Ak sidenti i rë ndë desh i mori jetën, por i dha marrëdhënien me motrën, Linda: Zbulova një nënë të dytë
Pas një aks identi të tm errshëm që thuajse i mo ri jetën dhe e la në koma, Linda rrëfen se ia doli mbanë të triumfonte. Në këtë histori njerëzore të treguar për“Ka Një Mesazh Për ty”, ajo thotë se impakti i parë i rikthimit ishte tejet i çuditshëm pasi kishte zgjuar anën artistike që s’e kishte pasur më parë, madje i ndryshoi edhe karakteri impulsiv. Por ky ak sident i solli edhe diçka tjetër, një marrëdhënie të vërtetë me motrën e madhe, Ikbalen, për të cilën ajo jep më shumë detaje në këtë rubrikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Linda: Unë isha vetëm në shtëpinë e madhe, ku jemi lindur e rritur në Sauk, por vd iq nëna në 2005 para se unë të aks identohesha, ndaj pas ak sidentit i kisha të gjithë njerëzit afër dhe pastaj u larguan në shtëpitë e tyre. Mbeta vetëm dhe pyeta “po këta?”, por ishte krejt normale. Balja propozoi që unë të shkoja në shtëpinë e saj, tha “Linda është më mirë të mos shkoj unë lart e poshtë”, të më sillte dhe ushqimin, të më bënte të gjitha trajtimet sepse ecja me dy paterica, kisha nevojë në të gjitha dimensionet fiziologjike për t’u shërbyer.
Ardit Gjebrea: Ky ishte momenti që ti e njohe më mirë Balen?
Linda: Thashë më vete nuk e kam më babin, as Ijen, paskam një motër nga e cila kemi burimin e mirësisë.
Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove te Balja?
Linda: Një humane, absolutisht një nënë e dytë dhe e shpreh, thotë “ti je si fëmija im”.
Ardit Gjebrea: Ajo është motra e madhe, ti je motra e vogël.
Linda: Nëse Balja është numri 1, un jam numri 9. Ne jemi si fizarmonikë me njëra-tjetrën.