Humor nga zona

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, sikur ta dinte shqiptari ç’shkruhet në bluzën e tij

Ditën e sotme ka bërë xhiron e rrjetit një foto e publikuar nga fotografi Gent Onuzi në Instagram.

Teksa kishte vizituar një fshat të Tiranës, ai ka shkrepur një foto me një të moshuar, i cili ka bërë të qeshin të gjithë më shkrimin në bluzën e tij.

’Unë kryej marrëdhënie në takimin e parë’ shkruhej në bluzën e të moshuarit që me siguri nuk e dinte se si përkthehej ky shkrim.

‘Miku më i mirë se unë’ shkroi Genti në postimin që ka shkaktuar të qeshura të mëdha tek ndjekësit e tij.

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, sikur ta dinte shqiptari ç’shkruhet në bluzën e tij Read More »

Qeshni me lot, shpërthen gallata në rrjet me “Air Albania”: Lasgush vëlla, sa paske ndryshuar!

Ditën sotme nisi fluturimin e parë drejt Stambollit kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania”.

I pranishëm në inagurimin e saj ishte dhe kryeministri Edi për të përshëndetur pasagjerët e parë të cilët janë zgjedhur studentët e ekselences shqiptare. Ata udhëtuan  drejt Stambollit me avionin që mban emrin e poetit të madh, Lasgush Poradecit.

Mirpo në rrjetet sociale disa nga faqet më të njohura kanë bërë  humor me “meme” pas prezantimit të “Air Albania”, duke ironizuar forcat politike ku nga njëra anë kemi një investim kolosal dhe nga ana tjetër akuzat e opozitës për dështimin e projektit ende pa nisur mirë./korrieri

Qeshni me lot, shpërthen gallata në rrjet me “Air Albania”: Lasgush vëlla, sa paske ndryshuar! Read More »

Ëndrra e Zenit: “Sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i mblidhja gjithë afrikanët”

Njofton “Qytetari digjital”, nga kulla “Berisha”

Pas lajmit, se Shqipëria do “birësonte” 20 emigrantë, nga ata që u bllokuan në Itali, Zeni Saliut reagoi ashpër, duke kritikuar e stigmatizuar, politikat ndërkombëtare të qeverisë “Rama”, për diletantizmin diplomatik, që manifestoi në sy të BE.

Por, në kafe me ata 2-3 “çerat”, që i kanë mbetur e i shkojnë prapa, kudo që shkon me Arminën, Zeni ka bërë humor edhe me reagimin e tij për 20 emigrantët, duke thënë, se ishte një deklaratë, që ia kishte bërë gati Alfred Lela, me porosi të babi Saliut, sa për t’u dukur publikisht, që “berishët” janë pjesë aktive dhe e fortë e politikës, mbasi ka një projekt, që Zeni dhe Argita, të futen në listat e deputetëve.

Sipas lajmit që publikon “Qytetari digjital”, nga kulla “Berisha”, thuhet se në humor e sipër në kafene, Zeni është shprehur: – “Ah, sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i kisha marrë të gjithë afrikanët në punë…”/Pamfleti

Ëndrra e Zenit: “Sikur ta kisha akoma Gërdecin, do t’i mblidhja gjithë afrikanët” Read More »

Korçari më i famshëm godet sërish, do qeshni me lot me vargjet për Edi Ramën (Video)

Ai është një nga personazhet që u bë shpejt i njohur për shkak të dedikimeve për kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për Ilir Vrenozin i konsideruar si korçari më i famshëm, i cili ka goditur sërish me vargjet e tij për kryeministrin.

Duke përdorur muzikën e këngës ‘Moj Bjondinë me Sytë e Zi’ të kënduar nga ‘Fisnikët’, Vrenozi i ka dedikuar disa vargje kryeministrit Rama, cilat jo vetëm të bëjnë të qeshësh por edhe të reflektosh për realitetin e hidhur.

https://www.facebook.com/ub3rc04st/videos/264052420881616/?t=0

Korçari më i famshëm godet sërish, do qeshni me lot me vargjet për Edi Ramën (Video) Read More »

Mond Spaho, kujtesë Mond Begos: Ndalu Beg, se ka hendek”, ai i përgjigjet: – Kur bleva Hoxhë Efendinë/Unë e blej gjithë qeverinë

Thuhet se Erjon Veliaj është blerë nga Myftiu Ylli Gurra, Likja është blerë nga Baba Mondi, Saliu nga Dervish Hatixheja, ndërsa Rama nga Janullatosi…
Debati PS-PD, se i kujt pale është Edmond Bego, doli nga “frëngjitë” e partive dhe nga ana e kreut të deputetëve “blu”, beteja është ngjitur deri majë “Minareve”, duke akuzuar edhe Baballarë e Hoxhallarë, për lidhje biznesi me ish-trafikantin Bego.

Mjaftoi një thirrje e Hoxhës së Tiranës, Imam Efendi Ahmed Kalaja, drejtuar PD, për të ndalur “llafet e shejtanit” kundër “Pergamerit” të biznesit Edmond Bego, si njeriu me “vepra të mira për hallexhinjtë”, që “Reparti Xhenjos i PD” të zbulonte “bombën”, se Hoxhë Imam Efendi Ahmed Kalaja, qenka në një “Bandë mafioze” me Taulant Ballën, si i blerë nga ish-trafikanti Bego.

Madje PD, paska zbuluar, se në momentin e arrestimit të Begos, Hoxhë Imam Efendi Ahmed Kalaja, paska qenë brenda makinës me të, për ta shpëtuar nga prangat, duke e prezantuar si Imam të Bathores e për ta bërë të besueshme këtë akuzë, PD tha se në momentin e arrestimit, Bego kishte lënë qëllimisht mjekër e ishte veshur me pantallona tre-çerekëshe dhe mbante tespihe në dorë, tamam si Hoxhë Imam Ahmed Kalaja.

Në fakt nga gjithë kjo akuzë e PD-së një gjë është e vërtetë se Hoxhë Ahmet Kalaja udhëton me “Range Rover”-in e Edmond Begos sikundër edhe Kardinali Ernest Troshani udhëton me “Land Rover”-in që i ka falë Tom Doshi

Duke qenë se Imam Ahmed Kalasë, kjo akuzë ju bë 10 minuta para faljes së Namazit të së Premtes, ai shkoi prapa Xhamisë së Tiranës, atje ku kryesia e PD therri dash-kurbanin, për fitoren e Lulit si kryebashkiak dhe me “emër të merjemes, nënës së Pergamerit Isa” e zhbëri atë adet kurbani.

Por PD, i ka vazhduar sulmet kundër Hoxhë Imam Ahmed Kalaja, megjithëse deri në vitin 2005, ai i ka shërbyer si roje nate i parkingut të PD, ndërsa ditën u hidhte fall e u shikonte filaxhanët nëpër zyra, udhëheqësve demokratë dhe qendrestarëve të partisë, të cilët donin të dinin, nëse do dilte fjala e Doktor Berishës, që në çdo 3 muaj, betohej se brenda muajit, do të riktheheshin në pushtet.

Sulmin e ka vazhduar Mond Spaho, duke u kujtuar Mond Begos, vargun e njohur me mesazhin pendues: – “Ndalu Beg/Se ka hendek”!, mirëpo edhe Mond Bego, i është kundërpërgjigjur me vargjet: – Kur bleva Hoxhë Efendinë/Unë blej gjithë qeverinë/Do t’ua blej edhe Salinë”…

Çudi është kjo që po ndodh këto ditë, mbasi thuhet se Erjon Veliaj është blerë nga Myftiu Ylli Gurra, Likja është blerë nga Baba Mondi, Saliu nga Dervish Hatixheja, ndërsa Rama nga Janullatosi…/Pamfleti

Mond Spaho, kujtesë Mond Begos: Ndalu Beg, se ka hendek”, ai i përgjigjet: – Kur bleva Hoxhë Efendinë/Unë e blej gjithë qeverinë Read More »

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta

Humor fshati nga  Kondi Laberia Songs Kosta

Edhe që thatë ju xha F….. ikte me fugonin e fshatit na Vlora për në Bolenë. Rrugës e zu keq dhe i therret shoferit – Oooo filan, maje të keqen se kam një nevojë personale.

Ja xha F…. ja kthen shoferi se jam në malore e se naloj dot.

Morpo maje i thot xha F… se më plasi ko..ja….mirpo shoferi snaloi.
Kur she për njëçik i kërrceu shurra te këmët shoferit.

Aman xha F… çna bëre i tha.

Po ti në malore e se majte dot,po u që e kam në dishezë qish ta maja??.

Humor fshati – nga Kondi Laberia Songs Kosta Read More »

Vlonjatët parodizojnë këngën “Komshija” të grupit të mirenjohur West Side Family (Video)

Dhe nuk janë Parodistët e njohur të Vlorës, siç ndodh ngahera, por janë dy të rinj, Genti dhe Teo, që me tekst të gazetarit vlonjat Ergys Alushi dhe kompozitorit Viktor Rapushi, ata që e kanë kthyer në parodi këngen hit të kësaj vere “Komshija”.

Parodia ka qenë surprisë për grupin e njohur shqiptar, që janë ndodhur në Vlore në një aktivitet pergjate bregdetit.

Parodia është mirepritur dhe pelqyer si prej tyre, por edhe shumë pushues që kanë qenë të pranishem kur ajo është kënduar.

Krijuesit e kësaj parodie premtojnë për bashkëpunimë të tjera dhe janë aktualisht duke punuar dhe per dy parodi te tjera.

Kënga është realizuar suprizë në një nga anijet turistike në Vlorë Julka unique.

Vlonjatët parodizojnë këngën “Komshija” të grupit të mirenjohur West Side Family (Video) Read More »

Me pjatën me patate dhe mish në dorë, bluza e kamarierit vlonjat po bën namin (foto)

Një video gazmore që po ben xhiron e rrjeteve sociale keto dite eshte e një kamarieri të një lokali në qytetin e Vlorës, ku eshte bere nje dasmë.

Në pjesën e pasme të bluzës së kamarierit shkruhet:

Keep Calm and Merre mishin me vete në fund”.

E pra, të zotët e lokalit dhe i zoti i dasmës ka menduar më së miri për këtë detaj të zakonit tonë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën dasmorëve.

Me pjatën me patate dhe mish në dorë, bluza e kamarierit vlonjat po bën namin (foto) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com