Loading...

Mond Spaho, kujtesë Mond Begos: Ndalu Beg, se ka hendek”, ai i përgjigjet: – Kur bleva Hoxhë Efendinë/Unë e blej gjithë qeverinë

Thuhet se Erjon Veliaj është blerë nga Myftiu Ylli Gurra, Likja është blerë nga Baba Mondi, Saliu nga Dervish Hatixheja, ndërsa Rama nga Janullatosi…
Debati PS-PD, se i kujt pale është Edmond Bego, doli nga “frëngjitë” e partive dhe nga ana e kreut të deputetëve “blu”, beteja është ngjitur deri majë “Minareve”, duke akuzuar edhe Baballarë e Hoxhallarë, për lidhje biznesi me ish-trafikantin Bego.

Mjaftoi një thirrje e Hoxhës së Tiranës, Imam Efendi Ahmed Kalaja, drejtuar PD, për të ndalur “llafet e shejtanit” kundër “Pergamerit” të biznesit Edmond Bego, si njeriu me “vepra të mira për hallexhinjtë”, që “Reparti Xhenjos i PD” të zbulonte “bombën”, se Hoxhë Imam Efendi Ahmed Kalaja, qenka në një “Bandë mafioze” me Taulant Ballën, si i blerë nga ish-trafikanti Bego.

Madje PD, paska zbuluar, se në momentin e arrestimit të Begos, Hoxhë Imam Efendi Ahmed Kalaja, paska qenë brenda makinës me të, për ta shpëtuar nga prangat, duke e prezantuar si Imam të Bathores e për ta bërë të besueshme këtë akuzë, PD tha se në momentin e arrestimit, Bego kishte lënë qëllimisht mjekër e ishte veshur me pantallona tre-çerekëshe dhe mbante tespihe në dorë, tamam si Hoxhë Imam Ahmed Kalaja.

Në fakt nga gjithë kjo akuzë e PD-së një gjë është e vërtetë se Hoxhë Ahmet Kalaja udhëton me “Range Rover”-in e Edmond Begos sikundër edhe Kardinali Ernest Troshani udhëton me “Land Rover”-in që i ka falë Tom Doshi

Duke qenë se Imam Ahmed Kalasë, kjo akuzë ju bë 10 minuta para faljes së Namazit të së Premtes, ai shkoi prapa Xhamisë së Tiranës, atje ku kryesia e PD therri dash-kurbanin, për fitoren e Lulit si kryebashkiak dhe me “emër të merjemes, nënës së Pergamerit Isa” e zhbëri atë adet kurbani.

Por PD, i ka vazhduar sulmet kundër Hoxhë Imam Ahmed Kalaja, megjithëse deri në vitin 2005, ai i ka shërbyer si roje nate i parkingut të PD, ndërsa ditën u hidhte fall e u shikonte filaxhanët nëpër zyra, udhëheqësve demokratë dhe qendrestarëve të partisë, të cilët donin të dinin, nëse do dilte fjala e Doktor Berishës, që në çdo 3 muaj, betohej se brenda muajit, do të riktheheshin në pushtet.

Sulmin e ka vazhduar Mond Spaho, duke u kujtuar Mond Begos, vargun e njohur me mesazhin pendues: – “Ndalu Beg/Se ka hendek”!, mirëpo edhe Mond Bego, i është kundërpërgjigjur me vargjet: – Kur bleva Hoxhë Efendinë/Unë blej gjithë qeverinë/Do t’ua blej edhe Salinë”…

Çudi është kjo që po ndodh këto ditë, mbasi thuhet se Erjon Veliaj është blerë nga Myftiu Ylli Gurra, Likja është blerë nga Baba Mondi, Saliu nga Dervish Hatixheja, ndërsa Rama nga Janullatosi…/Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com