Të ftuar në “Top Talk”, Ervin Bushati dhe Milaim Zeka janë “përplasur” në lidhje me vendimin e rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë që pritet që miratohet ditën e nesërme.
Zeka është shprehur se deputetët e Shqipërisë krahasuar me të Kosovës, janë si mbretër.
Ervin Bushati: E dini ju që politikanët tanë paguhen më pak se në Kosovë?
Milaim Zeka: E dini që privilegjet që kanë deputetët e Shqipërisë, nuk i kanë të Kosovës? Këta janë si mbretër. Deputeti i Shqipërisë në krahasim me të Kosovës jeton si mbret. Ne s’kemi as makina, as shoferë.
Ervin Bushati: Dhe ne s’kemi, as makinë, as shofer, as sekretar, as zyrë.
Është zhvilluar me debate emisionin “Open” . Gjatë fjalës së tij Roland Bejko u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet.
Gjithashtu ai theksoi se Berisha humbi në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij gazetari Mentor Kikia tha se Partia Demokratike duhet të riorganizohet.
Pjesë nga debati:
Roland Bejko: Do të propozoj bashkimin e të gjithë të djathtës që jashtë foltores dhe të hapet edhe te shoqëria civile. Ne duhet të bashkohemi. Berisha humbi, Shkodrën gjithë Shqipërinë.
Arion Sulo: Humbi për fajin tuaj.
Roland Bejko: Ka humbur për ne? Shumë mirë që humbi për ne. Sali Berisha duhet të humbiste. U vërtetua që Berisha është i fortë, por i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet. Unë nuk kam thënë që jam shumica. Saliu humbi nga vetja dhe jo nga ne. Antiamerikanizmi i përfaqësuar nga Sali Berisha nuk triumfoi dot. Edi Rama sa të jetë Sali Berisha do të rrijë në pushtet sa të dojë. Ne do të rritemi.
Arion Sulo: U rritsh dhe u bëfsh edhe 100 inshalla.
Mentor Kikia: Duhet opozitë e re zotëri se e morët në qafë këtë vend. Hapni krahun të gjithë.
Roland Bejko: Po të doni ju ikim ne, siç iku Enkelejdi, ju mbani Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gara ime ishte që ti tregoja popullit që ne jemi ndryshe
Mentor Kikia: Dhe populli ua tregoi të gjithëve, nuk doli nga shtëpia
Roland Bejko: Ne na kërkoi dorëheqje, ju mbani Saliun. Kur të keni Saliun në studio, o drejtor i madh, o yll që po mund Amerikën. Unë do të ndërtoj projektin tim, pa berishizmin, pa korrupsion.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.
“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.
Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.
Tema e ditës në rubrikën “Trotuar” në E Diell u shoqërua me de bate të forta.
Gjithçka nisi pas një konstatimi që bëri gazetarja Dasara Karaiskaj për Diolën dhe përvojën e saj në Big Brother VIP.
“Nuk e di se si mund të thuash që më ka marrë malli më shumë për librat se sa fëmijët e mi,” tha Dasara duke iu drejtuar Diolës.
Kjo e fundit u ndje e rev oltuar li dhur me koment duke thënë: “Më duket idjotllëk që e ke marrë kështu. Unë e kam thënë atë jo se më kishte marrë malli më shumë për librat se fëmijët, por po të rrija të vi ktimizohesha tërë kohës dhe do d ëmtoja veten në lojë”
Ky koment i Dasaras nuk i pëlqeu as ish-banorit të Big Brother, Ronaldos i cili tha se “edhe ti me c ica e ke nisur gazetarinë mos na bëj tani sikur çke bërë”.
“Po unë kam 25 vjet mor djalë, ti 3 vjet ke, nuk më njeh,” iu kthye Dasara.
Prona është bërë “mollë” sherri mes një çifti bashkëshortësh në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Gruaja, Zejnepi deklaroi gjatë seancës së sotme se i shoqi i dha një tokë nipit të tij dhe ka lënë pa gjë gruan dhe fëmijët.
Nga ana e tij, Isai pranon se ka bërë gabim dhe i kërkon ndjesë të shoqes së tij. Më pas, ai i kërkon bashkëshortes që ta falë dhe të mos e lërë vetëm.
Isai: Përshëndetje Zejnepi mbretëreshë!
Zejnepe: Rri atje ti, rri atje.
Isai: Po pse me të rri atje?
Zejnepe: Për çfarë më ke thirrur këtu?
Isai: Të kam thirrur sepse nuk më saluton, ishim te porta dhe nuk më fole.
Zejnepe: Pse të të salutoj?
Isai: Pse çfarë të kam bërë unë? Nuk kam bërë ndonjë…
Zejnepe: Nuk ke bërë asnjë gjë fare? Ke marrë tokën dhe ia ke dhënë nipit.
Isai: Po hë me se nipi gj aku im është!
Zejnepi: Ia ke hequr fëmijëve, Ia ke hequr gruas, Ia ke dhënë nipit pa dijeninë tonë.
Isai: Unë ia dhashë me gjithë shpirt dhe gjithë zemër, ta dijë dhe ky publiku i mrekullueshëm. Po afrohu pak të të salutoj.
Zejnepe: Jo, jo, rri atje tek vendi.
Isai: Po sa pas dore më ke lënë, nuk ke mëshirë për mua?
Zejnepe: Lëri këto këngë se kam ardhur deri këtu, në fyt. Shko tek vendi.
Isai: Unë tek vendi do shkoj, po nuk pranove ti, po unë kam ardhur të ulem, të them një diçka. Kam bërë gabim dhe unë për këtë, jo se të kërkoj ndjesë, por të them dy fjalë, mos më lër të vetmuar.
Zejnepe: Zonja Eni, lëre çfarë thotë ky.
Ardit Gjebrea: Me gjithë këto fjalë të ëmbla, të bukura, në këtë mënyrën poetike se si shprehet…
Zejnepe: Ky ka qenë në Itali.
Isai: O Nejpi po unë poet nuk jam që të shkruaj poezi, po jam një burrë dhe një zemër e sinqertë që gjithmonë kam menduar për ty dhe për familjen.
Zejnepi: E di po e prishe në fund, e di po e prishe, s’pyete për mua dhe fëmijët fare.
Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjy q” në “E diela shqiptare” në Tv Klan në këtë ditë feste. Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një kon flikti që ka ardhur si pasojë e një aks identi i cili i ka sjellë dëm time shumë të rë nda Arturit.
Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aks identin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.
Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e k omës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rën duar.
Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga bu rgu, sikur rregulluan atë e më shka tërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.
Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.
Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.
Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!
Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.
Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?
Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.
Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?
Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga bu rgu e të më lërë në kom a mua.
Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.
Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!
Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.
Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.
Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.
Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vde kje ti s’ke bërë gabim./tvklan.al
Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, organizatorët e Fest 61 në RTSH kanë reaguar. Për ‘Anabel’ ato u përgjigjën pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht se përse nuk ishte e ftuar. Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.
“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar.
Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit.
Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën ato.
“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.