Këto janë është diskutuar pafund për ndryshimet që po pëson “Portokallia”, e cila nis sezonin e ri këtë të diele dhe kureshtja është e madhe për të parë se si kanë ndryshuar gjërat me shumë largime nga ky spektakël.
Ikjen e shumë personazheve nga Portokalli’ si duket, e ka komentuar dhe Turjan Hyska, producenti i “Klanifornia”.
“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”- shkroi Turi, i cili më vonë publikoi edhe statistikat e shikueshmërisë së “Klanifornias”.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, u përball që në hyrje me “ngatërresën” e moderatores së programit.
Pas kohë më parë, Rudina Magjistari, ndërsa ftoi në studio juristen Eni Çobanin, ngatërroi pa dashje mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu. Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu.
Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.
“Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu”, – i tha Rudina Enit, ndërsa ai rrëfeu se kjo kishte ndodhur rastësisht:
Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova, se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ia rimbursoja. Nuk e vura re, sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar, saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.
Ajo mbetet një nga këngëtaret mjaft të dashura për publikun shqiptar.
Kjo për faktin se Aurela Gaçe i përket një rryme tjetër artistësh, të cilët përfaqësojnë vlera artistike dhe ajo mbetet një nga zërat më dinjitozë të momentin.
Aurela njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite.
Ajo u shfaq me kaçurrela dhe plot ngjyra në videoklipin e ri të kësaj vere.
Auela u shpreh se ishte një nevojë shpirtërore që të vinte me gëzim dhe me ngjyra.
“Lento Lento” ka qenë kënga e saj e fundit e publikuar gjatë verës, ku si asnjëherë me parë e pamë të shfaqej me një pamje shumë ndryshe. Por pati edhe kritika, si ajo e gazetarit Aleksandër Çipa, që e akuzoi për tekstin dhe daljen e saj nga origjinaliteti dhe vlerat e artit.
“Nuk e limitoj veten. Bëj çdo gjë dua, nëse më pëlqen. Nuk kam rregulla”, u përgjigj Aurela Gaçe.
Ajo ka folur edhe për përjetimin e saj gjatë kësaj situatë të vështirë, ku gjithë bota është mbërthyer nga Covid.
Aurela tha se kjo situatë e kishte frikësuar goxha sepse Covid-19 është diçka e panjohur për te gjithë. Këngëtarja nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh të fortë dhe inkurajues për të gjithë njerëzit, në formën e një “recete” për të kaluar stresin nga situata e vështirë e Covid.
“Jeta vazhdon! Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt.
Më pihet do pi, më qeshet do qesh, më kërcehet do kërcej edhe në lagje!”, tha Aurela duke qeshur, në studion e “Rudinës”.
Aurela Gaçe e ftuar, te programi “Rudina sot në “Tv Klan, tha se “e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme”, lidhur me këtë projekt.
“Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë”.
“Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura, sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, – u shpreh Aurela.
Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.
E pyetur nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, ish-deputetja e LSI-së Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.
“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim.
Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqen e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj për Report Tv.
Moderatorja sportive Eva Murati ka ndarë me publikun shumë të pathëna si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga jeta personale. E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo është shprehur se mezi po pret rikthimin në televizion me nisjen e Champions League.
“Më ka marrë malli, me zor po pres të rikthehem më 7 gusht fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions Leagues. Më pëlqen pasi champions është elita e futbollit. Më pëlqente fillimi fare që njerëzit reagonin si ka mundësi që bëre këtë zgjedhje se ishe të spektakli. Më pëlqenin reagimet pozitive që bëra këtë ndryshim. Rregullat janë bërë për tu thyer. Më pëlqen që servir te publiku diçka të re”, tha Eva.
Më tej, ajo theksoi se pagesa në diferencë mes femrave dhe meshkujve është një problem në të gjithë botën.
“Problem universal në të gjithë botën puna e pagesës. Për këtë flasin të gjitha ikonat e botës. Këtu në Shqipëri ndihet më shumë, pavarësisht se e themi që femrat duhet të përpiqen më tepër, sa më shumë, të marrin poste drejtuese”, u shpreh moderatorja.
Eva ka treguar se gjatë karrierës ka marrë shumë brryla, që vazhdon t’i shoh edhe sot. Por që sipas saj ka të bëjë familja ku je rritur.
“Brryla kam parë, i shoh ndoshta edhe sot e kësaj dite kur nuk i pres. Kur je e vogël i sheh më shumë. Varet nga mjedisi familjar ku je rritur. Mendoj që kur rritesh me një mjedis familjar me shumë dashuri , me shumë mbështetje, ty as të shkon ndërmend t’i bësh keq tjetrit, ose ta ulësh tjetrin apo të bësh diçka. Ndërkohë që nëse rritesh pak me inat, me sforco, xhelozi, duke e parë tjetrin, vetvetiu të vjen të bësh keq. Sepse ashtu janë mësuar, nuk e koncepton si diçka të gabuar atë, po si një mënyrë jetese. Kështu që unë vija nga një familje shumë ndryshe të cilët nuk më kanë përkrahu shumë këtë rrugën time në televizion, pavarësish se ka qenë dëshira ime, të cilën e nisa në një moshë shumë të re. Kështu që e kam hasur”, përfundoi bukuroshja.
Deputetja Rudina Hajdari në një rrëfim për emisionin “N’Konak” ka treguar detaje nga e shkuara e saj dhe jeta me të atin, deputet të Partisë Demokratike.
E pyetur sesi e përjetoi lajmin e v rasjes të së atit, Hajdari tha se ajo periudhë ka qënë tejet e vështirë për të megjithatë familja e saj ia doli që ta kthente dhimbjen në forcë.
Ndërsa sa i përket drejtësisë, ajo u shpreh se “ambicja” e saj politike ishte ha kmarrja më e mirë për të gjithë kundërshtarët e të atit.
PJESË NGA INTERVISTA:
Rudina Hajdari: Jemi munduar që ta kthenim dhimbjen në forcë. Kur ika në Amerikë doja që ai të ishte krenar për mua. Më ka frymëzuar shumë. Edhe të rikthehem në Shqipëri që të jap kontributin tim në vend.
Pyetje: Pse nuk kishte drejtësi për v rasjen e babait tuaj?
Rudina Hajdari: Padrejtësia ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Babai e dinte sa rrezik i kan osej. Nuk donte që ne të merreshim më këtë çështje. Në intervista thoshte ‘amanet fëmijët’ se e dinte që ne do ta vazhdonim rrugën e tij. Dhe unë këto fjalë i kam vathë në vesh. Kam menduar të merrem me këto gjëra që ai donte t’i çonte para. Për mua kjo është “ha kmarrja” më e bukur.
Pyetje: A pret një epilog?
Rudina Hajdari: Pres që në Shqipëri të ketë drejtësi. Po bëjmë reformën në drejtësi, nuk ka qënë perfekt por ka qënë i mbikqyrur nga SHBA dhe BE
Kryeministri Edi Rama foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në News24, për rihapjen e jetës, pas mbylljes nga koronavirusi.
Rama tha se kthimi në normalitet do të ndodhë vetëm kur të dalë vaksina dhe se, sipas tij, do të na duhen dy-tre vite të jetojmë me frikën e infektimit.
Sa i takon kohës se kur do të mund të shohim dritë në fund të tunelit, kryeministri u shpreh se 97% e bizneseve i janë rikthyer aktivitetit të tyre normalisht, ndërsa po bëhet edhe hapja e zonave të gjelbërta, ku do të ketë një shtim të tyre në fundjavë.
Pjesë nga intervista:
Kur do të presim një rifillim të lëvizjes së lirë?
Rama: Çështjen e afateve të shkelura e kam shpjeguar, por një lloj i caktuar njerëzish nuk e kanë fare mendjen të lexojnë pesë rreshta. Nuk do të gjobiten për shkelje të afateve, sepse nuk i kanë shkelur me vullnetin e tyre, por janë viktimë e një situate që nuk ka të bëjë fare me to. Nuk ka nevojë të telefonojnë në ambasada, nuk do të gjobiten.
Askush nuk është gjobitur, kemi marrëveshje me qeverinë greke. Sa i përket kufijve, kur ata që janë jashtë të më thonë që lëvizin nga një komunë në tjetrën, atëherë do të flasim për kufijtë e mëdhenj. Sot në Itali nuk ke mundësi të lëvizësh nga një qytet në tjetrin. Këtu nuk ka lidhje me dëshirën, është një hall shumë i madh që na ka zënë secilin, por më në hall është qeverisë që duhet t’iu përgjigjet të gjithëve.
Nëse do më vinte dikush, z. Gjekmarkaj psh, që të thoshte ik ti nga qeveria dhe firmos që s’do merresh kurrë me politikë, do ta firmosja tani live në emision, që të shpëtonte populli nga ky makth. S’kam asnjë dyshimi që kjo që po bëjmë s’ka lidhje me ndonjë palë zgjedhje, se as më shkon në mend, por mendoj vetëm se si do jetë dita nesër.
Po shihet fundi i majit si fundi i makthit, kur po afron kjo drita në fund të tunelit?
Rama: Tani që flasim kemi afër 90% të biznesit në punë. Kështu që hapja jonë në aspektin e rikthimit në vendet e punës është masive, më masive se vendet e tjera. Janë disa aktivitete të tjera që do të happen javën e ardhshme dhe pastaj mbeten disa aktivitete që lidhen direkt me përhapjen e virusit, si qendrat tregtare, lokale, ristorante, përfshirë edhe parukeritë.
Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj. Akoma nuk kemi hapur kufijë mes qyteteve dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim, por nuk e dimë akoma kur. Po bëjmë një fragmentim të valës, duke u hapur në zonat e gjelbërta, ku do të shtojmë në fund të kësaj jave disa zona të reja. Por kthimi në normalitet, siç ishte para virusit, do të jetë vetëm kur të gjendet vaksina. Do të jetojmë edhe dy-tre vjet me rrezikun se mund të infektohemi.
Aktorja Zhaklina Dhimojani ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në TV Klan, nga shtëpia e saj në Zvicër.
Aktorja mbahet mend për rolin e saj si Mimoza Llastica dhe një pjesë nga filmi u transmetua edhe gjatë emisionit. Zhaklina tregoi gjatë intervistës situatën në Zvicër dhe jetën e saj private, marrëdhënien me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Aktorja tregoi se në Zvicër nuk janë vendosur shumë masa dhe se zvicerianët mendojnë se kanë imunitet si popull.
“Këtu nuk është aq tragjike situata, në përgjithësi është e ndaluar të bësh grupe me më shumë se 5 persona, në rrugë mund të dalë kushdo, nuk kontrollohet, mund të shkosh kur të duash për të bërë pazarin, kërkohet distanca.
Zviceranët në përgjithësi nuk kanë frikë si ne mesdhetarët. Para pak javësh një grua kur më pa me maskë, më tha: Ej, jemi në Zvicër ne! Mendojnë se janë me imunitet si popull”, tha Zhaklina.
Sa i përket karantinës, aktorja tregoi se ajo është izoluar me familjen dhe mezi e ka bindur bashkëshortin për të qëndruar në shtëpi.
“Jam në shtëpi me familjen, kam një vajzë, është në universitet, studion për shkencat e Lindjes së Mesme, do bëhet politikane e mirëfilltë. Im shoq është në shtëpi pasi këmbëngula unë, del vetëm për ndonjë konferencë shtypi ose ndonjë emision. Im shoq është Shefi i përgjithshëm i policisë.
Marrëdhënia ime me karantinën është kështu: Ditët e para rrija vetëm në kuzhinë, pastaj ra entuziasmi i kuzhinës, fillova pastrimin e garderobës, sport në oborr, shoh Netflix, nuk kam lexuar shumë të them të drejtën. Nuk jam një tip që më mungon shumë e dalura, por më bën keq ideja që nuk mund të pres një biletë avioni e të shkoj diku”, u shpreh aktorja./Xing.al