Intervista

Noizy surprizon Sali Berishën në “Zonë e Lirë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë një përshëndetje të përzemërt nga reperi i njohur Noizy, teksa po diskutonte në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në telefonin e Arian Çanit mbërriti një video-telefonatë nga Noizy, i cili përshëndeti me dy gishta ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Arian Çani: “Po merr Noizy ndërkohë në telefon. Ja shife, është Noizy doktor. Flasim pastaj, jam i zënë me doktorin”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BIUmNT6aQbc]

Noizy surprizon Sali Berishën në “Zonë e Lirë” Read More »

Ylli Rakipi në Top Channel mposht me audiencë Blendi Fevziun në TV Klan

E enjta është një garë e fortë televizive në Shqipëri. Dy gjigandët televizivë Top Channel dhe TV Klan janë në konkurencë edhe për audiencën televizive çdo të enjte. Në Klan si përherë e kaherë Blendi Fevziu, kurse në Top Channel vjen Ylli Rakipi me emisionin e tij “Te Paekspozuarit”.

Fevziu kishte temën e protestës së opozitës ditën e shtunë, ndërsa Rakipi një temë investigative ku fliste për korrupsion të qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama në raport me ARMO.

Kush qëndron pas privatizimit të ARMO-s? Si mundet që një kompani kur është shtetërore del me fitim dhe dhjetë vjet pas privatizimit fundoset në qindra milionë Euro borxhe? Kush janë aktorët e njohur dhe të panjohur të kësaj afere?

“ARMO, një krim i përbashkët” ishte tema e emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në Top Channel. “Të Paekspozuarit” tregoi historikun e ndërmarrjes të cilësuar strategjike nga politika, por që asnjëherë nuk u trajtua si e tillë, duke nisur që nga privatizimi i bërë nga Rezart Taçi e deri tek Besnik Sulaj.

Sipas të dhënave të publikuara në dokumentet zyrtare, nga momenti i privatizimit në vitin 2008, deri në janar të vitit 2016, ARMO ka akumuluar 595 milionë dollarë detyrime ndaj shtetit, bankave dhe kompanive furnizuese.

E që nga janari i 2016 deri më tani, ky borxh nuk është ulur, por përkundrazi. Sot, borxhi i ARMO-s përllogaritet mbi 700 milionë euro. “Të dyja palët politike, si Sali Berisha, ashtu edhe Edi Rama kanë shkelur ligjin në të njëjtën mënyrë, kanë vrapuar ta grabisin atë”, deklaroi në studion e “Të Paekspozuarit” analisti Andi Bushati.

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi thotë se një vit para privatizimit, ARMO rezulton me një fitim 16 mln euro dhe detyrime minimale ndaj furnitorëve të saj. Pyetja që ngrihet është se përse duhej privatizuar një kompani që dilte me fitime?

“Ndërmarrja kishte nevojë për investime, sepse ishte ndërtuar që në vitet ’70, por këto investime nuk u kryen”, thotë Liperi. Përparim Hajno, ish-drejtor i ARMO-s para se kompania të privatizohej tregon të ardhurat e saj në vitet që e ka drejtuar atë.

“30 mln dollarë ishin paratë që derdhnim në buxhetin e shtetit vetëm me akcizën, 3 milionë dollarë fitim në vit kishim. Ishin 1875 vetë të punësuar me një rrogë mesatare për periudhën deri në 400 mijë lekë të vjetra. Deri në 2005, u përgatit për privatizim. Në 2008 ka dalë me humbje. Në 2006 dhe 2007 ka dalë me fitim”, thotë ai.

Aktivisti i “Organizatës Politike”, Arlind Qori thotë se privatizimi është shfrytëzuar si një dogmë për të grabitur këtë pasuri. Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko deklaron se synimi i privatizimit nuk ishte investimi dhe rritja e kapaciteteve përpunuese të ARMO-s, por një tjetër.

“Ndërmarrja u privatizua si aset për të marrë kredi, e për t’u mos paguar kreditë dhe transferuar andej nga janë transferuar sot”, deklaroi ai.

Debati televiziv, shoqëruar në fillim me një dokumentar për historinë korruptive të ARMO-s, bëri që audienca televizive të fliste për Top Channel, pra për Ylli Rakipin.

Të paktën këtë të enjte. Por ka prapë te enjte të tjera!

Ylli Rakipi në Top Channel mposht me audiencë Blendi Fevziun në TV Klan Read More »

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se mbështet protestat në të gjitha rastet.

Çani: Le t’u krijojmë atyre që na shikojnë një perspektivë. Detyra jonë është që të krijojmë një perspektivë. Njerëzit janë mërzitur me të kaluarën, janë mërzitur me të tashmen, njerëzit kanë nevojë të shohin përpara.

Protesta është një gjë shumë e mirë. Jam pro protestave. I mbështes gjithmonë. Unë jam për protesta të heshtura, pa muzikë, pa fjalime. Unë do të isha i magjepsur dhe do të shkoja.

Njerëzit hutohen po t’u thuash disa gjëra, duhet t’u thuash një gjë.

Çani: Dua të shkoj në një protestë të heshtur, pa fjalime, pa muzikë Read More »

Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të shkuar në Top Channel

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për Abc Neës mbi zhvillimet e aktualitetit politik në vend dhe lëvizjet në media, ka komentuar edhe dy zhvillimet e fundit; ikjen tek Top Channel si drejtor i përgjithshëm të Ben Blushit, ndonëse kjo nuk është zyrtarizuar, si dhe të Andi Bushatit në emisionin ‘Të paekspozuarit’.

Fviziu e ka përshëndetur këtë lëvizje të dy kolegëve të tij. Blushi para një jave deklaroi largimin nga politika.

Ndërsa emisioni të “Pa ekspozuarit’ do të transmetohet në Top Channel prej mbrëmjes së sotme, nën drejtimin e Ylli Rakipit.

Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të shkuar në Top Channel Read More »

Artan Hoxha: Si u qëllua në Durrës njeriu i presidentit azerbajxhan

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se interesat për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Alev.

Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas.

“Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identiteti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit.

Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi.

Në spital ushtarak ka patur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt.

Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej.

Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit”.

Artan Hoxha: Si u qëllua në Durrës njeriu i presidentit azerbajxhan Read More »

Grida Duma: Imagjinoni një burrë të gjatë që e ka të hollë…

Deputetja e PD Grida Duma, gjatë një diskutimi në emisionin Top Show ka komentuar ligjëruesit publik të cilët nuk kanë zërin e duhur për të folur para një audience të caktuar.

Së fundmi po bën xhiro në rrjetet sociale fjala e saj ku thotë se nuk mund të imagjinohet që një mashkull i gjatë dhe i mbushur të ketë zërin e hollë.

Ajo thotë se kjo është e tmerrshme. Sipas saj vokali është i rëndësishëm dhe s’mund të bëhesh nëse s’ke zë.

Ndërkohë përballë saj qëndronte mendueshëm deputeti Ervin Salianji i cili e dëgjonte me vëmendje.

Grida Duma: Imagjinoni një burrë të gjatë që e ka të hollë… Read More »

Deklarata në “Opinion”: Vajzat më vijnë të zbuluara, por unë jam gay

Drejtori i një agjencie për rekrutimin e punonjësve ka deklaruar publikisht në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është homoseksual.

Në emision po diskutohej për ngacmimet seksuale të aktorëve në Hollivud, por u prek edhe pjesa e ngacmimeve seksuale në kompani të ndryshme.

Elton Ilirjani, i cili rekruton punonjës në agjencinë e tij, tha se ka vajza që shkojnë të zhveshura në intervistat e punës, por nuk e dinë që ai është gay.

“Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes. Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë më mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, deklaroi Elton Ilirjani.

Deklarata në “Opinion”: Vajzat më vijnë të zbuluara, por unë jam gay Read More »

Denoncimi:Berisha na nxiti për të luftuar përkrah ISIS

Ish-studenti shqiptar në Bursa të Turqisë Gerti Pashja, ka rrëfyer në një intervistë nga burgu i Fushë-Krujës të gjithë dinamikën e ngjarjeve që e çuan atë pas hekurave të qelisë.

I konsideruar nga organet e drejtësisë si njeriu i dytë më i rëndësishëm i grupit prej besimtarësh të dënuar për terrorizëm, ai shprehet se nuk ka pasur asnjë lidhje me personat e tjerë duke argumentuar se ndëshkimi i tij ka ardhur veç si pasojë e qëndrimeve anti-sistemit demokratik.

Sipas Pashjas, demokracia dhe islami bien ndesh me njëra-tjetrën ku nënvizon se nuk mund të quhet mysliman një person që bën thirrje për votime pasi kërkon të zgjedhë një “zot” tjetër për pos Allahut.

Ndërkohë, sa i përket luftimeve të përgjakshme në Siri, i dënuari gjykon se çdo mysliman do të shkonte atje për të shërbyer duke mos përjashtuar as veten.

Sipas dosjes, gjatë procesit hetimor Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur fakte kundër ku Pashja rezulton i përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë në konfliktin me militantët e ISIS. Referuar të njëjtit dokument, Pashja u tregonte atyre rrugën se si të shkonin deri në frontin e luftës.

“TemA” hyri në burg për të mësuar të vërtetën e pretenduar prej tij për të cilën tregon se nuk përfillet nga organet përkatëse.

Pashja, me sa vite jeni dënuar? Cilat ishin akuzat kryesore që ju çuan pas hekurave?

Unë jam dënuar me 17 vite burg por ndëshkimi ju siguroj se s’ka lidhje me realitetin. Akuzat e Prokurorisë për thirrje terroriste dhe rekrutim personash nuk u provuan kurrë. Argumentimi kryesor prej tyre ishte se ne jemi kundra Amerikës apo dikush kundër Stalinit. Këto gjenden edhe në dokumente zyrtare.

Atëherë çfarë ju solli këtu?

Ajo që mendoj se ka sjellë dënimin tim është fakti se kam bërë thirrje në rrjetet sociale që myslimanët të mos marrin pjesë në votime. Duhet të dini se sistemi demokratik bie ndesh me islamin. Pjesëmarrja në votime është zgjedhja e një tjetër zoti tjetër përpos Allahut. Kur njeriu zgjedh deputetët  për t’i udhëhequr praktikisht sjell tjetër zot. Ndërkohë ligjvënia në konceptin islam i takon vetëm Allahut. Mendoj se njerëzit apo partitë që thërrasin për votime nuk janë myslimanë.

Çfarë bënit në momentin e arrestimit?

Pas shkollimit për degën “punë sociale” në Elbasan, unë  shkova në Turqi për të ndjekur universitetin. Forcat turke më ndaluan me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Tirana dhe kam ardhur deri në aeroport pa pranga. Autoritetet atje nuk kishin asnjë problem me mua edhe pse unë jetoja në vendin e tyre.

Dua të them se para zhvendosjes sime  në Turqi, kam jetuar në qytetin e Cërrikut. Pretendimi i organeve të drejtësisë ka lidhje me aktivitetin tim në këtë  qytet ku më kanë akuzuar sikur ne kishim një ambient që faleshim jashtë vendeve të përcaktuara. Pretendohet  nga ta se unë kam dërguar njerëz nga Cërriku në Siri, por siç ju thashë për këtë nuk ka asnjë fakt.

Cila është lidhja juaj me grupin e dënuar për terrorizëm dhe konkretisht Genci Ballën dhe Bujar Hysën?

Kam jetuar në Turqi gjatë periudhës që nisi konflikti në Siri pasi kryeja studimet për teologji. Nuk kam pasur asnjë kontakt me këta persona pavarësisht se ata njihen si hoxhallarë.

Shqipëria është e vogël dhe njerëzit njihen si fytyra. Nuk i akuzoj dhe as i paragjykoj për ndonjë gjë.

Unë kam qenë në Leshnicë dhe Zargoçan të Pogradecit ku jam njohur gjerësisht me ngjarjet në lidhje me terrorizmin. Ju e njihni personalisht ish-imamin Almir Daci që dërgoi video kërcenuese për shqiptarët?

Unë e njoh pasi ai vinte vazhdimisht në qytetin e Peqinit dhe jam prezantuar në vitin 2008 si besimtar. Për herë të fundit u takuam në vitin 2012 dhe më pas nuk kam pasur asnjë kontakt me të.

Cili është gjykimi juaj mbi shqiptarët që kanë zgjedhur të shkojnë në Siri për t’u bërë pjesë e luftës së përgjakshme?

Ata kanë shkuar atje me vullnetin e tyre të lirë ashtu si edhe forca të tjera ruse apo amerikane bëhen pjesë e luftës pro Bashar Al-Assad apo interesave të Amerikës. Ky grup njerëzish ka shkuar me një mision tjetër dhe mendoj se është një luftë që ka vazhduar dhe do të vazhdojë. Një mysliman e zgjedh këtë rrugë. Personalisht nuk shoh ndonjë problem se ata kanë depërtuar në Siri për të luftuar. Dikush do që të mbajë një sistem islam, dikush do që të mbajë regjimin e diktatorit.

Ju i keni bërë thirrje për të shkuar? Mu përgjigjni me “po” ose “jo”?

Unë kam qenë në Turqi dhe nuk ka pasur asnjë thirrje nga ana ime. Njerëzit shkojnë në Siri për diçka individuale ku ju kujtoj se islami e pranon xhihadin. Nga njëra anë shumë ushtarë zgjedhin të mbrojtur demokracinë, dhe nga ana tjetër myslimanët e shohin si obligim fetar për të shkuar dhe për të luftuar krah Allahut. Ne besojnë se kur vritesh për Allahun shkojmë në xhenet. Sot është një luftë e hapur mes perëndimit dhe islamit. Besimtarët e kanë ndjerë obligim dhe do shkojnë sot, nesër. Rekrutuesi më i madh i myslimanëve për të shkuar në luftë është Kurani. Aq më tëpr kur vetë ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje në atë kohë për të shkuar atje. Atëherë çfarë doni më?

Ju kujtoj se Islami zyrtar në botë është distancuar nga lufta e përgjakshme në Siri…

Islami zyrtar nuk është islam. Nuk konsiderohen myslimanë. Janë thjesht institucione që janë vendosur në luftë përballë islamit. Për besimin tonë nuk kanë të drejtë që të flasë institucioni pasi burimet tona janë Kurani, tradita profetike e profetit, dhe konsensusi i gjithë myslimanëve.

Pra ju nuk i njihni?

Natyrisht që nuk i njoh. Një institucion që lufton për të mbajtur demokracinë në këmbë, nuk mund të quhet kurrsesi islam. Demokracia dhe islami janë dy koncepte që nuk mund të qëndrojnë bashkë pasi janë përjashtuese e njëra-tjetrës. Ligjvënia nuk i takon njeriut por i takon Zotit.

Pajtoheni me faktin se në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe vende të tjera janë bërë sulme terroriste ndaj njerëzve të pafajshëm?  Në këto hapësira publike mund të gjendeshin edhe të afërmit e tu apo të mi…

Të vrarë civilë që ka ekzekutuar ISIS janë 2%, ndërsa të tjerët janë ushtarakë. Nuk shkoi ISIS në Evropë por erdhi Evropa në Siri. S’mund të krahasohen 100.000 veta që janë vrarë në një qytet sirian, me 1000 veta që ka vrarë ISIS në Evropë.  Andrea, kemi dy qytete Raka dhe Mosuli që sot janë zero. Kur perëndimorët vrasin civilë legjetimohem, kur myslimanët ekzekutojnë civile quhen akte terroriste. Parimisht myslimanit nuk i lejohet të vrasë civilë, por ka raste të veçante kuedhe profeti Muhamed ka vrarë. Sulmet që ata kanë bërë janë vetëmbrojtëse.

Kur do marrë fund kjo përplasje e përgjakshme sipas jush nëse vijohet me këtë “gjuhë”?

Të jeni të sigurtë se edhe nëse zhduket “Shteti Islamik”, edhe sikur të ngrihet e gjithë bota me bombardime, nuk mbyllet kjo punë. U vra Osama bin Laden dhe s’u mbyll.

Ju vetë, a do të shkonit që  të luftonit në Siri krah xhihadistëve?

Çdo mysliman shkon kur shikon se si vriten fëmijë, gra, luftohet islami dhe përdhoset feja. Nuk ka ndonjë problem dhe s’shoh ndonjë gjë të keqe. Është njëlloj si çdo demokrat kur shkon të luftojë për demokraci. Nëse do më kërkohet mua, do të shkoj. S’ka asgjë të keqe këtu.

A keni pasur ëndërr të bëheni imam? Çfarë aspironit për të ardhmën?

Profeti Muhamed i ka këshilluar besimtarët që të mos e kërkojnë postin. Të bëhesh imam nuk është e thjeshtë. Synimi im nuk ka qenë ky.

Ca mendoni të bëni pasi të dilni nga burgu?

Qëllimi i myslimanit është bota e përtejme. Sa më shumë do të predikoj fenë e Zotit dhe ta jetoj veten. Pastaj se si do marrë jeta, këtë e di veç Allahu.

Denoncimi:Berisha na nxiti për të luftuar përkrah ISIS Read More »