Bota

Refuzoi propozimin e tij, 42-vjeçari hedh bashkëjetuesen e tij nga shkëmbi

Yesim Demir vdiq më 6 korrik, pasi mori plagë të rënda nga rrëzimi nga shkëmbi, gati 100 metra.

Bashkëjetuesi i saj, Gursu u tha mediave në Turqi në atë kohë:

“Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik pas propozimit që i bëra për martesë. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi papritur. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Mirëpo bashkëjetuesi tani është arrestuar pasi familja e saj ka bërë një kallëzim penal, raportojnë mediat turke, duke pretenduar se çifti u përleshën, pasi ajo refuzoi propozimin e tij dhe se unaza e saj iu gjet në xhep, jo në gishtin e saj.

Madje dhe policia thotë se ka shenja dhune në trup.

Refuzoi propozimin e tij, 42-vjeçari hedh bashkëjetuesen e tij nga shkëmbi Read More »

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Pragë, policia raporton për 15 persona të vrarë dhe 24 të plagosur

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.

Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat mund të mos jenë përfundimtare.

Ai ka thënë se sulmuesi është inspiruar prej sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.

Duke folur në konferencë për media, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, ka thënë se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Pragë, policia raporton për 15 persona të vrarë dhe 24 të plagosur Read More »

‘Dua të bëj masakër në një shkollë dhe të vras veten’! 24-vjeçari çek e paralajmëroi sulmin në Pragë, çfarë shkroi 10 ditë më parë?

PRAGË- Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë në Pragë, ku 11 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë. David Kozak 24-vjeç i cili pas masakrës në Universitetin e Pragës qëlloi veten duke rënë nga çatia, e kishte paralajmëruar krimin në platformën Telegram, në datën 10 dhjetor 2023, ku ndër të tjera shkruante se dëshironte të bënte vrasje masive në një shkollë, dhe me gjasë të vriste edhe veten.

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruan autori.

‘Dua të bëj masakër në një shkollë dhe të vras veten’! 24-vjeçari çek e paralajmëroi sulmin në Pragë, çfarë shkroi 10 ditë më parë? Read More »

‘Njerëzit dolën në rrugë’, tërmet në Itali

Një tërmet me magnitudë 3.6, është regjistruar pak para orës 08:00 në provincën e Reggio Calabria-s.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti e kishte epiqendrën midis Samo, Ferruzzano dhe Motticella në një thellësi prej 14 kilometrash.

Tronditja u ndje dukshëm si në Reggino ashtu edhe në Messina. Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima.

“Tërmeti u ndje mjaft fuqishëm. Njerëzit dolën në rrugë dhe janë ende jashtë shtëpive të tyre sepse kanë frikë,” deklaroi Paolo Pulitanò, kryebashkiaku i Samo.

‘Njerëzit dolën në rrugë’, tërmet në Itali Read More »

Pronari ‘hap thesin’ për Krishtlindje, i jep 9 milionë euro bonus punonjësve

Pronari i një kompanie ka vendosur të japë plot 9 milionë euro bonus për punonjësit e kompanisë së tij me rastin e fesave të fundvitit.

Kompania britanike për ndërtimin e ambienteve të zyrave dhe magazinave, ka arritur këtë vit një sukses të jashtëzakonshëm me ndërtimin e miliona metër katror ambiente.

Por pronari zemërmirë ka vendosur që këtë sukses ta ndajë pikërisht me stafin e përkushtuar prej 200 punëtorësh.

Siç raporton gazeta britanike Metro, ai i mblodhi punonjësit në një darkë festive ku u dha zarfin me bonusin.

Pamjet e kapura nga eventi, tregojnë surprizën dhe emocionin e madh që punonësit pësuan kur panë brenda shpërblimin prej rreth 38 mijë paund britanik secili.

Kompania, St John Properties ka funksionuar që nga viti 1971 dhe filloi si një “zhvillues lokal i pasurive të paluajtshme” përpara se së shpejti të bëhej një nga “firmat më të mëdha dhe më të suksesshme private komerciale të pasurive të paluajtshme në rajonin e Atlantikut të mesëm”.

Pronari ‘hap thesin’ për Krishtlindje, i jep 9 milionë euro bonus punonjësve Read More »

Ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare blogerja e njohur, dyshimet e para

19-vjeçarja e njohur braziliane dhe avokate aspirante, Maria Sofia Valim ka vdekur për shkak të komplikimeve pas një transplanti të mëlçisë.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga babai i saj, Vitor Valim, kryebashkiak i Caucia, Ceará.

“Me dhimbjen dhe pikëllimin më të madh ju njoftoj për vdekjen e vajzës sime të dashur Sofia”, ka shkruar babai i dëshpëruar në llogarinë e tij në Instagram. “Fatkeqësisht trupi i saj nuk mundi ta duronte dhe ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, shtoi ai. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë shkak zyrtar të vdekjes nga ekzaminuesit mjekësorë në Brazil.

Vitor Valim kishte treguar më 5 dhjetor se gjendja shëndetësore e vajzës së tij ishte përkeqësuar papritur dhe ajo do të kishte nevojë për transplantim të menjëhershëm të mëlçisë. Dy ditë më vonë ai theksoi se ishte gjetur një donator dhe vajza e tij hyri në sallën e operacionit. “Pasi u ndoqën të gjitha procedurat ligjore dhe Sofia u vendos në listën e pritjes, u gjet një donator dhe peracioni ishte i suksesshëm”, tha ai në një mesazh.

Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim ishte duke studiuar për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme.

Para vdekjes së saj, Maria Sofia Valim kishte krijuar një numër ndjekësish të lartë në Instagram, ku shpesh postonte foto të saj duke punuar ose me këshilla grimi dhe kujdesi për lëkurën.

Sofia nuk e fshehu dashurinë për markat luksoze dhe makinat e shtrenjta si ato të Ferrarit, fanse e të cilave ishte edhe në kampionatin botëror të Formula 1. Në një nga fotot e saj të fundit ajo shfaqet në një nga koncertet e mbajtur nga Taylor Swift në Brazil.

Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim po studionte për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme./abcnews.al

Ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare blogerja e njohur, dyshimet e para Read More »

Ditëlindja e fundit/ Nënë e bijë vriten dhe mbështillen me çarçafë brenda vilës

Në një vilë në Bodrum të Turqisë janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf nënë e bijë, modelja ruse Irina Dvizova 42 vjeçe dhe vajza e saj 15-vjeçare, Dayana.

Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas.

Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar.

Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, sipas Daily Mail.

Ditëlindja e fundit/ Nënë e bijë vriten dhe mbështillen me çarçafë brenda vilës Read More »

Këto janë gratë më të rrezikshmë në Europë

Autoriteti policor evropian Europol u ka drejtuar së fundmi thirrje të gjithë qytetarëve për ndihmë.

Gjithsej 62 të akuzuar për krime të rënda po kërkohen, duke përfshirë vrasës, kontrabandistë droge dhe mashtrues apo vrasës serialë.

Në listën e të kërkuarve ka kryesisht kriminelë meshkuj, por duhet patur kujdes pasi janë edhe disa gra.

Katër nga gratë më të rrezikshme në Evropë:

Droga në moshën 19 vjeçare

Marzia Marimar Calleja Maatouk, 23 vjeç shikon në kamer me sytë e saj të gjelbër sikur asgjë nuk mund t’i mjegullonte. Por e reja e imët nga Malta i ka të gjitha!

Në gusht 2019, oficerët e policisë ndaluan 19-vjeçarien asokohe dhe gjetën menjëherë atë që kërkonin: Calleja Maatouk mbante drogë. Dhe në një shkallë që sugjeronte se ato nuk ishin të destinuara vetëm për përdorim personal. Gruaja, e cila kishte tatuazhe në krahun, dorën dhe fytyrën, u akuzua më pas për trafik komercial droge. Vendimi: 15 muaj burg dhe 3500 euro gjobë.

Por përpara se të bëhej rigjykimi, Calleja Maatouk u largua nga Malta dhe u fsheh. Sipas informacioneve të inteligjencës, ajo është në arrati me bashkëshortin e saj Jomic Calleja Maatouk, i cili gjithashtu është në kërkim, pasi mësohet se donte të merrte drogëra sintetike dhe materiale për eksploziv në tregun e zi.

Divorc me vrasje

Më 24 janar 2014, Eva Zámečníková, 42 vjeç, nga Sllovakia donte të ndahej përfundimisht nga i shoqi. Jo përmes divorcit, por me ndihmën e një vrasësi me pagesë! Motivi sipas Europol: Sipas fjalëve të dëshmitarit kyç, ajo “nuk donte të paguante” shtëpinë e përbashkët për veten dhe burrin e saj.

Për planin e saj luleshitësja punësoi një dikë me precedentë penalë dhe i premtoi një pagë prej 50 mijë eurosh. Fat i keq për biznesmenen keqdashëse: Pas disa tentativave për ta vrarë me sa duket kishin dështuar, vrasësi u zbulua në polici

Zámečníková i mohoi akuzat në gjykatë, por megjithatë u dërgua në burg për tetë vjet. Kur u lirua për pak kohë në gusht 2014 për shkak të lindjes së fëmijës së saj, ajo shfrytëzoi rastin për t’u arratisur.

Nusja mafioze dhe shpëtimtari i kafshëve

Buzë të plota, sy të ngadaltë, Tania Gomez, 31 vjeç, mund të konkurronte me shumë modele, por suedezja tërheqëse zgjodhi rrugën e karrierës kriminale. Sipas Europol, Gomez është një anëtare e rrezikshme e mafies së drogës! Ajo flet spanjisht dhe suedisht

Sipas hetuesve, nusja brune e gangsterit transportonte kilogramë drogë dhe miliona dollarë në të gjithë Evropën. Gomez nuk ishte e përfshirë vetëm në trafikun e drogës, por edhe në marrëveshjet mafioze të pastrimit të parave.

Gjatë një bastisjeje në Stokholm, policia gjeti çanta plot me para, më shumë se një milion euro! Pas bastisjes, 31-vjeçarja u fsheh dhe është në arrati që nga marsi i vitit 2021.

Me gënjeshtra dhe mashtrime

Marina Kramberger, 33 vjeç, padyshim që ka fuqi të mëdha bindjeje dhe një imagjinatë të pasur. Për fat të keq, sllovenia përdor aftësitë e saj në dëm të atyre që e rrethojnë – ajo kërkohet si mashtruese e rrezikshme serike!

Kramberger përballet me një dënim me burg për disa vepra mashtrimi. Ajo është në arrati që prej 20 korrikut 2021 dhe vazhdon të kryejë krime.

Mashtrimi i saj: Ajo thotë gënjeshtra aventureske dhe i bind viktimat e saj që t’i transferojnë shuma të mëdha parash, të japin me qira strehim ose të marrin hua makina. Në fund, faturat u mbeten njerëzve.

Sipas Europol, Kramberger udhëton shumë shpesh dhe ka shumë të ngjarë me një grua tjetër.

Këto janë gratë më të rrezikshmë në Europë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com