Humor nga zona

Babalen e harrojnë në Tiranë por në Vlorë e bëjnë ‘Trend’

Pas heshtjes së opozitës për çështjen “Babalja”, duket se Albert Veliun ka kush e kujton në këto ditë të vështira për të.

Në qytetin e Vlorës, me qëllim thithjen e turistëve është emërtuar një restorant me emrin “Babale”.

Duket se emri i ri ka shërbyer që pronari i lokalit të shtojë klientelën.

Emri i 45-vjeçarit nga Novosela u bë i njohur pasi regjistroi një telefonatë për trafik droge me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Babalen e harrojnë në Tiranë por në Vlorë e bëjnë ‘Trend’ Read More »

3 burrat “e mëdhenj” shqiptarë, që “e hëngrën me sy” Presidenten kroate (Fotot)

Kolinda Grabar-Kitarovi  presidentja e Kroacisë ka fituar shumë zemra gjatë sezonit të Kupës së Botës. 50-vjeçarja ka inkurajuar me entuziazëm ekipin e saj kombëtar në Kupën Botërore të FIFA 2018. Përveç se është një politikane e mençur Kolinda Grabar spikat me format e saj trupore.

Nga shkelja e syrit nga Taulant Balla, ja fotot që dëshmojnë “mendjet djallëzore” shqiptare, që nuk rezistuan dot përballë Presidentes.

Me siguri kanë sjellë në imagjinatë këto foto!/Pamfleti

3 burrat “e mëdhenj” shqiptarë, që “e hëngrën me sy” Presidenten kroate (Fotot) Read More »

“Nga anti-shqiptar te zhele politike”, profili i Sali Berishës, përcaktuar nga shqiptarët, sipas shkronjave të Alfabetit Shqip

Referuar mendimeve të shprehura në rrjetet sociale, për profilin politik që ka manifestuar Sali Berisha, në këto 27 vite tranzicion shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Pamfleti” bëri një përmbledhje përzgjedhëse, duke i skeduar përcaktimet, sipas shkronjave të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pas të cilës rezultojnë këto përshtypje:
A: – Anti-shqiptar, shitës i interesave kombëtare

B: – Batakçi edhe ndaj vehtes se tij

C: – Cinik i shfernuar, deri në egërsi çnjerëzore

Ç: – Çmendarak i pa kurueshëm

D: Don Kishot i kohëve moderne

Dh: Dhelpër, hedh gurin e fsheh dorën në çdo poshtërsi

E: Emblemë e të keqes

Ë: Ëndërrimtar si Krye-hero i Kombit.

F: Feudal pasurish e llogarish të shumta, të vjedhura

G: Gines krimesh dhe amoralieti

Gj: Gjenerali i piramidave

H: Hajdut votash dhe pasurish kombëtare

I: Intrigant i lindur dhe i specializuar

J: Jago, model i përkryer për “Otello”-n e Shekspirit

K: Koka e kupolës së mafies shqiptare

L: Lëpin atë që pështyn

Ll: Llumi inteligjencës shqiptare

M: Mostër mëkatesh të shumta

N: “Nëna” e shpifjes

Nj: Njollë e zezë në historinë e Shqipërisë

O: Organizator i gjithë trazirave politike

P: Përçarës i kombit shqiptar

Q: Qelbi i poltikës shqiptare

R: Rezident kirmesh

Rr: Rrëmbyes, torturues dhe zhdukës njerëzish

  1. S: Spiun sigurimi

Sh: Sharlatan ekzemplar në çdo aspekt

T: “Tano Karidi” i politikës shqiptare.

Th: Themelues i bandave politike-ekonomike-kriminale

U: Ujkonjë e plakur

V: Vrasës për marrje, për mbajtje pushteti dhe pasurim

X: Xanun prej djallit

Xh: Xhebrahil në shpirt

Y: Yzmeqar i pështirë i diktaturës

Z: Zevzek që nuk të mbyllet goja

Zh: Zhele politike e shoqerore/pamfleti

“Nga anti-shqiptar te zhele politike”, profili i Sali Berishës, përcaktuar nga shqiptarët, sipas shkronjave të Alfabetit Shqip Read More »

Profili i Sali Berishës, përcaktuar nga shqiptarët, sipas shkronjave të Alfabetit Shqip

Specie në zhdukje

Profili i Sali Berishës, përcaktuar nga shqiptarët, sipas shkronjave të Alfabetit Shqip

Referuar mendimeve të shprehura në rrjetet sociale, për profilin politik që ka manifestuar Sali Berisha, në këto 27 vite tranzicion shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Pamfleti” bëri një përmbledhje përzgjedhëse, duke i skeduar përcaktimet, sipas shkronjave të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pas të cilës rezultojnë këto përshtypje:

  • A: – Anti-shqiptar, shitës i interesave kombëtare
  • 2. B: – Batakçi edhe ndaj vehtes se tij
  • C: – Cinik i shfernuar, deri në egërsi çnjerëzore
  • Ç: – Çmendarak i pa kurueshëm
  • D: Don Kishot i kohëve moderne
  • Dh: Dhelpër, hedh gurin e fsheh dorën në çdo poshtërsi
  • E: Emblemë e të keqes
  • Ë: Ëndërrimtar si Krye-hero i Kombit.
  • F: Feudal pasurish e llogarish të shumta, të vjedhura
  • G: Gines krimesh dhe amoralieti
  • Gj: Gjenerali i piramidave
  • H: Hajdut votash dhe pasurish kombëtare
  • I: Intrigant i lindur dhe i specializuar
  • J: Jago, model i përkryer për “Otello”-n e Shekspirit
  • K: Koka e kupolës së mafies shqiptare
  • L: Lëpin atë që pështyn
  • Ll: Llumi inteligjencës shqiptare
  • M: Mostër mëkatesh të shumta
  • N: “Nëna” e shpifjes
  • Nj: Njollë e zezë në historinë e Shqipërisë
  • O: Organizator i gjithë trazirave politike
  • P: Përçarës i kombit shqiptar
  • Q: Qelbi i poltikës shqiptare
  • R: Rezident kirmesh
  • Rr: Rrëmbyes, torturues dhe zhdukës njerëzish
  • 26. S: Spiun sigurimi
  • Sh: Sharlatan ekzemplar në çdo aspekt
  • T: “Tano Karidi” i politikës shqiptare.
  • Th: Themelues i bandave politike-ekonomike-kriminale
  • U: Ujkonjë e plakur
  • V: Vrasës për marrje, për mbajtje pushteti dhe pasurim
  • X: Xanun prej djallit
  • Xh: Xhebrahil në shpirt
  • Y: Yzmeqar i pështirë i diktaturës
  • Z: Zevzek që nuk të mbyllet goja
  • Zh: Zhele politike e shoqerore/Pamfleti

Profili i Sali Berishës, përcaktuar nga shqiptarët, sipas shkronjave të Alfabetit Shqip Read More »

Po i merr Zoti “në dorë”! Festa e Amerikës, konfirmimi i Arta Markut dhe tërmeti në Gjirin e Lalzit?!

Sot, më 4 Korrik, është festa Kombëtare e SHBA-së, dita e Pavarësisë, plot 242 vjet më parë të vitit 1776. Sot, amerikanët festojnë, sepse kanë ngritur një nga shtetet më demokratike të rruzullit dhe me një zhvillim të jashtëzakonshëm, pasi larguan kolonizatorët anglez.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse t’i urojmë duke ëndërruar, që ndonjë ditë do kemi edhe ne klasë udhëheqësish si Thomas Jeffersonit, autorit kryesor të Deklaratës së Pavarësisë dhe John Adamsi, mbështetësit të zjarrtë të pavarësisë, të cilët vdiqën po me 4 Korrik, pak orë nga njëri tjetrit, e populli amerikan mendonte, se Zoti i unifikoi ndarjen nga jeta, me datën e pavarësisë, në 50 vjetorin e saj.

Jeffersoni vdiq në shtëpinë e tij në Montiçello, të shtetit Virxhinia, kurse Adamsi në Quincy, të shtetit Massachusetts. 82 vjeçari Jefferson ishte i sëmurë rëndë dhe luftoi me vdekjen deri pas mesnatës së 4 korrikut. Ndërsa 90 vjeçari Adams, i cili nuk ishte në dijeni të vdekjes së mikut të tij, thuhet se shqiptoi këto fjalë të fundit: “Jeffersoni është ende gjallë!”, duke menduar se kishte lënë mikun pas.

Jeffersoni dhe Adamsi, nuk ishin gjithmonë dakord për çështjet e ndryshme politike, por ishin bashkë në politika për atëdheun dhe kombin amerikan!

Këto i shkarravita për të thënë, se këto quhen politikan dhe udhëheqës dhe jo një tufë çapaçulash karrigesh, që kthejnë prapanicën para çdo gomari, mjafton tu duket sikur edhe ai është miku i tyre, sepse pëllet për momentin… bash si ato!

Të paditurit deri në infinit, nuk e dinë, se gomari nuk është me askënd, sepse është gomar, e që rrëzon edhe të zotin… nga që nuk e njeh.

Kjo vlen për kërriçin tonë të opozitës, që u bënë lajka të gjithë gomerëve, që i duken si pjesë e vëllazërisë së tij, sepse kanë goditur me shkelma të zotin dhe vetë.. .Zotin!

E pabesueshme, por po ndjehem mirë sot, duke menduar, se gomerët e kërriçët e këtij vendi, po i merr Zoti “në dorë”!

Dua t’i lidh gjërat ashtu siç dua unë, sepse është e drejta ime dhe nuk më ndalon askush!

Ndaj u kërkoj dhe atyre që mendojnë si unë, shprestarë e durimtarë, se pikërisht sot, më 4 korrik, ditën e madhe të Kombit Amerikan, u konfirmua shpresa, se drejtësia do eci përpara dhe nuk ka kthim mbrapa, me konfirmimin e prokurores Arta Marku dhe goditja, që i dha Zoti me tërmet, si paralajmërim “lalëve” të Lalzit të Babolëve, që erdhën si gomer e na u bënë “diller”, për të ndërtuar saraje, vila dhe pallate, me poshtërsitë, që dallojnë kafshët nga njerëzit!

A besoni, se Zoti u zgjua me 4 korrik, apo ashtu duam ne të mendojmë, sepse kemi kohë që presim?!

Edhe nëse nuk është kështu, unë dua të besoj, se Zoti “foli” sot, për t’i paralajmëruar ato, gomerët delirantë, që pëllasin edhe natën, pa e kuptuar, se pëllitja e tyre nuk është lutje, por fyerje për njerëzit dhe perëndinë!

Ndaj lutem, që 4 Korriku të jetë një ditë e ogurit të mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë, si nisja, për tu detyruar gomerët të bëjnë punën e tyre… të pëllasin e hanë gjemba, kur kurrizin ua ka bërë gjak barra e rëndë që mbajnë në kurriz… politikanin!/EKSKLUZIVE.AL

Po i merr Zoti “në dorë”! Festa e Amerikës, konfirmimi i Arta Markut dhe tërmeti në Gjirin e Lalzit?! Read More »

Vajzat e LSI, Kërpaçi, Gjosha e Mehmetaj, tamam si Nexhmija, Vitoja e Fiqiretja në luftë, ndërsa Mona… si Zonja Çurre

Tit Vasili si Vasil Shanto, Likja si Ali Kelmendi

Megjithëse kanë kaluar 80 vite, qysh nga krijimi i grupeve rinore komuniste në vitet 1936-‘38, çuditërisht ka ngjashmëri pothuajse të plotë për nga sjelljet, mendësitë dhe qëllimi, mes personazheve që po krahasojmë sot.

Në ato vite, në skenën politike shqiptare, krahas figurave që drejtonin lëvizjen komuniste në legalitet e ilegalitet si në vitet 1990-1991 Saliu e Sabriu, u shfaqën edhe disa vajza të reja studente, tëpër aktive, të ofruara prej udhëheqësve, mes tyre Nexhmije Hoxha, Vito Kapo e Fiqirete Shehu, të cilat në “zjarrin e luftës” u lidhën me udhëheqësit Enver, Mehmet e Hysni, siç ndodhi edhe me Liken e Monën, në “zjarrin” luftës për demokraci!

Të rejat komuniste të luftës për çlirim Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, bënin aksione të shumta si shpërndarje traktesh, prishje të orëve të mësimit në shkolla, mbledhje fondesh për luftën, denigrim profesorësh, përgjime “spiunësh”, ndihmonin njësitet guerile në atentate, prerje telash e bllokim rrugësh, digjnin goma e zyra, antarësonin të rinj në lëvizjen komuniste.

Të rejat LSI-iste të luftës për integrim Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha pothuajse po bëjnë të njëjtat gjëra, si të rejat komuniste të 80 viteve më parë, po shpërndajnë fletushka me thrrje për të votuar LSI, për bojkot të mësimit e parlamentit, gjuajnë me miell e vezë në parlament, bllokojnë rrugë e djegin goma.

“Luftëtaret e lirisë” Nexhmija, Fiqireti e Vitoja deklaronin se luftonin për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit, për të shporrur nga pushteti, për të sekuestruar e çuar para “gjyqit të popullit” bejlerët, agallarët, çilfligarët dhe tradhëtarët e pasi të merrnin pushtetin, do të sillnin lumturi e barazi për të gjithë..

Edhe “luftëtaret” e LSI të këtyre viteve Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, deklarojnë se po luftojnë për të çliruar dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e krimit, të cilët do sekuestrohen e çohen para drejtësisë, me qëllim që partia (LSI) ta ketë rrugën të hapur për të integruar vendin në BE, për të zhdukur varfërinë, për barazi e drejtësi për popullin!

Në ato vite, Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, për çdo veprim kundër armikut, i merrnin direktivat dhe instruktuoheshin nga Enveri, Mehmeti e Hysniu, sipas udhëzimeve që jepte Ali Kelmendi nga selia e “Kominternit” dhe pas çdo aksioni, ato raportonin tek këta, merrnin detyra e udhëzime të reja, por shpesh konsulotheshin edhe me Vasil Shanton.

Në këto vite, Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, për çdo veprim kundër mazhorancës, i marrin direktivat dhe instruktuohen nga udhëheqja e LSI, ku Tit Vasili luan rolin e Vasil Shantos, Likja luan rolin e Ali Kelmendit me udhëzime nga selia e Presidencës, ndërsa Mona është në rolin e “komandantes”, si… Zonja Çurre” në vitin 1942…/Pamfleti

Vajzat e LSI, Kërpaçi, Gjosha e Mehmetaj, tamam si Nexhmija, Vitoja e Fiqiretja në luftë, ndërsa Mona… si Zonja Çurre Read More »

Betohet Salinji: Po më bëri Luli Ministër të Brendshëm, do bëhem si Salvini

Gallatë nga SHQUP
Pasi kreu i PD Lulzim Basha, dëgjoi ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, që u betua për luftë kundër mafies, rizgjoi shpresat e humbura dhe shprehu besimin edhe në emër Monikës, se bashkë me PD dhe LSI, Italia do të jetë mbështetëse e luftës kundër krimit, korrupsionit dhe mafies së trafiqeve shqiptare.

Deklarata e ministrit italian Salvini nuk mbeti brenda zemrës së Lulit, por frymëzoi dhe shefin “anti-mafie” të PD, deputetin Salianji, i cili zbuloi brenda vehtes së tij, se ka intuitë, ide, dëshirë, guxim publik, energji rinore dhe shije të njëjta me ministrin italian Salvini, me të cilin nëpërmjet Lulit, nisi komunikimin e mënjehershëm eskluziv e ekselent, për bashkëpunim në luftën kundër narko-shtetit shqiptar dhe si piknisje njohjeje, i postoi një simbol zemre edhe një pamje nga plazhi, dalë me recipeta kasapësh!

Duke qëndruar në pritje të përgjigjes, deputeti Salinaji ka nisur ëndërrimin për t’u bërë “Njëshi” i luftës kundër mafies shqiptare dhe i asaj rajonale dhe i ka nisur një mesazh Dr. Saliut, me këtë teskt: Doktor, jam Salinji, sikur të më bënte Luli Ministër të Brendshëm të Shqipërisë, do bëhesha si Salvini i Italisë.

Betohet Salinji: Po më bëri Luli Ministër të Brendshëm, do bëhem si Salvini Read More »

Monika kërcënon presidentin Ilir Meta: Kam marrë masa, do të ndërpres …

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, i ka shkruar një letër të ashpër Presidentit Ilir Meta lidhur me mundësinë e dekretimit të ligjit të ri për Teatrin Kombëtar prej tij.

Në një letër që ja ka lënë tek cepi i pjatës gjatë drekës së sotme, Monika ka qenë shumë e ashpër.

Presidenti ndërkohë që u ul të hante drekë pa letrën dhe mendoi se ishin rekomandimet për dietën. Kur e hapi c’të lexonte.

“Zoti Meta.

Në qoftë se ju vazhdoni në këtë rrugë, pangopësia e qeverisë do të zërë dhe ty sytë dhe do përfundosh shumë keq….
Meta e ndërpreu leximin.

-Po ca ke moj grua, se s’po e tepëroj me të ngrënë. Ja këto perimet e ziera një sallatë dhe pak peshk.

-Leri këto po vazhdo lexoje,- i tha Monika.

…Kjo qeveri që nuk ngopet së ngrëni, tani ka shtuar oreksin dhe me Teatrin Kombëtar. Ajo po merr tokën mes garazhit Avniut dhe kafes së Kacit dhe ka për të lënë me gisht në gojë gjithë aktorët që shetisnin aty.

Nëse kjo situatë vazhdon më tej ne kemi vendosur të reagojmë zyrtarisht ndaj teje.
Por unë i kam premtuar partisë dhe një sër masash represive ndaj teje.

E para nëse ti e firmos atë ligj, atëhere mos kërko që të porosis më drekë dietike. Do hash cfarë hanë gjithë të tjerët.

Kam porositur gruan që gatuan të mos blej më perime të ziera dhe sallatë në drek, por vetëm supë dhe gjellë me mishë.

Kam marr masa të zhduk gjithë pijet dhe lëngjet nga shtëpia me qëllim që ta provosh cdo të thotë të rrish pa pirë sic do ngelen ata aktorët po i prish Teatri.

Do heq abonimin e Digitalb dhe Tring dhe të shikosh vetëm TVSh që të të shfaqet Thoma Gëllci në ëndërr.
Nuk do kesh më asnjë komunikim me LSI dhe do ndalojmë Petrit Vasilin të të tregoj barcaleta cdo darkë.

Do marrësh përsipër përgjegjësinë për cdo crregullim shëndetësor që mund të pasoj nga prishja e rregjimt të zakonshëm të ushqimit.

Përvec kësaj do kesh dhe mungesën e mbështetjes së LSI. Sa herë të dalësh në TV nuk do kesh asnjë mesazh nga anëtarët.

Tani bë si të duash.

Pres përgjigje deri në dark, para se të filloj ndëshkimin

Monika kërcënon presidentin Ilir Meta: Kam marrë masa, do të ndërpres … Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com