Bota

TRAGETI PËRPLASET PËR MURI NË PORTIN E SPANJËS

Pesë persona janë dërguar në spital, pasi një traget u përplas në ishullin spanjoll të Gran Canarias.

Trageti i mbushur me vetura e me turistë u përplas në një mur të portit pas dështimit të motorëve.

Videoja e publikuar nga Dailymail tregon anijen e cila po shkonte drejt Tenerifes me 170 persona në bord, teksa humbi kontrollin dhe uji e dërgoi drejt përplasjes me një mur në portin Luz të Gran Canarias në Las Palmas.

Asnjë nga pesë personat e dërguar në spital nuk u lëndua rëndë, përveç një gruaje shtatzënë e cila pësoi sulme paniku por u trajtua me sukses në spital

TRAGETI PËRPLASET PËR MURI NË PORTIN E SPANJËS Read More »

Te vertetat e trafikut te droges nga Shqiperia sipas ‘Ndranghetas’

Një zhvillim i ri në Itali mund të hedhë dritë mbi trafikun e madh të drogës që zhvillohet midis dy anëve të Adriatikut, duke nisur nga Shqipëria me destinacion Evropën Perëndimore përmes Italisë.

Një i penduar i ri nga organizata kriminale kalabreze ‘Ndrangheta ka bërë të dridhen eksponentët e krimi në Itali e me siguri edhe jashtë saj.

Bëhet fjalë për “peshk të madh”, një nga bosët e vërtetë të kriminalitetit, Nicola Femia, pendimi i të cilit hap skenarë të rinj për autoritetet e anti-mafias në Itali.

Femia është një eksponent i spikatur i bizneseve të pistë të ‘Ndranghetas, i cili ndër vite ka arritur të ndërtojë raporte me çdo lloj personi. Është ndër bosët e egër, i cili vite më parë urdhëroi të vrisnin me plumb në gojë një gazetar, autor i disa kronikave për kriminalitetin në Emilia Romagna.

Gjithçka është mbajtur sekret në Itali për të penduarin e ri nga prokurorët italianë. Janë me qindra faqe materiale dhe deri tani deklasifikuar vetëm një pjesë e vogël, që ka të bëjë pikërisht me trafikun e drogës me Shqipërinë, objekt i procesit ‘Anje’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Catanzaro

 

Te vertetat e trafikut te droges nga Shqiperia sipas ‘Ndranghetas’ Read More »

Shqiptaret “Pushtojne” Italine duke u paisur me…

Një raport i BE-së ka vënë në dukje se shqiptarët janë duke e ‘pushtuar’ Italinë. Kjo në bazë të numri të të huajve që kanë marrë nënshtetësinë italiane gjatë vitit 2015.

Në bazë të studimit të Eurostat, 19.7 për qind e 178.035 personave që kanë marrë shtetësinë italiane janë shqiptarë, shkruan ANSA.

Pas tyre vijnë marokenët me pak më shumë se 18 për qind e pas tyre me distancë të madhe vijnë rumunët me 8.1 për qind të të huajve që kanë marrë shtetësinë italiane.

Italia gjithashtu rezulton të jetë edhe në vendin e parë në Europë që u ka dhënë shtetësi më shumë emigrantëve.

Në vend të dytë është Anglia, më pas Spanja, Franca dhe Gjermania. Nga të dhënat është parë se në rang evropian ka një rënie të pajisjes së emigrantëve me pasaporta të BE-së, nga viti në vit.

Shqiptaret “Pushtojne” Italine duke u paisur me… Read More »

POLICIA GREKE KA ARRESTUAR AUTORIN E VRASJES SË NJË SHQIPTARI

Ngjarja ka  ndodhur në 13 shkurt 2017 në rajonin e Athinës. Sipas mediave greke, autori është një 39-vjeçar iraken.

Ky i fundit kishte qëlluar me sëpatë në pjesën e prapme të kokës të pastrehun shqiptar të moshës 48 vjeç.

Viktima ishte gjetur i ulur në kolltukun e një lokali të braktisur me plagë në kokë. Në këtë zonë, ku qëndronin të pastrehët dhe endacakët, banonte edhe 39-vjeçari iraken, por ishte zhdukur pas krimit.

Policia ra në gjurmët e tij dhe pasi e arrestoi, ai pranoi krimin.

POLICIA GREKE KA ARRESTUAR AUTORIN E VRASJES SË NJË SHQIPTARI Read More »

Momenti prekes kur babai merr ne krah femijen e vdekur!

Ky është momenti prekës kur një baba mori në krahë për herë të parë fëmijën e tij, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë pa ardhur mirë në këtë botë.

Nixon Tonkin nuk mori kurrë frymë vetë pasi pësoi dëmtime në kokë gjatë operacionit të lindjes në qershor të vitit 2014 në Spitalin e Grave në Brisbane, Australi.

Nëna e tij, Simone Tonkin, u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi bebja që po lindte ngeci në kanalin e lindjes.

Në foto shfaqet i ati, Martin ‘Marty’ Tonkin teksa vajton fëmijën e tij të parë, që kishte ndërruar jetë pa ardhur mirë në këtë botë.

“Daily Mail” thotë se fotoja u shpërnda në Instagram nga Simone, një mikeshë e familjes, e cila e përshkruan Martyn si personin më emocional që ajo kishte takuar ndonjëherë.

Marty e mbajti i vetëm arkivolin e të birit në ceremoninë mortore.

Nixon Tonkin sot do të ishte pothuajse tre vjeç dhe do të ishte vëllai i madh i Knox-it, fëmijës së dytë të familjes që mbush një vit.

Publikimi i fotove bëhet teksa vazhdojnë gjyqet dhe hetimet në lidhje me një gabim të mamive dhe mjekëve në spital, të cilët fillimisht menduan se nuk ishte i nevojshëm operacioni, ndërsa më pas një mami i dëmtoi kokën bebes teksa përpiqej ta nxirrte nga barku i nënës. /tvklan.al

Momenti prekes kur babai merr ne krah femijen e vdekur! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com