëmijë të hum bur në emision.

‘Rrëfehet’ Aida Shtino: Edhe sot më pyesin çfarë u bë me Bleona Matën Read More »

Deklarata e fortë e Bardhit: Kishim informacions e selisë do t’i vihej fI aka!

“Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kishte informacione se gjatë pro testës së 8 Janarit selisë së PD-së do t’i vihej f laka.

Ai tregoi se atë ditë në selinë e partisë u futën më shumë bo mbula që f iknin zja rrin, të cilat sipas tij, u përdorën edhe si mjete për vetmbr ojtje.

“Ka patur një informacion të besueshëm se selisë mund t’i vihej fla ka. Nuk ka patur asnjë përgatitje apo mendim që do përdoreshin fi këset e zj arrit. Bo mbulat e zj arrit janë përdorur në mënyrë spontane. Ne në seli kemi fi këse zj arri në një numër të caktuar, jo aq shumë. Atë ditë sollëm më shumë për shkak të informacioneve që kishim. Ne ishim nën te rror pasi go dina mund të she mbej, pasi sallat janë të mëdha dhe pa kollona në mes”, tha Bardhi.

Deklarata e fortë e Bardhit: Kishim informacions e selisë do t’i vihej fI aka! Read More »

‘Burrë me lekë, apo burrë me shkollë’, ja si përgjigjen shqiptarët

A është e vështirë për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë? A ndikon arsimi i lartë në gjetjen apo mos gjetjen e partnerit ideal? Kjo ishte tema e rubrikës “Vox Pop” me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Edhe pse nuk ka një recetë për gjetjen e partnerit ideal, një pjesë e qytetarëve pohojnë se pretendimet e vajzave me universitet rriten me kalimin e kohës dhe se kjo gjë i vështirëson ato të vendosin për bashkëshortin e jetës.
Përgjigjet e qytetarëve – “Varet nga preferencat që ka. Siç është vajza ime me arsim të lartë dhe ai duhet të ketë nivelin e saj”, thotë një nga të intervistuarat.

“Sot gjen më kollaj një vajzë po pate lekë, si të arsimuar si të paarsimuar”, është komenti tjetër për këtë temë që sjell shumë reagime të ndryshme.

“Gruaja duhet të dijë që burri është burrë, çfarë ka që t’i shërbejë burrit, i shërben familjes”, shton një tjetër. Ka edhe nga ata që nuk janë kategorikë për pjesën e shkollës

“Është e rëndësishme të ketë arsimin e lartë, por jo të jetë e fiksuar pas shkollës”. Përgjigjet e qytetarëve RTV Ora i ka publikuar në Youtube.

‘Burrë me lekë, apo burrë me shkollë’, ja si përgjigjen shqiptarët Read More »